Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Pesëdhjetë.

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Shk. 9, 2018, 2:35 a.m.

Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

Domethënë në njërën anë, një pjesë e muslimanëve e ka përcjellur versionin e hadithit: “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”, ndonëse këtij i mungon zinxhiri i përcjelljes, ndërsa në anën tjetër ata nuk e kanë përcjellur, versionin e pashkëputur të hadithit në formën: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim”, sepse e kanë parë këtë të fundit si një zinxhir të dobët përcjelljeje.

Ju përshëndes me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju. Ja ku jemi sërish me ju në programin tonë të pesëdhjetë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe ju përshëndesim me ndjenjat tona më të bukura. Duam t’iu urojmë mirëseardhjen Zotëri Sejjid Kemal Hajdarit në programin tonë. Le ta cekim menjëherë çështjen tonë. Por para se të kalojmë hollësitë e çështjes, që do të shpjegoni këtë mbrëmje, do t’iu pyesim nëse keni ndonjë çështje që do të donit ta sqaronit, si një përgatitje dhe si parathënie?

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër. Përshëndetja qoftë mbi Muhammedin dhe familjen e Muhammedit dhe qofshin të shpëtuar sa më shpejt”.

Dua të them se asnjë dijetar, nuk ka shpalosur ndonjë mendim ndryshe, nga çështja e Hadithit Thekalejn të cilin e ka shqiptuar gjuha e bekuar e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Krahas prirjeve të tyre të larmishme, dijetarët muslimanë janë të njëzëri mbi Hadithin Thekalejn. Këto lloj hadithesh mbi të cilat është arritur njëzëshmëria janë jashtëzakonisht të rralla.

Megjithëse në Hadithin Thekalejn ka ndodhur një ndasi mendimi mes dy prirjeve të ndryshme. Njerëzit e drejtimit të parë, në veçanti ata të cilët dalin në stacionet televizive në kohët e fundit, që japin këshilla në fjalime, që shkruajnë vepra dhe ata që vlerësojnë shprehen kështu: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) u ka lënë pas vetes së tij bashkësisë muslimane si pika mbështetjeje Librin dhe Sunnetin dhe se ai ka përdorur thënien: “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”.

Ndërsa drejtimi i dytë është pranimi i njohur të cilin zotërojnë dijetarët muslimanë. Kjo ndasi dijetarësh dhe ndjekësit e Shkollës së Ehli Bejtit, kanë thënë se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), nuk u ka lënë pas vetes së tij bashkësisë muslimane si pika mbështetjeje Librin dhe Sunnetin por Librin dhe Farefisin. Ja pra jo është pika e vërtetë e mosmarrëveshjes.

Tani për tani askush të mos më pyesë: “Zotëriu im cili është dallimi mes Farefisit dhe Sunnetit?” Nëse do Allahu (k.m.t.) në vijim ne do të shikojmë së bashku dallimin mes këtyre të dyjave. Por si fillim ne do të përcaktojmë se cili është versioni, i cili ka dalur nga gjuha e bekuar e të dërguarit (p.q.m.t.), i cili nuk flet nga epshi dhe joshja, por fjalët e të cilit janë shpallja absolute. E thënë ndryshe ne duam dhe duhet që të mësojmë se cili është hadithi i cituar nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Vallë a ka thënë ai: “Unë po iu lë Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”, apo ka thënë: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim?!” Pasi ta zbardhim plotësisht këtë çështje, ne do të shpalosim dhe dallimin mes kësaj përcjelljeje dhe përcjelljeve të tjera dhe se cila është drejtimi që e veçon atë nga të tjerat.

Atëherë ne si fillim duhet të përcaktojmë, se cila është forma e Hadithit Thekalejn, e shqiptuar nga gjuha e bekuar e të dërguarit (p.q.m.t.), ashtu siç na bën me shenjë dhe shembulli i sjellur në fjalën e urtë: “Si fillim le të bëhet i qëndrueshëm froni dhe më pas diskuto”. Më tej do të kalojmë në shqyrtimin e një çështjeje, të cilën nuk e kemi shqyrtuar deri më tani, atë të jurisprudencës dhe kuptimit të Hadithit Thekalejn.

Edhe në hetimet tona të kryera në programin me titull: “Mutaharat fi’l-Akide” (Pastërtitë e Kredos), që kanë të bëjnë me përdorimin e fjalëve “meula” (zotëri), “ueli” (kujdestar), “uali” (prefekt) dhe “eula” (më i pari), nga ana e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), kur ka dashur që të caktojë një prijës pas tij janë të përfshira në të njëjtën ndarje. Shprehem kështu sepse secila nga këto fjalëza ka një të argumentuar dhe të argumentim kuranor, përcjellës dhe gjuhësor dhe një rëndësi të veçantë juridike.

Atëherë para së gjithash ne duam që të mësojmë, se cili është version i pranuar, i vlefshëm dhe i vërtetë të Hadithit Thekalejn, në gjirin e dijetarëve muslimanë. Vallë a është versioni i vërtetë dhe i pranuar: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim”, apo është ai “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”, ose që të dy versionet janë të vërtetë? Sipas mendimit tonë nëse argumenti është në vendin e duhur dhe i plotë, atëherë në disa vende i dërguari (p.q.m.t.) në disa vende mund të ketë cituar: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim” dhe në disa vende të tjera mund të ketë thënë: “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”.

Prezantuesi: Le të kalojmë tek zinxhiri i tij. Vallë a ka një zinxhir të plotë dhe të vërtetë versioni i përcjellur në formën: “Libri i Allahut dhe Sunneti im?”

I ftuari: Allahu ua shpërbleftë. Ne do t’iu luteshim analistëve dhe nxënësve të vërtetës, të cilët kërkojnë dhe duan të mësojnë të Vërtetin dhe të vërtetën, që t’u drejtohen përmbledhjeve të haditheve dhe burimeve të fushës së disiplinimit dhe klasifikimit të haditheve. Madje le t’u drejtohen muhaddithëve që kryejnë vërtetimet dhe burimeve të ekspertëve të tjerë, për të mësuar nëse versioni i Hadithit Thekalejn në formën “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”, ka ose nuk ka një zinxhir të vërtetë të plotë dhe të pranuar përcjelljeje. Unë nuk do ta shtjelloj çështjen në këndvështrimin e Shkollës së Ehli Bejtit. Unë do ta trajtoj vetëm në optikën e Ehli Sunnetit, për të mësuar nëse versioni i lartpërmendur në formën “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”, zotëron apo nuk zotëron një zinxhir përcjelljeje.

Ndjekësit e mi të nderuar, dua t’iu them se këtë çështje, nuk e mbaj mend saktësisht por e kam paraqitur dhe shpjeguar një ose dy vite më parë. Por ndërkohë ka kaluar një periudhë e gjatë. Por në këtë program unë do të orvatem, që të paraqis dhe të vlerësoj shpjegimet e dijetarëve të mëdhenj, vërtetuesve dhe dijetarëve të epokës së fundit.

