Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Pesëdhjetëekatërt

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Mars 26, 2018, 5:41 a.m.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

Ibn Abbasi ka cituar kështu:“Pothuajse sa nuk ranë gurë nga qielli mbi ju! Unë po iu përcjell urdhrin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) ndërsa ju më thoni se Ebu Bekri dhe Umeri kanë thënë ashtu dhe kështu”.

Ndjekës të nderuar ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju. Duam t’i urojmë mirëseardhjen Zotëri Sejjid Kemal Hajdarit. Ja ku jemi sërish me ju në programin tonë të pesëdhjetëekatërt me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)”. Zotëriu im në programin e kaluar, ju bëtë me shenjë për tek koncepti “sahab” (shok), ose “sohbet” (shoqërim), i cili përdoret për ata që luftuan në prani, të të nderuarit të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), të cilët janë përleshur dhe ranë dëshmorë. Ju bëtë me shenjë për përdorimin e këtij koncepti edhe tek njerëzit e tjerë. Vallë a është e mundur që të na bëni përmbledhjen e programit të shkuar? Ne jemi kureshtarë nëse keni ndonjë gjë tjetër për të shtuar përveç kësaj përmbledhjeje.

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të Pastër”.

Unë mendoj se koncepti “sahab” (shok), është njëra nga çështjet më të rëndësishme, që është debatuar në mesin e dijetarëve muslimanë, të cilët zotërojnë drejtime dhe doktrina të ndryshme. Vallë a është i veçuar ky koncept, vetëm për ata njerëz të cilët kanë luftuar, janë përleshur, kanë rënë dëshmorë, janë flijuar etj. dhe zotërojnë cilësi të lavdëruara? Ata njerëz të cilët janë në zotërim të këtyre cilësive është e prerë se janë banorë të Xhennetit. Ose a ka fjalëza “sohbet” dhe “sahab” një përdorim edhe më të përgjithshëm se sa ky kuptim?

Ne jemi në dijeni këndvështrimet dhe drejtimet të cilët aludojnë se fjalëza “sahab” është në zotërim të një kuptimi të shenjtë. Me këtë kemi për qëllim qasjen e shprehur në formën: “Të tërë sahabët janë të drejtë dhe janë banorë të Xhennetit”. Krahas kësaj në disa argumente fetare që ata kanë përmendur, ceket në mënyrë të drejtpërdrejtë, se një pjesë e sahabëve janë të përgëzuar me Xhennet. Ndërsa në një pjesë kalon në mënyrë të përgjithshme se ata janë të përgëzuar me Xhennet. Vallë a është i saktë ky këndvështrim, për të cilin kemi bërë fjalë me dhjetra herë, duke u mbështetur në argumentet e vërteta fetare, të cilat i bartin këta tre kushte? Tre kushtet në fjalë janë pranimi i përcjelljes, qartësia dhe vërtetësia me anë të njëzëshmërisë, mes dijetarëve të Shkollës së Ehli Bejtit dhe atyre të Ehli Sunnetit.

Ndjekësit e nderuar do të kujtohen shumë mirë, se në programin paraardhës ne kemi parë se kjo fjalëz ka gjetur përdorim dhe bën me shenjë, si për ata njerëz të cilët janë lavdëruar në Libër dhe Sunnet dhe janë në zotërim të kësaj vlere ashtu edhe për dyfytyrëshin.

Si nevojë e zbatimit të argumenteve fetare, në të cilat është arritur njëzëshmëria, qartësia dhe vërtetësia, kuptojmë se kjo fjalëz përdoret edhe për dyfytyrëshin. Kumtojmë se në këtë çast edhe nëse mund të na vijë një kundërshtim i llojit: “Zotëriu im numri i tyre është i pakët ose i shumtë”, ajo që ka rëndësi tani për tani është përmbledhja e rregullit: “Kuli muxhebin thalibe xhuzijje” (Çdo përgjigjie e dhënë është një kapërcim i pjesshëm). (1)

Domethënë nëse ne shikojmë një përdorim të tillë, tanimë ky rregull dhe pranim i plotë nënkupton se është rrëzuar. Megjithatë përcjelljet na bëjnë të ditur edhe më shumë se sa kaq. Përcjelljet na lajmërojnë për praninë e 8 ose 12 dyfytyrëshve në mesin e sahabëve. Atëherë nënvizojmë se jo të tërë sahabët janë të drejtë, ose banorë të Xhennetit, madje një pjesë e tyre janë dyfytyrësh dhe dihet se dyfytyrëshit janë në shtresën më të ulët të Xhehennemit.

Shembulli i dytë të cilin e shqyrtuam, është përdorimi i fjalëzës sahab, për ata njerëz të cilët dezertuan pas të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Ndjekës i nderuar në këto çaste për ne nuk është e rëndësishme dhe ne nuk na intereson çështja nëse të tërë, gjysma ose një e katërta e sahabëve kanë dezertuar. Çështja që na intereson është nëse fjalëza sahab ka gjetur apo nuk ka gjetur përdorim për ata njerëz të cilët kanë dezertuar. Shtojmë se kjo fjalëz është përdorur ashtu siç shikohet nga përcjelljet. Për më tepër përcjelljet e shumta tregojnë se do të mbeten shumë pak sahabë pas dezertimit të tyre.

Përdorimi i tretë - që ky është më i frikshmi - ka gjetur zbatim për ata sahabë të cilët nuk do të kenë kurrë mundësi që ta shikojnë të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) pas ndërrimit jetë të tij. Nëse ata do të hyjnë në Xhennet në këtë rast nuk ka problem sepse tekefundit atyre do t’u jipet dhuntia që ta shohin të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.). Por nëse do të jenë në një vend tjetër atëherë kjo nënkupton se do të hyjnë në Xhehennem. Madje jo vetëm në ringjallje, por as në Xhennet dhe as në jetën e varrezave nuk do të kenë mundësi që ta shohin të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.).

Në programin e kaluar ne i shtjelluam në mënyrë gjithëpërfshirëse këto tre përdorime.

Ndërsa në ditën e sotme do të përfundojmë çështjen me përdorimin e katërt.

