Dy qëndrime në lidhje me Iranin

nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Jan. 2, 2018, 3:12 a.m.

Në të dyja qëndrimet që janë mbatur në lidhje me protestat në Iran përmbajnë të vërteta të pamohueshme. Megjithatë, vetëm njëra nuk është propagandë dhe përmban të vërtetë objektive.

Ekzistojnë dy qëndrime të ndryshme në lidhje me qëllimin dhe objektivat e protestave të zhvilluara në Iran që filluan më 28 dhjetor dhe përfunduan më 30 dhjetor.

Sipas këndvështrimit të parë, populli ka protestuar kundër politikave ekonomike të qeverisë. Qëllimi i protestave ka qënë ekonomik, ndërsa objektiva ka që qeveria.

Ndërsa sipas pikëpamjes së dytë, populli iranian ka protestuar kundër politikave të jashtme të qeverisë. Për këtë arsye, më shumë se vetë qeveria, objektiva e popullit ka qënë i gjithë regjimi.

Nga palët që i shohin protestat në Iran në këtë këndvështrim, ka qënë Washingtoni ai që ka dhënë deklaratën e parë zyrtare:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka përkufizuar këto protesta si “Protesta paqësore të popullit iranian, të cilët janë lodhur nga gabimet e regjimit dhe harxhimit të pasurisë shtetrore jashtë shtetit për të mbështetur terrorizmin.[1] 

Pikëpamja nga këndvështrimi e humbësve

Sipas këtij këndvështrimi, të përqafuar jo vetëm nga presidenti amerikan, por edhe nga pjesa më e madhe e mediave kryesore, në të vërtetë qëllimi i protestave në Iran ka qënë për faktin se populli iranian është kundër faktit se qeveria e Teheranit po harxhon buxhetin kombëtar jashtë vendit në Siri, Irak, Jemen, Liban dhe Palestinë.

Në ditën e dytë të protestave gjendeshin sllogane si “Lëre Sirinë dhe shihni gjendjen tonë”, “As për Gazzën, as për Libanin, sakrifikohem për Iranin”, “Mallkuar qoftë Hizbullahu”, “Nuk duam republikë islamike”.[2] 

Protestat ishin zhvilluar me posterat e udhëheqësit të Revolucionit Islamik, Ajetullah Hamenei dhe Gjeneralit Kasim Sulejmani dhe jo kundër Presidentit Ruhani qëmerret me artikullimin dhe zbatimin e politikave ekonomike.

Fakti se në shenjestër të protestuesve janë marrë Ajetullah Hamenei që merr vendimet në lidhje me politikat e jashtme dhe Gjeneral Sulejmani që ve në zbatim në terren këto vendime do të thotë se është marrë në shenjestër regjimi dhe jo thjesht qeveria.

Një këndvështim i këtillë mbart në shpresë të madhe ngushëlluese për atë palë që ka ndjesinë se ështëduke humbur kundër Teherani në çështjet e Palestinës, Libanit, Sirisë dhe Jemenit.

Protestat nga këndvështrimi iranian

Ndërsa nga këndvështrimi i brendshëm iranian protestat shihen në një këndvështrim më objektiv që kanë të bëjnë me problematikat ekonomike dhe se objektiva e tyre ka qënë qeveria.

Pavarësisht se nga këto protesta janë nxjerrë kuptime dhe rezultate të ndryshme, edhe mbëshetësit e qeverisë edhe opozitarët e qeverisë i japin të drejtë protestave; megjithatë janë gjithashtu të shqetësuar në lidhje me manipulimet.

Një ditë pas protestave të para, zëvendës presidenti, Ishak Xhihangiri ka mbajtur një fjalim ku është shprehur se në përgjithësi të dhënat ekonomike të vendit janë pozitive, megjithatë ka pranuar se janë rritur çmimet për disa mallëra të caktuarë dhe se në lidhje me këtë mund të bëhen disa rregullime.

Xhihangiri, i cili e ka mbrojtur sisitemin ekonomik, megjithatë nuk i ka mohur problemet ekonomike që ekzisojnë nuk i ka përkufizuar protestat kundër qeverisë si  “protesta të zhvilluara vetë nga populli”, siç preferojnë t’i përkufizojnë opozitarët e qeverisë.

Duke thekuar se këto protesta kundër qeverisë janë përgatitur nga vetë opozitarët dhe duke kujtuar se nëse këto protesta dalin nga kontrolli nuk do të jetë qeveria e vetmja që dëmtohet është shprehur se:

Po përdoren problemet ekonomike si justifikim për çështje të tjera. Prapa perdeve fshihen çështje të tjera. Ata që janë duke zhvilluar lëvizje të tjera kundër qeverisë duhet të jenë të vetëdijshëm se tymi i këtyre ngjarjeve do t’i hyjnë në sy edhe atyre vetë.[3]

A filluan vetë protestat?