Ndjekësit e mi të nderuar, duam t’iu bëjmë të qartë në veçanti, se arsyeja e sqarimit tonë që ka të bëjë me dijetarët e kohës së fundit, është se në duart e tyre gjenden të tërë zinxhirët e përcjelljes së haditheve. E them këtë sepse nëse në një burim, në lidhje me një hadith mund të thuhet se ai është i dobët, ndërsa në një tjetër burim mund të thuhet se ai është i vërtetë. Ose për sa i përket një hadithi, për të cilin thuhet se është i vërtetë, mund të ketë çështje të tilla që mund t’u kenë shpëtuar syve, sa kjo gjendje mund ta fusë hadithin, madje deri në ndarjen e hadithit të dobët.

Prezantuesi: Domethënë në duart e dijetarit i cili ka bërë vlerësimin e hadithit në atë epokë mund të mos ketë patur të dhëna të mjaftueshme.

I ftuari:  Por në ditët e sotme falenderimi i takon Allahut (l.m.t.), se tërësia e burimeve dhe të dhënave të fushës së disiplinimit dhe klasifikimit gjendet në duart tona. Ne nuk do ta paraqisim çështjen në mënyrë të imtësishme. Ne do të orvatemi që paraqisim çështjen vetëm nga ana e vlerësimit, caktimit të zbatimit dhe me sqarimet e disa dijetarëve të epokës së fundit. Pra ne do të hetojmë se cila janë vlerësimet, e dijetarëve të epokës së fundit, në lidhje me versionin e Hadithit Thekalejn të shprehur në formën: “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”, pra nëse ky i fundit zotëron ose nuk zotëron një zinxhir të vërtetë përcjelljeje dhe çështje të tjera të ngjashme.

Mund të thuhet kështu: “Zotëriu im i nderuar ky zinxhir përcjelljeje është i vërtetë me anë të ndjekshmërisë dhe me dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë. Sepse ndonëse një hadith mund të jetë në zotërim të një zinxhiri të dobët përcjelljeje, por ai mund të fuqizohet duke i shtuar atij, një zinxhir të dytë, të tretë dhe të katërt përcjelljeje dhe mund të fitojë cilësinë e të qenit argument”.

Ne do ta shqyrtojmë drejtpërdrejtë këtë hadith. Vallë a gjendet apo nuk gjendet në duart tona, zinxhiri i përcjelljes i këtij versioni të Hadithit Thekalejn, i përcjellur nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)? Pra a ka lënë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pas vetes së tij si autoritet dhe mbështetje, “Librin e Allahut dhe Farefisin e tij”, ose “Librin e Allahut dhe Sunnetin e tij?!”

Ndjekësit e mi të nderuar le të mos e zgjasim shumë. Le t’i hedhim një vështrim veprës me titull: “Muatta” (Lidhja) e Imam Malikut. Përcjellësi i veprës me titull: “Muatta” (Lidhja) Jahjai thotë se: “Mua ma përcolli Imam Maliku, ndërsa këtij i kishte thënë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka urdhëruar: “Unë po iu lë dy gjëra. Për sa kohë që lidheni fort pas këtyre nuk do të shmangeni kurrë nga udha e drejtë. Këto janë Libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarit”. (1)

Atëherë themi se zinxhiri i përcjelljes së hadithit është i qartë, sepse përcjellësi ka kumtuar se atij këtë hadith, ia ka urdhëruar i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Zinxhiri i përcjelljes së hadithit nuk gjendet. Ky tekst ndodhet në veprën me titull: “Muatta” (Lidhja) e Imam Malikut.

Tani le të shohim vlerësimin e vërtetues Beshshar Auuad Marufit i cili në të njëjtën kohë është dhe një hulumtues bashkëkohor. Ai citon kështu: “Ky hadith ka tre udhë. E para është udha e dërguar nga Ebu Hurejre. Në këtë udhë është i pranishëm Salih Ibn Musa Talhiu. Hadithi i Ebu Hurejres është jashtë mase i dobët”.

Udha e dytë është përcjellur, nga gjyshi i Kethir Ibn Abdilah Ibn Amrit, Amr Ibn Aufi. Në zinxhirin e përcjelljes së këtij hadithi gjendet Kethir Ibn Abdilah Ibn Amri. Edhe ky hadith është tej mase i dobët. Pohoj se çështja e dobësisë së përcjelljes së këtyre dy haditheve është me të vërtetë e pashoqe.

Hakimi (vëll. 1, fq. 93) me zinxhirin e tij të përcjelljes, e ka përcjellur këtë hadith nga Ismail Ibn Ebi Uejsi, ky nga Theur Ibn Jezidi, ky nga Ikrime Ibn Ebi Xhehli dhe ky nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Sërish zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i dobët. Them kështu sepse çdo hadith i përcjellur nga Ismail Ibn Ebi Uejsi më vete, jashtë Dy Përmbledhjeve të Haditheve është i dobët. Sërish nuk ka asnjë dëshmitar i cili mund të tregojë vërtetësinë e këtij hadithi”. (2)

Sipas fragmentit kjo përcjellje është aq e dobët sa thuajse nuk ka asnjë zinxhir përcjelljeje. Megjithatë Beshshar Auuad Marufi kumton se përmbajtja e këtij hadithi është e vërtetë. Por çështja jonë e tanishme, ka të bëjë me zinxhirin e përcjelljes së hadithit, ose e thënë ndryshe me praninë ose mugesën e një zinxhiri të vërtetë përcjelljeje të këtij hadithi.

Si përfundim dijetari dhe vërtetuesi bashkëkohor Beshshar Auuad Marufi sikur do të thotë se ky hadith nuk ka ndonjë zinxhir përcjelljeje. Ky është burimi i parë.

Burimi ynë i dytë është vepra me titull: “llzamat ue’t-Tetebbu” (Thelbësoret dhe të Ndjekurat), e Imam Darekutniut (v.v. 385 m.i.). Pohojmë se nuk gjendet ndonjë lidhje mes dijetarit jemenas Dijetar Uadiut, i cili ka bërë përgatitjen e pjesës së përmbledhjes dhe atutorit të veprës Imam Darekutniut. Dijetar Uadiu në pjesën e përmbledhjes ka thënë në këtë mënyrë: “Citoj se është një shpresë udhëzimi i Allahut të Bekuar i të tërë muslimanëve në Librin e Zotit të tyre dhe drejtimi i të dërguarit të tyre në Sunnetin e të nderuarit Muhammed Mustafasë (p.q.m.t.), sepse i dërguari ka thënë: “Unë po iu lë në mesin tuaj dy gjëra, që për sa kohë që lidheni fort pas këtyre nuk do të shmangeni. Këto janë Libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarit”.

