Siri, masakra e fshehur

  • None
nga Sharmine Narwani | Publikuar në Maj 13, 2014, mesnatë

Sulmi ndodhi menjëherë pas trazirave në qytetin jugor të Sirisë Daraa, në muajin mars të vitit 2011.

Disa kamionë të vjetër ushtarak rus të mbushur me forcat siriane të sigurisë u gjenden në një pjerrësi të madhe, në një rrugë mes luginës Daraa al-Mahata dhe Daraa al-Balad. Rruga e pjerrët, e panjohur për pasagjerët, ishte e mbushur me vaj nga disa përsona të armatosur, të cilët qëndronin në pritje të trupave.

Frenuam, aq sa kamionat u përplasën më njëri-tjetrin, por të shtënat filluan përpara se automjetet të ktheheshin e të ndalonin. Sipas burimeve të ndryshme të opozitës, mbi 60 forca sigurie u vranë atë ditë, në një masakër, e cila është fshehur nga të dyja palët; qeveria siriane dhe banorët e Daraas.

Një banor vendas i Daraas shpjegon: “Në atë kohë, qeveria nuk donte të shfaqej si e dobët, ndërsa opozita nuk donte të tregonte se ishte e armatosur”.

 

Përtej kësaj, të dhënat janë të paqarta. Nizar Nayouf,  një bloger dhe një disident sirian prej një kohe të gjatë, i cili shkruajti për vrasjet, thotë se masakra ndodhi në javën e fundit të marsit të vitit 2011.

Një burim që gjendej në Daraa në atë kohë, thotë se ndodhi javën e parë të prillit.

Rami Abdul Rahman, një aktivist anti-qeveritar, i cili drejton Observatorin Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), burimi më i citur i mediave perëndimore në lidhje me ngjarjet në Siri, më tregoi: “Ishte në fillim të muajit prill dhe janë vrarë 18 apo 19 forca sigurie – ose siç quhen ndryshe ‘muhabarat’”.

 

Zëvendës ministri i jashtëm i Sirisë Dr. Faisal Mekdadështë nga të paktët zyrtarë që ka dijeni rreth incidentit. Mekdadi ka studiuar në Daraa. Është nga një qytet rreth 35 kilometra në lindje, i quajtur Ghasson. Ai ka bërë disa vizita zyrtare në Daraa gjatë ditëve të para të krizës. Versioni që më tha është i ngjashëm, përpos detajeve në lidhje me vendin se ku ka ndodhur, dhe si. Megjithatë, Mekdadi stha e rreth 24 ushtarë sirian janë qëlluar atë ditë.

 

Pse do të fshihte qeveria siriane këtë lajm, kur në fakt do ta përforconte versionin e tyre të ngjarjeve – që do të thotë se “grupet e armatosura”  kishin si synim autoritetet që në fillim dhe se kryengritja nuk ishte e gjitha paqësore?”

 

Sipas kënvështrimit të Mekdadit : “Incidenti është fshehur nga qeveria dhe nga forcat e sigurisë për arsye, të cilat mund t’i interpretoj si një përpjekje, jo për të rritur armiqësitë apo të rritur emocionet, por për të qetësuar gjërat. E as për inkurajuar ndonjë përpjekje për të ndezur emocione, të cilat mund tëçonin në përshkallëzim të situatës – që në atë kohë nuk ishte pjesë e politikës që po ndiqej”.

 

Prill, ,2011: Vrasja e ushtarëve

Ajo që dimë me siguri është se më 25 prill të vitit 2011, nëntëmbëdhjetë ushtarë sirian u qëlluan në Daraa nga sulmues të panjohur. Emrat, mosha, datëlindjet dhe vdekja, vendi i lindjes dhe i vdekjes, statusi, lidhjet familjare të këtyre 19 ushtarëve janë të dokumentuara në një listë të viktimave të ushtrisë të marrë nga ministria siriane e mbrojtjes.

Kjo listë u vertetua nga një dokument tjetër – që mëështë dhënë nga një i njohuri im joqeveritar, i përfshirë në pëpjekjet për paqe – ku tregohen detajet e viktimave.  Tënëntëmbëdhjetë emrat ishin verifikuar nga lista e dytë.

