Protestë kunder vizitës së Erdoganit në Itali
“Erdogan Not Welcome”. Në të gjithë Romën, nën drejtimin e prefektit Guido Romano është përcaktuar një “green zone” me masa të rrepta sigurie ku është aktivizuar Policia shkencore, shërbimet e inteligjencës e sistemet e videombikëqyrjes për kontrolluar gjithë territorin ku do të lëvizë korteu i Presidentit turk duke mos lejuar asnjë manifestim publik. Kundër vizitës së presidentit Erdogan në Romë “Rrjeti Kurdistan” ka organizuar një fushatë nën thirrjet “Erdogan nuk je i mirëpritur”. Aktivistët kurdë njoftuan një thirrje për një takim proteste kundër Erdoganit të hënën në afërsi të Vatikanit, gjatë një takimi të presidentit turk me Papa Françeskun.