Përtej faktit se të gjithë palët e brendshme e pranojnë në mënyrë unanime se qëllimet e protestës janë ekonomike, Xhihangari është shprehur se është për t’u diskutuar fakti se protestat kanë filluar në Meshhed dhe se protestuesit janë mbledhur në mënyrë “të pavarur”.

Nëse protestat do të ishin zhvilluar verën e kaluar kur në kohën që temperaturat shënonin 50 gradëë celcius nëAhvaz u ndërpre energjia elektrike, apo gjatë muajit të kaluar kur kishte të pakënaqur me qeverinë për shkak se nuk kishin marrë mbështetjen dhe vëmendjen e duhur nga qeveria pas tërmetit nëKirmanshah.

Nëse protestat do të kishin filluar nëMeshhed, do të ishin shpërndarë nëKum dhe më pas në gjithë qytetet e tjera do të merrej me më shumë seriozitet pretendimi i Xhihangirit. Sepse Meshhedi dhe Kumi nuk njihen vetëm për identitetin e tyre fetoar por edhe për faktin se gjatë zgjedhjeve të undit presidenciae nuk kanë votuar për Ruhanin por për armikun e tij politik, Ibrahim Reis.

Ibrahim Reisi, që vetë e ka origjinën ga Meshedi e pati mundur Ruhaninë më55 përqind kundër 35 përqind në Kum dhe 56 përqind kundër 43 përqind në Meshhed.

Nga ana tjetër, mediat opozitare të qeverisë i kanë mbështetur këto protesta duke i kufizuar ato si “shqetësime politike të arsyeshme të popullit”[4], ndërkohë media mbështetëse e qeverisë e ‘ka përgënjeshtuar’ lajmin se protestat kanë qënë ‘kundër qeverisë’.[5]

Gjatë 31 dhjetorit, gazeta mbështetëse e qeverisë, Itimad nëpërmjet Tëitter-it ka hedhur edhe një alternative tjetër akoma edhe më sensacionale. Sipas lajmit të publikuar, Sekretari i Përgjithshëm i Këshiilit Kombëtar të Sigurisë, Ali Shemhani ka kritikuar dhe paralajmëruar Imam Ahmed Alemulhudan të Xhamisë Meshhed për rolin që ka luajtur në prapaskenë në lidhje me këto protesta. Ndërkohë, Ibrahim Reisi i ka mohur këto lajme në lidhje me vjerrin e tij Alemulhuda.[6]

 ‘Tymi që kishte zënë sytë’ është shpërndarë shpejt

Mbështetësit e qeverisë janë shprehur se protestat janë zhvilluar he përgatitur nga opozitarët e qeverisë të cilët kërkojnë të shkatërrojnë këtë qeveri dhe duke u munduar të shfaqen sikur protestat janë zhvilluar nga njerëzit pa iniciativat e tyree kanë akuzuar qeverinë se është e paaftë dhe nuk po gjen dot zgjidhje.

Megjithatë, në ditën e tretë kur filluan të shfaqeshin sllogane kundër regjimit janë përqëndruar tek një qëndrim i vetëm tek ata që kanë dëmtuar pronën publike.

Shpresat e mëdha të natës së 30 dhjetorit kur protestat u bënë të dhunshme për “Pranverën Iraniane” u shuan në 31 dhjetor.

Presidenti Hasan Ruhani, me anë të dekaratës që ka dhënë në mbrëmjen e 31 dhjetorit ka dhënë mesazhe ede për palët brenda vendit edhe për palët jashtë.[7]

‘Problemet ekonomike të popullit janë trashëguar pjesërisht në nga e kaluara dhe pjesërisht janë krijuar në kohën tonë.’ ‘Është e drejta e popullit që të protestojë në lidhje me gjithçka në vend.’ ‘Kritikimi është një gjë tërësisht e ndryshme nga dhuma si dhe nga prishja e mallërave të shtetit dhe publikë.’

‘Ai zotëria nga Amerika që sot do të bëhet shok i shetësimeve dhe halleve të popullit iranian, duket se ka harruar se para disa muajve e ka quajtur popullin iranian terroristë.’

‘Disa vende arabe, me të cilat nuk kemi pasur asnjëherë marrëdhënie të mira janë ngazëllyer nga gëzimi. A janë këto protesta në të mirë të popullit apo janë në interes të palëve të tjera?’ ‘Nuk do të tregojmë tolerancë kundër atyre që shkatërrojnë marrrat publikë dhe që prishin rendin publik.’