A ishin këta ushtarët e maksakrës së Daraas?“25 prilli është datë që u sugjerua më vonë nga burime të shumta -  dhe këta 19 të vrarë nuk ishin krejtësish të fshehur”.

 

Por, më e çuditshme se gjetja e 19 ushtarëve  të Daraas në atë listë, ishte zbulimi se në muajin prill të vitit 2011 tëtëdhjetë e tetë ushtarë ishin vrarë nga përsona të panjohur në zona të ndryshme të Sirisë.

Duhet të keni parasysh se ushtria siriane në atë kohë nuk ishte e gjitha në terren në fillim të konfliktit. Në atë kohë ishin forcat e sigurisë, si policë dhe shërbimi sekret, të cilët gjendëshin në vijën e parë të frontit -  dhe ata nuk përfshihen në numrin e këtyre të vdekurve.

Ushtarët e parë sirian që u vranë në konflikt, Sa’er Yahya Merhej dhe Habeel Anis Dayoub, u vranë më 23 mars në Daraa.

Dy ditë pas këtyre vrasjetë para të ushtarëve, Ala’a Nafez Salman u qëlluan në Latakia.

Më 9 prill, Ayham Mohammad Ghazali u qëllua për vdekje në Duma, në jug të Damaskut. Ushtari i parë që vrau në provincen e Homsit – në Teldo – ishte më 10 prill kur u qëlluan Eissa Shaaban Fayyadi.

Data 10 prill ishte dita kur morëm vesh për masakrën e parë të ushtarëve sirian – në Banyas, Tarous – ku 9 trupa u zunë në pritë dhe u qëlluan në një autobus që po kalonte. BBC-ja, Al Xhazira dhe The Guardian, të gjitha cituan në fillim pretendimin e disa dëshmitarëve se ushtarët e vdekur ishin “dezertorë” , të cilët u qëlluan nga ushtria siriane, pasi kishin refuzuar të qëllonin mbi civilët.

 

Ky tregim u demaskua më vonë, por historia se ushtarët po vriteshin nga komandantët e tyre u mbajt for përgjatë gjithë vitit 2011 – dhe u dha mediave justifikimin për të injoruar historitë ku forcat e sigurisë shënjestroheshin nga grupet e armatosura.

 

SOHR i Rami Abdul Rrahmanit tregon për historinë e “dezertorëve”: “Historinë se ushtarët po vrisnin dezertorët për të jetuar – nuk e kam pranuar asnjëherë, sepse është propagandë.” Ka mundësi që ky tregim të jetë përdorur më vonë nga aktivistët e opozitës për të inkurajuar ndarjet dhe dezertimet në mesin e forcave të armatosura. Nëse komandantët do të kishin vrarë njerëzit e tyre, është e sigurtë se ushtria siriane nuk do të kishte qëndruar e pacënuar dhe e bashkuar për tre vjet me rradhë.

 

Pas vrasjeve në Banyas, vdekjet e ushtarëve në muajin prill vazhdua në zona të ndryshme të vendit – Moadamiyah, Idlib, Harasta, al-Msmiyah (afër Suejdas), Talkalakh dhe rrethinat e Damaskut.

Por, më 23 prill, shtatë ushtarë u vranë në Naua, një qytet pranë Daraas. Këto vrasje nuk ishin kryeartikull si ato në Banya. Veçanërisht, incidenti ndodhi menjëherë pasi qeveria siriane i përpoq të ulte tensionet duke hequr gjëndjen e jashtëzakonshme dhe duke dhënë amnisti të përgjithshme,duke njohur kështu të drejtën e protestës paqësore.

Dy vitë më vonë, më 25 prill – e hëna e Pashkëve – trupat siriane më në fund lëvizën për në Daraa, në atë që më pas u shndërrua skena e dytë e vrasjes në masë të ushtarëve që prej fundjavës, ku 19 ushtarë u vranë atë ditë.

Gjithashtu, edhe ky informacion nuk u vu kurrë në titujt e parë të gazetave.

Në vend të kësaj, degjonim vetëm në lidhje me vrasjet masive të civilëve nga forcat e sigurisë: “Diktatori po vret popullin e tij”.Por, tre vjet pasi ka filluar kriza siriane, mund të themi se gjërat ndoshta kanë marrë një drejtim tjetër, nëse i shohim të dhënat më në thellësi. Apo, nëse mediat do t’i kishin lënë kohë të barabartë mendimeve të ndryshme që kundërshtojnë dëshmitë që na janë paraqitur.