Këtë hadith e ka përcjellur Hakimi. (3)

Hadithin e lartpërmendur e kemi lexuar në fragmentin paraardhës. Në botimet e mëhershme të kësaj vepre Dijetar Uadiu ka përcaktuar se ky hadith është i vërtetë. Por në botimin e veprës të vitit 1430 të mërgimit islam, në ndryshim nga i botimeve të mëparshme ai ka vënë një shënim. Kjo është arsyeja se përse unë, do t’iu lutesha ndjekësve tanë të nderuar, që t’iu drejtohen botimit të veprës me titull: “llzamat ue’t-Tetebbu” (Thelbësoret dhe të Ndjekurat), e Imam Darekutniut të vitit 1430 të mërgimit islam. Shprehem kështu sepse Dijetar Uadiu ka vënë këtë shënim në botimin e kësaj vepre: “Unë e kuptova më vonë se ky ishte një hadith i dobët”. (4)

Prezantuesi: Pra ai ka dashur të thotë se mendimi im rreth vërtetësisë së hadithit ka ndryshuar.

I ftuari: Goditët në shenjë. Allahu (l.m.t.) ua shpërbleftë. Dijetarët janë në dijeni se Dijetar Uadiu është njëri nga dijetarët e mëdhenj të Jemenit. Shikoni se çfarë thotë Dijetar Uadiu: “Unë e kuptova më vonë, se ky ishte një hadith i dobët, sepse ky hadith është përcjellur nga udha e Ismail Ibn Ebi Uejsit... Këta dëshmitarë nuk e ngrejnë hadithin në fjalë në nivelin e përdorimit të tij si argument. Sepse në zinxhirin e përcjelljes së këtij hadithi është e pranishme një dobësi e jashtëzakonshme”. (5)

Në këtë pjesë Dijetar Uadiu, ndonëse ka treguar disa dëshmitarë, në lidhje me hadithin e sipërcituar, sërish ai ka bërë të qartë se ky hadith, nuk ka mundur ta arrijë në nivelin e përdorimit të tij si një argument. Me fjalë të tjera ashtu siç hadithi i vërtetë ka shkallët e tij edhe hadithi i dobët ka shkallët e tij të larmishme. Me sa kuptohet hadithi i përcjellur nga udha e Ismail Ibn Ebi Uejsit gjendet në kufirin më të lartë të dobësisë. Deri në atë shkallë sa duke përdorur thënien e Beshshar Auuad arufit, duket sikur hadithi i mësipërm është në atë shkallë, sa thuajse nuk nuk ka asnjë zinxhir përcjelljeje të vërtetë.

Burimi i tretë është vepra me titull: “Tahdhiru’l-Muslimini ani’l-Ibtidai ue’l-Bidai fi’d-Dini” (Këshillimi i Muslimanëve në Zbatimin e Fillimit të Fesë), e Shejh Dijetar Ahmed Ibn Haxherit.

Shkrimtari pas përcjelljes së hadithit citon kështu: “Imam Maliku e ka shënuar këtë përcjellje si të shmangur. (6) Ndërsa Hakimi pasi e ka shënuar këtë hadith vetëm si zinxhir përcjelljeje ka thënë se është i vërtetë. (7)

Prezantuesi: Këtu ka një problem të madh.

I ftuari: Po ky term tregon se këtu gjendet një problem i madh. Pra kuptojmë se nga zinxhiri i tij kanë rënë dy ose më shumë përcjellës njëri pas tjetrit.

Tani le të kalojmë në një tjetër burim atë të veprës me titull: “Esiletun Haule’s-Selefijje” (Pyetje Rreth Selefizmit), e dijetarit shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit.

Dijetar Albani ka thënë kështu: “Unë po iu lë në mesin tuaj dy gjëra, që për sa kohë që lidheni fort pas këtyre nuk do të shmangeni. Këto janë Libri i Allahut dhe Sunneti im. Këto nuk ndahen nga njëra-tjetra derisa të më arrijnë mua në krye të lumit”. (8)

Unë nuk e di se ku e ka gjetur dijetari i lartpërmendur thënien: “Këto nuk ndahen nga njëra-tjetra derisa të më arrijnë mua në krye të lumit”, sepse në veprën me titull: “Muatta” (Lidhja) e Imam Malikut ky argument nuk gjendet. Ndonëse çështja jonë tani për tani është thënia: “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”.

Ai i cili ka kryer mbledhjen dhe shpjegimin e veprës, Amr Ibn Abdilmunim Selimi ka shprehur kështu në lidhje me hadithin e sipërcituar: “Unë them se ky zinxhir është jashtë mase i dobët dhe se hadithi i përcjellur në formën: “dhe Sunnetin tim” nuk ka asnjë udhë të vërtetë përcjelljeje”. (9)

Prezantuesi: Ky është përfundimi që arrihet kur kryhet një hetim i plotë mbi këtë hadith.

I ftuari: Ndjekësit tanë të nderuar duhet ta dinë, se ai i cili përçon hadithin e përcjellur në formën: “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”, në stacionet televizive, ose që e shënon këtë në veprën e tij, ose është një njeri i paditur, i cili nuk ka njohuri për zinxhirët e përcjelljes, udhët e ardhjes së hadithit, diturinë e shkencës së disiplinimit dhe klasifikimit të haditheve, ose është një njeri i mllefosur që i ka mbyllur sytë përballë së vërtetës.

Prezantuesi: Ata përpiqen që të thonë një gënjeshtër nga goja e të dërguarit (p.q.m.t.).

I ftuari: Askush të mos na kundërshtojë duke na thënë se në veprën tuaj me titull: “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë) dhe “Usulu’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftimit) kalon hadithi në formën: “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”. Përgjigjia e këtij kundërshtimi do të shqyrtohet në të ardhmen. Megjithatë hadithi në formën: “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim” nuk kalon në Hadithin Thekalejn. Citojmë se këto dy ndodhi nuk duhet të ngatërrohen me njëra-tjetrën. Shtojmë se është e vërtetë hadithi i përcjellur në formën: “dhe Sunnetin tim” si mbështetje është përcjellur edhe tek ne. Por sqarojmë se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) na ka urdhëruar që të kuptojmë Sunnetin dhe t’i drejtohemi Farefisit. Ju pranoni 18 mijë bashkëkohës si pikë drejtimi. Por në mesin e bashkëkohësve ndodhen ndarje të ndryshme njerëzish si dijetarë, të paditur, besimtarë, dyfytyrësh, dezertorë dhe të tjera. Ndërsa ne i drejtohemi njerëzve si Imam Aliu (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.).

Prezantuesi: Domethënë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) i ka treguar të tërë muslimanëve Farefisin si burim.

