Sekretari i Përgjithshëm ‘Xhemati Islami’ në Indi: Irani është shumë i suksesshëm në luftën kundër terrorizmit
Sekretari i Përgjithshëm i ‘Xhemati Islam’ Indi, (Jamaat-e-Islami Hind (JIH), inxhinier Muhammed Salim, tha të shtunën se diplomacia aktive e Iranit bëri që vendi të vepronte me sukses në luftën kundër terrorizmit.
Duke folur në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve të Republikës Islamike mbi rolin e Iranit në përforcimin e lëvizjes së rezistencës, ai shtoi se falë diplomacisë aktive, Irani si një vend i madh dhe më i madhi në rajon, jo vetëm që ka vepruar me sukses në luftën kundër terrorizmit, por gjithashtu ka arritur të krijojë ndërveprim me shtetet e tjera rajonale.
Por sigurisht, ekzistojnë dallime midis shteteve islamike, tha ai, duke vënë në dukje se shtetet e fuqishme islamike duhet të bëjnë çmos për të ruajtur të drejtat e muslimanëve.
Uniteti midis shteteve myslimane është shumë i rëndësishëm dhe Umeti Islam duhet të mbajë vigjilencën ndaj komploteve të regjimit të SHBA-ve dhe regjimit zionist, tha ai.
Duke dënuar mbështetjen e SHBA për terrorizmin, ai tha se SHBA mbështesin terrorizmin në forma të ndryshme dhe ata po përpiqen të portretizojnë Islamin dhe muslimanët si terroristë.
Islami është kundër terrorizmit dhe të gjithë myslimanët janë të detyruar të luftojnë kundër dhunës , tha ai.
Burimi : IRNA