Mogherini shtronë darkë pune për kryeministrat e e Ballkanit

Publikuar në Prill 19, 2018, 1:55 a.m.

Në kryeqytetin e Maqedonisë në Skup u takuan të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit të cilët ishin të ftuar nga ana e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë pra znj.  Federica Mogherini.  Ky takim u quajt edhe si darkë pune ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

 Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e kryeministrit Kosovës thuhet se Haradinaj ka deklaruar me këtë rast se “Kosova ka shënuar progres në shumë procese të rëndësishme, të nevojshme për integrimin e vendit në familjen evropiane dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj”.

“Është një proces i gjatë për të cilin jemi të përkushtuar si Qeveri, andaj është e rëndësishme që kjo të vlerësohet dhe Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe me të drejtë pret që çështja e vizave të jetë çështje javësh ”, theksoi Haradinaj.

Forcimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas komunikatës, ishin temat tjera që u diskutuan në këtë darkë pune me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.