Po digjen dhe shkatërrohen shtëpitë e muslimanëve

Publikuar në Prill 19, 2018, 1:47 a.m.

Duke folur në programin “Visit Bangladesh 2018”, Ministri i Punëve të Jashtme të Bangladeshit, Mahmud Ali u shpreh se qeveria e Birmanisë ka ndryshuar emrin e fshatrave në Arakan.

Duke rikujtuar se në nëntor të vitit 2017, midis qeverisë së Bangladeshit dhe Birmanisë, u nënshkrua një marrëveshje  e cila përfshin kthimin e qytetarëve të Arakanit, Ministri i Punëve të Jashtme, Ali tha se shtëpitë e muslimanëve ishin djegur dhe shkatërruar.

Duke vënë dukjse se edhe nëse kthehen muslimanët e Arakanit, ata nuk do të kenë vend ku të jetojnë, Mahmud Ali u shpreh se: “Në muajin nëntor, shkova në Birmani për t'u takuar me ministrat dhe të nderuaren Suu Çi (Ministresh e Punëve të Jashtme)  për të finalizuar marrëveshjen. Suu Çii më tha se qeveria e Birmanisë ka ndryshuar emrin e fshatrave.”

Ministri i Punëve të Jashtme të Bangladeshit u shpreh se: “Dje në Gjenevë, kemi nënshkruar një marrëveshje me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, për të ndërmarrë procesin e kthimit të muslimanëve arakanezë”, duke vënë në dukje se qeveria e Birmanisë i përshkroi muslimanët arakanezë si "bengalezë".

Mahmud Ali deklaroi se qeveria e Bangladeshit po planifikon t’i vendos në një ishull në jug lindje të Bangladeshit muslimanët arakanezë të cilët nuk dëshirojnë të kthehen në tokat e tyre dhe se do të ndërtojnë edhe strehime për njerëzit që do të jetojnë në ishull në mënyrë që ata të mos preken nga shirat e musonëve.



Burimi : Rast Haber