Shermin Nervani: Aksi i Rezistencës (Qëndresës) duhet ta bëjë më të dëgjuar fjalën e tij / Perëndimi është humbës përballë Qëndresës

nga Sharmine Narwani | Publikuar në Tet. 4, 2016, 5:15 a.m.

Shkrimtari Shermin Nervani ka qënë më parë asistente kërkuese në Kolegjin e Azizë Perëndimore (në Lindjen e Mesme), Saint Anthonu të Universitetit të Oxfordit. Studimet pasuniversitare të masterit i ka kryer në Universitetin Columbia në New York, në fakultetin e Marrëdhënieve Ndërkobmëtare ku ka studjuar rreth Lindjes së Mesme dhe gazetarisë. Momentalisht zonja Nervani jeton në Londër.

Shermin Nervani: Aksi i Rezistencës (Qëndresës) duhet ta bëjë më të dëgjuar fjalën e tij

Shermin Nervani është shrehur se “Siria ishte pika e kthesës së të gjitha këtyre ngjarjeve. I tërhoqi rusët dhe kinezët në territoret dhe skenën e Lindjes së Mesme dhe kështu doli në pah kjo gjendje e paqëndrueshme globale. Për momentin gjendemi shumë pranë një kthese të fortë dhe radikale të ndryshimit të rendit financiar, ekonomik dhe politik të botës. Po dalin në dritë qëndra të reja të forcës dhe po japin frymën e fundit fuqitë e vjetra.”

Shkrimtari Shermin Nervani ka qënë më parë asistente kërkuese në Kolegjin e Azizë Perëndimore (në Lindjen e Mesme), Saint Anthonu të Universitetit të Oxfordit. Studimet pasuniversitare të masterit i ka kryer në Universitetin Columbia në New York, në fakultetin e Marrëdhënieve Ndërkobmëtare ku ka studjuar rreth Lindjes së Mesme dhe gazetarisë. Momentalisht zonja Nervani jeton në Londër. Artikulli që mban titullin “Tregime se si u vra populli i Sirisë” u botua për herë të parë në RT, Russia Today dhe më pas u përkthye në 7 gjuhë të tjera.

Më poshtë do të mund të lexoni përkthmin e reportazhit që zonja Nervani ka dhënë për gazetën që publikohet në Iran, Xhavan: 

Në artikullin tuaj i jeni referuar Aksit të Qëndresës (Rezistencës). Si e vlerësoni këtë grupim? Ose, le ta formulojmë në një mënyrë tjetër këtë pyetje, si e vlerësoni identitetin e Aksit të Qndresës?

Sipas këndvështrimit tim, Aksi i Qëndresës përfshin në vetëvete si grupime dhe shtete kryesore Iranin, Sirinë dhe Hizbullahun. Megjithatë, brenda këtyre viteve të fundit, joshja dhe ndikueshmëria e këtij aksi është zgjeruar më tej dhe kështu edhe në shtete të tjera, ku më pak e ku më shumë gjenden komponentë të kësaj rryme. Për shembull, Iraku dhe po kështu edhe Rusia luftojnë së bashku me këtë rrymë kundër të njëjtin armik, tekfirxhinjve dhe ndajnë të njëjtat objektiva përsa i përket sigurisë. Të pesta këto vende kanë bashkëpunuar për t’u luftuar kundër tekrifxhinjve në pika të ndryshme në Siri dhe Irak. Gjithashtu, kjo rrymë përfaqëson një pavarësi, antiimperializëm dhe i përmbahet një kënvështrimi për botën i cili mbështetet në parimet e së drejtës që rregullon marrëdhëniet ndërkombëtare, siç është legjitimiteti. Madje mund të thuhet që kjo gjë e rrit akoma më shumë joshjen, ku si rezultat pikëpamjen globale dhe qëndrimin politik të Aksit të Qëndresës e kanë përvetësuar edhe shtete të këtilla si Kina, Venezuela, Bolivia, Afrika Jugore dhe sumë shtete të tjera.

Diku në këtë artikull flisni rreth një sigurie e cila fillon të shfaqet diku nga Levanti, në rajonin që mbulon lindjen e Detit Mesdhe dhe që mbaron në Gadishullin Persik. A mund ta sqaroni më tej këtë?

Në vitin 2013 kam shkruar një artikull që parashikonte një bashkëpunim mbi sigurinë mes Libanit, Sirisë, Irakut dhe Iranit – ku sot mund të themi se në përgjithësi është realizuar. Këto shtete duhet që t’i bashkonin forcat e tyre sepse ishin përpara përballjes me një paqëndreshmëri dhe një dallgë terrorizmi të nxitur dhe të organizuar në krye nga ShBA-ja, në bashkëpunim me Mbretërine e Bashkuar, Francën, Arabinë Saudite, Turqinë dhe Katarin. Mbreti i Jordanisë, Abdullah e ka komentuar këtë Mbledhje të Sigurisë si një lëvizje të papritur medhhebiste dhe e ka cilësuar si “Gjysmëhëna Shii”, megjithatë kjo rrugë e sigurisë tashmë është sjellë në jetë, por kurrësesi jo për arsyet e pretenduara medhhebiste dhe sot kjo marrëdhënie bashkëpunimi ka arritur të mundë dëshirën e shteteve fqinje për të dobësuar Iranin dhe për të çuar Sirinë drejt një shkatërrimi të pashmangshëm.

