Xhamia e Granadës së Spanjës tërheq muslimanët në Ramazan
Një xhami në qytetin Andalusian të Granadës, që ndodhet në Spanjën jugore me pamje nga pallati i famshëm Alhambra po tërheq më shumë muslimanë gjatë muajit të Ramazanit.
Xhamia me emrin "Mezquita Mayor de Granada" (Xhamia e Madhe e Granadës) është duke organizuar iftare në të cilën njerëzit shërbehen.
Sekrtari i Xhamisë Zekerja Lopez Rejon tha se ata e fillojnë iftarin me qumësht dhe hurme , ndërsa supë Harira shërbehet pas namazit Taravisë.
"Pas namazit të akshamit, ne kryejmë namazin e taravisë. Gjatë gjithë muajit, lexohet Ku’rani nga fillimi deri në fund dy herë."
Rejon tha se ndërtimi i xhamisë ka nisur nga Bashkësia Muslimane e Granadas 30 vjet më parë, kur babai i tij e përqafoi fenë Islame.
"Ne kishim vështirësi në ndërtimin e xhamisë. Procesi zgjati shumë kohë për arsye financiare dhe politike. Së fundi, xhamia u përurua për adhurim në vitin 2003," tha Rejon.
Rejon shtoi se ata kanë nevojë për ndihmë financiare nga e gjithë bota për të mbajtur xhaminë.
Muhammed Ibrahim Perez, një vizitor i xhamisë, i cili është në moshën 60-vjeçare, tha se muslimanët në Granada kanë një vend të rëndësishëm në aspektin lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Muhammed Ibrahim Perez tha se Ramazani është muaji më i mirë dhe muaji më i mire-pritur i vitit.
Qyteti jugor i Granadës ishte një vend i Umajadëve Andaluzianë për tetë shekuj deri në Luftën e Granadës në 1492 kur muslimanët humbën të gjithë fuqinë e tyre në Spanjë.
Pas fitores spanjolle, Granada u pushtue në Castile, një mbretëri në Gadishullin Iberik gjatë Mesjetës.
Burimi : World Bulletin