Peshkatarët indonezian ndërtuan xhami në Tajvan

Publikuar në Dhj. 26, 2017, 11:24 p.m.

Peshkatarët indonezian ndihmuan në ngritjen e një shtëpie të adhurimit për musliman në një ndërtesë në rrugën Nan'an në Nanfang-, në rrethin Yilan në verilindje të Tajvanit.

Ka rreth 1.300 punëtorë indonezianë në Yilan. Shumica janë muslimanë dhe peshkatarë që punojnë në portin e peshkimit Nanfang-ao.

Në vitin 2014, disa peshkatarë indonezian filluan të kërkonin një vend për të themeluar një xhami në mënyrë që ata të praktikonin besimin e tyre. Islami kërkon që muslimanët të luten pesë herë në ditë.

Ndërtesa e vjetër filloi të riparohet nga çatia, me mjeshtër të shkëlqyeshëm, ata ishin në gjendje të rinovonin ndërtesën në një qendër fetare të bukur, të njohur si Xhami Baitul.

Arja, një nga peshkatarët, tha se muslimanët duhet të kryejnë lutje pesë herë në ditë. Kur ata nuk janë në det, ata do të luten në xhami. Ata që mund të këndojnë Kur’anin, e këndojë me zë të lartë gjatë namazit.

Xhamia gjithashtu shërben si një vend takimi për peshkatarët indonezian, ku ata mund të takohen me njëri-tjetrin. Të gjithë ndihmojnë për ta mbajtur vullnetarisht xhaminë, thanë ata.



Burimi : The Asia Time