Kjo është më e tmerrshmja që kemi parë deri më tani. Ju e keni parë se përcjellet e vërteta, prestigjioze dhe të pranuara që kam lexuar unë zënë vend vetëm në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Hadithet e Vërteta të Buhariut) e Buhariut, “Sahihu’l-Muslimi” (Hadithet e Vërteta të Muslimit) e Muslimit dhe “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Përcjelljes së Ahmedit) e Ahmed Ibn Hanbelit.

Unë dua të cek një ose dy përdorime që kanë të bëjnë me këtë përdorim.

Përcjellja është si më poshtë: “Ibn Shihabi ka përcjellur nga Ibn Musejjebi, ky nga Ebu Hurejre se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë kështu: “Do të më sjellin disa nga ashabët e mi në krye të lumit. Ata do të pengohen nga lumi. Kur unë të them: “O Zoti im! Ata janë ashabët e mi ata...” Mua do të më thuhet: “Ti nuk e di se si vepruan ata pas teje. Ata u kthyen pas e më pas me thembrat e tyre”. (2)

Sqarojmë se nuk ka rëndësi se sa është numri i tyre. I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.), ka drejtuar pyetjen se përse ata janë penguar nga lumi, si dhe përse nuk kanë patur dobi nga lumi. Sepse këta njerëz ndonëse ata do të vijnë në krye të lumit ata do të pengohen që të pinë nga ai. Pak më pas do të kalojmë se çfarë kanë vepruar ata. Natyrisht nga këtu bëhet e dukshme se ato që kanë vepruar ata pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) nuk janë gjëra me të cilat mund të lavdërohen dhe të mburren. Kjo përcjellja është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Prezantuesi: Madje dhe përcjelljet e mëparshme e theksojnë këtë.

I ftuari:Shumë e saktë. Ato kanë vënë theksin në parashikimin se ata do të ktheheshin pas në padituritë e tyre të para. Sepse ata janë kthyer pas e më pas me thembrat e tyre. në ajetin 144 të Sures Ali Imran citohet: “Muhammedi është vetëm një i dërguar. Edhe para tij ka patur të dërguar. Por nëse ai vdes ose vritet a mos do të ktheheni edhe ju pas (në fenë tuaj të vjetër)?”Vallë çfarë do të thotë ky kthim pas?

Përcjellja e dytë: Ibn Shihabi ka përcjellur nga Said Ibn Musejjebi, ky nga sahabët e të dërguarit (p.q.m.t.), se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “Do të më sjellin mua disa nga ashabët e mi në krye të lumit. Ata do të pengohen nga lumi. Kur unë të them: “O Zoti im! Ata janë ashabët e mi ata...” Mua do të më thuhet: “Ti nuk e di se si vepruan ata pas teje. Ata u kthyen pas e më pas me thembrat e tyre”. (3)

Pyetja që ngrihet është kjo: “Cili është gjykimi i muhdithit (atij njeriu që shpik risi)? Sepse në hadith është thënë: “Ata shpikën gjëra””.

Për hir të Allahut (k.m.t.) në këtë mbrëmje unë nuk dua që të them ndonjë gjë ose të bëj një komentim nga vetja ime. Unë do të mundohem vetëm të ndaj me ju sqarimet dhe fragmentet e dijetarëve të mëdhenj që kanë të bëjnë me këtë çështje.

Përpara nesh gjendet vepra me titull: “Sahihu’s-Suneni’n-Nesai” (Hadithet e Vërteta në Sunnetet e Nesaiut) e Nesaiut.

Kjo përcjellje është si vijon: “Si është hutbeja?”

Sipas përcjelljes së Xhabir Ibn Abdullahut ai ka cituar kështu: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pasi falenderoi dhe lavdëroi ashtu siç i ka hije Allahut të Madhëruar në hutben e tij shprehu kështu: “Nëse Allahu i jep udhëzimin një njeriu nuk ka kush ta shmangë atë. Edhe atë të cilin e ka shmangur Allahu nuk ka kush që ta udhëzojë. Nuk ka dyshim se fjala më e drejtë është fjala e Allahut, udha më e mirë është udha e Muhammedit (p.q.m.t.). Njerëzit më të këqinj janë ata të cilët kanë shpikur më pas. Çdo vepër e cila është shpikur dhe futur më vonë në fe është një risi, çdo risi është shmangie dhe çdo shmangie është në zjarr. Unë jam dërguar (si afërsi) me Ditën e Kijametit si këta dy gishta”. (4)

Prezantuesi: Ky akuzim i cili i drejtohet një numri të madh muslimanësh ka gjetur zbatim për pjesën më të madhe të sahabëve.

I ftuari:Goditët në shenjë. Kjo është njëra nga argumentet më të qarta fetare të përcjellura nga ana e tyre. Ata mund të shpëtojnë nga kjo gjendje me anë të kësaj udhe të cilin do t’ua sqarojmë. Krahas kësaj ata i janë drejtuar hileve të ndryshme, me qëllim që të shpëtonin nga përfundimet e përmbajtjes së hadithit.Askush të mos na thotë: “Zotëriu im. Po Ibn Tejmijje a e ka pranuar këtë përcjellje?!” Sepse ai e ka përcjellur atë.

Ai ka rrëfyer kështu: “Përgjigjia: Fjala: “Njerëzit më të këqinj janë ata të cilët kanë shpikur më pas. Çdo vepër e cila është shpikur dhe futur më vonë në fe është një risi, çdo risi është shmangie dhe çdo shmangie është në zjarr” dhe gjërat e tjera të cilat do të shfaqen më vonë, janë gjëra nga të cilat duhet të ruhemi, janë argumenti fetar i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Askush nuk e ka të lejuar që të asgjësojë këtë hadith i cili argumenton ka përbuzur risinë. Shtojmë se nuk ka asnjë vlerë mendimi i atij njeriu që shpalos një mendim ndryshe në çështjen e argumentimit të këtij argumenti fetar. (5) Pra përsërisim se nuk ka asnjë lloj vlere mendimi i atij njeriu që përpiqet që të lavdërojë risinë.