I ftuari: Ju lumtë goja. Askush të mos na ngrejë kundërshtimin duke na thënë se edhe në veprën me titull: “Usulu’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftimit), kalon hadithi në fomën “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”. Ne themi na sillni thëniet që kanë të bëjnë me versionin “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim” të Hadithit Thekalejn dhe jo të një formati tjetër. Me fjalë të tjera ne kërkojmë që të na sillni një udhë të zinxhirit të përcjelljes së vërtetë, të versionit të cituar nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) kështu: “Unë po iu lë në mesin tuaj dy gjëra, që për sa kohë që lidheni fort pas këtyre nuk do të shmangeni. Këto janë Libri i Allahut dhe Sunneti im”.

Ju nuk mund ta sillni atë sepse ajo nuk ekziston. Pohojmë se vërtetë në veprën me titull: “Nahxhu’l-Belaga”(Arti i Oratorisë), është e pranishme thënia “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”, e thënë nga prijësi i besimtarëve Imam Aliu (p.m.t.) dhe na ka treguar Librin dhe Sunnetin si një burim drejtimi. Kjo është e vërtetë sepse ne i drejtohemi Librit dhe Sunnetit dhe si rrjedhojë ne jemi ndjekësit e vërtetë të Sunnetit. Shprehemi kështu sepse Sunneti i vërtetë ka arritur në duart tona me udhën e Farefisit.

Mirë, por ju në cilën udhë iu ka arritur? Ju e dini shumë mirë se prijësi i parë, i dytë dhe i tretë e kanë ndaluar veprimtarinë e shënimit të haditheve. Më pas iu erdhi radha bijve të Umejjes. Ky proçes i zënë fill nga Uthmani dhe Muauije vijoi në këtë mënyrë deri në epokën e Umer Ibn Abdilazizit. Theksojmë se deri në kohën kur erdhi Umer Ibn Abdilazizi, Sunneti as është shkruar dhe as është shënuar. Kështu që si pasojë e ndailimit të shkrimit të haditheve në hadithe u paraqitën shtime ose pakësime. Megjithatë gjendja tek ne nuk është kështu, sepse hadithet dhe përcjelljet janë të ruajtura që në ditën e parë, pranë Imam Aliut (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.), Imam Husejnit (p.m.t.) dhe Fatime Lules (p.m.t.). Përsërisim se përcjelljet kanë arritur tek ne në duar të sigurta dhe në udhën e Ehli Bejtit. Askush nuk dyshon se ky zinxhiri i bekuar është vetë Pema e Mirë.

Kështu që askush të mos na thotë se në veprën me titull: “Nahxhu’l-Belaga”(Arti i Oratorisë), ceket thënia “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”. Kjo është e vërtetë se kalon në veprën me titull: “Nahxhu’l-Belaga”(Arti i Oratorisë), e megjithatë nuk ka asnjë lidhje me Hadithin Thekalejn.

Le ta përmbledhim çështjen me thëniet e Amr Ibn Abdilmunim Selimit i cili thotë: “Ky zinxhir është jashtëzakonisht i dobët dhe ashtu siç u bë e ditur më lart hadithi në formën “dhe Sunnetin tim” nuk ka asnjë zinxhir të vërtetë përcjelljeje. Të mos t’iu mashtrojë dukuria e ngritjes së këtyre tre ndarje përcjelljesh, në shkallën e hadithit të mirë, të vërtetuesit të veprës me titull: “Fakih ue’l-Mutefakkihi” (Juristi dhe Nxënësi i Jurisprudencës) e Hatib Bagdadit. Sepse në kornizën e vlerësimit të shëndoshë intelektual, cilësimi i tij i këtyre përcjelljeve në shkallën e hadithit të mirë nuk ka asnjë lloj vlere reale”. (10)

Ashtu siç shihet, vërtetuesi jo vetëm që ka vënë në pah, se kjo përcjellje nuk ka një zinxhir të vërtetë përcjelljeje, por ka shtuar se ajo nuk është as në shkallën e hadithi të mirë. Besojmë se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se ne kemi sqaruar, se hadithi i vërtetë qëndron në shkallën më lartë të vlerësimit, hadithi i mirë vjen menjëherë pas hadithit të vërtetë. Shkurtimisht shkrimtari bën të qartë se ky version i Hadithi Thekalejn, jo vetëm që nuk është një hadith i vërtetë dhe i mirë, për më tepër nuk është e mundur që t’i gjendet një zinxhir përcjelljeje, që të mund të kalojë në kornizën e vlerësimit të shëndoshë intelektual.

Epo mirë por përse Shejh Albani e ka përcjellur hadithin në formën “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim?!” Mbase ai e ka përcjellur Hadithin Thekalejn në këtë formë duke u mbështetur në një zinxhir përcjelljeje që do ta bëjmë me shenjë. Ai është munduar që të përftojë një përcjellje të tillë me anën e ndjekshmërisë, dëshmitarëve dhe provave. Megjithatë as këto udhë nuk kanë mundur që ta ngrejnë këtë hadith në shkallën e hadithit të mirë. Përsërisim se përcjelljet të cilat nuk janë të vërteta në vetvete, jo vetëm që nuk mund të përdoren si argument, por janë të privuara edhe nga zinxhiri i përcjelljes.

Prezantuesi: Atëherë ky version nuk zotëron asnjë zinxhir të vërtetë dhe nuk është i vërtetë.

I ftuari: Shumë e saktë! Ky version nuk është i vërtetë dhe nuk ka asnjë zinxhir përcjelljeje që t’i vishet ose adresohet. Më tej Shejh Albani ka shprehur kështu: “Duke qenë se i ke konceptuar çështjet e sipërcituara, e ke kuptuar që ky hadith është një argument i fuqishëm, për hadithin që kalon në veprën me titull: “Muatta” (Lidhja)”. (11)

Pra hadithi i pranishëm tek vepra me titull: “Muatta” (Lidhja), e Imam Malikut është një hadith i dobët në vetvete, ne po kërkojmë një argument që do të shërbejë, për ta ngritur atë në shkallën e hadithit të vërtetë. Madje edhe vetë Shejh Albani ka përcaktuar se ky nuk është një hadith i vërtetë. Ai vetëm është përpjekur që të argumentojë, se hadithi është ngritur në shkallën e hadithit të mirë, duke u mbështetur në ndjekshmërinë dhe dëshmitarët dhe se është në zotërim të cilësisë së të qenit kriter.

Prezantuesi: Atëherë kjo nënkupton se kjo përcjellje qëndron në një shkallë dhe më poshtë se hadithi i dobët.

I ftuari: Ashtu siç ka pohuar vërtetuesi: “Kjo përcjellje nuk është asgjë”.

Prezantuesi: Dua të them për ndjekësit tanë të nderuar se nëse nuk i pranoni këto që citon Sejjid Kemal Hajdari atëherë pranoni burimet që lexoi.

I ftuari:Drejtohuni burimeve që kemi lexuar, sepse këto burime janë të pranishme në faqet e internetit dhe se gjendet mundësia që ju të arrini tek ato.

