Zgjedhjet në Liban në 14 pyetje

nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Maj 25, 2018, 4:43 a.m.

Zgjedhjet e përgjithshme në Liban të zhvilluara së fundmi që nxorrën fitimtare Hizbullahun dhe aleatët e tij kanë krijuar një panoramë të ndryshme politike nga ajo që patën krijuar zgedhjet e vitit 2005 dhe 2009.

1- Dallimi mes zgjedhjeve të vitit 2018 me zgjedhjet e vitit 2005 dhe 2009?

Në të vërtetë, në të trija zgjedhjet faktori i Sirisë ka qënë faktori përcaktues. Në zgjedhjet e vitit 2005, Libani u nda në dy ekstremi nga pikëpamja politike për shkak të Sirisë.

Partitë politike kundër Sirisë patën formuar një koalicion të njohur si ’14 Marsi’. Në këtë aleancë të udhëhequr nga partia më e madhe sunni, el-Mustakbel [E Ardhmja] merrnin pjesë këto parti:

- Partia ‘Mustakbel’ (Sunni) me lider Saad Huririn

- Partia ‘Ketaib’ (Të Krishterë Maruni) me lider Emin Xhumejjil

- Partia ‘Forcat Libaneze’ (Të Krishterë Maruni) me lider Semir Xhaxha

- Partia ‘Përparimit Socialist’ me lider Velid Xhanbolat (Durzi)

Koalicioni, i cili udhëhiqej nga Hizbullahu dhe që njihej si ‘8 Marsi’ përbëhej nga këto parti:

- Hizbullah (Shia)

- Partia ‘Lëvizja e Punës’ me lider Kryetarin e Parlamentit Nebih Berri (Shia)

- Partia ‘Lëvizja Kombëtare e Lirisë’ (Të Krishterë Maruni) me lider Mishel Auni

- “Partia Marada’ (Të Krishterë Maruni) me lider Sulejman Fansije

- Partia ‘Fronti i Lëvizjes Islame’ me lider Fethi Jeken (sunni)

- Partia ‘Lëvizja e Unitetit’ me lider Bilal Shaban (sunni)

- Partia ‘Uniteti Arab’ ne lider Viam Vehhab (Durzi)

- Partia ‘Demokratike Libaneze’ me Lider Tallal Arslan (Durzi)

2- Cili ishte qëllimi i Aleancës së 14 Marsit?

Aleanca e 14 Marsit, e cila arriti që të fitonte zgjedhjet e vitit 2005 të zhvilluara në këtë atmosferë, pati parashtruar si objektiva të saj kryesore rrëzimin e presidentit të asaj kohe mbështetës të Sirisë, Emil Lahudin dhe në vend të tij zgjedhjen e Emin Xhumejjil si dhe në zbatim të vendimit 1559 të OKB-së, çarmatimin e Hizbullahut.

3- Cilat ishin pikat e forta të Aleancës së 14 Marsit?

Vendimi 1559 i Këshillit të Sigurimit të OKB-së të nxjerrë me këmbënguljen e Amerikës dhe Francës në vitin 2004 që parashikonte tërheqjen e ushtrisë siriane nga Libani dhe çarmatimin e Hizbullahut si dhe akuzimi i Sirisë si përgjegjëse për vrasjen e Refik Haririt ishin kushte ndërkombëtare që e përforconin fuqinë e Aleancës së 14 Marsit.

4- Cilët ishin mbështetësit ndërkombëtarë të Aleancës së 14 Marsit?

a) Amerika: Pas pushtimit të Irakut në vitin 2003, në vitin 2005 në aktualitet hyri Projekti i Madh i Lindjes së Mesme. Hapat për tërheqjen e ushtrisë siriane nga Libani dhe çarmatimin e Hizbullahut ishin hapa që do të çonin drejt shndërrimit të Izraelit në faktor përcaktues në Lindje e Mesme të Re; ndërkohë, anatarët e Aleancës së 14 Marsit shiheshin si aktorë vendas që mbështetsnin këto hapa.

b) Franca: Pavarësisht se ishte kundër pushtimit të Irakut nga Amerika dhe Britania e Madhe, Franca e cila ka një ndikueshmëri tradicionale në Liban, vendosi që të bashkëpunonte me Amerikën dhe ishte bashkëpërgatitëse me Amerikën për hartimin e vendimit 1559 të Këshillit të Sigurimit.

c) Sauditët: Duke menduar se me daljen e Sirisë nga Libani dhe përfundimit të ndikueshmërië së Iranit për shkak të çarmatimit të Hizbullahut, sauditët mbështetën Aleancën e 14 Marsit.

d) - Izraeli: Izraeli, i cili mbështeti Aleancën e 14 Marsit për të njëjta arsye me sauditët, i hapi luftë Hizbullahut më Korrik të vitit 2006 me qëllim që të realizonte objektivën e tij për çarmatosjen e Hizbullahut.