Sipas teorisë sime, këto katër shtete ishin të detyruara që bashkëpunonin përsa i përket anës ushtarake, në mënyrë që të shmangnin një rrezik të sigurisë dhe duke e bërë këtë arritën që të kishin më shumë sukses në krijimin e marrëdhënieve më të thella dhe më të ngushta ekonomike dhe politike dhe si rezultat i kësaj do të krijohej një grupim rajonal nga ku do të lindte një bllok i ri politik. Jam e mendimit se këto katër forca munden të vetme që të mundnin terrorizmin që shtrihet nga Levanti deri në Gjirin Persik dhe se prania e forcave ushtarake të ardhura është e panevojshme, madje rezulton e dëmshme, sigurisht kjo për sa kohë këto katër fuqi dhe komandantët e tyre ende nuk i kanë ftuar ata haptazi që të luftojnë terrorizmin.

Me të arritur stabilitatin e tij ky rrjet i sigurisë do të bëhet shembull në rajon për vendet e tjera, veçanërisht për shtetet me të cilat është përballur djretpërsëdrejti për ta shkatërruar këtë rrjet. Turqia, Jordania, Egjipti, në të njëjtën kohë edhe Kuvajti, Omani dhe Algjeria duhet të jenë më të hapura që në këtë mënyrë të arrihet një bashkëpunim me Rrjetin e Sigurisë duke shpresuar kështu që të lidhin marrëdhënie më të forta përsa i përket sigurisë së rajonit , krizave poltike dhe krizave ekonomike.

Jeni shprehur se zotërojmë mundësi të shumta për ta riformësuar Lindjen e Mesme, madje edhe botën sipas vizionit tonë. Cilat janë këto mundësi për të cilat flisni? A mund të na ofroni një analizë?

Perëndimi dhe përfaqësuesit e tij në Lindjen e Mesme nuk mund ta fitojnë këtë luftë që po bëjnë kundër Aksit të Reszistencës. Luftërat që po ndodhin tani, në thelb janë sulme në përpjekje të disa vendeve për të krijuar hegemoninë e tyre dhe këto luftra do t’i humbin. Kanë harxhuar para dhe armatime dhe kanë ezauruar takime politike në këto përpjekje, por çfarë kanë arritur deri më tani? Turqia, kjo antare e NATO-s po përballet me konflikte të brendshme me kurtët, tekfirxhinjtë dhe opozitarët politikë, për shkak të ndërhyrjes në Siri. Sauditët kanë falimentuar si pasojë e sipërmarrjeve aventuriere me ushtarët në Siri, Irak dhe Jemen. Katari ka ngushtuar kufinjtë e tij m një sipërfaqe prej 200 mertash katrorë. ShBA-ja, Mbretëria e bashkuar dhe Franca kanë mbaruar burimet e tyre pasurore për shkak të ndërhyrjeve “demokratike” që u munduan të bëjnë në Afganistan, Irak, Libi, Siri si dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme. Tashmë të gjitha këto vende po përballen me një rrezik të rishfaqjes së terrorizmit kundër tyre, me kriza të brendshme të thella politike si dhe me popullsitë vendase që janë në kërkim të të drejtave të tyre. Bashkimi Evropian ka filluar të kriset, NATO e ka humbur besueshmërinë e saj dhe në çdo cep duket se po rilind fashizmi.

Siria ishte pika e kthesës së të gjitha këtyre ngjarjeve. I tërhoqi rusët dhe kinezët në territoret dhe skenën e Lindjes së Mesme dhe kështu doli në pah kjo gjendje e paqëndrueshme globale. Për momentin gjendemi shumë pranë një kthese të fortë dhe radikale të ndryshimit të rendit financiar, ekonomik dhe politik të botës. Po dalin në dritë qëndra të reja të forcës dhe po japin frymën e fundit fuqitë e vjetra. 

