50.000 fëmijë po vdesin dhe arabët shikojnë
Konflikti në jug të Sudanit ka shkaktuar gjendje të mjerueshme, ka shtuar rrezikun e urisë, nga uria do të vdesin deri në 50,000 fëmijë brenda disa muajve në qoftë se veprimi i menjëhershëm nuk është marrë, kështua paralajmërojë të premtën Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Që nga viti 2011 dhe që prej pavarësisë së Afrikës Jugore dhe konfliktit
etnik që shpërtheu midis trupave besnike të presidentit Salva Kiir dhe
mbështetësve të ish- zëvendës të tij, Riek Machar, numri i fëmijëve të kequshqyer
është rritur, është rritur varfëria dhe korrupsioni në mënyrë të
konsiderueshme.
“Konflikti i vazhdueshëm i ka shtyrë
ata në buzë të vdekjes, përveç nëse trajtohen menjëherë, përndryshe deri në 50.000
fëmijë nën moshën pesë vjeçare ka të ngjarë të vdesin, tha agjencia . Ajo
vlerëson se 3.7 milion njerëz janë në rrezik të pasigurisë ushqimore.
Mjerisht, e keqja më e madhe ende s’ka ardhur. Nëse konflikti vazhdon dhe fermerët humbasin sezonën e mbjelljes, ne do të shohim mungesën e ushqimit të fëmijëve në një shkallë të përjetuar kurrë më parë këtu, tha Jonathan Veitch, përfaqësues i UNICEF-it në jug të Sudanit. Nëse ne nuk marrim më shumë fonde dhe qasje më të mirë për të arritur tek fëmijët e kequshqyer në Sudanin e jugut, dhjetëra mijëra nën pesë vjeç do të vdesin.
Qëllimi i menjëhershëm i UNICEF-it
është për t’i trajtuar 150,000 fëmijët që janë në gjendje të mjerueshme nga
mungesa e ushqimit, do të kujdesemi për shtesa ushqimore, vitamina dhe tableta për
pastrimin e ujit dhe për të ndihmuar
gratë shtatzëna dhe pleqtë. Për ta bërë këtë , ajo ka nevojë për 38.000.000 dollarë,
por deri më tani janë mbledhur vetëm 4.600.000 dollarë.
Më shumë se 900,000 banorë janë në rrezik dhe numri i tyre është në rritje, kurse lakmia e luftëtarëve për të vjedhur rezervat e Programi Botëror të Ushqimit në këtë vend po shpejton fatkeqësinë humanitare.