Prezantuesi: Zotëriu im tani le të kalojmë tek versioni tjetër i shprehur në formën: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim”. Vallë a gjendet një zinxhir i vërtetë përcjellje i këtij versioni tek burimet e Ehli Sunnetit që keni mbledhur?

I ftuari: Disa - nga ata thonë se kanë dëgjuar personalisht nga disa njerëz që pretendojnë se janë dijetarë - të thonë se versioni “dhe Farefisin tim” është i njëjtë me atë “dhe Sunnetin tim”, shtojnë se nuk ka asnjë ndryshim mes këtyre të dyve dhe se si zinxhiri i të parit ashtu edhe ai i të dytit mungojnë.

Ndjekësit e mi të nderuar iu kumtoj se disa muaj më parë unë e kam qëndruar në mënyrë të hollësishme mbi këtë çështje. Por dua që të shënjoj disa nga çështjet e paraqitura të cilën kanë vlerën e arit. Iu rikujtoj edhe njëherë se çështja jonë ka të bëjë me pjesën në formën: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim” dhe se tani për tani çështja jonë nuk ka lidhje me pjesën në formën: “Këta të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri”.

Ju mund të thoni: “Zotëriu im përse po këmbëngulni kaq shumë mbi këtë çështje?”

Përgjigjia është kjo: “Nëse burimi i drejtimit është Farefisi atëherë ky duhet të bëhet i njohur. Fjalët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.): “Ju nuk do të shmangeni kurrë pas meje. Këta të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri”, tregojnë mënyrën dhe adresën e ruajtjes nga shmangia. Tanimë që këtej e tutje ne jemi të detyruar, që të njohim identitetin se cilët janë anëtarët e Farefisit, sepse nëse do të lidhemi fort pas këtyre nuk do të mos shmangemi kurrë.

Prezantuesi: Ata janë të barazvlefshëm me Kur’anin.

I ftuari: Për këtë arsye ata orvaten që të bëjnë demagogji për sa i përket çështjes se cili është identiteti i tyre. Jo, jo. Ehli Bejti është një gjë çështje, Farefisi është një çështje tjetër.

Ndjekësit e mi të nderuar, duke qenë se koha jonë është e kufizuar, unë do të mjaftohem me përmendjen e disa dijetarëve të mëdhenj.

Pikë së pari ne do të pasqyrojmë shpjegimet e Imam Tahauiut. Por më parë dua të paraqis identitetin dhe karrierën intelektuale të Imam Tahaiut.

Hafidh Dhehebiu në lidhje me të rrëfen kështu: “Ai është imam, dijetar, hafidh i madh, muhaddith dhe jurist i vendit të Egjiptit. Ai është hanefit dhe atij i përkasin shumë klasifikime”.

Unë citoj se: “Ai njeri i cili heton veprat e këtij imami, sheh thellësinë e tij intelektuale dhe gjërësinë e urtësisë së tij”. (12)

Pra askush nuk mund të ndjejë dyshim mbi fuqinë e diturisë dhe udhëheqjes së tij.

Tani le t’i hedhim një vështrim veprës me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjevetë Pazgjidhura) e Imam Tahauiut (v. 321 m.i.). Përcjellja është kryer nga Zejd Ibn Erkami. Më vonë do të trajtojmë figurën e Habib Ibn Thabitit i cili zë vend tek zinxhiri i përcjelljes së hadithit. Ebu Tufejli ka përcjellur nga Zejd Ibn Erkami duke thënë kështu: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.), gjatë kthimit nga Haxhi i Lamtumirës, pushoi në një luginë të quajtur Gadir Humi. Teksa i dërguari i Allahut (l.m.t.), po mbante një fjalim, u bë një vend me hije, nën pemën semur, me synimin e ruajtjes së tij, nga nxehtësia e lartë diellore. Gjatë fjalimit të tij ai na tha: “Pandeh se së shpejti unë do të thirrem në praninë e Zotit tim. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese. Unë kam lënë për ju dy porosi të rënda, njëra është më e rëndë se sa tjetra: “Këto janë Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”. Kini kujdes se si do vijoni të silleni ndaj meje pas largimit tim nga kjo botë. Këto të dyja nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të lumit”.

Ebu Xhafer Tahauiu pohon kështu: Ky hadith është i vërtetë në këndvështrimin e zinxhirit. Asnjë nga përcjellësit që gjenden tek zinxhiri i tij nuk mund të qortohen. (13)

Në këtë çast ne jemi të përqendruar vetëm në pjesën: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim”. Gjatë vlerësimit të zinxhirit të përcjelljes së hadithit të sipërcituar, Imam Tahauiu jo vetëm që nënvizon se zinxhiri i tij është i vërtetë, por për më tepër bën të qartë se anjëri  përcjellësit që gjenden tek zinxhiri i tij nuk është qortuar. Pra nuk është e mundur që të qortohet asnjëri nga përcjellësit e udhës së mësipërme të Hadithit Thekalejn.

Prezantuesi: Si mund të vlerësohet kjo përcjellje njëlloj me tjetrën!

I ftuari: Ju lutem tregohuni të vëmendshëm. Ai citon se në njërën anë kemi një përcjellje të shmangur, që thuajse nuk ka asnjë vlerë intelektuale - për të cilën Dijetar Uadiu ka theksuar se ajo përcjellje nuk është asgjë - ndërsa në anën tjetër kemi një hadith për të cilin Imam Tahauiu ka shpalosur: “Askush nuk mund të qortojë asnjë nga përcjellësit që gjendet në zinxhirin e tij”.

Tani le të kalojmë tek një dijetar tjetër të cilin mund ta pranojnë Ibn Tejmijje, vartësit dhe ndjekësit e tij. Po bëjmë fjalë për Ibn Kethirin autorin e veprës e titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi) dhe “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh).

Shkrimtari citon kështu: Në veprën e tij me titull: “Suneni” (Sunetet) Imam Nesaiu duke shënuar një udhë ngaAhmed Ibn Muthennaja, ka përcjellur se Zejd Ibn Erkami ka thënë: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.), gjatë kthimit nga Haxhi i Lamtumirës, pushoi në një luginë të quajtur Gadir Humi. Teksa i dërguari i Allahut (l.m.t.), mbante një fjalim, u bë një vend me hije, duke mbuluar pjesën e sipërme të pemës semur, me synimin e ruajtjes së tij, nga nxehtësia e lartë diellore. Gjatë fjalimit të tij ai na tha: “Pandeh se së shpejti unë do të thirrem në praninë e Zotit tim. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese.ftese. Unë kam lënë për ju dy porosi të rënda, njëra është më e rëndë se sa tjetra: “Këto janë Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”. Kini kujdes se si do vijoni të silleni ndaj meje pas largimit tim nga kjo botë. Këto të dyja nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të lumit”.

