U arrit fitore kundër keqbërjes në rajon / E vërteta e shqetësimit të treshes SHBA-Izrael-Arabi Saudite kundrejt Iranit
Nga ana tjetër, nuk duket e mundur që Irani, i cili për shkak të presionit të kësaj tresheje ka dhënë me mijëra dëshmorë dhe të palgosurë si dhe ka humbur me miliarda dollarë, të heqë dorë nga mbështetja ndaj popujve të pambrojtur dhe të arrijë një marrëveshje me Amerikën, Izraelin dhe Arabinë Saudite.Sepse pikë së pari të drejtat e popujve të rajonit, shtetet e tyre, fatet e tyre dhe e ardhmja e tyre nuk na janë shitur ne që ne të kemi të drejtë apo jo të heqim dorë prej tyre.
Amerika, Arabia Saudite dhe regjimi sionist së bashku reflektojnë një përqasje të njëjtë. Në përqasjen e parë bëhet fjalë për shqetësimin e thellë që ndjejnë, ndërsa përqasja e dytë konsiston në shfaqjen se po hedhin hapa të rëndësishëm përsa i përket çështjeve të ndryshme në rajon.
Në këtë kontekst, “qëndrimi i ashpër” dhe “hapat e paparashikuar” formësojnë rrugën që ndjekin këto tre shtete. Hapi i Trumpit për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit , lufta që filluan sauditët kundër popullit jemenas, aktivitetet që Izraeli ka ndërmarrë kundër prezencës së Hizbullahut në Siri janë ndër veprimet që janë ndërmarrë pikërisht brenda këtyre kornizave.
Mesa duket nga situata, kjo metodologji do të vazhdojë të zbatohet edhe për 10-12 vite të ardhshme. Kjo është një çështje që nevojitet të merret në konsideratë dhe të analizohet.
1- Shqetësimi ndaj Iranit është një shqetësim që ndihet në të trija kryeqytetet e këtyre shteteve dhe ky shqetësim është i vërtetë. Vetëm sa nuk shprehet haptazi “Frika ndaj Iranit”.
Në të vërtetë, dihet nga të gjithë se këto tri shtete kanë një sistem që në mënyrë konstante mbështetet në krijimin e një frike kundrejt Iranit.
Irani ka krijuar shqetësime të mëdha për Amerikën, Izraelin dhe Arabinë Saudite si përsa i përket strukturës së sigurisë dhe politikës në rajon si dhe strukturës kulturore në botë.
Në këtë çështje këto shtete nuk kanë fuqinë të parashtrojnë asnjë altenativë zgjidhjeje; për këtë arsye nuk kanë më shpresa se mund të shpëtojnë nga kjo situatë pa pasur përplasje politike, kulturore apo edhe ushtarake me Iranit.
Për këtë arsye e zhvendosin vëmendjen në fusha të ndryshme si çështjen e raketave, ndikueshmërinëë rajonale dhe mënyrës së sjelljes së opozitarëve të brendshëm.
Ëshë e pamohueshme se çështja në lidhje me raketat e Iranit ka qënë në fjalimet e pandërprera për 10 vite rresht të zyrtarëve të këtyre tre qeverive.
Ndikueshmëria rajonale e Iranit është parë si një gjë që rrezikon sigurinë dhe interesat e vendeve të tjera dhe për këtë arsye është mbajtur në aktualitet në këtë kontekst gjatë gjithë kohës.
Ndërkohë që sjelljet e opozitarëve të brendshëm të qeverisë iraniane kanë bërë të mundur që akuzat e udhëheqësve të këtyre shteteve kundrejt Iranit të ekzagjërohen deri në dimensione të paimagjineshme.
Të shprehurit për ndikueshmërinë e Iranit si të ishte një rrezik nuk bëhet me qëllim që të minimizohen dëmet që mund të sjellë një ndikueshmëri e këtillë për interesat e tyre kombëtare po me qëllim që Irani të mos mundet kurrë të posedojë një ndikueshmëri dhe fuqi të këtillë.
Me një shprehje deri diku edhe më të guximshme nuk duan që në rajon të ekzistojë një ndikueshmëri e këtillë e pavarur.
