Marrëdhënjet e tensionura në mes të Athinës dhe Ankaras
Marrëdhëniet mes Athinës dhe Ankarasë janë tensionuar më së shumti që prej burgosjes së dy ushtarëve grekë në Turqi dhe arratisjes në Greqi të 8 ushtarëve turq pas grushtit të shtetit në 2016. Në dallim nga gjuha e ashpër e ministrit të Mbrojtjes Panos Kammenos, Kotzias tha se Greqi duhet të mbetet e qetë. Ai shtoi se sjellja e Turqisë ka ndryshuar që nga përpjekja e dështuar e grushtit të shtetit për të përmbysur Erdoganin në 2016.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka fajësuar presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan për përshkallëzimin e tensioneve kohët e fundit mes dy vendeve.
Në një intervistë për gazetën gjermane Spiegel, Kotzias tha se lideri turk ka hyrë në një fazë nervozizmi, duke e akuzuar atë për arrogancë duke menduar se mund të bëjë çfarë të dojë në rajon. Ai tha se nuk ka çështje për ndryshimin e kufijve mes Turqisë, sepse ekziston sundimi i të drejtës ndërkombëtare, shkruan Ekathimerini.