Mësuesi ynë Ebu Abdullah Dhehebiu citon se ky hadith është i vërtetë. (14)

Ashtu siç shihet Ibn Kethiri pasi ka përcjellur hadithin ka bërë të ditur edhe mendimin e Imam Dhehebiut i cili ka vënë në dukje se hadithi është i vërtetë.

Prezantuesi: Atëherë Dhehebiu ka kumtuar se kjo është një përcjellje e vërtetë.

I ftuari: Pikërisht.

Prezantuesi: Edhe Tahaiu ka thënë se është një hadith i vërtetë.

I ftuari:Çfarë citon Ibn Kethiri?

Prezantuesi:Ai citon thotë se edhe në veprën e tij: “Sunen” (Sunetet) Nesaiu ka përmendur se hadithi është i vërtetë.

I ftuari: Në veprën e tij me titull: “Sunen” (Sunetet) Nesaiu e ka përmendur këtë. Një njeri mund të kundërshtojë në formën: “Zotëriu im. Ibn Kethiri nuk e ka bërë të ditur mendimin e tij. Ai ka përcjellur mendimin e Dhehebiut”. Ky është një kundërshtim i drejtë. Atëherë ejani dhe të shohim veprën me titull: “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh) e Ibn Kethirit.

Ai në komentimin e ajeteve 23 dhe 24 të Sures Shura kumton kështu: “Sipas asaj që është sqaruar në një hadith të vërtetë, i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka urdhëruar kështu në fjalimin e tij të mbajtur në vendin e quajtur Gadir Humi: “Unë po iu lë në mesin tuaj dy gjëra, këto janë Libri i Allahut dhe Sunneti im. Këto nuk ndahen nga njëra-tjetra derisa të më arrijnë mua në krye të lumit”. (15)

Autori këtu ka pohuar se hadithi është i vërtetë, nuk ka përcjellur mendimin e Imam Dhehebiut.

Prezantuesi: Pra jo vetëm që nuk e ka përcjellur por ka bërë të qartë se është i vërtetë.

I ftuari: Ai ka thënë: “Sipas asaj që është sqaruar në një hadith të vërtetë, i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka urdhëruar kështu në fjalimin e tij të mbajtur në vendin e quajtur Gadir Humi: “Unë po iu lë në mesin tuaj dy gjëra, këto janë Libri i Allahut dhe Sunneti im. Këto nuk ndahen nga njëra-tjetra derisa të më arrijnë mua në krye të lumit”. (16)

Pohojmë se Imam Tahauiu, Ibn Kethiri dhe Imam Dhehebiu kanë pranuar se ky është një hadith i vërtetë. Këtyre duhet t’u shtohet edhe Imam Nesaiu.

Tani mund të drejtohet një pyetje si kjo: “Zotëriu im a ka ndonjë në gjirin e dijetarëve bashkëkohorë që thonë se ky është një hadith i vërtetë?” E sqarojmë për të disatën herë se në këtë çast çështja jonë është pjesa në formën: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim”. Tani për tani çështja jonë nuk nuk ka të bëjë me pjesët e tjera të hadithit. Unë do të përmend vlerësimet e dy dijetarëve bashkëkohorë të cilët janë shqiptarët Dijetar Shuajb Arnauti dhe Dijetar Albani.

Le të shohim se ç’shkruan vërtetuesi në veprën me titull: “Meusuatu’l-Hadithijje” (Çështjet e Hadithit), e Dijetar Shuajb Arnautit. Sipas një hadithi të përcjellur nga Zejd Ibn Erkami ky ka cituar: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë kështu: “Unë po iu lë në mesin tuaj dy prijës. Një litar i zgjatur që është Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këta të dy nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më vijnë në krye të Lumit Keuther”. (17)

Në zinxhirin e përcjelljes së këtij hadithi gjendet Habib Ibn Thabiti. Shtojmë se thënia në fomën: “Ti je prijësi im pas meje”, e kumtuar nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e mbështet këtë thënie, të cilën e kemi shqyrtuar në programin tonë me titull: “Mutaharat fi’l-Akide” (Pastërtitë e Besimit). Si do t’iu përgjigjeni nëse iu ngrihet një pyetje: “A është Kur’ani një drejtim i vlefshëm, vetëm për në epokën e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), apo e ka ruajtur vlefshmërinë si drejtim edhe pas saj?” Këtu kalon thënia: “halifetejn” (dy prijës). Çfarë thoni në lidhje me këtë?” Ata shprehen se “Nuk ka asnjë hadith ose ndonjë thënie të qartë e cila argumenton se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka caktuar një prijës pas tij?” Mirë por çfarë do të thonë ata për sa i përket këtij hadithi? Sepse në këtë hadith është përdorur thënia: “halifetejn” (dy prijës).

Nuk mund ta kuptoj, se cili është qëllimi i lënies së Librit, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)? A është vetëm që ta doni, apo që të lidheni fort pas tij dhe t’i besoni atij? Cili njeri i mençur mund të ketë përdorur thënien: “Synimi i lënies pas i Farefisit është qëllimi i nderimit dhe i ushqimit të dashurisë për të, ndërsa qëllimi i Librit është lidhja fort pas tij?”

Prezantuesi:Cili është arsyetimi i kësaj ndarje?

Shikoni se çfarë ka cituar dijetari shqiptar Shuajb Arnauti: “Hadithi së bashku me dëshmitarët e tij është i vërtetë përveç pjesës kur është kumtuar: “Këto dy gjëra nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më vijnë mua në krye të lumit në Ditën e Kijametit”. Për sa i përket kësaj pjese, pohoj se ajo është cilësuar e dobët, si pasojë e kujtesës së keqe të Sherikut, i cili ndodhet në zinxhirin e përcjelljes”. (18)

Tani për tani ne nuk po shohim se a është apo nuk është e vërtetë kjo pjesë e hadithit. Megjithatë kufiri më i fundit i vërtetësisë ka të bëjë me faktin se pjesa: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim”. Si përfundim Dijetar Shuajb Arnauti ka cituar: “Hadithi së bashku me dëshmitarët e tij është i vërtetë”.

Shembulli i dytë është hadithi nr: 21.654. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka urdhëruar kështu: “Unë po lë në mesin tuaj dy prijës. Librin e Allahut dhe Farefisin tim që është Ehli Bejti im”. Më tej Dijetar Shuajb Arnauti ka pohuar: “Hadithi së bashku me dëshmitarët e tij është i vërtetë përveç pjesës kur është kumtuar: “Këto dy gjëra nuk ndahen kurrë nga njëra-tjetra, derisa të më vijnë mua në krye të lumit në Ditën e Kijametit”. (19)

Pra njëri nga dijetarët bashkëkohorë, të fushës së disiplinimit dhe klasifikimit të haditheve, ka pranuar se versioni i Hadithit Thekalejn i përcjellur në formën: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim” është i vërtetë.