Nëse qeveria saudite do të shqetësohej në lidhje me rezultatet negative që mund të sjellë ndikueshmëria e Iranit në rajon atëherë ajo duhet të përpiqet të krijojë dialog me Iranit dhe mund të përdorte një pjesë të ndikueshmërisë që Irani tashmë e posedon në rajon për të zgidhur problemet që Arabia Saudite ka në rajon që nuk janë të pakta.
Megjithatë, sauditët duke u pozicionuar krah për krahu me fuqinë më shkatërruese të rajonit, me regjimin sionist nuk mund as të bëjë përpjekjen më të vogël për të hyrë në dialog me Iranin. Po përse?
Prespektiva rajonale që ka përqafuar Irani është që të heq të gjitha pengesat që nuk po e lejojnë rajonin të shndërrohet në një “rajon të pavarur”; ndërkohë prespektiva që po ndjek Arabia Saudite është që ta kthejë rajonin në kushtetet në të cilat ekzistonte para Revolucionit Islamik të Iranit.
Dhe në këtë kuadër, Muhammed bin Selman jo shumë kohë më parëështë shprehur se në rajon duhet të kthehet një mendësi e Islamit e cila nuk do të përpiqet të fitojë një rol të përfaqësimit të identitetit të rajonit.
Edhe çështja e raketave mbështetet në propagantën e saj qëështë e rrezikshme dhe sigurisht që për Amerikën, Izraelin dhe Arabinë Saudite kjo gjëështë e rrezikshme; megjithatë ky rrezik nuk vjen domosdoshmërisht nga vetë raketat.
Nëse do të qëndronte problemi këtu ka një rrugë shumë të drejtpërdrejtë; Dialog apo një hap në një rrugë tjetër të ngjashme ose të punojnë për të zhvilluar teknologjinë e raketave...
Arsyeja e shqetësimit është në zonë e pavarur në krijim e sipër
Në të vërtetë, Republika Islamike e Irani ka qëndruar neutrale ndaj faktit se për vite të tëra Arabia Saudite ka blerë në sasi shumë shumë të mëdha “mjete të veçanta lufte”. Nuk e ka përkufizuar kurrë këtë gjë si një rrezik kundrejt sigurisë së saj kombëtare.
Për këtë arsye, çështja e raketave që disponon Irani nuk është një çështje që ka të bëjë me kapacitetet ushtarake të Iranit. Çështja qëndron në faktin se një fuqi rajonale është duke hedhur hapa shumë të rëndësishëm dhe mirëmenduar për të krijuar një rajon të pavarur dhe si rezultat kjo do të sjellë krijimin e një rajoni shumë më të ndryshëm na se ishte më parë ky rajon.
Për këtë arsye kjo është një situatë që nuk mund të anashkalohet nga “treshja e shqetësuarë.” Megjithatë, ata natyrisht që flasin shumë rradhë në lidhje me rezultatin e menjëhershëm që krijon ky konflikt. Sepse një rajon i pavarur dhe një rajon islamik nuk përmban kushtin që ky rajon duhet të krijsohet nga kjo treshe.
Askush tjetër përveç tyre nuk i sheh aktivitetet që Irani ndërmerr në këtë kontekst si ndërhyrjen në punët e brendshme të të tjerëve.
Krijimi i një rajoni të këtillë të pavarur ka qënë një dëshirë e përhershme e myslimanëve të rajonit – apo të paktën që prej kohës kur nëpërmjet ndihmës së anglezve u mundësua pushtimi i Palestinës – gjë që Mbreti Selman, Netanyahu, Trumpi dhe të tjerët para tyre janë munduar që të parandalojnë.
A mund të largohen shqetësimet e kësaj tresheje ogurzezë?
Në këtë kontekst ekziston edhe një çështje shumë e rëndësishme: A mundet Irani t’i largojë shqetësimet e Uashingtonit, Riadit dhe Tel Avivit dhe a mund t’i parandalojë deklaratat dhe hapat e tyre të rrezikshme kundrejt rajonit?
Disa, duke u përpjekur ta thjeshtezojnë çështjen shprehen se “nëse ne i ndyshojmë deklaratat tona të forta, dhe i parashtojmë ato në mënyrë më të butë dhe të respektueshme, apo nëse e shtojmë numrin e vizitave të ndërsjellta diplomatike, nëse në fushën diplomatike përdorim një gjuhë të përbashkët ndërkombëtare mund t’i ndrryshojmë kushtet mes palëve dhe mund të krijojmë njëambjent më të qetë.”
