Analizë e veçantë:Si e vranë tregimet popullin sirian? A filloi vërtetë rebelimi i paarmatosur?

  • None
nga Sharmine Narwani | Publikuar në Mars 27, 2016, 1 a.m.

Sipas Komisionit Ndërkombëtar të Kërkimit të Pavarur të OKB-së, deri në mars të 2012-s, kur u mbush një vit pas fillimit të konflikteve, trupat e qeverisë së Sirisë kanë humbur 2.569 persona. Numri i të kurbanëve të dhunës politike, sipas informacionit të OKB-së ishte 5 mijë.

Sipas Komisionit Ndërkombëtar të Kërkimit të Pavarur të OKB-së, deri në mars të 2012-s, kur u mbush një vit pas fillimit të konflikteve, trupat e qeverisë së Sirisë kanë humbur 2.569 persona. Numri i të kurbanëve të dhunës politike, sipas informacionit të OKB-së ishte 5 mijë.


Më 23 mars 2011, dita e parë e asaj që ne tashmë e kemi cilësuar si ‘konflikti i Sirisë’, u qëlluan me armë dhe u vranë dy djem të rinjë – Sair Jahja Merhexh dhe Habil Enis Dejub – në lindje të Sirisë, në qytetin Deraa.

Merhexhi dhe Dejubi vërtet nuk ishin civilë, por nuk ishin as opozitarë të Presidentit të Sirisë Bashar Esadit. Të dy mbartnin postin e ushtarit në frontet e Ushtrisë Arabe të Sirisë.

Merhexhi dhe Dejubi, të cilët u qëlluan për vdekje nga persona të paidentifikuar dhe të armatosur u bënë dy ushtarët e parë nga tetëdhjetë e tetë të tjerët që u vranë në muajin e parë në këtë konflikt përreth Sirisë në – Deraa, Lakzije, Duma, Banjas, Humus, Muazzamije, Idlib, Harasta, Suvejde, Talkalah dhe në perifetitë e Damaskut.

Sipas Komisionit Ndërkombëtar të Kërkimit të Pavarur të OKB-së, deri në mars të 2012-s, kur u mbush një vit pas fillimit të konflikteve, trupat e qeverisë së Sirisë kanë humbur 2.569 persona. Numri i të kurbanëve të dhunës politike, sipas informacionit të OKB-së ishte 5 mijë.

Këto shifra paraqesin një pasyrim plotësisht të ndryshëm rreth ngjarjeve të ndodhura në Siri. Pa dyshëm që, ky konflikt nuk është ai për të cilin lexojmë në faqet kryesore të gazetave – përkundrazi, për më tepër kjo tregon se numri i ë vdekurve është ‘i barabartë’ për të dyja palët dhe se forca e përdorur nga shteti për t’i bërë ballë dhunës është ‘proporcionale’.

Megjithatë, vrasja e Merhexhitit dhe Dejubit u anashkaluan. Në asnjë prej mediave perëndimore nuk u shkrua asnjë histori e vrasjes së tyre, apo e ushtarëve të tjerë të vrarë. Kwto vrasje nuk i shkonin përshtat as ‘tregimeve’ perëndimore për kryengritjen e arabëve dhe po ashtu nuk i shkonin përshtat as objektivave politike të qeverive perëndimore.

Për bërësit e politikave amerikane, “Pranvera Arabe” u paraqiste atyre një mundësi të pashoqe për të rrëzuar nga posti qeveritë e shteteve kundërshtare. Fillimisht me në krye Iranin, objektivi numër një i vendeve arabe anëtare e “Aksit të Qëndresës” ishte Siria.

Për të sjellë në jetë ndryshimin e regjimit në Siri, duhej që të përdorej në mënyrë opurtuniste “Pranvera Arabe” – dhe për këtë duhet që të vdisnin sirianët. 
 
Thënë shkurtimisht, duhej që “diktatori” “të vriste popullin e tij” – më pas rrjedha do të vazhdonte vetë.
 
Si mund të vrasin fjalët?
 