Tani do t’iu përcjell një fragment nga Ibn Bazi, i cili është një dijetar i madh bashkëkohor dhe është njëri nga vartësit e Muhammed Ibn Abduluehhabit. Ai ka shprehur kështu: “Për sa i përket hadithit të të dërguarit (p.q.m.t.) i cili është si vijon: “Nuk ka dyshim se fjala më e drejtë është fjala e Allahut, udha më e mirë është udha e Muhammedit (p.q.m.t.). Njerëzit më të këqinj janë ata të cilët kanë shpikur më pas. Çdo vepër e cila është shpikur dhe futur më vonë në fe është një risi, çdo risi është shmangie”, e thënë në hutben e ditës së xhuma, e përcjellur nga Xhabir Ibn Abdullahu në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Hadithet e Vërteta të Muslimit) e Muslimit.

Nesaiu me një zinxhir të vërtetë përcjelljeje ka shënuar se pjesa “dhe çdo shmangie është në zjarr”ka treguar tepricën. (6)

Unë në këtë program dua të flas pakëz në kornizën e thënieve të dijetarit të madh Muhammed Salih Uthejminit që është njëri nga vartësit e Muhammed Ibn Abduluehhabit. Ai pasi ka përcjellur përcjelljet në veprën e tij me titull: “Mexhmuatu’l-Fetaua ue Resaili’l-Fadileti’sh-Shejh Muhammed Salih Uthejmin” (Përmbledhja e Miratimeve në dhe Shpalljeve të Shejh Muhammed Salih Uthejminit) ka kumtuar si më poshtë: “Nuk ka dyshim se njeriu çuditet kur sheh se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ia ka drejtuar hadithin: “Çdo vepër e cila është shpikur dhe futur më vonë në fe është një risi, çdo risi është shmangie dhe çdo shmangie është në zjarr”, një shoqërie që është e ditur.

Këta njerëz janë në dijeni se fjala “çdo risi” është e paisur me thëniet më të përgjithshme dhe gjenerale e cila është rrethuar në një mënyrë gjithëpërfshirëse deduktive. Pohojmë se kjo mënyrë më gjithëpërfshirëse është fjala “kulu” (çdo). Ai i cili e ka përmendur këtë përgjithësim është i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Ai (p.q.m.t.) e ka ditur atë që ka argumentuar fjalëza “kulu” (çdo), sepse ai është folësi më i pastër në mesin e njerëzve. Ai është këshilluesi më i bukur i njerëzve. Çdo fjalë që ai e ka shqiptuar, e ka thënë duke patur për synim kuptimin e saj. Ai e ka ditur se çfarë ka thënë me fjalën “çdo risi është shmangie”. Kjo fjalë e përcjellur nga ai buron nga këshilla e plotë e tij për bashkësinë muslimane”. (7)

E thënë ndryshe i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka ditur shumë mirë se çfarë ka thënë. Ai e di shumë mirë se çfarë kuptimi ka marrë fjala “çdo risi është shmangie”. Domethënë ai e ka ditur mirë se çfarë ka thënë, se çfarë kuptimi ka marrë ajo që ka thënë.Sipas kësaj baze ne hasim vështirësi në konceptimin e ndarjes në dy pjesë të risisë, në “bidatu’l-hasene” (risi e mirë) dhe “bidatu’s-sejjie” (risi e keqe).

Prezantuesi: Çdo risi është në zjarr.

I ftuari:Vallë përse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka thënë fjalën “çdo risi”! Nuk ka asnjë kuptim ndarja e risisë në dy, tri ose pesë pjesë. Çdo gjë për të cilën mund të thuhet: “kjo vepër është risi në fe” është në zjarr.

Prezantuesi: Pra ai e ka përdorur risinë në kuptimin negativ.

I ftuari: Risia është një dëmtim në fe. Për këtë arsye Muhammed Salih Uthejmini ka shprehur: “Vallë a mund të jetë e drejtë ndarja jonë e risisë në tri ose pjesë pas bërjes së ditur të këtij përgjithësimi?” Jo kjo nuk mund të jetë kurrë e drejtë! Aludimet e dijetarëve në formën e “bidatu’l-hasene” (risi e mirë) hyn në njërën nga përfshirjet në këto dy raste.

Pra ose nuk është risi në vetvete por i ngjan shumë risisë...

Mua më është krijuar përshtypja sikur diçka po lëviz në zemrat tuaja. Mua më duket sikur po i dëgjoj me veshë fjalët në formën, se në cilin vend do ta vendosni hadithin, në të cilin është bërë fjalë se prijësi i besimtarëve Umer Ibn Hattabi, kishte caktuar Ubejj Ibn Kabin dhe Temim Darin në muajin e Ramazanit, për t’i drejtuar njerëzit në namaz, kur kishte parë se njerëzit ishin mbledhur së bashku me imamët e tyre për të falur namaz Umer Ibn Hattabi kishte shprehur: “Sa risi e bukur është kjo”. (8)

Ose është risi dhe nuk ka rëndësi nëse shpikësi i risisë nuk e ka ditur sërish është e keqe. Nëse diçka është risi ajo është e keqe. Nëse thua se është e mirë nuk ka rëndësi nëse mendon se është risi ajo nuk është risi. Dijetar Muhammed Salih Uthejmini e di shumë mirë se çfarë ka thënë dhe i përdor fjalët e tij duke i zgjedhur. Ja pra pikërisht në këtë çështje ai ka hyrë në një udhë pa kthim. Nëse kjo është një risi atëherë si është kjo një risi e bukur? Nëse nuk është risi - çështje kjo të cilën Umer Ibn Hattabi nuk ka mundur që ta përcaktojë diagnozën plotësisht ashtu siç duhet...

Për këtë arsye Ibn Uthejmini ka shpalosur kështu: “Kësaj i jepet përgjigjie në dy mënyra: (9)Përgjigjia e parë ka zgjatur deri në pesë faqe. Ai ka përmendur edhe përgjigjien e dytë. Ai është sorrollatur sa nga kjo anë sa nga ajo për të gjetur shpëtim nga ky problem”.

Ndjekësit e nderuar duhet ta dinë se Ibn Tejmijje e ka ndarë risinë në mënyrë të hapur dhe të qartë në dy pjesë. Unë jam i mendimit se këto sqarimet e Muhammed Salih Uthejminit janë në cilësinë e përgjigjies për të.