Ndërsa dijetari tjetër shqiptar Shejh Albani e ka përcjellur këtë hadith në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta). Ai ka shënuar kështu: Hadithi i Farefisit dhe Disa nga Udhët e Ardhjes: I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka cituar kështu: “O ju njerëz! Unë po iu lënë në mesin tuaj një porosi, që nëse do të lidheni fort pas së cilës nuk do të shmangeni kurrë. Kjo është Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. (20)

Ky hadith bën fjalë për “lidhjen” dhe për “mos shmangien”.

Ndërsa në faqet vijuese të veprës ai ka bërë të ditur kështu: “Pas një kohe të gjatë pasi unë e shënova këtë hadith, në pjesën e parë të vitit 1402 sipas mërgimit islam, mora një letër e cila më propozonte që të bëja një udhëtim nga Siria për në Oman dhe më pas në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë çasteve të udhëtimit tim gjeta mundësinë për të biseduar me disa hoxhallarë të nderuar në Katar dhe personalitete të cilët kishin kryer doktoraturën. Njëri nga ata më dha një vepër të shtypur e cila përpiqej që të argumentonte dobësinë e Hadithit Thekalejn. Kur e shtjellova veprën vura re se shkrimtari i saj ishte një njeri i papjekur i cili nuk kishte autoritet në fushën e hadithit dhe dijetarëve të hadithit. Unë u përpoqa që t’ua shpjegoj atyre këtë pikë në dy drejtime.

E para autori ishte mjaftuar vetëm me disa burimet të përhapura që kishte në duart e tij në pikën e shënimit të haditheve. Për këtë arsye ai kishte bërë gabime jashtëzakonisht të pafalshme mbi këtë çështje. Si rrjedhojë ai jo vetëm që kishte anashkaluar dëshmitarët dhe ndjekësit, hadithet e vërteta dhe të mira, por kishte lënë mënjanë nga sytë edhe një numër të madh hadithesh, të cilat zotërojnë një zinxhir të vërtetë përcjelljeje në vetvete.

E dyta ai nuk kishte marrë aspak parasysh fjalët e dijetarëve të cilët kanë bërë të ditur se hadithi është i vërtetë. Në anën tjetër ai nuk i kishte kushtuar rëndësi as vlerësimeve të rregullave të përcaktuara nga ata ana e atyre të cilëve janë ekspertë dhe dijetarë në fushën e hadithit dhe muhaddithëve... Sipas njërës nga këto rregulla një hadith i dobët mund të fitojë fuqi si pasojë e shumicës së ardhjes së udhëve dhe zinxhirëve. Si rrjedhojë shkrimtari kishte kryer një gabim të rëndë duke cilësuar një hadith të vërtetë si një hadith të dobët”. (21)

E thënë ndryshe Shejh Albani, edhepse ishte takuar me njerëz të mirë, ka thënë se ata kishin mendime të thjeshta, madje edhe nëse e zëmë se hadithi është i dobët ai ka fituar fuqi si pasojë e shumicës së ardhjes së udhëve.

Prezantuesi: Atëherë hadithi është i vërtetë.

I ftuari: Në fund të kësaj çështje Shejh Albani ka shprehur kështu: “Dije o lexues i nderuar, se ky është një hadith në të cilin mbështeten dhe e përdorin si argument shiitët”. (22) Shejh Albani nuk është munduar, që ta tregojë zinxhirin e hadithit si të dobët, sepse ai e di se zinxhiri i tij është i vërtetë. Ai e ka drejtuar orvatjen e tij ndaj përmbajtjes së hadithit dhe dhënies përgjigjie të shiitëve gjë kjo që është një çështje tjetër. Nëse do Allahu ne këtë çështje do trajtojmë më vonë.

Unë nuk mund të mendoj për të, se një njeri i cili i ka kushtuar rëndësi mendjes dhe nderimit të diturisë, se ai është përpjekur të hedhë dyshim, mbi zinxhirin e përcjelljes së versionit të Hadithit Thekalejn të përcjellur në formën: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim që është Ehli Bejti im”.

Në dritën e këtyre shpjegimeve ne kuptuam se versioni i hadithit në formën: “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”, ose nuk zotëron një zinxhir përcjelljeje edhe në rast se mund të zotërojë një zinxhir përcjelljeje ky ose këta zinxhirë përcjelljeje janë të dobët, ndërsa për sa i përket versionit të hadithit i përcjellur në formën: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim”, ashtu siç kanë bërë me shenjë edhe dijetarët zotëron një zinxhir përcjelljeje të shkallës më të lartë.

Prezantuesi: Përpara se të kalojmë në lidhjet telefonike dua të përmend një pikë. Domethënë në njërën anë, një pjesë e muslimanëve e ka përcjellur versionin e hadithit: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, ndonëse këtij i mungon zinxhiri i përcjelljes, ndërsa në anën tjetër ata nuk e kanë përcjellur, versionin e pashkëputur të hadithit në formën: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”, sepse e kanë parë këtë të fundit si një zinxhir të dobët përcjelljeje.

I ftuari: Pavarësisht kësaj ata shtrojnë aludimin se ndjekin sunnetin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Megjithatë Allahu i Madhëruar në ajetin 7 të Sures Hashr thotë: “Çfarë u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon ai largohuni. Frikësohuni Allahut, se me të vërtetë Allahu, është ndëshkues i ashpër”. Pra sipas kësaj ju i përmbaheni një hadithi i cili nuk ka asnjë zinxhir, ndërsa lini mënjanë një hadith, i cili ka një zinxhir të vërtetë përcjelljeje.

Ndërsa hadithet e tjera i cilësoni si hadithet e ndjekësve të risive. Tani kemi në lidhje telefonike vëllain Fehdin nga Arabia Saudite. Urdhëroni:

Fehdi: Selamun alejkum. Ne duam që Allahu i Madhëruar t’iu japë udhëzim si ne dhe ju. Unë kam dy pyetje për Zotëri Sejjid Kemal Hajdarin. Zotëriu im. Përse dijetarët shiitë shfrytëzojnë veprat e Ehli Sunnetit për të treguar se medhhebi i tyre është i vërtetë?

I ftuari: Alejkum selam. Ndjekësit e mi të nderuar. Ne shfrytëzojmë burimet e Ehli Sunnetit duke u mbështetur në dy prova racionale.

Pikë së pari është për t’i dhënë rëndësi të dhënave që ata i pranojnë. Ju i pranoni si të vërteta të dhënat dhe njohuritë që kalojnë në këto burime. Së bashku me pranimin tuaj është e pamundur që ju t’i kundërshtoni ato.