Të gjitha rrymat kryesore të mediave perëndimore, që prej marsit të 2011-s dhe më pas duke fituar edhe më shumë shpejtësi në muajtë në vazhdim, formësuan dhe vendosën katër forma themelore të tregimit:
 
- Diktatori “povret popullin e tij”.
- Protestat janë “paqësore”.
- Opozita është “e paarmatosur”.
- ky është një “revolucion popullor”.
 

Në dy muajtë e mëparshm patën qenë rrëzuar me një sukses të shpejtë qeveritë pro-perëndimore në Tunizi dhe Egjipt – pikërisht për këtë arsye nevojitej një ‘kornizë’ e re rajonale të ndryshimit të regjimit që ushqehet nga themeli, e këtillë si Pranvera Arabe. Tashmë këto katër ‘tregime’ të formësuar deri në detaje, të cilat fituan kuptim në Tunizi dhe Egjipt u përgatiten dhe u vendosen qeverive që u drejtohen për t’i bërë të paligjshme dhe të dobësohen.

Megjithatë, që këto të përdoreshin në potencialitetin e tyre të plotë duhej që sirianët të dilnin në një numër të madh në rrugë dhe të vdisnin civilë si rezultat i sulmit të fuqive të sigurisë së zymtë. Ajo që mbetet më pas është ta shndërrojnë atë një “revolucion” me anë të serialeve të mediave të huaja dhe mediave rajonale të cilat i janë përkushtuar slloganit “Pranvera Arabe”.
 
Megjithatë, protestat në Siri nuk fillian ashtu siç kishin filluar në Tunizi dhe Egjipt. Në disa prej muajve të parë, shihnim të mblidheshin qindra njerëz – ndonjëherë miëjra – të cilat shprehnin pakënaqësitë e tyrë politike në shkallë të ndryshme. Shumica e këtyre mbledhjeve ndiqnin një rrugë të të mbledhurit në cermonitë e xhenazeve pas vrasjeve vendase të grupimeve të revoltuara që vinin në xhami nga ndikimi Vehhabist gjatë namazit të Xhumasë. 

Një anëtar i një prej familjeve intelektuale të Deraa më kishte shpjeguar se po jetonte një konfuzim në çështjen se kush ishin ata që po vrisnin njerëzit në qytetin e tyre – ishte qeveria, apo ishin ‘palët e fshehta’. Sipas atyre që ai thoshte, në atë periudhë kishin lindur dy mendime mes vendasve në Deraa: “Njëri prej këtyre ishte mendimi se fuqitë e regjimit po vrisnin më shumë njerëz në mënyrë që të ndalonin njerëzit dhe t’i jepnin fund mbledhjes për protesta. Ndërkaq, mendimi tjetër ishte se milicitë e fshehta donin që vrasjet të vazhdonin, sepse nëse nuk do të kishte më xhenaze, nuk do të kishte as arsye më që njerëzit të mblidheshin.”
 
Le të shhhim këto tregime të Sirisë për konfliktin brenda pesë viteve të kaluara, duke përfituat nga informacionet e përftuara më vonë:
 
Atëherë, e dimë se, që prej 23 marsit të 2011-s, brenda një viti janë vrarë disa mjëra persona nga forcat e sigurisë së Sirisë. Pikërisht për këtë arsye e dimë se, opozitarët, që prej fillimit të konfliktit kanë qënë “të armatosur”. Kemi në dorë prova vizuale që vërtetojnë se në prill dhe maj të 2011-s kanë hyrë në Siri, nga kufiri me Libanin njerëz të armatosur. Nga dëshmitë e vëzhgueve të pavarur dimë se, personat e armatosur në lëvizje, gjatë kryengritjeve kanë marrë në shenjestër civilët dhe se, pa diskutim “protestat” nuk kanë qënë “paqësore”. 
 