5- Pse dështoi Aleanca e 14 Marsit pavarësisht faktit që doli pala fituese në zgjedhje?

Nëse Hizbullahu do ta kishte humbur Luftën e Korrikut 2006, me shumë mundësi Aleanca e 14 Marsit dhe të gjithë mbështetësit e saj të jashtëm do të kishin mundur t’i realizonin objektivat e tyre në Liban.

Megjithatë, humbja e kësaj lufte nga Izraeli e bëri tashmë të pamundur çarmatosjen e Hizbullahut. Për këtë arsye, pavarësisht të gjitha kushteve në disfavor të Hizbullahut të forcuar tashmë edhe nga aspekti politik edhe nga aspekti politik dhe aleatëve të tij, ata arritën të korrnin këto fitore:

a) Pavarësisht minorancës parlamentare, për shkak të kërkesës shtetrore për unitet kombëtar, Aleanca e 8 Marsit që ishte në opozitë u bë pjesë e qeverisjes.

b) U përforëcua marrëdhënia me Rezistencës dhe institucioneve shtetërore duke qënë se me anë të kompromisit u bë e mundur që në vend të kandidatit të Aleancës së 14 Marsit për president, Emin Xhumejjil, president i vvendit të zgjidhej Komandanti i Ushtrisë, Gjenerali Mishel Sulejmani.

c) U bë e mundur që nëpërmjet zyrtarizimit të kabinetit trepalësh “Ushtri-Popull-Rezistencë” edhe krahu ushtarak i Rezistencës të bëhej pjesë zyrtare e vetë ushtrisë së vendit. Në këtë mënyrë u bë e mundur që të parandalohej edhe njëherë diskutimi i ligjshmërisë së armatosjes së saj.

d) U krijua një strukturë e këtillë që presidenti i vendit në atë kohë, i zgjedhur me kompromis si Mishel Sulejmani të kishte të drejtën që në raste votimi të gëzonte të drejtën e vetos.

6- Cilat janë kushtet që ndikuan në zgjedhjet e vitit 2009?

Njësoj si në zgjedhjet e vitit 2005, edhe në zgjedhjet e vitit 2009 ka qënë pikërisht Siria një faktor përcaktues. Sepse në atë periudhë ekzistonin këto zhvillime dhe kushte që ndikuan në krijimin e atmosferës:

a) Antarët e Aleancës së 14 Marsit, që zotëronin pjesën më të madhe të qeverisë kishin kërkuar fillimin e një hetimi ndërkombëtar për vrasjen e Refik Haririt dhe në një seancë gjyqësore me zhurmë të madhe prokurori i SHBA-së pati shpallur si fajtorë Hizbullahun dhe Sirinë.

b) U rihap çështja e çarmatimit të Hizbullahut. Antarët e Aleancës së 14 Marsit, me pretendimin se në vitin 2000 Hizbullahu e kishte çliruar tashmë Libanin Jugor nga pushtimi izraelit pretendonte se Hizbullahu nuk kishte më nevojë për të qënë akoma i armatosur.

7- Pse dështuan Hizbullahu dhe aleatët e tij (Aleanca e 8 Marsit) në zgjedhjet e vitit 2009?

Aleanca e 8 Marsit, pavarësisht të gjitha kushteve negative që ekzistonin në vitin 2005 dhe luftës arriti të përforcohej duhe korrur suksese të reja, në zgjedhjet e vitit 2009 nuk arriti që të fitonte shumicën e nevojshme në parlament për shkak të ligjit për zgjedhje.

Në fakt, Aleanca e 8 Marsit kishte arritur të merrte 840 mijë vota që përbëjnë 55% të votuesve, ndërsa Aleanca e 14 Marsit kishte marrë vetëm 700 mijë vota që përbëjnë 45% të votuesve; [11] megjithatë sipas ligjit të asaj kohe për zgjedhje, Aleanca e 8 Marsit morri 57 deputetë, ndërkohë që Aleanca e 14 Marsit morri 71.