Ibn Tejmijje në veprën e tij me titull: “Daru’t-Tearudi’l-Akli ue’n-Nakli” (Vendi i Kundërshtimit i Mendjes dhe i Përcjelljes) ka cituar kështu: Imam Shafiiu thotë se risia është dy llojesh. Risia e cila bie në kundërshtim me Librin e Allahut, ose sunnetin, ose njëzëshmërinë, ose me një hadith të përcjellur nga njëri nga shokët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Kjo risi është shmangie.

Krahas kësaj kemi dhe risinë e cila nuk kundërshton asnjë nga këta. Kësaj risie ndonjëherë i thuhet dhe “bidatu’l-hasene” (risia e mirë). Shprehemi kështu sepse Umer Ibn Hattabi ka thënë: “Sa risi e bukur është kjo”. Këto dhe fjalë të ngjashme i ka përcjellur edhe Bejhakiu me zinxhirin e tij të përcjelljes në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Bejhaki” (Hadithet e Vërteta  të Bejhakiut). (10)

Prezantuesi: Zotëriu im përpara nesh doli një çështje e rëndësishme. Me fjalë të tjera gjëja që bie ndesh me sunnetin e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) është risi. Por ai në veprën e tij ai e ka përkufizuar risinë si një gjë e cila është kundër të dërguarit të Allahut dhe sahabëve të tij.

I ftuari: Ejani dhe si fillim le të bashkohemi mbi një çështje të rëndësishme. Nëse një gjë është risi ajo është në Xhehennem. Nëse nuk është risi nuk ka rëndësi se sa është përdorur thënia risi sepse ajo nuk është risi.

Dijetari Muhammed Salih Uthejmini thotë: “Kësaj i jepet përgjigje në dy mënyra. Sipas përgjigjies së parë pohojmë se asnjëri nuk ka të drejtë që të vendosë fjalën e tij përballë fjalës së thënë nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Madje as Ebu Bekri, as Umeri - që Umeri është njeriu i dytë më i virtytshëm i kësaj bashkësie muslimane - as Uthmani as Aliu dhe askush tjetër nuk mund të thotë fjalën e tij përballë fjalës së të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). sepse Allahu i Madhëruar në Kur’an thotë: “Me të vërtetë Allahu i di mirë ata që sillen kundër urdhrit të Tij. Le të kenë frikë ata që i kundërshtojnë urdhrin e Tij, që të mos i godasë ndonjë sprovë, ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm”. (Sureja Nur, Ajeti 63)

Ibn Abbasi ka cituar kështu: “Pothuajse sa nuk ranë gurë nga qielli mbi ju! Unë po iu përcjell urdhrin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) ndërsa ju më thoni se Ebu Bekri dhe Umeri kanë thënë ashtu dhe kështu”. (11)

E thënë ndryshe kundërshtimi i një vepre të kryer ose i një fjalë të kumtuar nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) është risi. Mbase do të thoni Ibn Abbasi është ngatërruar.

Tani ejani të kalojmë në sqarimet e një dijetari bashkëkohor të cilin e njohim të tërë. Le të shikojmë sqarimet e dijetarit shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit. Ai ka shkruar kështu në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Hadithet e Vërteta të Muslimit) e Muslimit është shënuar: “Ne së bashku me të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) kryem haxhxhin temettu’ (e kënaqësisë). Më pas nuk zbriti ndonjë ajet që ndalonte haxhxhin mu’te. Por një njeri tha që dëshiroi me mendimin e tij vetjak”. Kjo përcjellje është një kundërshtim i bukur, elegant dhe i butë. Sepse me fjalën “një njeri” ka bërë me shenjë tek miratimi i Umerit. Ky i fundit ia kishte bërë të ndaluar njerëzve haxhxhin temettu’. Ai nuk është një njeri i paditur. Sepse ai ka përdorur fjalët “një njeri dëshiroi me mendimin e tij vetjak”. (12)

Pra prijësi i dytë ishte në dijeni se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) kishte kryer haxhxhin mu’te. Megjithatë ai ishte në zotërim të një mendimi përballë të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) në çështjen e haxhxhit mu’te. Në këtë çast nuk dua që t’i them risi këtij veprimi të Umerit.

Ai ka vijuar kështu: “Gjithashtu edhe Uthman Ibn Affani bëri të mundur vazhdimin e zbatimit të Umer Ibn Hattabit. Kjo gjendje vijoi derisa Ali Ibn Ebi Talibi doli përballë tij dhe i tha: “Vallë çfarë të ka ndodhur ty që ke ndaluar atë gjë që kemi kryer së bashku me të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.)?” Ai shqiptoi fjalët: “Lebbejk Allahumme, (Urdhëro o Allahu im) bëra nijet për haxhxhin dhe umren”. Aliu (p.m.t.) kishte kuptuar një gjë nga sunneti të cilën Uthmani nuk e kishte kuptuar”. (13)

Pyetje: Zotëriu im atëherë miratimi i dhënë nga një sahab ka rënë ndesh me të tjerët. Mirë por çfarë ka thënë Shejh Albani në këtë çështje? A kemi këtu të bëjmë me dy mendime të ndryshme të cilat janë miratime, apo kemi të bëjmë me një kundërshtim të agumentit fetar të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)? Por në cilën kategori e ka shqyrtuar Shejh Albani këtë çështje?

Domethënë ndonjëherë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), ka shfaqur një argument fetar dhe sahabët kanë dhënë miratime të larmishme, mbi çështjen e kuptimit që ka marrë ky argument. Ashtu siç janë edhe leximet e ndryshme. Këtu nuk ka ndonjë ndalesë. Herë herë ndonëse nuk ka fushë për dhënien e një miratimi përballë një argumenti fetar të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) jipet miratimi. Ja pra ky është miratimi përballë argumentit fetar. Tani le të shohim vlerësimet e veçanta të Shejh Albanit mbi këtë ngjarje.

