Marshim në Nigeri për Sheik Zakzakin

Publikuar në Shk. 17, 2018, 1:50 a.m.

Populli nigerianë e zhvilloi një marshim të madh për Sheik Ibrahim Zakzakin.

U zhvillua një marsh masiv, në qendër të Abujës, për të kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të udhëheqësit të Lëvizjes Islamike të Nigerisë, Sheik Ibrahim Zakzakit, i cili u arrestua pavarësisht nga një vendim gjyqësor në favor të tij.

Në marshimin protestues morrën pjesë edhe kristianët edhe muslimanët.

Udhëheqësi i myslimanëve nigerianë, Sheik Ibrahim Zakzaki, ka qenë në burg që nga dhjetori i vitit 2015. Pas bastisjes së armatosur të bërë nga ushtria ndaj qendrave arsimore, Sheik Zakzaki ishte lënduar rëndë dhe u vranë disa nga djemtë e tij dhe shumë nga pasuesit e tij.

Nga Sheik Ibrahim Zakzaki nuk u morë asnjë lajm pothuajse për dy vjet dhe së fundmi u lejua që për herë të parë të bënte një deklaratë për gazetarët. Në deklaratat e bëra, Zakzaki vuri në dukje se po mbahej i arresuar padrejtësisht dhe duke u shprehur se nuk ishte mirë me shëndet, ai i falendëroi përkrahësit e tij. 



Burimi : İslami Analiz