Për këtë arsye, Hizbullahu dhe aleatët e tij nuk dështuan politikisht në zgjedhjet e vitit 2009, ata nuk u mundën nga kundërshtarët, por nga sistemi zgjedhor.

8- Cilat kushte ishin përcaktuese në zgjedhjet e vitit 2018?

Si pasojë e problemeve të sigurisë që shkaktoi lufta e Sirisë, Libani nuk ka mundur të zhvillojë zgjedhje prej 9 vitesh tashmë që nga viti 2009. Për këtë arsye, edhe në zgjedhjet e vitit 2018 faktori më përcaktues ka qënë faktori i Sirisë.

a) Aleanca e 14 Marsit ka qënë grupi i parë qëështë përfshirë në krizën siriane të vitit 2011. Madje, kjo aleanca ka ndërhyrë në Siri që prej 15 marsit, që do të thotë përpara se të kishte filluar kriza. Kjo dihet edhe nga një deklaratë e një prej opozitarëve sirianë, Heisem Menna, që më 8 prill është shprehur vetë se kanë qënë ‘dy palë’ që i kanë propozuar pajisjen me armë, dhe më pas ka treguar se këto dy palë janë ‘një biznesmen sirian’ dhe ‘politikanët libanezë që janë në konflikt me Sirinë’[2]. Më pas janë publikuar edhe inçizime të bisedave telefonike mes opozitës siriane dhe një prej përfaqësuesve parlamentarë të partisë el-Mustakbel, Okab Sakr, i cili i njofton për gjetjen e armëve.

b) Ndërkohë që Hizbullahu ka ndërhyrë në vitin 2013 në krizën e Sirisë. Një ndërhyrje të këtillë e ka justifikuar me arsyetimin e faktit se ishte rritur numri i bombardimeve në Liban, duheshin mbrojtur vendet e shenjta në Siri dhe se duhej siguruar mbrojtja e libanezëve që gjenden në rajonin Kusejr.

c) Për ndërhyrjen e Hizbullahut në luftën e Sirisë, Aleanca e 14 Marsit e ka akuzuar Hizbullahun se po mbarte luftën e Sirisë në Liban, se ishte lodra e Teheranit dhe e Damaskut dhe se ishte duke vënë në rrezik sigurinë e Libanezëve.

d) Pas ndërhyrjes sëHizbullahut në luftën e Sirisë, u pastruan nga grupet e armatosura fillmish në vitin 2013 rajoni Kusejr, në vitet 2014 dhe 2015 një pjesë e Kalamunit dhe Arsel dhe në vitin 2017 i gjithë kufiri mes Libanit dhe Sirisë.

Për këtë arsye, ndryshe ng sa pretendon Aleanca e 14 Marsit, ndërhyrja e Hizbullahut në Siri jo vetëm që nuk ka vënë në rrezik sigurinë e Libanit, përkundrazi i ka zhdukur këto rreziqe.

9- Cilat janë kushtet që e çuan Hizbulahun dhe aleatët e tij drejt fitores në zgjedhjet e vitit 2018?

Faktori sirian, i cili ka qënë përcaktues në të gjitha zgjedhjet që ka zhvilluar Libani, ka qënë pikërisht një ndër arsyet që i dha fitoren Hizbullahut dhe aleatëve të tij. Për këto arsye:

a) Balancat në vitin 2015 gjatë luftës së Sirisë ndryshuar tërësisht. U bë e qartë që siguria dhe stabiliteti në Siri do të thoshte siguri dhe stabilitet edhe në Liban. Po kshtu, u bë e qartë se mbështetja e grupimeve të armatosura në Siri ishte në dëm të Libanit, ndërkohë që mbështetja e ushtrisë siriane do ta bënte Libanin gjithnjë e më të sigurt.

b) Aleanca e 14 Marsit dhe aleatët e saj rajonal, sauditët në këmbim të pozicionit të kryeministrit me Saad Haririn, pranuan që të zgjidhnin si president kandidatit e Hizbullahut dhe aleatëve të tij, Mishel Aunin.

c) Afrimi i marrëdhënieve mes sauditëve dhe Izraelit, marrja e Saad Haririt peng në Riad dhe detyrimi për dorëheqjen që sollën që presidenti Mishel Auni të ndërmerrte masa diplomatike me mbështetjen e Hizbulahut për kthimin e tij në vend patën irrituar edhe vetë mbështetësit e Haririt. Libanezët filluan të besonin se sauditët ishin të gatshëm që për interesat e tyre të brendshme të nxisnin një luftë të brendshme në Liban.

d) U ndryshua ligji i zgjedhjeve që mbështetej në sumicën e sistemit të zgjedhjes që ishte aplikuar në vitin 2005 dhe 2009. Në vitin 2018 zbatua një ligj i ri i sistemin zgjedhor sipas të cilit aleancat do të merrnin aq deputetë sa vota ka marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

10- Duke marrë parasysh se në Liban ekziston një sistem politik i mbështetur në parapërcaktim, sipas të cilit është e parashtruar se cilat palë politike do të marrin nga sa karrige në parlament, atëherë çfarë do të ndryshojë fitorja e aleamcës Hizbullah-Emel?

Në Liban ekziston një sistem politik sipas të cilit rezultatet e arritura në zgjedhje nuk mund të sjellin asnjë ndryshim të rëndësishëm përsa i përket përgatitjes aritmetike të përfaqësimit në parlament.

128 vendet e përfaqësuesve në parlamentitn libanez janë të ndara në 64 vende për të krishterët, që ndahen edhe sipas sekteve si më poshtë:

Maruni: 34

Armenë Katolikë: 1

Armenë Ortodoksë: 5

Rum Katolikë: 8

Rum Ortodoksë: 14

Protestan: 1

Minoritet i krishterë: 1

Ndërkohë ndasia brenda 64 vendeve të rezervuara për myslimanët sipas sekteve të ndryshme qëndron si më poshtë:

Sunni: 27

Shia: 27

Durzi: 8

Alevi: 2[4]

Zgjedhjet në Liban ndryshojnë edhe shpërbërjen politike që sjell ndryshimin e shpërndarjes paramentare sipas fesë dhe më pas sipas sekteve.

Ndryshe nga sistemet zgjedhore të vendeve të tjera, në Liban është e pamundur të thuash se një parti politike i ka fituar zgjedhjet vetëm se ka arritur të marrë të paktën 50% + 1 votë nga numri i përgjithshëm i përfaqësuesve në parlament.

Në mënyrë që një parti e këtillë të mund të marrë vendime strategjike ka nevojë për një shumicë të cilësuarë, që është 2 të 3-tat, që do të thotë 85 vende në parlament.

Në këtë sistem aktual që i detyron partitë politike që të bëjnë komromis në ndërmarrjen e vendimeve strategjike, është  e mundur vetëm në teori dhe pothujse e pamundur në praktikë që një parti politike e vetme, apo një aleancë të mund të marrë vetë 85 vend në parlament nga 128 që janë gjithësej.

Për këtë arsye, një parti politike, apo një aleancë që gëzon 1 të tretën plus një të deputetëve, që do të thotë 44 deputetë ka mundësinë që të mund të ndalojë marrjen e një vendimi të këtilë.

11- Cila parti, sa deputetë ka fituar në zgjedhjet e vitit 2018?

Hizbullahu dhe Lëvizja Emel kanë hyrë në zgjedhje me lista të përbashkta në çdo zonë dhe në disa zona të ndryshme kundër kundërshtarëve të ndryshëm. Sipas rezultateve zyrtare, vendet e fituara nga aleancat politike janë si më poshtë:

Partia e Komitetit Nacionalist Sirian: 3 deputetë.

Partia Marada (Sulejman Fransie): 3 deputetë.

Lëvizja Kombëtare e Lirisë (Xhubran Basil) dhe aleatët e saj: 28 deputetë.

El Mustakbel (Saad Hariri): 20 deputetë.

Forcat Libaneze (Semir Xhaxha): 14 deputetë

Partia Socialiste Përparimtare (Velid Xhanbolat): 9deputetë

Lëvizja El Azm (Nexhib Mikati): 4 deputetë.

Ketaib (Sami Xhumejjil: 3 deputetë.

Lëvizja e Shoqërisë Civile (Gregor Haddad): 1 deputetë.

Të pavarurë: 3 deputetë.

12- Cilët ishin fituesit dhe cilët  ishin humbësit e zgjedhjeve të 2018-s?

Pa dyshim qësipas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të vitit 2018, fituesit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve janë Hizbullahu dhe aleatët e tij që arritën të merrnin 67 vende në parlament, ndërsa humbësi më i madh nga këto zgjedhje doli Hariri me partinë e tij, Mustakbel që arriti të merrte vetëm 20 vende. Ndërkohë që, në zgjedhjet e vitit 2009, partia e Haririt pati arritur të merrte 33 deputetë.