Ai ka kumtuar kështu: “Ne duhet ta shtjellojmë këtë çështje në këndvështrimin e diturisë. Umer Ibn Hattabi e ka ndaluar haxhxhin temettu’, ndërsa i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka urdhëruar haxhxhin temettu’. Vallë a mund të mendohet për praninë e një muslimani që e do Umer Ibn Hattabin dhe mund të jetë Umerit në të tërësinë e çështjeve? Ose kjo është e pamundur ose tjetra? Sepse muslimani do të hasë në çështje te tilla, që në këto çështje në kundërshtim nga mendimi i Umerit, mendimi i vërtetë është ai të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) që urdhëron të kundërtën e mendimit të tij”. (14)

Një musliman ose do t’i bindet Umerit në të tëra çështjet ose të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)! Shejh Albani ka bërë të ditur hapur, se qenia e një muslimani Umerit në të tëra çështjet, nuk është e mundur që t’i bindet atij, edhepse mund të jetë vetëm në një çështje.

Nëse gjendja është kështu atëherë ejani dhe le të citojmë në këtë kontekst hadithin që lexuam në progamin e shkuar: “Binduni Ebu Bekrit dhe Umerit pas meje”. Këto vlerësime të kryera në lidhje me haxhxhin temettu’ janë një tjetër argument i kotësisë së hadithit në fjalë.

Prezantuesi: Sepse hadithi i gjykimit e bën të nevojshme mosbindjen ndaj të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe kundërshtimin e shpalljes. Allahu i Madhëruar urdhëron kështu: “Çfarë u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon ai largohuni. Frikësohuni Allahut se me të vërtetë Allahu është ndëshkues i ashpër”. (Sureja Hashr, Ajeti 7) ose “Me të vërtetë Allahu i di mirë ata që sillen kundër urdhrit të Tij. Le të kenë frikë ata që i kundërshtojnë urdhrin e Tij, që të mos i godasë ndonjë sprovë, ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm”. (Sureja Nur, Ajeti 63).

I ftuari: Tani dua që të shpalos një rregull të përgjithshëm dhe nëse na lejon koha jonë dua që ta sqaroj atë.

Ndjekësit e mi të nderuar, disa njerëz të cilët nuk kanë njohuri mbi mbështetjet e Shkollës së Ehli Bejtit, i akuzojnë shiitët se paskan kundërshtuar sahabët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Por Allahu (l.m.t.) e di se kjo gjendje nuk është kështu. Ju nuk mund ta kuptoni asyen e kundërshtimit tonë. Ne nuk i urrejmë në mënyrë sahabët në mënyrë absolute. Ne kundërshtojmë ata që kanë kundërshtuar të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) dhe i dalim kundër tyre. Boshti ynë kryesor është i përbërë nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Pohojmë se në optikën tonë nuk ka asnjë lloj rëndësie, se kush është ai i cili del kundra të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), ai i cili shfaq një mendim ndryshe që bie ndesh me të tijin.

Prezantuesi: Ne duhet të lidhemi pas Ehli Bejtit (p.m.t.).

I ftuari: Ne e dimë në mënyrë të prerë se një pjesë e sahabëve e kanë kundërshtuar të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.). Miqtë tanë duhet ta dinë se edhe nëse i nderuari Ali (p.m.t.), e nderuara Fatime (p.m.t.), i nderuari Hasan (p.m.t.) dhe i nderuari Husejn (p.m.t.), do ta kishin dalë kundër vetëm në një çështje të urdhrit të prerë të tij (p.q.m.t.) edhe ne në mënyrë të prerë do t’i kishim kundërshtuar edhe ata. Por hadithi që do të sillni duhet të jetë i llojit i përbashkët që të pranohet si nga ana shiitëve ashtu edhe e Ehli Sunnetit. Nëse do të kishte parë një gjë të tillë nuk ka dyshim se do ta kishit thënë.

Ne vazhdimisht hasim me një pyetje të shtruar në formën: “Cila është mosmarrëveshja juaj me sahabët?” Dijeni se ne nuk kemi asnjë lloj mosmarrëveshjeje. Ai i cili i bindet të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) është shumë i respektuar në mesin tonë. Problemi ynë ka të bëjë me ata që kanë shpikur risitë, me ata që kanë dalë kundër argumentit të qartë fetar.

Prezantuesi: Shejh Albani ka rrëfyer: “Askush nuk mund të jetë dikushi përballë të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)”.

I ftuari:Unë po flas hapur dhe qartë. Nëse do të kishte vetëm një shembull i kundërshtimit të të nderuarit Ali (p.m.t.), ndaj urdhrit të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), për asnjë njeri nuk do të ishte as e mundur dhe as e lejuar që të bëhej aleuit në të tëra çështjet. Ose kjo gjendje është e pamundur ose tjetra. Madje edhe në rast se do të gjendej vetëm një shembull i tillë, bërja e njohur e një njeriu si aleuit, do të përkthehej si kundërshtim i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Prezantuesi: Pra busulla është i dërguari i Allahut (p.q.m.t.).

I ftuari: Shumë e saktë. Busulla është i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Ne presim këtë nga ndjekësit tanë të nderuar. Ata të cilët dalin nëpër ekranët e stacionëve televizivë dhe bëjnë fjalë brenda kornizës së drejtësisë së sahabëve, ose mbi disa çështje të tjera, le të marrin në qendër të dëguarin e Allahut (p.q.m.t.). Ne as nuk nënvlerësojmë dhe as e shenjtërojmë atë. Ne shprehemi si Shejh Albani: “Ne duhet ta shtjellojmë këtë çështje në këndvështrimin e diturisë. Umer Ibn Hattabi e ka ndaluar haxhxhin temettu’, ndërsa i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), e ka urdhëruar haxhxhin temettu’”. Asnjë nuk thotë se Shejh Albani ka fyer dhe sharë sahabët dhe është shiit.

Prezantuesi: Unë kam një pyetje. Disa na drejtojnë këtë kundërshtim: “Nëse ky veprim i Umerit është risi vallë si është e mundur që shumica e sahabëve ka pëlqyer këtë?”