Ndërsa sipas disa të tjerëve nëse Irani ul aktivizimin e tij nëçështjet që kanë të bëjnë me rajonin dhe nëse i le disa ,cështje politike dhe të sigurisë në dorë të Amerikës dhe të Arabisë Saudite edhe këto vende do t’i ndryshojnë kushtetet e tyre kundrejt Iranit.
Po ku qëndron e vërteta realisht?
E vërteta është se ato që vihen në këtë pozicion thonë në të vërtetë atë që janë duke menduar realisht; jo ato që mendojnë Amerika, Izraeli dhe Arabia Saudite.
Problemi i këtyre tre shteteve nuk është ajo që thonë zyrtarët e Iranit. Sepse pavarësisht faktit sesa gjuhë të ashpër përdorin zyrtarët iranianë ato nuk krahasohen kurrësesi me të vërtetat e shëmtuara të kësaj tresheje dhe masakrave që kanë shkaktuar në rajonin tonë. Për më tepër ekzistojnë edhe palë të tjera në gjithë botën që mbajnë një qëndrim të ngjashëm të ashpër kundër tyre.
Ndërsa përsa i përket rritjes së numrit të vizitave të ndërsjella diplomatike nuk ekziston askush që të mendojë se ato nuk janë të domosdoshme. Megjithatë në këtë kontekst është e rëndësishme të përmendim faktin se për arritjen në marrëveshje të përbashkët mes dy apo tre shtetet nuk nevojiten bisedime, por nevojtetet që këto palë të kenë intersa të përbashkët dhe të cënohen nga rreziqe të njëjta.
Nuk mund të arrini në marrëveshje me një palë që mundohet t’ju asgjësojë
Në këtë moment ne mund të flasim për “interesat e vërtetë” dhe për “rreziqet e vërteta”. Mund t’u parqesim me qindra argumentëlogjikë. Ato që për ne përbëjnë interesa dhe rreziqe duhet që të përbëjnë interesa dhe rreziqe edhe për palën përballë nesh. Pikërisht si terrorizmi dhe rezultatet që ai sjell...
Megjithatë, për sa kohë që Amerika, Izraeli dhe Arabia Saudite përpiqen ta paraqesin Iranin si rrezikun më të madh dhe të kenë interesin e tyre më të lartë asgjësimin e Iranit, atëherë nuk ka më vend që të flitet për interesin e vërtetë apo për rrezikun e vërtetë.
Nga ana tjetër, nuk duket e mundur që Irani, i cili për shkak të presionit të kësaj tresheje ka dhënë me mijëra dëshmorë dhe të palgosurë si dhe ka humbur me miliarda dollarë, të heqë dorë nga mbështetja ndaj popujve të pambrojtur dhe të arrijë një marrëveshje me Amerikën, Izraelin dhe Arabinë Saudite.
Sepse pikë së pari të drejtat e popujve të rajonit, shtetet e tyre, fatet e tyre dhe e ardhmja e tyre nuk na janë shitur ne që ne të kemi të drejtë apo jo të heqim dorë prej tyre. Pikë së dyti, kjo treshe nuk e ka problemin thjesht me gjërat që ne zotërojmë por me vetë ekzistencën tonë.
Armiqësia e treshes ogurzezë nuk është diçka e re
Ajo që e vërteton këtëështë se: Edhe në kohën kur Jemeni udhëhiqej nga Ali Abdullah Salih dhe Iraku udhëhiqej nga Saddami dhe kur as Ensarullahu nuk ndodhej në Jemen dhe as lëvizjet popullore nuk zhvilloheshin në Bahrein, kur marrëdhëniet strategjike mes Sirisë dhe Iranit nuk ishin në këtë nivel, kur Hizbullahu nuk kishte këtë fuqi që ka aktualisht në Liban, “kjo treshe” kishte një dëshirë të madhe që të ndryshonte situatën e Iranit.
