Pasaporta më e fortë e botës është ajo e Japonisë
Sipas indeksit të pasaportave Benley, vendi me pasaportën më të fortë në vitin 2018, është ai i Japonisë, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë pa viza në 189 destinacione.
Sipas këtij indeksi, në vendin e dytë janë Singapori dhe Gjermania, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë pa viza në 188 vende, ndërsa në vendin e tretë janë Koreja e Jugut, Finlanda, Franca, Italia, Spanja dhe Suedia.
Pasaporta turke u rendit e 49-ta, me hyrje pa viza në 111 destinacione.
Indeksi i pasaportave Henley bazohet në të dhënat specifike të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).
Në Indeks gjenden 199 pasaporta dhe 227 destinacione.
Burimi : Sputnik News