Plani pas slloganit ‘as Gazza, as Lubani’

Në të dyja qëndrimet që janë mbatur në lidhje me protestat në Iran përmbajnë të vërteta të pamohueshme. Megjithatë, vetëm njëra nga këto palë që është marrë me gjetjen e ‘problemit të vërtetë të Iranit’ nuk bën propagandë dhe përmban të vërtetë objektive.

Për shembull, nëse do ta ndanim në klasa politike popullin iranian, një pjesë e popullit, të cilët mund t’i cilësojmë se ‘reformatorë’ kanë kundërshtimet e tyre në lidhje me politikat e jashtme të shtetit dhe kjo është një e vërtetë e pamohueshme.

Sipas pjesës më të madhe të reformatorëve, problematika më e madhe që ka Irani është mungesa e marrëdhënieve me Amerikën. Në mungesë të kësaj marrëdhënie, Irani mundohet ta zgjidhë një problem të caktuar duke u futur në bisedime me shumë shtete, ndërkohë që në të kundërt mund ta zgjidhte thjesht duke komunikuar me Amerikën në një nivel dypalësh drejtpërdrejtë.

Për shembull, programi bërthamor iranian nuk ka qëllime ushtarake; megjithatë Amerika pretendon se programi bërthamor iranian është fokusuar në prodhimin e armëve bërthamore.

Ndërkohë që Teherani mund ta zgjidhur këtë problematikë në nivelin e vetëm dy palëve me Ëashingtonin, duke hyrë në bisedime vetëm me Amerikën, duke qënë se nuk ka marrëdhënie me Amerikën, është i detyruar që të përfshijë edhe ‘5+1’-shin duke u detyruar të tolerojë nga të drejtat e tij edhe për këtë palë.

Mos njohja nga ana e Iranit të shtetit tëIzraelit e helmon mundësinë për të hyrë në marrëdhënie me Amerikën. Ndërkohë që Izraeli njihet nga qeveritë arabe dhe madje edhe Organizata Palestineze Çlirimtare; mos-njohja e Izraelit nga Teherani ndërkohë që arabët dhe palestinezët kanë bërë të kundërt e bën Iranin më “katolik se Papa”. (shprehja origjinale: më mbret se mbreti)

Nga ana tjetër, vende si Turqia dhe Egjipti që ndërkohë që kanë marrëdhënie ekonomike dhe diplomatike shumë të ngushta me Izraelin, luajnë edhe rolin mbrojtësve të Palestinës, edhe kanë një ndikueshmëri më të madhe në fushën diplomatike si dhe e injorojnë Iranin si një shtet ‘mbështetës të terrorizmit’.

Irani financon çdo nevojë që kanë organizatat e rezistencës, megjithatë këto organizata nuk kanë qënë përherë prezente kur është ndjerë nevoja e tyre në Siri. Për shembull, Hamasi i cili e ka cilësuar veten si një organizatë e Rezistencës, ndërkohë që në vitit 2012 i jepte ‘mësim morali’ në lidhje me Sirisë Iranit, që mbështeste organizatat e rezistencës, ka qëdruar pranëTurqisë dhe Katarit të cilat e kanë nxitur të njohë Izraelin.

Një situatë e ngjashme vlen edhe për rastin e Sirisë. Mbështetja pa masë dhe pa kushte që i ka dhënë Irani Sirisë, ndikon negativisht në marrëdhëniet e Iranit me shtetet e tjera të rajonit.

Edhe fjalët e Trumpit mund të kenë një të vërtetë

Si rezultat, mungesa e marrëdhënieve me Amerikën, qëndrimi kundër Izraeli, mbështetja ndaj rezistencës së Palestinës dhe Libanit, marrëdhënia me Sirinë e kanëlënë Iranin të vetëm si në aspektin ekonomik ashtu edhe në aspektin poliitik. Pavarësisht se është një ndër prodhuesit kryesorë të naftës, Irani ka vështirësi në shitjen e naftës për shkak të këtyre kushteve që e kanë lënë të vetëm; madje edhe paratë e naftës së shitur mund t’i marrë vetëm në rrugë të jashtëligjshme dhe vetëm duke dhënë rryshfete në vlerën e miliarda dollarëve.

Pra, kjo është pikëpamja e politikë së jashtme që krijoi solloganin “as Gazza, as Libani, sakrifikohem vetëm për Iranin” që më pas i shtuan edhe Sirinë, Irakun dhe Jemenin.

Në këtë këndvështrim, mund themi se ato që Trumpi ka thënë në lidhje me protestat mund të jenë në të njëjtën vijë me këndvështrimet e një pjesë të popullit iranian.