2- Po ku do të përfundojë kjo situatë konfliktuale kaq e zjarrtë? Disa shprehen se Amerika ka në shenjestër drejtpërsëdrejti vetë Iranin dhe këtë mund ta kuptojmë në deklaratat që bëhen me arsyetimin se kërkonqë Irani të ndryshojë regjimin e tij qeverisës: megjithatëë kjo situatë aktuale po e çon Iranin në një përplasje të nxehtë ushtarake me këtë treshe. Për këtë arsye duhet ta ulim nivelin e nxitjes me Amerikën, Izraelin dhe Arabinë Saudite dhe të zgjedhim kujdesin për shtetin dhe sigurinë e brendshme të vendit.
Sipas kësaj teorie ne nuk duhet ta mbajmë mbi shpatulla flamurin e Jeruzalemit dhe të fajësojmë për këtë situatëOrganizatën Islamike të Bashkëpunimit dhe duhet të kontribojmë në këtë organizatë vetëm aq sa kontribojnë edhe shtetet e tjera antare të kësaj organizate.
Të vetëdijshëm se nuk mund të fitojnë nuk marrin guximin të luftojnë
E vërteta është se ky konflikt i kësaj tresheje me Iranin nuk do të zbresë asjëherë praktikisht për t’u zgjidhur në terren ushtarak; sepse sipas vlerësimeve të tyre të përbashkta dhe vlerësimeve individuale është e pamundur që ata të arrijnë një fitore ushtarakisht kundër Iranit.
E dimë se Amerika në asnjë mënyrë nuk kërkon që të ketë një përplasje ushtarake me Iranin. Ndërkohë që edhe sauditët edhe sionistët ia kanë ddeleguar Amerikës konfliktin ushtarak me Iranin dhe e shohin vetën të paaftë për një gjë të ktillë.
Nga ana tjetër, edhe braktisja e çështjes palestineze nga Irani dhe fshehja e tij pas Organizatës Islamike të Bashkëpunim nuk und ta zgjidhin problemin.
Sepse fillimisht në këtë mënyrë, në një situatë të këtillë Irani do të shfaqet në një pozicion armqësor që në të vërtetë nuk është; Lideri i Revolucionit Islamik, populli iranian, institucionet fetare dhe Ushtria e Gardës së Revolucionit dhe institucione të tjera të sigurisë janë kundër një pozicionimi të këtillë.
Nga ana tjetër, tërheqja jonë nga një përgjegjshëmri që kemi 40 vjet që i kushtojmë vëmendje do të ishte një treguesi hapur dobësie. Në një situatë të këtillë, fuqitë keqdashëse dhe të zemëruar nuk do të lidhin marrëdhënie normale me një shtet që e shohin si të dobët dhe nuk do të gjejnë qetësi deri sa ta zhdukin së ekzistuari këtë vend.
Edhe njëherë tjetër do të humbasin
Rruga jonë dhe e rajonit është qartësisht e dukshme dhe në këtë aventurë nuk ka vend për paqartësira. Treshja ogurzezë që bërtet dhe ulëret për t’u shfaqur si një fuqi e madhe është në gradë të fundit e shqetëuar dhe ky shqetësim nuk vjen si pasojë e një analize keqinformuese.
Për këtë arsye, asnjë strategji politike nuk do t’i mundësojë ta bëjnë Republikën Islamike të Iranit dhe Frontin e Rezistencës që të mos i dalin kundër.
Qëndrimi ynë është tërësisht i hapur. Që prej vitit 2000 dhe deri më tani ne kemi shënuar disa fitore në çështje të ndryshme. Pavarësisht ndryshimit të terrenit dhe rritjes së numrit dhe fuqisë së palëve armiqësore, ata gjithësesi do të humbasin përsëri.
Amerika po përpiqet që ta paraqesë veten si e vetmja palë që ka në dorë të vendosë në çështjen paestineze; megjithate ekziston një e vërtetë se ajo nuk e ka fuqinë që të ndyshojë asgjë në dosjen e Palestinës.
As ky popull që po lufton për të rimarrë të drejtat e tij nuk do të braktiset i vetëm dhe as do t’i bashkohet Fronti i Rezistencës Trumpit.
Në këtë këndvështrim mund të themi me siguri se: Koha po përparon me shpejtësi drejt një rruge ku ndikueshmëria e Amerikës në rajon dhe regjimet saudite dhe sioniste do të shkatërrohen.
Burimi : Medya Şafak