Pavarësisht se partia el-Mustakbel, e mbështetur nga sauditët pësoi një humbje të madhe në këto zgjedhje, aleati tjetër më i rëndësishëm i sauditëve në Liban, partia Forcat Libaneze me lider Semir Xhaxhan ka arritur rezultate shumë të mira në zgjedhje duke pothuajse dyfishuar numrin e deputetëve krahasuar me zgjedhjet e fundit.

Ish-Drejtori i Sigurisë dhe deputeti i Partisë Mustakbel, Eshref Rifi, i cili njihet për qëndresën e tij të pandryshueshme kundër Hizbullahut k humbur zgjedhjet, ndërkohë që në vend të tij është zgjedhur deputet Xhemil Sejjid, i cili ka vuajtur për vite të tëra dënimin me burg për dëshmi të rreme në gjyqin ndërkombëtar të Refik Haririt.

13- Kush mund të jetë kryeministri i ri?

Sipas legjislacionit libanez, duke qënë se kryeministri duhet t’i përkasë komunitetit sunni, pavarësisht se Saad Hariri ka qënë humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve ekziston mundësia e madhe që ai të rizgjidhet përsëri kryeministër i vendit.

Megjithatë, si emra të tjerë për kandidaturë për kryeministër përmenden edhe Faisal Kerami, Nexhib Mikati, Abdurrahim Muradi dhe Usame Saadi, të cilët janë ndër liderët më të fuqishëm sunni në vend që kanë aleancë me Hizbullahun.

Në lidhje me këtë çështje, Ssekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallahu, gjatë fjalimit që ka mbajtur më 7 maj përsa i përket vlerësimit të rezultateve të zgjedhjes është shrehur se në Liban asnjë palë nuk do të përjashtojë palët e tjera dhe se do të qëndrojnë larg konflikteve, madje do të bashkëpunojnë për të zgjidhur problemet në Liban, që e cila ka dhënë përshtypjen se Saad Hariri mund të zgjidhjet përsëri kryeministër.

14- Si do të ndikojnë zgjedhjet e 2018-s në sigurinë dhe stabilitetin e Libanit?

Në aktualitetin e ri politik, në të cilin Hizbullahu dhe aleatët e tij do të kenë një rol përcaktues është e mundur që ‘trekëndëshi i artë’ që përmend Nasrallahu q përbën ‘Ushtrinë-Popullin-Rezistencën’ do të fitojë një kuadër ligjorë që do të parandalojë rihapjen e një diskutimi të këtillë.

Për këtë arsye, duket me shpresa se do të arrihen parandalimi i diskutimit të çështjes së çarmatimit të Hizbullahut në strukturën e re parlamentare, mos lejimi i ndërhyrjeve ndëhyrjeve të jashtme, si për shembull çështja ndërkombëtare në lidhje me Refik Haririn, që dëmtojnë paqen e brendshme të vendit, rilidhja e marrëdhënieve miqësore me Sirinë dhe hapa të këtillë të ngjashëm që do të përforcojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

Për më tepër, rezultatet e këtyre zgjedhjeve kanë treguan mbështetjen e popullit libanez për Hizbullahun dhe grupet e tjera politike që mbështesin Rezistencën, pavarësisht propagandës së Arabisë Saudite, sanksioneve të Amerikës dhe kërcënimeve të Izraelit.


[1] Analizë e Lindjes së Mesme, Korrik-Gusht 2009. Prof. Dr. Veysel Ayhan, 2009 ZGJEDHJET NË LIBAN DHE PASOJAT E SAJ; FITIMTARËT DHE HUMBËSIT f.47. http://www.orsam.org.tr/files/OA/7-8/4veysel.pdf

[2] Lufta e Deleguar në Siri, Alptekin Dursunoğlu, İsa Eren, f.127. Parathënie.

[3] Hürriyet. 6 Dhjetor 2012. 'Armët në Siri i dërgon deputeti libanez’

http://www.hurriyet.com.tr/gundem/silahlari-suriyeye-lubnanli-vekil-gonderiyor-22091013

[4] Lebanese Election 018. https://www.lebaneseelections.com/?gclid=EAIaIQobChMI5bm8_Y_z2gIVF53VCh0-8QE0EAAYASAAEgJ28PD_BwE



Burimi : Yakın Doğu Haber