Misioni i Bashkësisë Arabë, në fundet e 2011-s ka realizuar një hulumtim që ka zgjatur përrreth një muaji dhe ka raportuar këto gjëra:
 
“Misioni vëzhgues ka qënë dëshitar i kryengritjeve të dhunshme kundër forcave të qeverisë dhe civilëve që kanë sjellë si rezultat vdekjen dhe plagosjen e një numëri të madh njerëzish. Në mesin e këtyre kryengritjeve përfshihen edhe bombardimi i një autobuzi me civilë, vrasja e tetë personave dhe plagosja plagosja e njerëzve, ndër të cilët gjendeshin gra dhe fëmijë si dhe bombardimi i një treni që transortonte naftë. Në një ngjarje tjetër në Humus, u hodh në erë një autobuz me policë dhe humbën jetën dt nënpunës të policisë. U bombarduan një linjë e tubacionit të naftës dhe disa ura të vogla”
 
Prifti hollandez, Peder Frans van der Lugt, i cili kishte jetuar për një kohë të gjatë në Siri dhe u vra në Humus në prill të 2014-s, kishte shkruar kështu në janar të 2012-s: 

“Që prej fillimit të tyre, lëvizjet për protestat nuk ishin një një kuptim të pastër paqësore. Që prej fillimeve kamë parë demostrues të armatosurë, që ecnin në mesin e protestuesve, të cilët kishin filluar të qëllonin duke iu drejtuar policëve. Përgjithësisht, forca që ushtronin forcat e sigurisë ishin si një kundërpërgjigje dhunën së rebelëvë të armatosurë”
 
Disa muaj më parë, në shtator të 2011-s, Lugt kishte vëzhguar si më poshtë:
 
“Që prej fillimit ekzistonte problemi i grupimeve të armatosura, që ishin edhe pjesë e opozitës... opozita që gjendet në rrugë është më e fortë se të gjitha opozitat e tjera. Kjo opozitë është në të njëjtën kohë e armatosur, dhe janë të gatshëm të shkaktojnë dhunë dhe keqbërje vetëm e vetëm për të akuzuar më vonë qeverinë.”

Për më tepër, e dimë se ajo që po ndodh në Siri nuk është “revolucion popullor”. Ushtria siriane vazhdoi të qëndronte në këmbë edhe pas lajmeve ë mediave që përfshinin ndryshimin e palëve të masave. Qindramijëra sirianë vazhduan të encnin në mitingjet, për të cilat nuk u trasmetua asnjë lajm, për të mbështetur presidentin e shtetit. Institucionet shtetërore, dhe një pjesë e madhe e qeverisë dhe elitës së biznesit i qëndruan besnikë Esadit. Grupimet e pakicave si – Bektashinjtë, Kristianët, Kurtët, Druzët, Shiitë dhe Partia Baas  përbërë nga një shumicë Sunnishë nuk iu bashkuan opozitarëve. Qytetet me sipërfaqe të mëdha dhe me qendra pe popullësi të madhe, përjashta një numër të vogël, qëndruan nën çadrën e shtetit.
 
Në fund të fundit, një “revolucioin” i vërtetë nuk mund të ndodhë në dhomat e operacioneve t Jordanisë dhe Turqisë. Dhe një “popull” revolucionar nuk merr armë dhe mbështetje financiare nga Arabia Saudite, ShBA, Britania e Madhe dhe Franca.
 
Shtimi i “tregimeve” për përfitime gjeopolitike
 
Në libërthin që mban vitin 2010, Lufta Jokonvencionale e Forcave Speciale tëUshtrisë së ShBA-së, shkruhet kështu:
 
“Objektivi i përpjekjeve të luftës jokonvencinale të ShBA-së është të përfitojë ka pamundësia për t’u mbrojtur politikisht, ushtarakisht, ekonomikisht dhe psikologjikisht të një fuqie armike, duke zhvilluar dhe bërë permanente fuqitë rezistente për të realizuar objektivat strategjike të ShBA-së” 
 
Sipas disa bisedave të fshehta të Ministrisë së Punëve të Jashtme të ShBA-së,që datojnë në 2006-n tregojnë se në atë periudhë udhëheqja e Esadi ishte pozicionuar në një vend më të fuqishëm si shtet në rajon, krahasuar me vitet e tjera dhe sygjeron që të dobësohet qeveria: “Paraqesim mjetet një përmbjedhje rreth mijeteve për t’u përdorur për pamundësinë potenciale për t’u mbrojtur dhe për përfitimin prej tyre...” këta fjali e ndjekin lista e “të pambrojturve”, politikë, ekonomikë, etnikë, medhhebistë, ushtarakë dhe psikologjikë si dhe këshillat se si mund të “përfitohet” prej tyre.
 