I ftuari: Shumica e sahabëve nuk i kanë pëlqyer zbatimet e Umerit. Pak më parë lexuam thëniet e Shejh Albanit. Ky i fundit ka cituar se i nderuari Ali (p.m.t.) ka qëndruar përballë tij. Kush ka thënë se sahabët e kanë pëlqyer? Dijetar Muhammed Salih Uthejmini ka përcjellur fjalët e Ibn Abbasit: “Unë po iu përcjell urdhrin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) ndërsa ju më thoni se Ebu Bekri dhe Umeri kanë thënë ashtu dhe kështu”. Valla a nuk janë këta sahabët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)? Vallë përse nuk shihen këta shembuj? Mbase mund të thuhet se këta janë shembuj individualë janë dy ose tre shembuj. Por kur hetojmë historinë përballë nesh dalin shumë përcjellje. Kur Ebu Bekri caktoi prijësin e dytë për prijësi Talha Ibn Zubejri i shkoi atij dhe i tha: “Ti na ke lënë mbi kokën tonë si prijës një njeri të vrazhdë”. Kjo është e vërteta e jetës. Një njeri i cili ka në dorë autoritetin, mundësitë, pasurinë dhe fuqinë e urdhrit dhe ndalimit mund të bëjë atë gjë të cilën nuk mund ta bëjnë njerëzit në përgjithësi. Ja pra përpara jush qëndrojnë autoritetet dhe qeveritë.

Prezantuesi: Edhe miratimet e dhëna në ditët e sotme në mënyrën e dobisë së çështjeve të fuqive të huaja si dhe miratimet e dhëna në lidhje me bërjen paqe me Izraelin...

I ftuari: Goditët në shenjë. Ja pra tani si shembull shfaqim qëndrimin përballë nesh të institucioneve fetare dhe heshtjet e tyre. Ndonëse Amerika është duke vijuar praninë e saj ushtarake në Irak dhe është duke përhapur shkatërrimin dhe rrëmujën në sipërfaqen tokësore asnjë nuk nxjerr zë.

Prezantuesi: Nëse do t’iu kërkonim që të bënit një përmbledhje të mësimeve të mëparshme.

I ftuari: Ne përfunduam tri etapa. Ne u kthyem në fillim të Hadithit Thekalejn. Ndjekësit e nderuar do të kujtohen për thëniet tona kur shprehëm se do ta hulumtonim Hadithin Thekalejn në katër etapa.

Në etapën e parë ishte zinxhiri i përcjelljes i Hadithit Thekelajen. Ne e shqyrtuam zinxhirin e përcjelljes në 15 programe në mënyrë të hollësishme.

Në etapën e dytë ne shtjelluam versionet e Hadithit Thekalejn. Ne bëmë me shenjë tek të tëra shumëllojshmëritë e teksteve të hadithit. Një pjesë e teksteve ishte e shkurtër, një pjesë e mesme dhe një pjesë tjetër ishte e gjatë. Këta tekste përmbajnë pika dhe thënie të përbashkëta. Ne i cekëm edhe këto pika.

Në etapën e tretë arritëm në përfundimin se thelbi i Hadithit Thekalejn, është se pesë vetët e Ehli Bejtit që ceken në Hadithin Thekalejn janë ata vetët e Hadithit të Veshjes. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk ka hyrë në Hadithin Thekalejn, sepse ai ka thënë: “Unë kam lënë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Farefisin tim që është Ehli Bejti im” që përkthehet se pas mbeten katër vetë.

Dua t’iu tërheq vëmendjen në këtë nuancë: Ne kemi kryer një hulumtim mbi kornizën e çështjes së Ehli Bejtit që kalon në Ajetin e Pastrimit që është si më poshtë: “O Allahu im! Ja pra këta janë Ehi Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”. Ne hetuam nëse ky koncept do të përfshinte ose nuk do të përfshinte bashkëshortet e të dërguarit (p.q.m.t.) dhe arritëm në përfundimin se nuk i përfshinte. Ndjekësit e mi të nderuar ne shpalosëm edhe mendimin tonë, në mënyrë të prerë në Hadithin Thekalejn, duke përmendur qartë edhe atë të dijetarëve të tjerë të mëdhenj se Hadithi Thekalejn, nuk i ka përfshirë bashkëshortet e të dërguarit (p.q.m.t.). Me fjalë të tjera edhe nëse do të pranojmë se ajeti në Suren Ahzab, i ka përfshirë bashkëshortet e të dërguarit (p.q.m.t.), pohojmë se Hadithi Thekalejn i shprehur në formën: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim që është Ehli Bejti im”, nuk i ka përfshirë bashkëshortet e të dërguarit (p.q.m.t.). Në këtë pikë gjendet një argument që nënvizon se bashkëshortet e Ehli Bejtit nuk janë të përfshira. Në këtë pikë dua të lexoj thëniet e dijetar Alusiut (v.v. 1270 m.i.) që janë si vijon: “Unë po lë në mesin tuaj dy “halife” (prijës) - ose në një përcjellje tjetër - “thekalejni” (dy porosi të rënda): Librin e Allahut që është një litar i zgjatur nga qielli deri në tokë dhe Farefisin tim që është Ehli Bejti im. Këto dy gjëra nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra derisa të më kthehen mua në krye të lumit në Ditën e Kijametit”. Ashtu siç ti e di se ky hadith i vërtetë, tregon se bashkëshortet e pastra nuk janë të përfshira brenda Ehli Bejtit, pra në njërën nga dy elementet e Hadithit Thekalejn.

Ai ka kryer këto sqarime rreth Farefisit: “Ashtu siç kalon edhe në përmbedhjet e vërteta të haditheve, farefisi i njeriut janë ehli bejti i tij dhe bashkësia e tij më e afërt. Them se është e qartë se me fjalën “Ehli Bejti im” që kalon tek hadithi është “bejani” (përcaktuesi) i “Farefisit” ose “bedel minhu” (zëvendësuesi i tij). Pra “bedel kul min kuli” (zëvendësuesi i tij i tërësishëm)”. (15)

Rikujtojmë se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) disa herë ka përdorur fjalëzën “Thekalejn” (Dy Porosive të Rënda) dhe herë herë ka përdorur fjalëzen “Halifetejn” (Dy Prijës) për Librin e Allahut dhe Farefisin. Me dëshirën e Allahut (l.m.t.) ne do ta shqyrtojmë këtë çështje në pjesën e fundit të hetimit tonë. Dijetar Alusiu beson se Ajeti i Pastrimit ka përfshirë bashkëshortet e të dërguarit (p.q.m.t.) ndërsa Hadithi Thekalejn nuk i ka përfshirë ato, sepse Farefisi është një koncept më i veçantë se Ehli Bejti.