Pikë së dyti është për të vënë në jetë njëzëshmërinë mes nesh dhe mes Ehli Sunnetit. Sepse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “Bashkësia ime nuk bashkohet mbi shmangie”. Ne në duart tona jemi në zotërim të përcjelljes së vërtetë në formën: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim” sipas Shkollës së Ehli Bejtit. Nëse kjo përcjelljeje është e pranishme edhe në burimet e dijetarëve të Ehli Sunnetit atëherë zbatohet njëzëshmëria. Duke u nisur nga dukuria se në lidhje me hadithin: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim”, kemi të bëjmë me arritjen e njëzëshmërisë, ndërsa në lidhje me përcjelljen në formën: “Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”, kemi mosmarrëveshje dhe kundërshtim, kështu që paraqitet përcjellja tjetër e hadithit në formën: “Librin e Allahut dhe Farefisin tim”. Ne i shfrytëzojmë burimet tuaja si pasojë e dy provave racionale.

Për më tepër në duart tona gjendet një mbështetje rreth dijetarëve të hadithit. Sipas kësaj mbështetjeje edhepse përcjellja ose përcjelljet e shënuara dhe të përcjellura, nga ana njerëzve të sigurtë dhe besnikë, të cilët nuk besojnë në prijësinë dhe kujdestarinë, sërish ato janë të vërteta dhe të pranuara në mesin tonë. Kjo le të jetë pika e tretë.

Prezantuesi: Ne ju falenderojmë Zotëri Sejjid Kemal Hadari. Ju falenderojmë edhe ju ndjekësit tanë të nderuar. Po iu lëmë në mbrojtjen e Allahut.

 

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Imam Maliku, “Muatta” (Lidhja), vëll. 2, fq. 480, Hadithi Nr: 2618. Përcjellja e Jahja Ibn Jahja Lejsi Endulusiut. Vërtetimi, Shënimi dhe Analiza Nga Doktor Beshshar Auuad Marufi, Shtëpia Botuese: “Garbu’l-Islami” (Islami i Huaj), (viti i botimit 1417 sipas mërgimit islam / viti 1996 sipas kalendarit gregorian).

2- Imam Maliku, “Muatta” (Lidhja), vëll. 2, fq. 480, Hadithi Nr: 2618. Përcjellja e Jahja Ibn Jahja Lejsi Endulusiut. Vërtetimi, Shënimi dhe Analiza Nga Doktor Beshshar Auuad Marufi, Shtëpia Botuese: “Garbu’l-Islami” (Islami i Huaj), (viti i botimit 1417 sipas mërgimit islam / viti 1996 sipas kalendarit gregorian).

3- Ebu Hasan Ali Ibn Umer Ibn Ahmed DarekutniBagdadi, “Ilzamat ue’t-Tetebbu” (Thelbësoret dhe të Ndjekurat), fq. 572, Dijetar Uadiu, Shtëpia Botuese: “Asar” (Zgjidhja), (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Tretë, Jemen.

4- Ebu Hasan Ali Ibn Umer Ibn Ahmed DarekutniBagdadi, “Ilzamat ue’t-Tetebbu” (Thelbësoret dhe të Ndjekurat), fq. 572, Dijetar Uadiu, Shtëpia Botuese: “Asar” (Zgjidhja), (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Tretë, Jemen.

5- Ebu Hasan Ali Ibn Umer Ibn Ahmed DarekutniBagdadi, “Ilzamat ue’t-Tetebbu” (Thelbësoret dhe të Ndjekurat), fq. 572, Dijetar Uadiu, Shtëpia Botuese: “Asar” (Zgjidhja), (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Tretë, Jemen.

6- Fjala “mudal” është emri pësor i foljes katër rrokëshe “a’dele”. Ajo ka kuptimin e qenies në një gjendje të përzier të një gjeje ose një veprimi të ashpër dhe të vështirë. Ndërsa kuptimi terminologjik i saj, është se me përcjelljen “mudal”, kuptojmë se kanë rënë dy ose më shumë përcjellës njëri pas tjetrit në zinxhirin e përcjelljes deri sa të arrijnë tek bashkëkohësit. (Shënim i Përkthyesit).

7- Shejh Dijetar Ahmed Ibn Haxher Butam Elbin Aliu, “Tahdhiru’l-Muslimini ani’l-Ibtidai ue’l-Bidai fi’d-Dini” (Lajmërimi i Muslimanëve në Fillimin dhe Fundin e Fesë), fq.102, Vërtetimi Nga Halil Ibn Muhammed Arabiu, Shtëpia Botuese: “Imam Buhariu”, Katar.

8- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Esiletun Haule’s-Selefijje” (Pyetje Rreth Selefizmit), fq. 17, 18, Përmbledhja, Sistemimi dhe Shpjegimi Nga Amr Ibn Abdilmunim Selimi, Shtëpia Botuese: “Bota e Dobive”.

9- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Esiletun Haule’s-Selefijje” (Pyetje Rreth Selefizmit), fq. 17, 18, Përmbledhja, Sistemimi dhe Shpjegimi Nga Amr Ibn Abdilmunim Selimi, Shtëpia Botuese: “Bota e Dobive”.

10- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Esiletun Haule’s-Selefijje” (Pyetje Rreth Selefizmit), fq. 17, 18, Përmbledhja, Sistemimi dhe Shpjegimi Nga Amr Ibn Abdilmunim Selimi, Shtëpia Botuese: “Bota e Dobive”.

11- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta), vëll. 4, fq. 361.

12- Imam Shemsuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 15, fq. 27-30, Shtëpia Botuese: “Shpallja”.

13- Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Shpjegimi i Çështjeve të Pazgjidhura), vëll. 5, fq. 18, 19, Shtëpia Botuese: “Shpallja”.

14- Hafidh Imaduddin Ebu Fida Ismail Ibn Umer Ibn Kethiri, “Bidajetu ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 7, fq. 668, Vërtetimi Nga Doktor Abdullah Ibn Abdilmuhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Bota e Librave”.

15- Ibn Kethiri, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), vëll. 6, fq. 548, Vërtetimi Nga Hikmet Ibn Beshir Ibn Jasini, Përgatitja Për Shtyp Nga Sa’d Feuuad Sumejli, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu”.

16- Ibn Kethiri, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), vëll. 6, fq. 548, Vërtetimi Nga Hikmet Ibn Beshir Ibn Jasini, Përgatitja Për Shtyp Nga Sa’d Feuuad Sumejli, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu”.

17- “Meusuatu’l-Hadithijje” (Çështjet e Hadithit), “Musnedu’l-Ibni’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 35, fq. 456, Hadithi Nr: 21578, Vërtetimi Nga Dijetar Shuajb Arnauti.

18- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 35, fq. 456, Hadithi Nr: 21578, Vërtetimi Nga Dijetar Shuajb Arnauti.

19- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 35, fq. 512, Hadithi Nr: 21654, Vërtetimi Nga Dijetar Shuajb Arnauti.

20- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta), vëll. 4, fq. 355, Hadithi Nr: 1761.

21- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta), vëll. 4, fq. 358.

22- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta), vëll. 4, fq. 358.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak