Një Rrëfim I Shkurtër I Jetës Së Udhëheqësit Të Revolucionit Islam Ajetullah Hameneit
“A mund të më tregoni një njeri të lidhur kaq shumë me Islamin dhe i cili i shërben Islamit si i Nderuari Hamenei? Ju nuk mund të gjeni një njeri zemra e të cilit rreh për t’i shërbyer këtij populli. Unë e njoh atë që prej shumë vitesh”. Imam Humejni (r.a.)
Vitet e Fëmijërisë
Udhëheqësi i Revolucionit Islam Ajetullah Sejjid Ali Hamenei lindi në qytetin e shenjtë të Meshhedit më datë 28 sefer 1358 / 15 korrik 1939. Ai ishte djali i dytë i familjes. I ati i tij Huxhxhet Islam Sejjid Xhevad Hamenei ishte një prosefor i lumit të diturive fetare dhe jetonte thjeshtë. Edhe bashkëshortja dhe të bijtë e tij ishin mësuar me një stil jete të thjeshtë dhe të përulur.
Udhëheqësi i Revolucionit Islam shënon këto në lidhje me rrëfimin e jetës së tij dhe jetës së familjes së tij:
“Im atë ishte një dijetar fetar i përkushtuar, asket dhe i shquar dhe i cili kalonte një jetë me vuajtje. Disa herë na mungonte dhe vakti i darkës. Ime më duke përjetuar shumë mundime na përgatiste vaktin e darkës. Ja dhe kjo gjellë e thjeshtë përbëhej nga buka dhe rrushi i thatë”.
Udhëheqësi i Revolucionit Islam i përshkruan kështu veçoritë e shtëpisë në të cilën jetonte:
“Sipërfaqja e shtëpisë së tim eti ishte afërsisht 60-70 metra katrore dhe gjendej në njërën nga lagjjet e varfëra të Meshhedit. Kjo shtëpi kishte vetëm një dhomë si dhe katin e bodrumit në errësirë. Kur vinte ndonjë mik i tim eti ne familjarisht zbrisnim në bodrum dhe prisnim derisa të shkonte miku. Duke qenë se im atë ishte një dijetar fetar ne na vinin dhe nderoheshin shumë miq. Pas një kohe xhemati u mblodh dhe duke blerë një truall të vogël ngjitur me shtëpinë tonë ia bënë këtëdhuratë tim eti. Pas kësaj ne u bëmë me një shtëpi me tre dhoma”.
Udhëheqësi i Revolucionit Islam u rrit në një familjë të varfërpor të ditur, të përkushtuar, të pastër dhe të sinqertë. Ai kur ishte 4 vjeç së bashku me të vëllain Sejjid Muhammedin u dërguan në shkollën e parë e cilajepte arsim fetar.Ai këtu mësoi alfabetin dhe mori pjesë në kurset e Kur’anit Famëlartë. Më pas të dy vëllezërit vijuan arsimimin e tyre fillor në një shkollë fetare e cila sapo ishte themeluar me titullin: “Shtëpia e Edukimit Fetar”.
Lumi i Diturisë
Sejjid Ali Hamenei pasi mësoi “Xhamiu’l-Mukaddemati” (Përmbledhjen e Parathënieve të Diturive), gramatikën dhe sintaksën hyri në lumin e diturive fetare. Ai mori mësime letërsie dhe “mukaddemati” nga i ati dhe nga arsimtarët e tjerë. Udhëheqësi i Revolucionit Islam sqaron si më poshtë në lidhje me hyrjen në lumin e diturive dhe synimin e bërjes së një dijetari fetar:
“Shkaku i zgjedhjes sime të kësaj udhe të ndriçuar ishte qenia e një dijetari fetar e tim eti dhe dhënia e tij shtysë sime ndaj meje”.
Sejjid Ali Hamenei, i përfundoi mësimet e letërsisë si “Xhamiu’l-Mukaddemati”, “Sijuti” dhe “Muganni” në medresetë e “Sulejman Hanit” dhe “Nevvabit”. Edhe i ati tregonte një kujdes të veçantë ndaj arsimimit të tij. Ai e përfundoi dhe librin “Mealim” (Dituritë) në atë epokë. Ai e studioi pranë të atit dhe “Aga Mirza Muderris Jezdiut” dhe librin “Shera’iu’l-Islami” (Ligjet Hyjnore Islame) dhe “Sherhu’l-Luma” (Sqarimi i Diturive). Sejjid Ali Hamenei studioi në praninë e “Haxhi Shejh Hashim Kazvinit” dhe librin “Resail” (Dërgesat) dhe “Mekasib” (Përfitimet). Gjithashtu ai mësoi dhe mësimet e “Usulu’l-Fikhut” (Metodologjisë së Jurisprudencës) nga i ati. Kështu që ai e përfundoi epokën e arsimimit të “Mukaddematit” dhe “Satihut” në 5.5.vite. I ati i ndjerë Sejjid Xhevad Hamanei mori përsipër një rol aktiv në përfundimin në mënyrë të shpejtë dhe në përputhje me metodologjinë e arsimimit të të birit të tij Sejjid Aliut. Udhëheqësi i Revolucionit Islam librin e logjikës dhe filozofisë “Mandhume” (Të Renditurës) të Sebzevarit e përfundoi duke patur si profesor me radhë “Ajetullah Mirza Xheuad Aga Tehraniut” dhe “Shejh Riza Isiut”.
Hyrja Në Lumin e Diturisë Nexhefin e Shenjtë
Ajetullah Hamenei në moshën 18 vjeç, në lumin e diturive fetare të Meshhedit, në praninë e Ajetullah Udhma Milanit filloi “Fikh ue Usulu’s-Sathi” (epokën e arsimimit të lartë). Më pas në vitin 1957 ai shkoi në Nexhefuin e Shenjtë me qëllimin e vizitës së tyrbeve të Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.). Kur ai pa veprimtaritë arsimtare të muxhtehidëve të mëdhenj si Sejjid Muhsin Hekimit, Sejjid Mahmud Shahrudit, Mirza Bakir Zenxhanit, Shejh Jahja Jezdit, Mirza Hasan Buruxherdit,në lumin e diturive të Nexhefit, ai i përvetësoi këto punime të mësimit dhe studimit, ai vendosi që të vijonte këtu arsimimin e tij. Por i ati i tij doli kundër kësaj. Kështu që ai u kthye sërish në lumin e diturive fetare të Meshhedit.
Vazhdimi i Arsimimit Në Lumin e Diturive Fetare Në Kum
Ajetullah Hamenei mes viteve 1958 dhe 1964, vijoi arsimimin e lartë në degët e jurisprudencës, metodologjisë dhe filozofisë në lumin e diturive fetare në Kum. Në këtë epokë ai mori frymëzim nga hallkat e mësimit të Ajetullah Udhma Buruxherdit, Imam Humejnit, Shejh Murteza Hairit, Dijetar Sejjid Muhammed Husejn Tabatabait. Kur udhëheqësi i Revolucionit Islam po këmbente letra me të atin, kur vuri re se ai nuk shikonte më me një sy, atë e përfshiu ngurrimi nëse të vijonte arsimimin duke qëndruar në lumin e diturive fetare në Kum apo të merrte përsipër përkujdesjen ndaj të atit dhe si përfundim ai parapëlqeu që të merrte përsipër përgjegjësine e përkujdesjes së të atit ndaj arsimimit në medrese dhe u kthye në Meshhed.
Ajetullah Hamenei mbi këtë çështje shënon këto:
“Ku shkova në Meshhed Allahu më dha një ndihmë të madhe. Unë u detyrova që edhe të studioj edhe të kryej detyrën time. Sipas besimit tim shkaku i sukseseve që kisha korrur ishte “birr’i” (mirësia) që kisha bërë ndaj tim eti dhe sime mëje”.
Ajetullah Hamenei i gjendur mes dy rrugëve zgjodhi atë që ishte më e drejtë. Disa miq dhe mjeshtrat e lumit të diturive fetare të Kumit, pretenduan se ai e kishte lënë lumin e diturive fetare dhe se i kishte kthyer shpinën dhe kishin bërë të ditur hidhërimin tyre. Megjithatë rrjedha e kohës argumentoi se ai kishte marrë një vendim të drejtë. Fati hyjnor kishte parashikuar një të ardhme dhe më të madhe dhe më të ndriçuar për të. Kush mund ta përfytyronte se një i ri në moshën 25 vjeç dhe punëtor, i cili kishte lënë lumin e diturive fetare në Kum për t’i bërë shërbim të ëmës dhe të atit, pas 25 viteve të kthimit të tij në Meshhed, do të arrinte në postin e udhëheqësit të Revolucionit Islam? Ajetullah Hamenei e vijoi arsimimin dhe në qytetin e Meshhedit. Përveç ditëve të pushimit, ditëve kur ishte kujdestar, ose përveç kohës kur udhëtonte deri në vitin 1968 ai vijoi arsimimin e tij në degën e jurisprudencës dhe metodologjisë, ai mori mësim nga profesorët e mëdhenj si Ajetullah Milani. Për më tepër Ajetullah Hamenei duke filluar që nga viti 1964 krahas vijimit të përkujdesjes për të atin e sëmurë ai u jepte dhe mësimet e jurisprudencës, metodologjisë dhe urtësisë islame studentëve të rinj.
Përpjekja Politike
Ajetullah Hamenei, ishte njëri nga studentët e degës së jurisprudencës, metodologjisë, politikës dhe revolucionit të Imam Humejnit. Por shkëndijat e para të mendimit të përpjekjes në mendjen e tij kundër rendit të shejtanit rrjedh nga përpjeka e muxhahidit të madh musliman të rënë dëshmor Sejjid Muxhteba Nevvab Safeviut. Në vitin 1952 Nevvab Safeviu dhe disa anëtarë të grupit me titull: “Flijuesit e Islamit” pasi shkuan në Medresenë “Sulejman Hani” në qytetin e Meshhedit dhe duke mbajtur një fjalim ndërgjegjësues dhe ngazëllyes mbi çështjen e ringjalljes së gjykimeve islame sërish dhe themelimit të rendit hyjnor rishtas, kur zbuluan zbatimet mashtruese dhe gënjeshtrat e regjimit të shahut dhe Anglisë kundër popullit iranian, njëri nga studentët e kësaj medreseje që ishte Sejjid Ali Hamenei, u ndikua thellësisht nga fjalimet e tyre ngazëllyese dhe të zjarrta. Si rrjedhojë Ajetullah Hamenei pohon kështu mbi këtë çështje:
“Fjalët e Nevvab Safeviut, ndezën shkëndijat e para të mendimit të vënies në jetë të Revolucionit Islam. Nuk ka dyshim se filizat e para të ndërgjegjësimit në zemrat tona i ka mbjellur i ndjeri Nevvab”.
Pjesëmarrja Në Lëvizjen e Imam Humejnit
Në vitin 1962 kur Imam Humejni filloi përpjekjen kundër regjimit të Muhammed Riza Shah Pehleviut dhe politikave pro amerikane që binin ndesh me Islamin Ajetullah Hamenei studionte në lumin e diturive në Kum. Kështu që Ajetullah Hamenei mori pjesë që në zanafillë në rreshtat e kësaj përpjekjeje islame dhe politike, ai qëndroi për 16 vite me radhë në burg, ai u torturua ose e jetoi jetën e tij në dëbim. Megjithatë ai vijoi përpjekjen e tij pa u thyer.
Për herë të parëAjetullah Hamenei,u ngarkua me detyrën e përcjelljes së mesazhit të Imam Humejnit, ndajAjetullah Milanit i cili ishtenë lumin e diturive fetare të Horasanit dhe dijetarëve të tjerë, mbi çështjen e mbajtjes sëfjalimeve nëpër minbere, që kishin të bënin me zhvillimet e regjimit pro amerikan të shahut në Iran dhe në Kum, me rastin e zhvillimit të ceremonive të muajit muharrem të vitit 1963. Ajetullah Hamenei pasi e çoi në vend këtë detyrë kaloi në qytetin e Birxhendit dhe duke dalur në minber çorri maskën e regjimit pehlevit dhe krimet e Amerikës në Iran. Për këtë asye ai u arrestua nënatën e 12 muharrem 1963. Por ai u la i lirë me kushtin që të mos dilte më në minber. Ajetullah Hamenei para masakrës së 15 hordadit 1963 pasi u arrestua në qytetin e Birxhendit, u vendos në një burg ushtarak dhe për dhjetë ditë rresht u ekspozua ndaj torturave të egra.
Arrestimi Për Herë TëDytë
Ajetullah Hamenei së bashku me disa shokët e tij, në vitin 1963 në muajin e Ramazanit, morën vendimin që të shkonte në Kirman, për të çuar në vend thirrjen islame. Atje pasi u takua me dijetarët në këtë qytet, pasi doli në miber dhe mbajti fjalim për tri ditë rresht, mori rrugën drejt Zahidanit. Ajetullah Hamenei më datë 26 janar 1963 mbajti një fjalim demaskues që kishte të bënte me reformat e rreme të regjimit të shahut dhe me përvjetorin e parë të zgjedhjeve. Ai më datë 15 muharrem me rastin e ditëlindjes së bekuar të Imam Hasanit (p.m.t.) me një shpirt revolucionar hoqi maskën në një mënyrë të hapur politikat e shejtanit të regjimit pehlevit dhe pro amerikane. Për këtë arsye ai u arrestua nga ana e Savakut dhe u dërgua natën me një avion në Teheran. Udhëheqësi i Revolucionit Islam u mbajt i burgosur në një qeli një vendëshe në burgun e Kështjellës së Kuqe për dy muaj rresht, në të cilën u ekspozua ndaj torturave dhe fyerjeve të egra.
Arrestimi Për Herë Të Tretë Dhe Të Katërt
Mësimet e Ajetullah Hameneit në Meshhed dhe në Teheran, si komentimi i Kur’anit Famëlartë, hadithi i shenjtë dhe mendimi islam u pritën me një ngazëllim të madh nga ana e rinisë revolucionare dhe intelektuale. Këto veprimtari e zemëruan Savakun organizatën e fshehtë mizore të regjimit të shahut. Për këtë arsye Ajetullah Hamenei në vitin 1966 u detyrua që të jetonte një jetë të fshehtë në Teheran. Megjithatë ai u arrestua një vit më pas. Si rrjedhojë e veprimtarive intelektuale, përmirësuese, shkencore, edukuese dhe politike të Ajetullah Hameneit, u bënë shkas që ai të arrestohej dhe të burgosej sërish në vitin 1970 nga ana e Savakut.
Arrestimi Për Herë Të Pestë
Ndërsa për sa i përket arrestimit për herë të pestë nga ana e Savakut Udhëheqësi i Revolucionit Islam pohon si mëposhtë:
“Në vitin 1969 në Iranishin përgatitur kushtet e përpjekjes së armatosur. Gjithashtu dhe ndjeshmëria e regjimit të shahut mbi këtë çështje ishte shtuar. Trysnitë ndaj nesh ishin shtuar duke marrë shtysë nga mendimi se unë dhe njerëz si unë që ishim pjesë e luftës së çlirimit kishim lidhje. Kështu që në vitin 1970 u arrestova për herë të pestë. Ushtrimi i dhunës nëburgje, ishte një tregues se Savakun e kishte përfshirë një tmerr i madh, si pasojë e krijimit të një lidhjeje mes lëvizjeve të armatosura për çlirim me qendrat e përqendrimit të mendimit islam. Savaku pandehte se veprimtarite e mia të thirrjes islame në Meshhed dhe ne Teheran kishin lidhje me lëvizjet e atmatosura për çlirim. Pai u lashë i lirë unë u mundova qënë fshehtësi të shtoja hallkat e mësimit të komentimit të përgjithshëm dhe të ideologjisë së fshehtë.
Arrestimi Për Herë Të Gjashtë
Mes viteve 1972 dhe 1975 Ajetullah Hamenei i vijonte mësimet e komentimit të Kur’anit Fisnik dhe atyre ideologjike në xhamitë Keramet, Mirza Xhaferi dhe Imam Hasani (p.m.t.) nëqytetin e Meshhedit. Me mijra të rinj revolucionarë, veçanërisht studentët e diturive fetare, nxënësit e tjerë dhe intelektualët merrnin pjesë në hallkat e mësimeve në këto tri xhami dhe përfitonin nga burimi i kulluar i mendimit islam. Shënimet nga vepra e përgatitur dhe e shumuar me titull: “Frymëzimet e Artit të Oratorisë” së Ajetullah Hameneit përhapeshin dorë më dorë.Në Mësimet e Ajetullah Hameneit studentët e rinj njiheshin me dritën e të vërtetës dhe metodave të përpjekjes aktive dhe më pas duke u kthyer në vendet e tyre ata ia bënin familjar masave popullore të vërtetën e Islamit dhe përgatisnin kushtet e jetësimit të Revolucionit Islam.
Si rrjedhojë e këtyre veprimtarive islame dhe revolucionare, në vitin 1974 Savaku hyri me dhunë në shtëpinë e tij, e arrestoi atë dhe vuri dorë mbi shënimet e mësimit dhe kasetat e magnetofonit që përmbanin fjalimet e tij. Deri në fund të vjeshtës së vitit 1975 Ajetullah Hamenei, i cili u arrestua për herë të gjashtë, u ekspozua ndaj torturave të rënda dhe çnjerëzore, nga ana e “Komitetit të Shkatërrimit dhe Përpjekjes Kundër Terrorit”, i cili ishte i përbërë nga forcate policisë dhe sigurimit. Kështu që në lidhje me këtë Ajetullah Hamenei pohon: “Vetëm ata njerëz të cilët merrnin pjesë në këtë komitet ata të cilët i kanë parë nga afër ngjarjet mund ta kuptojnë së çfarë është ky komitet”.
Ajetullah Hamenei pasi u la i lirë u kthye në Meshhed dhe sërish vijoi veprimtaritë e tij intelektuale dhe revolucionare. Sigurisht se tanimë kushtet e krijimit të hallkave të mësimit nuk ishin më.
Jeta Në Dëbim
Nëfillim të vitit 1977 regjimi kriminel pehlevit e arrestoi sërish Ajetullah Hamenein dhe e dërgoi atë në dëbim për tri vjet në “Iranshehri”. Por pas përhapjes së lëvizjes së çlirimit islam në mesin e vitit 1978, Ajetullah Hamenei shpëtoi nga dënimi i dëbimit dhe u kthye rishtas në qytetin e Meshhedit dhe së bashku me masat popullore, vijoi përpjekjen e tij kundër regjimit shtypës të shahut. Kështu që rezistenca guximtare 15 vjeçare e Ajetullah Hameneit dhe përpjekja e tij në udhën e Allahut, pasi u përfshi në një mori vështirësish dhe vuajtjesh, u bë dëshmitar i fitores së madhe të Revolucionit Islam, rrëzimit të neverishëm të regjimit të shahut dhe i themelimit dhe i zhvillimit të shtetit islam në Iran.
Në Prag Të Fitores Së Revolucionit Islam
Në prag të fitores së Revolucionit Islam dhe pas kthimit të të ndjerit Imam Humejni nga Parisi për në Teheran ai u caktua në anëtarësinë e këshillit të lartë të Revolucionit Islam. Ky këshill përbëhej nga dëshmor Ajetullah Murteza Mutahhari, dëshmor Ajetullah Muhammed Husejn Beheshti, Hashimi Rafsanxhani dhe dijetarët e tjerë. Ajetullah Hamenei pas dhënies së urdhrit të Imam Humejnit u zgjodh në anëtarësinë e këshillit të lartë të Revolucionit Islam. Kjo udhëresë e Imam Humejnit iu përcoll atij vetë nga ana e Ajetullah Mutahharit. Pas kësaj urdhërese Ajetullah Hamenei erdhi nga Meshhedi në Teheran.
Pas Fitores
Udhëheqësi i Revolucionit Islam Ajetullah Hamenei, pas fitores së Revolucionit Islam vijoi me një ngazëllim të madh punimet e tij në drejtim të vlerave islame, pa e ditur se çfarë është lodhja. Ai tregoi kujdes që të afrohej sa më shumë me synimet e Revolucionit Islam. Këtu poshtë shkurtimisht janë renditur detyrat dhe postet më mbresëlënëse dhe më të rëndësishme të tij:
1- Në shkurt të vitit 1978 ai me dijetarët e përpjekjes si Shehid Ajetullah Beheshtin, Shehid Muhammed Riza Bahonarin dhe Ajetullah Hashimi Rafsanxhanin dhe së bashku me ata të cilët ndanin të njëjtin mendim themeluan Partinë Republikane Islame.
2- Në vitin 1979 ai mori përsipër postin e zëvendës ministrit të mbrojtjes së Republikës Islame Iraniane.
3- Më pas Ajetullah Hamenei u caktua si kryetar i Ushtrisë së Gardës së Revolucionit Islam.
4- Në vitin 1979 ai u caktua si imam i namazit të xhumasë në Teheran.
5- Nëvitin 1980 ai u caktua nga ana e Imam Humejnit si përfaqësues i këshilit të lartëtë mbrojtjes sëIranit.
6- Në vitin 1979 ai u zgjodh si deputetit i kuvendit të Teheranit në këshillin Islam Iranian.
7- Në vitin 1980 ai moripjesë në frontet e “Mbrojtjes së Shenjtë”. Ai mori pjesë në frontet e luftës sëmbështetur dhe të yshtur ushtarakisht të dy superfuqive të shejtanit të Amerikës dhe tëish Bashkimit Sovietik, e cila përfundoi me sulmin e Republikës Islame Iraniane, nga ana e regjimit baathist tëSaddam Husejnit që kishte pushtetin në Irak.
8- Më datë 27 qershor 1981 aiu plagos rëndë gjatë një sulmi me bombëtë organizuar nga grupi i dyfytyrëshve në Xhaminë e Ebu Dherrit në Teheran.
9- Pas rënies dëshmor të presidentit të dytë Muhammed Ali Rexhaiut si pasojë e një sulmi me bombë të organizuar nga një grup i dyfytyrëshve, në zgjedhjet e reja të mbajtura në muajin tetor 1981, duke marrë 16 milionë vota dhe miratimin e Imam Humejnit ai u zgjodh president. Gjithashtu dhe në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në vitin 1985 ai u bë president për herë të dytë.
10-Në vitin 1981 ai zgjodh dhe u caktua kryetari i këshillit të lartë të kulturës të Revolucionit Islam.
11- Në vitin 1986 ai u bë kryetar i institucionit të diagnostifikimit të përmirësimit të rendit të Republikës Islame Iraniane.
12- Marrja përsipër e detyrës së Udhëheqjes dhe Kujdestarisë së Bashkësisë Muslimane: Pas ndërrimit jetë të Imam Humejnit në vitin 1989, këshilli i zgjedhjes dhe i inspektimit të udhëheqësit zgjodhi dhe caktoi atë, në këtë detyrë madhështore dhe përgjegjësi të lartë. Pas këtyre zgjedhjeve Ajetullah Hamenei nuk u bë vetëm udhëheqësi ipopullit musliman iranian, por u bë udhëheqësi i mbarë muslimanëve të botës.
Veprat e Studiuara Dhe Të Shkruara Të Udhëheqësit Të Revolucionit Islam:
1- Projekti i Përgjithshëm i Mendimit Islam Në Kur’anin Famëlartë.
2- Thellësia e Namazit.
3- Një Vlerësim Mbi Durimin.
4- Katër Librat Kryesorë Të Muhaddithëve.
5- Kujdestaria.
6- Historiku i Lumit Të Diturive Fetare Të Meshhedit.
7- Jeta e Imamëve Shiitë (Nuk Është Botuar Ende).
8- Udhëheqësi Besnik.
9- Njëjësimi Dhe Ndasia.
10- Arti Në Këndvështrimin e Ajetullah Hameneit.
11- Të Kuptuarit e Drejtë e Fesë.
12- Elementet e Përpjekjes Në Jetën e Imamëve.
13- Njëshmëria, Kundërshtimi i Adhurimit Të Dikujt Tjetër Përveç Allahut.
14- Domosdoshmëria e Rikthimit Tek Kur’ani.
15- Një Vështrim i Jetëshkrimit Të Imam Sexhxhadit (p.m.t.).
16- Imam Rizai (p.m.t.) Dhe Zotimi i Kujdestarit.
17- Sulmi Kulturor (Përmbledhje Nga Fjalimet Dhe Mesazhet e Ajetullah Hameneit).
18- Hadithi i Kujdestarisë(Teksti i Fjalimeve Dhe Mesazheve Të Udhëheqësit Të Revolucionit Islam 9 Vëllime).
Veprat e Përkthyera:
1- Paqja e Imam Hasanit (p.m.t.) (Razi Ali Jasini).
2- E Ardhmja Në Sundimin Islam (Sejjid Kutubi).
3- Roli i Muslimanëve Në Luftën e Çlirimit Të Indisë (Abdu’lmunim Nemri Nesri).
4- Mbrojtja Ndaj Qytetërimit Perëndimor (Sejjid Kutubi).
Burimi : Khamenei.ir