Prezantuesi: Pra edhe nëse Ehli Bejti do të komentohet në mënyrë gjithëpërfshirëse ai nuk do të jetë i përshtatshëm me këtë kuptim të përgjithshëm.

I ftuari:Ashtu siç kuptohet nga fragmenti i lartpërmendur koncepti i Ehli Bejtit ose sqaron farefisin që në këtë rast duke qenë se farefisi ka është në zotërim të një kuptimi të veçantë dhe të ngushtuar edhe Ehli Bejti do të vijë në të njëjtin kuptim të veçantë dhe të ngushtuar.

Atëherë vëmë theksin se nuk ka asnjë dyshim mbi pikën se edhe nëse nuk do të jenë Hadithet e Veshjes të cituara në formën: “O Allahu im! Ja pra këta janë Ehli Bejti im” dhe nëse koncepti i Ehli Bejtit vjen në kuptimin e përgjithshëm se kuptimi i farefisit është më i ngushtë dhe më i veçantë. Si rrjedhojë përsërisim se me konceptin Ehli Bejtit që zë vend në Hadithin Thekalejn nënkuptohen vetëm Aliu (p.m.t.), Fatimeja (p.m.t.), Hasani (p.m.t.) dhe Husejni (p.m.t.).

Prezantuesi: Tani le të kalojmë nëpyetjet e ndjekësve të nderuar dhe në lidhjet telefonike. Më duket se në linjë telefonike kemi vëllain tonë Ebu Halidinin nga Kuvajti ose nga Suedia nuk e dëgjova mirë. Urdhëroni.

Ebu Halidi:Zotëriu im feja islame nuk është një sintezë dhe përzierje. Zotëriu im ka të paktën një vit që unë i ndjek programet tuaja. Zotëri i nderuar jeni një njeri shumë i duruar. Megjithatë në qendrën e programeve tuaja keni vënë në shënjestër Ibn Tejmijjen dhe gabimet e tij. Sigurisht se diagonistifikimet tuaja janë të vërteta. Ne ju bashkangjitemi mendimit tuaj në këtë pikë. Por shumica e muslimanëve janë të mendimit se Ibn Tejmijje është një çështje kalimtare. Ju nuk po prekni çështjen thelbësore. Të paktën le ta prekni atë fatkeqësinë e ditës së enjte. Ne jemi të mendimit se ju merreni vetëm me lëvozhgën. Ju nuk po zbrisni në thelb në asnjë mënyrë.

Tani në lidhje telefonike kemi vëllain tonë Malikiun nga Arabia Saudite.Urdhëroni.

Malikiu: Selamun alejkum. Nëse zotëriu më lejon dua t’i bëj një pyetje në kornizën e risisë. Çdo risi është shmangie dhe çdo shmangie është në zjarr. Unë dua që zotëriu të më kthente përgjigje pyetjes sime në kornizën e thënieve të përcjellura nga Ibn Uthejmini dhe Shejh Alabani. Zotëriu im ku e vendosin vëllezërit tanë shiitë gurin për t’i bërë sexhde dhe ku e mbështesin këtë?!

I ftuari: Vëllai ynë është një njeri plot me edukatë. Të nderuarit tim dua t’i bëj një pyetje. I nderuari im nëse ne adhuruakemi gurin atëherë ju adhuruakeni sexhxhadetë. Nëse bërja sexhde mbi një gjë e nënkuptuaka adhurimin e asaj gjëje atëherë ju mbi cilën gjë bëkeni sexhde? Nëse ju bëni sexhde mbi sexhxhadetë atëherë kjo nënkupton se edhe ju adhuruakeni sexhxhadetë. Miku im në mesin tuaj ka njerëz tepër të mençur dhe të matur. Ka njerëz që e dinë se bërja e sexhdesë mbi një gjë dhe bërja shexhde ndaj një gjëje nuk janë gjëra të njëjta. I nderuari im le t’i drejtohemi fjalorit. Vallë a është në kuptimin e njëjtë fjala xherri “ala” (mbi) në kuptimin e fjalës xherr “lam” (l) apo merr një kuptim tjetër? Ne bëjmë sexhde “lilahi”(për Allahun (f.m.t.)) por ne bëjmë sexhden tonë “ala” (mbi) vendin tonë të sexhdesë. Arsyeja e bërjes sonë të sexhdesë mbi tokë,mbështetet në hadithin profetik, të të dërguarit më madh (p.q.m.t.) në të cilin thuhet: “Mua sipërfaqja tokësore mëështë bërë xhami”.

Prezantuesi: A ka kjo një argument juridik?

I ftuari:Si fillim bërja e sexhdesë mbi një gjë nuk merr kuptimin e bërjes së sexhdesë ndaj asaj gjëje. Në rast të kundërt në këtë gjendje do të arrinim në përfundimin se dhe ju adhuroni sexhxhadetë tuaja duke dënuar kështu veten tuaj.

Ne i bëjmë sexhde Allahut (k.m.t.) por këtë sexhde ebëjmë mbi dhe. “(Përkujto) Kur Jusufi i tha të atit të tij: “Im atë unë pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë yje dhe diellin dhe hënën, unë i pashë ata duke më bërë mua sexhde”! “raejtuhum li saxhidini” (Sureja Jusuf, Ajeti 4).

Tani le t’i kthejmë përgjigjie edhe pyetjes së vëllait Ebu Halidi nga Suedia. Vëllai pyeste se përse ne paskemi lënë pas dore çështjet parësore dhe kryesore dhe paskemi trajtuar çështjet dytësore. I nderuari im Shejh Ibn Tejmijje nuk është lëvozhgë ashtu siç pandehet. Shejh Ibn Tejmijje është një njeri që ia ka dalur mbanë, që të mund të themelojë një rend të gjërë meditativ dhe doktrinor, mbi kulturën e themeluar nga të bijtë e Umejjes.Ai e ka shpalosur këtë në veprat dhe mendimet e tij. Ata që kanë rëndësi janë të bijtë e Umejjes. Ne kemi zhvilluar 43 programe duke hetuar botëkuptimin fetar emeuist. Në këtë çështje ne kemi edhe mësimet tona edhe një një vepër të veçantë tonë.