Megjithatë, ‘problemi më i rëndësishëm’ i Iranit aktualisht në lidhje me mungesën e marrëdhënieve me Amerikën vjen për shkak të arsyes se ‘Amerika është xhandari i rajonit.

Qeveria aktuale në Iran mbështet tezën se për shkak se nuk mund të kenë marrëdhënie ‘mes dy shteteve të barabarta’ me Amerikën, një marrëdhënie tjetër me Amerikën nuk do të zgjidhte probleme, përkundrazi do të kthehej në një faktor që krijon probleme.

Duke marrë si shembull shtetet në rajon që kanë marrëdhënie të ngushta me Amerikën; mbështet pozicionin e saj dhe hyn në marrëdhënie me palët që përvetësojnë këtë qëndrim nën emrin ‘Aksi i Rezistencës’.

Për këtë arsye, Irani që ka vendosur të mbajë këtë qëndrim nuk pret të përfitojë nga interesat ‘përjashtimorë’ që jep Amerika apo nga rolet rajonale, por pret sakrificën që duhet të paguajë për të mbrojtur boshtin e Rezistencës dhe mbështetjen që do të fitojë.

‘Problemi i vërtetë i Iranit’

Një iranian me emrin Muhamed nga Kumi qëështë lidhur në lidhje telefonike në programin ‘Novbet-i Shoma’ që trasmetohet në serverat e BBC Persian është shprehur se sipas vlerësimeve që janë bërë në lidhje me problemet ekonomike dhe protestat ‘problemi i vërtetë i Iranit’ nuk rrjedh nga mungesa e marrëdhënieve me Amerikën.

Muhamedi është shprehur se “Amerikës nuk i intereson nëse regjimet e shteteve janë diktatoriale apo jo. Shembulli më i qartë dhe konkret është Arabia Saudite...”

Nëse një ditë Teherani mendon se ‘problemi i tij më i madh’ i tij është mungesa e marrëdhënieve me SHBA-në dhe mundohet ta ‘zgjidhë’ këtë problem duke ndjekur këshillën e Muhamedit, nuk do të ishte një suprizë nëse një ditë Washingtoni do ta tregonte Republikën Islamike si një shembull për gjithë rajonin.

Megjithatë, në vitet 1980 kur Irani nuk kishte asnjë aleat tjetër politik në rajon përveç Sirisë, sot ka përfshirë në ‘Aksin e Rezistencës’ dhe ka marrëdhënie edhe politike edhe ushtarake me Libanin, Jemenin dhe Palestinën.

Për këtë arsye e ndjen veten më të fuqishme dhe më të mbrojtur; si dhe nuk ka nevojë të tregohet si shembull nga Amerika.


[1] NTV. 30 dhjetor 2017. Deklarata e Trumpit në lidhje me portestat në Iran https://www.ntv.com.tr/dunya/trumptan-irandaki-protestolara-iliskin-aciklama,388L7z7g7EWABRHjkgJq2g

[2] AA. 31 dhjetor 2017. Përmasat dhe arsyet e protestave popullore në Iran http://aa.com.tr/tr/analiz-haber/irandaki-halk-gosterilerinin-boyutu-ve-nedenleri/1019284

[3] BBC Persian. 29 dhjetor 2017. جهانگیری: دیگران بر حرکت سیاسی در خیابان سوار می‌شوند http://www.bbc.com/persian/iran-42511303

[4] 30 dhjetor2017 trasmetim i edicionit të lajmeve në kalanin IRNN.  https://twitter.com/SharghDaily/status/947063039131602945

[5] Agjencia e Lajmeve Persian. 29 dhjetor2017. تجمع اعتراضی در چند نقطه از کشور برگزار شد http://www.farsnews.com/newstext.php?nn=13961008001211

[6] Ilna. 31 dhjetor2017. تکذیب خبر احضار امام جمعه مشهد به شورای عالی امنیت ملی http://www.ilna.ir/%D8%A8%D8%AE%D8%B4-%D8%B3%DB%8C%D8%A7%D8%B3%DB%8C-3/577045-%D8%AA%DA%A9%D8%B0%DB%8C%D8%A8

[7] Irna. 31 dhjetor2017. روحانی: دولت و مردم با هم مشکلات را حل می کنند http://www.irna.ir/fa/News/82781905

[8] Gazeta Kombwtare (Milli). 13 janar 2015. E patëm bindur Hamasin të pranonte Izraelin

http://www.milligazete.com.tr/haber/975910/hamasi-israili-tanimasi-icin-ikna-etmistik#



Burimi : Yakın Doğu Haber