Kjo është një pikë e rëndësishme. Doktrina e luftës jokonvencinale të ShBA-së mban si paraprirëse faktin se duhet të impresionohen përshtypet “e popullsisë së mesme të pavarur” dhe liderëve të tyre  për të patur sukses me  një “lëvizje të qëndresës”, që përfshijnë popullsinë e shteteve armike që i dalin kundër qeverisë, dhe që përmbajnë një pjesë të vogël të atyre që e mbështesin qeverinë. Sipas libërthit (po citoj fjalëpërfjalshëm):
 
Një luftë e cila nuk është konvencionale, për të drejtuar “klasën e pavarur të mesme” këshillon “krijimin e ambjenteve të pakënaqësisë së përgjithshme me anë të propagandës dhe përpjekje politike dhe psikologjike për të diskredituar shtetin”.
 
Dhe me përparimin në ngjitje të konfliktit i shtohet edhe “koncentrimi i propagandës dhe përgatitja psikologjike e popullit për rebelim”.
 
Fillmisht, duhet të ketë përpjekje të reja për “agjitoacion” vendas dhe kombëtar –për të nxjerrë në veprim bojkotet, grevat dhe pakënqësitë shoqërisë. Kjo ndiqet nga “organzata dhe këshilltarë të huaj si dhe propagantë me burim të huaj, material, para, armë dhe pajisje”.
 
Hapi i mëpasshëm për t’u ndjekur i operacioneve ëshë “krijimi i organizatave të çetave kombëtare [për shembull, Kuvendi Kombëtar i Sirisë] dhe lëvizjeve çlirimtare [konkretisht, Ushtria e Lirë e Sirisë]”. Këto gjëra e drejtojnë pjesët më të gjëra të shoqërsië drejt “pranimit të dhunës politike të shtuar dhe të sabotazhit” si dhe inkurajojnë mentorimin drejt “grupimeve dhe elementëve që realizojnë kryengritjet e sabotazhit në qendrat e qyteteve”.
 
Një vit pasi kishte filluar kriza, unë pata shkruar se pseudoushtarët e mbështeturë nga të huajtë në Siri po përdornin strategji luftarake – që në atë periudhë titujt e mediave të shkuara ende ishin në format – se “diktatori po vret popullin e tij”, se protestat janë “paqësore”, se shumica e opozitarëve janë “të paarmatosurë”, se “revolucioni” zotëron “mbështetjen popullore” dhe se mjëra “civilë” ishin marrë në shenjestër për t’u vrarë vetëm nga forcat e sigurisë së qeverisë.  
 
A janë prodhuar nga askundi gjithë këto tregime? A janë gjithë pamjet që kemi parë një sajesë? Mos ndoshta ishte e nevojshme që të prodhoheshin disa gjëra vetëm sa për të formësuar “përshtypjen” e popullsisë së gjërë që më pas të krijonin vetë një rrjedhë të natyrshme për të ndryshuar regjimin?
 
Dhe në si banorë që jetojnë në këtë rajon, çfarë duhet të bëjmë në lidhje me informacionet e reja tmerruese se si krijohen luftërat kundër nesh – se si përdoren popujt tonë si ushtarë për çështjet e të huajve?
Të krijojmë vetë “lojën tonë”
 
Në këtë lojë të tregimeve, dy gjëra mund të jenë të rëndësishme.
 
Mësimi i parë për t’u nxjerrë është përdorimi i ideve dhe i objektivave në mënyrë që të funksionojnë, të formësohen dhe të krijojnë një ndikueshmëri të madhe.
 