Nuk ka moment më të përshtatshëm se ku ndodhemi për të formësuar një rend botëror i cili do të kënaqte edhe shpresat tona! Cila është Lindja e Mesme që dëshirojmë? Cila është zgjidhja e çështjes së Palestinës? Si mund t’i zgjidhim problemet tona ekonomike? Më vjen shumë keq, por nuk mund të presim më dhe nuk kemi nevojë që përgjigjet e këtyre pyetjeve të na i japë Fondi Monetar Ndërkombëtar, Washingtoni, apo NATO! Nuk jemi të detyruar që të marrim nga Amerika avionët  Boeing, në mënyrë që t’u hymë atye në sy dhe të na duan. Po kështu, nuk është e detyrueshme që kthehemi në mbajtëse të produkteve të vjetruar të Perëndimit, në mënyrë që edhe ai të na pranojë! Historia e ndryshimit të madh të rradhës do të shkruhet në Azi, le ta luajmë ne rolin kryesorë në bërjen e kësaj historie. Nëse do të isha prej personave që kanë në dorë udhëheqjen e Iranit në këto momente do të isha duke bërë plane për t’u bërë një vend eksportues i cili është i hapur për t’u sjellë miqësisht me çdo vend që kërkon të mësojë prej modelit ekonomikk të “ekonomiksë së rezistencës” dhe duke u bërë kështu krahu lindor i Azisë. Do t’i shkoja në Egjipt, Jordani dhe Algjeri dhe do t’u shpjegoja sesi kam arritur që ta mbajë vendin një dhe të pandarë poas një lufte konsumuese tetëvjeçare, ndërkohë që një fuçi nafte kushtonte vetëm 8 dollarë, do t’u mësoja sesi të përhapnin një sistem të shëndetshëm të ndikimit në rajon si dhe si të shpëtonin ekonominë e tyre duke u mbështetur në dije.

Lindja e Mesme ende e ndjen nevojën që të qëndrojë në këmbë vetë, pavarëisht sa janë munduar që të na konsumojnë fuqinë. Edhe në kohë kaosi dhe shkatërrimi mund të gjenden shumë mundësi, nëse merret iniciativa dhe nëse arrimë të veprojmë me zgjuarsi mund të ngrihemi nga kjo vaki më të fortë dhe më konkurresë se kurrë më parë. Le ta shkruajmë të ardhen tonë vetë që tani. Askush tjetër nuk i ka përgjigjet që na duhen.

Ju jeni shprehur se Aksi i Qëndresës është treguar i dobët në përhapjen e versionit të tij dhe në daljen kundër gënjeshtrave të përhapura nga mediat Perëndimore. Çfarë propozoni për ta ndryshuar këtë situatë?

Në këtë rajon Aksi i Qëndresës është një ndikues që duhet marrë në konsideratë dhe një shembull i aftësiisë. Pavarësisht të gjitha pamundësive të krijuara ka mundur që të hedhë hapa të mëdhenjë ushtarakë, ekonomikë dhe politikë. Megjithatë kjo rrymë ende nuk e ka kuptuar mirë vlerën e madhe të propagandës. Sigurisht, nuk po flas për propagandën e rremë. Me propagandë nënkuptoj domosdoshmërinë që qeveritë dhe instancat e tjera organizative t’i përcjellin në mënyrë të pastër dhe të qashtër vlerat dhe parimet me të cilat ato ecin dhe i mbrojnë. Çfarë ka në dorë Aksi i Qëndresës që të mund t’i përcjellë popullit dëshirat, objektivat dhe mbështetësit botërorë? Disa organe mediatike jo profesionale që nuk hyjnë në punë për asgjë. Ndihem e frustruar kur shoh paragjjykimet në lajme dhe në artikujt kryesorë. Rezistenca ka diçka tërheqëse për pikëpamjen botërore dhe për shumicën e popullsisë që gjendet në rajon. Kush nuk do të pranonte nëse do të flisnit për pavarësisnë e Palestinës, për një ekonomi të mbështetur në fakte, për luftën kundër imperializmit, për të dalit zot të vetë fatit tonë dhe për drejtësinë? Duke qënë se situata është e këtillë, do të thotë që dikush nuk po kujdeset sa duhet për punën e tij. Përse këta persona mendojnë se mund të përparojnë vetëm duke përdorur luftë mbrojtëse. Pa sqaruar mirë me drejtësi dhe siç duhet disa detaje që janë jetësore? Nuk mund t’i ndaloni kurrësesi mediat perëndimore dhe përfaqësuesit e tyre vetëm me deklaratat javore të Ali Hamaneit dhe Hasan Nasrallahit. Ata kanë me dhjetra mijëra gazetarë, gazeta dhe media.

Ka ardhur koha që Aksi i Qëndresës të pranojë në tregimet e tij se ka qënë humbëse në luftë. Zhvillimi është i mundur vetëm duke i pranuar gabimet dhe duke i rregulluar më pas ato. Lufta e medias po e braktis çdo ditë e më shumë Aksin e Qëndresës dhe po e përshtat me taktikat e saj. Aksi i Qëndresës duhet të pranojë se nuk do të jetë kurrësesi fitimtar nëse nuk arrin të pranojë haptazi humbjen. Amerikanët flasin shpeshherë për “zotërimin e mendjes dhe të shpirtit” dhe arrijnë t’i ruajnë qëllimet e tyre strategjike duke bërë një investim të madh në këtë fushë.

Nuk është e nevojshme që të shpikim rrorën nga fillimi, mjafton që të përdorim një rrotë.



Burimi : Alwaght / Javanonline/ Medya Şafak

Sharmine Narwani

Sharmine Narwani është një shkrimtare, komentatore dhe analiste për çështje politike që mbulon Lindjen e ...