 

Faktetkundër trillimeve

Një raport i Human Right Whatch (HRW) e mbështet tërësisht pohimin në lidhje me 50 aktivistë pa emër, dëshmitarë dhe “ushtarë dezertorë” që  dëshmojnë për atë që ka ndodhur në Daraa në atë kohë.

 

Dëshmitarët e HRW thanë se “forcat e armatosura kanë përdorur forcë vdekjeprurëse ndaj protestuesve gjatë demostratave” dhe “ceremonive të varrimit”. Në disa raste, thotë HRW, “forcat e sigurisë në fillim përdornin gaz lotsjellës, ose qëllonin në ajër, por kur protestuesit refuzonin të shpërndaheshin, ata qëllonin me armë automatike direkt ndaj turmës... Nga fundi i marsit, dëshmitarët në mënyrë të vazhdueshme kanë raportuar praninë e snajperistëve në godinat qeveritare afër protestave, të cilët shenjestronin dhe vrisinin shumë prej protestuesve”.

 

HRW, gjithashtu ka raportuar: “Autoritetet siriane vazhdimisht kanë deklaruar se dhuna në Daraa është kryer nga banda terroriste të armatosura, të nxitura dhe të sponsorizuara nga jashtë”.

 

Sot ne e dimë se ky pretendim është i vërtetë për një numër të madh militantësh islamist brenda Sirisë, por a ishte e vërtetë kjo edhepër Daraan në fillim të vitit 2011?

 

Ka disa gjëra që i dimë si fakte. Për shembull, kemi prova vizuale të njerëzve të armatosur duke kaluar kufirin libanez me Sirinë gjatë muajve prill dhe maj të vitit 2011, sipas videove dhe dëshmive të gazetarit të Al-Xhazires Ali Hashem, videot e të cilit u censuruan nga rrjeti i tij.

 

Ka gjëra të tjera që ne po i zbulojmë vetëm tani. Për shembull, raportimet e HRW gjithashtu tregojnë se forcat siriane të sigurisë në Daraa “kanë përdhosur xhamitë duke bërë mbishkrime në mure” si “Zoti juaj është Bashari, nuk ka Zot tjetër përveç Basharit” – duke iu referuar presidentit sirian Bashar al-Asad.

 

Vetëm kohët e fundit, një xhihadist tunizian, i cili thirret me emrin Ebu Kuzaj, tha për televizionin tunizian se “detyra”  e tij në Siri ishte shkatërrimi dhe përdhosja e xhamive me emra suni (Xhamia e Ebu Bekrit, Xhamia e Othmanit, etj.) si sulme të rreme sektare, për të nxitur dezertimin e ushtarëve sirian, shumica e të cilëve janë suni. Një nga gjërat që bënte ishin shkrimet pro-qeveritare dhe sloganet blasfemues në muret e xhamive, si “i Vetmi Zot, Siria dhe Bashari”. ishte një “taktikë” thotë ai, që “t’i kthejmë ushtarët në anën tonë”,  në mënyrë që“ushtria të dobësohej”.

 

Nëse qeveria sirianë do të ishte rrëzuar shpejt si në Tunizi dhe Liban, mbase nuk do të kishim marrë vesh për këto veprime të dyfishta. Por, pas tre vitesh konflikt, ka ardhur koha që të dallojmë faktet nga trillimet.

Një anëtar i familjes së madhe të Haririt në Daraa, i cili ishte atje në mars dhe në prill të vitit 2011, thotë se njerëzit janë konfuz dhe se shumë“besnikëri kanë ndryshuar dy apo tre herë prej marsit të vitit 2011 e deri tani. Në fillim, ishin të gjithë me qeverinë. Pastaj, papritmas ndryshuan kundër qeverisë – por tani, mendoj se ndoshta 50% apo më shumë janë kthyer edhe njëherë me regjimin sirian”.

 

Provinca ishte në pjesën më të madhe pro-qeveritare përpara se të nisnin ngjarjet. Sipas gazetës kombëtare të Emiratëve të Bashkuara, “Daraa prej kohësh ka pasur një reputacion si pro-Asadit, ku shumë regjime rekrutonin nga kjo zonë’.

 

Por, siç shpjegon Hariri, “kishte dy mundësi” në Daraa. “Njëra isheë që regjimi t’i qëllonte në mënyrë që të ndalnin protestat dhe grumbullimet. Mundësia tjetër ishte se disa militantë tëfshehtë deshën që kjo të vazhdonte, sepse nëse nuk ka varrime, nuk ka arsye që njerëzit të mblidhen”.

 

“Në fillim, 99.9% e tyre thonin se të shtënat ishin nga qeveria. Por, dalëngadalë, kjo ide filloi të ndryshojë në mendjen e tyre – ka disa palë të fshehura, por ata nuk e din se kush”,  thotë Hariri, të afërmit e të cilëve mbeten në Daraa.

 

HRW pranon “se disa protestues kanë vrarë disa anëtarë të forcave të armatosura”, por paralajmëruan duke thënë“se vetëm duke përdorur dhunë kundër forcave të sigurisë dhe duke shkatërruar pronat qeveritare apo... duke siguruar lirimin e demostruesve të plagosur të kapur nga forcat e sigurisë, mund të besojmë se ekziston rreziku i mëtejshëm”.

 

Ne e dimë se kjo nuk është e vërtetë – vrasja e nëntë ushtarëve më 10 prill në një autobus në Banyas ishte një pritë e paprovokuar. Po kështu, ishte edhe vrasja e gjeneralit Abdu Khodr al –Talaëi, i cili i vra sëbashkume dy djemtë dhe nipin e tij në Homsmë 17 prill. Po atë ditë, në lagjen pro-qeveritare të al-Zahras në Homs, komandanti Iyad Kamel Harfoush u vra jashtë shërbimi kur doli nga shtëpia e tij për të parëçfarë po ndodhte. Dy ditë më pas, koloneli Muhamed Abdu Khadour jashtë shërbimit, u vra në makinën e tij. E gjithë kjo vetëm në muajin e parë të trazirave.

Në vitin 2012, studiuesi sirian i HRW Ole Solvag më tha se kishtë dokumentuar dhunë“kundër usharëve dhe civilëvetë kapur”  dhe “ndonjëherë kishte armë në mesin e turmës dhe disa demostrues hapnin zjarr kundër forcave qeveritare”.

 

Por, a ishte kjo për shkak se protestuesit por sulmonin me dhumë forcat e sigurisë? Apo ishin “grupe të armatosura”, siç kishte deklaruar qeveria siriane? Apo – kishte aty provokues duke qëlluan në njërin drejtim, apo në të dyja drejtimet?

 

Provokuesit në “revolucion”

At Frans van der Lugt, i cili jetonte në Siri, ishte prifti hollandez që u vra nga një përson i armatosur para disa javësh. Përfshirja e tij në pajtimin dhe aktivitete e paqes asnjëherë nuk e ndali atë nga lobimi kritik i të dyja anëve në këtë konflikt. Por, në vitin e parë të krizës, ai shkroi disa shënimë të paharrueshme rreth dhunës -  kjo është e janarit të vitit 2012:

 

“Që nga fillimi, protestat nuk ishin krejtësisht paqësore. Që në fillim kam parë njerëz të armatosur duke ecur mes protestuesve, të cilët se pari filluan të qëllonin kundër policisë. Shpesh, dhuna e forcave te sigurisë ka qënë reagim ndaj dhunës brutale të rebelëve të armatosur”.

 

Në shtator të vitit 2011 ai shkruajti: “Që prej fillimti ka ekzistuar problemi i grupeve të armatosura, të cilët janë gjithashtu pjesë e opozitës... Opozita në rrugëështë më e fortë se çdo opozitë tjetër. Kjo opozitëështë e armatosur dhe në mënyrë të vazhdueshme ndërmerr veprime brutale dhe të dhunshme, vetëm që të mund të fajësojë qeverinë”.

 

Sigurisht, më 5 qershor, nuk kishte më asnjë mundësi që grupet opozitare të pretendonin ndryshe. Në një sulm të koordinuar në Jisr Shughur në Idlib, grupe të armatosura vranë 149 anëtarë të forcave të sigurisë, sipas SOHR.

Por, në mars dhe prill, kur dhuna dhe vrasjet ishin akoma diçka e re për vendin, pyetja ishte: Pse qeveria siriane – pa asnjë llogjikë – duhej të vriste civilë të pafuqishëm në zonat e “nxehta”,  kur njëkohësisht po ndërmerrte reforma për të ulur tensionet?

 

Kush do të përfitonte nga vrasja e “grave dhe fëmijëve” në ato rrethana? Sigurisht, jo qeveria!

 

Diskutimet rreth rolit të provokuesve në nxitjen e konflikteve kanë qënë në disa tituj kryesor që nga biseda telefonike e ministrit të jashtëm estonez Urmas Paeta me Catherine Ashton, duke hedhur dyshime se snajperistë pro-perëndimorë kanë vrarë nga të dyja palët; forcat ukrainase të sigurisë dhe civilët gjatë protestave të Euromaidanit.

 

Paeta thotë:“Të gjitha provat tregojnë se njerëzit e vrarë në rrugë nga të dyja palët; policia dhe civilët, ishin të njëjtët snajperistë që vrisnin njerëzit nga të dyja palët... dhe është me të vërtetë shqetësuese që tani koalicioni i ri (pro-perëndimor) nuk dëshiron të hetojë rreth asaj që ndodhi”.

 

Një hetimi i kohëve të fundit nga një televizion gjerman thotë se të shtënat e snajperistëve tregojnë shumë rreth këtyre pohimeve. Kjo ka hapur derën për versione të kundërta të ngjarjeve në Ukrainë, të cilat nuk kanë ekzistuar për një kohë të gjatë në konfliktin sirian – të paktën jo në media, apo forume ndërkombëtare.

 

Në vend që këto të shkruhen si “teori konspirative”,  roli i provokatorëve kundër shënjestrave qeveritare, papritmas, duket se ka dalë si diskutim në rrjetet e mëdha. Plani i SHBA-ve për të ndezur trazira në ishullin e Kubës, apo shfaqja e fletushkave në protestat që nga Egjipti, Libia, Siria e deri në Ukrainë, për të përhapur dhunën në mesin e protestuesve, ka bërë që shumë njerëz të pyesin më shumë në ditët e sotme.

 

Vetëm që nga fillimi i vitit 2011, kemi dëgjuar pretendime për snajperistë të ‘panjohur” që shënjestrojnë turma dhe forcat e sigurisë në Tunizi, Egjipt, Libi, Siri dhe Ukrainë. Çfarë mund të bëjë që masa të kthehet kundër qeverisë më shumë se sa vrasja e paprovokuar e të pafajshmëve të paarmatosur? Në të njëjtën mënyrë, çfarë mund të shkaktonte më shumë reagimin e forcavet të sigurisë së sa vrasja e njërit prej njerëzve të tyre?

 

Në fillim të vitit 2012, OKB-ja tha se kishte pasur 5,000 vrasje në Siri – pa specifikuar nëse ishin civilë, luftëtarë rebelë, apo forca qeveritare të sigurimit. Sipas listës së qeverisë, e publikuar nga Komisioni Hetimori Ndërkombëtar i Pavarur  i OKB-së për Sirinë, në vitin e parë të konfliktit,  numri i viktimave të forcave siriane të policisë ishte 478 dhe 2,091 të ushtrisë dhe forcave të sigurisë.

 

Këto numra sugjerojnë një barazi në numrin e vdekjeve nga të dyja palët në konflikt që nga fillimi. Kjo gjithashtu sugjeron, se një pjesë e opozitës siriane ishte e armatosur dhe e organizuar që në ditët e para dhe se kishte për synim shënjestrimin e forcave të sigurisë si strategji – sipas të gjitha gjasave, për të krijuar një reagim që do tëçonte në përshkallëzimi e mëtejshëm të situatës.

 

Sot, edhe pse burimet e ushtrisë siriane i hedhin poshtë këto shifra, SOHR pretendon se ka më shumë se 60 mijë viktima nga forcat e sigurisë dhe milicisë qeveritare. Vdekja e tyre nuk ka lënë paprekur anjë familje, duke shpjeguar kështu veprimet e qeverisë siriane dhe përgjigjen ndaj kësaj krize. 

Sharmine Narwani

Sharmine Narwani është një shkrimtare, komentatore dhe analiste për çështje politike që mbulon Lindjen e ...