Analistja Tunisiane : Selefistët kanë dy anë të errta , pushtetin politik dhe ndryshimin e fetvave

Publikuar në Shk. 6, 2018, 12:07 a.m.

Nuk e themi nga inatet apo synimet dhe ambiciet për prestigj, por e themi se është fakt real por edhe i hidhur, por selefizmimi dhe të vetquajtuarit të tillë paraqesin rrezik dhe kërcënim për çdo shoqëri kudo që gjindet, ka thënë Summeja Ganushi analiste e shquar në Tunis.

 Ajo ka theksuar se ata që kanë predikuar dhe vazhdojnë të thërasin në këtë ideologji të vetëquajtur, kudo kane shkaktuar çrregullim dhe ndarje e që është më e keqja kanë promovuar ekstremizmin dhe duhet që shoqëritë të kenë kujdes prej tyre.

Ganushi ka shtuar se ata kanë dy anë të errëta; anën ekstreme deri në marrjen e pak pushtetit politik dhe ndryshimet në fet’va varësisht interesave që dërgojnë drejt pushtetit.