Terroristët serbë morrën dënime deri më 11 vite burgim
Sot më 04 Prill, u shpallën dhe 3 persona të tjerë fajtorë për bashkëpunim me organizatën terroriste ISIS, si dhe për aktivitetin e tyre në drejtim të rekrutimit të qytetarëve serbë për të luftuar në radhën e terroristëve ISIS-it në Lindjen e Mesme.
Abid Podbicanin, Sead Plojovic dhe Tefik Mujovic u dënuan me nga 11 vjet burg, kurse Goran Pavlovic u dënua me 10 vjet burg.
Gjithashtu, gjykata dënoi me nga nëntë vite e gjysmë burg Izudin Crnovrzanin-in dhe Rejhan Plojovic-in, kurse Ferat Kasumovic mori shtatë vite e gjysmë burg.
Verdikti është i shkallës së parë dhe mund të apelohet nga të dy palët.