Zakzaky refuzon propozimin e qeverisë nigeriane për të ndaluar aktivitetet

  • Gjatë një proteste të 11 gushtit të vitit 2018 në rrugët e qytetit verior të Nigerisë, Kano, protestuesit nga Lëvizja Islamike në Nigeri (LIN) mbajë në duar shkrime me anë të së cilëve bëjnë presion për lirimin nga burgu të udhëheqësit të tyre, Ibrahim Zakzaky dhe bashkëshortes së tij. (Foto e mundësuar nga AFP)
Publikuar në Prill 29, 2018, 2:30 a.m.

Udhëheqësi i Lëvizjes Islamike në Nigeri (LIN), Shejh Ibrahim Zakzaky ka refuzuar një propozim të qeverisë që të ndërpresë aktivitetet e tij në këmbim të lirimit nga burgu – ka mësuar Press TV.

Bashkëshortja e Zakzaky-ut është shprehur se kleriku i moshuar islamik e ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga aktivitetet e Lëvizjes Islamike që kanë zgjatur për dekada të tëra.

Bashkëshortja e tij e ka përshkruar këtë propozim të qeversisë si një tjetër përpjekje për ta vazhduar të mbajnë Zakzaky-un në burg.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë Federale, që ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar në vitin 2016, qeveria nigeriane ka refuzuar që ta bëjë një gjë të këtillë.

Kryekleriku ka humbur shikimin në syrin e tij të majtë gjatë një bastisje që ushtria nigeriane ka bërë në dhjetor të vitit 2015 gjatë rezistencës së tyre në qytetin verior nigerian, Zaria.

Gjatë kësaj bastisje dëme të rënda ka pësuar edhe bashkëshortja e Zakzaky-as dhe më shumë se 300 prej ndjekësve të tij si dhe tre djemtë e tij mbetën të vdekur si rezultat i kësaj përeshjeje. Që pas asajkohe, Zakzaky, bashkëshortja e tij si dhe një numër i madh të ndjekësve të klerikut gjendet në ambjentet e burgjeve.

Zakzaky është akuzuar me nxitje të prishjes së rendit publik, gjë të cilën kjo lëvizje e mohon në mënyrë të padiskutueshme.

 



Burimi : PRESS TV