Ndërsa mësimi i dytë për t’u nxjerrë është krijimi i mediave të pavarura dhe televizioneve të shpërndarjes së informacionit për të shpërndarë në një sipërfaqe më të gjërë propozimit tona.
Qeveritë perëndimore në mënyrë që të na sulmojnë me propagantë ditë e natë, mund t’u ofrojnë besim të plotë ushtrisë së gazetarëve perëndimorë dhe rajonalë të cilët u bëjnë lajka. Ne nuk jemi të detyruar të jemi të njëjtë në formësim, apo në numër me këta – mund të përdorim edhe strategji për të penguar fushatat e tyre dizinformuese. Duhet t’u ndalohet hyrja në rajon gazetarëve perëndimorë që në raste të panumërueshme vënë në rrezik jetën e tyrë për të prodhuar informacione të pavërteta, të gabuara dhe të dëmshme.

Këta nuk janë gazetarë – unë preferoj t’i emërojë ata si luftëtarë të medias – dhe ata nuk e meritojnë lirinë që u ofrohet profesionistëve të vërtetë të mediave. Nëse këta gazetarë perëndimorë do të kishin vënë në diskutim qoftë vetëm njërën prej katër tregimeve të listuara më lartë në vitin e parë të konfliktit në Siri, a do ka kishin humbur jetën e tyrë më shumë se 250 mijë sirianë? A do të ishte shkatërruar Siria dhe do të kishin mbetur të pastrehë 12 milionë sirianë? A do të kishte ekzistuar ISIS?
 
Liria për t’u shprehur? Jo. Jo nëse nëse do të na duhet të vdesim për objektivat e sigurisë kombëtare të dikujt tjerër, faleminderit. 
 
Siria e ka ndryshar botën. Me futjen në lojë të rusëve dhe të kinzëve (shtetet e BRICS), në një natë të vetme rregulli global ndryshoi nga të qënit njëpolësh në shumëpolësh. Dhe tashmë ka krijuar një çështje të përbashkët në mesin e sheteteve të rëndësishme të rajonit, të një grupi që ka krijuar shtyllën kurrizore të Rripit të Sigurimit që zgjatohet dhe ngrihet nga Levanti deri në Gjirin Persik. Tashmë zotërojmë raste të mrekullueshme për ta formësuar Lindjen e Mesme dhe botën sipas vizionit tonë. Kufinjë të rinjë? Ne do t’i ndërtojmë ato nga përbrenda rajonit. Terroristët? Ne do t’i mundim vetë ata. Shoqëritë civile? Do të formësojmë shoqëritë tona të përbëra nga bashkëkombasit tonë me çështjet tona. Sistemet e tubacioneve të naftës? Ne do të vendosim vetë se ku do t’i ndërtojmë ato.
 
Megjithatë tashmë, pa ardhur ‘Tjetri’ dhe të mbushë boshllëqet, duhet fillojmë të ndërtojmë tregime të tjera. 
 
Kjo është një fjalë që ka nevojë për rezervë. Gjëja më e keqe që mund të bëjmë është që të harxhojmë kohën tonë duke mohur tregimet e të huajve. Kjo vetëm sa na bën neve ‘mohuesit’, në lojën e tyre. Dhe e gjallëron më shumë lojën e tyrë. Ndërsa, ajo që ne duhet të bëjmë është të krijojmë lojën tonë: duhet të krijojmë një fjalor të pasur të tregimeve tona – të zhvilluar në shtëpinë tonë – të cilat përplotësojnë në themelet e tyre politikën tonë, ekonominë dhe të vërtetat shoqërore, historinë dhe shpresat tona. Ta lëmë ‘tjetrin’ të refuzojë versionin tonë, t’i lëmë ata të jenë ‘refuzuesit’ në lojën tonë... dhe t’i japin jetë lojës sonë.


Burimi : Medya Şafak

Sharmine Narwani

Sharmine Narwani është një shkrimtare, komentatore dhe analiste për çështje politike që mbulon Lindjen e ...