Prezantuesi: Ne ju falenderojmë Zotëri Sejjid Kemal Hadari. Ju falenderojmë edhe ju ndjekësit tanë të nderuar. Po iu lëmë në mbrojtjen e Allahut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Ky rregull merr kuptimin e pranisë së një pjese ose disa ngjarjeve e cila shpalos gabimin e një qasjeje të përgjithshme.

2- Imam Buhariu,“Xhamiu’s-Sahihi’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut), vëll. 4, fq. 563, Kreu me Titull: “Kitabu’r-Rikak” (Libri i Vëzhgimit), Kreu 53, Hadithi Numër: 6585 Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti dhe Adil Murshidi.

3- Imam Buhariu,“Xhamiu’s-Sahihi’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut), vëll. 4, fq. 563, Kreu me Titull: “Kitabu’r-Rikak” (Libri i Vëzhgimit), Kreu 53, Hadithi Numër: 6586, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti dhe Adil Murshidi.

4- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu’s-Suneni’n-Nesei” (Hadithet e Vërteta të Sunneteve të Neseiut), vëll. 1, fq. 512, Hadithi Numër: 1577, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’l-Mearifi” (Institucioni i Urtësisë).

5- Shejhu’l-Islami Ibn Tejmijje, “Iktidau’s-Sirati’l-Mustekim li’l-Muhalefeti Ashabi’l-Xhehimi” (Zbatimi i Udhës së Drejtë në Kundërshtimin e Sahabëve të Xhehennemit), vëll. 2, fq. 88, Vërtetimi nga Doktor Nasir Abdulkerim, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Asime” (Vendi i Kryeqytetit).

6- Dijetar Abdulaziz Ibn Abdullah Ibn Abdurrahman Ibn Bazi, “Mexhmuatu’l-Fetaua ue Makalatun Muteneuietun” (Përmbledhja e Miratimeve dhe Artikujt e Ndryshëm), vëll. 4, fq. 339, Përmbledhja dhe Redaktimi Nga: Muhammed Ibn Said Shuejiri.

7- Shejh Muhammed Salih Uthejmini, “Mexhmuatu’l-Fetaua ue Resail Fadileti’sh-Shejh Muhammed Salih Uthejmini”, “Fetaua’l-Fikhi’s-Sijami” (Pëmbledhja e Miratimeve dhe Shpalljeve Virtyti i Shejh Muhammed Salih Uthejmini), (Miratimet e Jurisprudncës së Agjërimit), vëll. 5, fq. 248, Përmbledhja dhe Përgatitja Nga Fehd Ibn Nasir Sulejmani, “Shtëpia Botuese: “Daru’s-Surejja” (Vendi i Plejadës).

8- Shejh Muhammed Salih Uthejmini, “Mexhmuatu’l-Fetaua ue Resail Fadileti’sh-Shejh Muhammed Salih Uthejmini”, “Fetaua’l-Fikhi’s-Sijami” (Pëmbledhja e Miratimeve dhe Shpalljeve Virtyti i Shejh Muhammed Salih Uthejmini), (Miratimet e Jurisprudncës së Agjërimit), vëll. 5, fq. 249, Përmbledhja dhe Përgatitja Nga Fehd Ibn Nasir Sulejmani, “Shtëpia Botuese: “Daru’s-Surejja” (Vendi i Plejadës).

9- Shejh Muhammed Salih Uthejmini, “Mexhmuatu’l-Fetaua ue Resail Fadileti’sh-Shejh Muhammed Salih Uthejmini”, “Fetaua’l-Fikhi’s-Sijami” (Pëmbledhja e Miratimeve dhe Shpalljeve Virtyti i Shejh Muhammed Salih Uthejmini), (Miratimet e Jurisprudncës së Agjërimit), vëll. 5, fq. 249, Përmbledhja dhe Përgatitja Nga Fehd Ibn Nasir Sulejmani, “Shtëpia Botuese: “Daru’s-Surejja” (Vendi i Plejadës).

10- Ibn Tejmijje, “Daru Tearudi’l-Akli ue’n-Nakli eu Muafakati Sahihi’l-Menkuli li’s-Sarihi’l-Makuli” (Vendi i Kundërshtimit i Mendjes dhe i Përcjelljes ose Shpërblimi i Haditheve të Vërteta të Zhvendosura në Sqarimin e Arsyetuar), vëll. 1, fq. 249 Vërtetmi nga Dr. Muhammed Reshad Salimi.

11- Ibn Tejmijje, “Mexhmuatu’l-Fetaua ue Resaili” (Përmbledhja e Miratimeve dhe Shpalljeve), vëll. 5, fq. 249.

12- “Fetaua’sh-Shejh Alame Muhammed Nasiruddin Albani fi’l-Medineti ue’l-Imarati” (Miratimet e Shejh Dijetar Muhammed Nasiruddin Albanit në Qytet dhe në Urbanisikë), fq. 126, Përmblodhi Umer Abdulmunim Selimi.

13- “Fetaua’sh-Shejh Alame Muhammed Nasiruddin Albani fi’l-Medineti ue’l-Imarati” (Miratimet e Shejh Dijetar Muhammed Nasiruddin Albanit në Qytet dhe në Urbanistikë), fq. 126, Përmblodhi Umer Abdulmunim Selimi.

14- “Fetaua’sh-Shejh Alame Muhammed Nasiruddin Albani fi’l-Medineti ue’l-Imarati” (Miratimet e Shejh Dijetar Muhammed Nasiruddin Albanit në Qytet dhe në Urbanistikë), fq. 127, Përmblodhi Umer Abdulmunim Selimi.

15- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebi’l-Methani” (Shpirti i Kuptmieve të Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 21, fq. 305,  Vërtetimi nga Mahir Habushi, Shtëpia Botuese: “Muessetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes), Botimi i Parë, 1431. Dobive), (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak