Regjimi cionist arreston 20 anëtarë të Hamasit

Publikuar në Qershor 20, 2018, 1:03 a.m.

Regjimi cionist ka arrestuar të paktën 20 anëtarë të Lëvizjes së Rezistencës Islame (Hamas) në Bregun Perëndimor nën pretekstin se po përgatiten të sulmojnë pozicionet e pushtuesve.

Sipas AFP, shumica e të burgosurve ishin nga qyteti Nablus në Bregun Perëndimor verior, i cili drejtohet nga Presidenti i Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmoud Abbas.

Një zyrtar i lartë izraelit për sigurinë e brendshme pohoi se arrestimet ishin bërë për shkak se Hamasi po përpiqej të krijonte një infrastrukturë terroriste në një përpjekje për të kryer sulme ndaj Izraelit.



Burimi : IRNA