Terroristët serbë morrën dënime deri më 11 vite burgim

Publikuar në Prill 5, 2018, 12:52 a.m.

Sot më 04 Prill, u shpallën dhe 3 persona të tjerë fajtorë për bashkëpunim me organizatën terroriste ISIS, si dhe për aktivitetin e tyre në drejtim të rekrutimit të qytetarëve serbë për të luftuar në radhën e terroristëve ISIS-it  në Lindjen e Mesme.

Abid Podbicanin, Sead Plojovic dhe Tefik Mujovic u dënuan me nga 11 vjet burg, kurse Goran Pavlovic u dënua me 10 vjet burg.

Gjithashtu, gjykata dënoi me nga nëntë vite e gjysmë burg Izudin Crnovrzanin-in dhe Rejhan Plojovic-in, kurse Ferat Kasumovic mori shtatë vite e gjysmë burg.
Verdikti është i shkallës së parë dhe mund të apelohet nga të dy palët.