Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Dyzetëetetë.

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Dhj. 16, 2017, 1:09 a.m.

Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

I ftuari: Si fillim duam t’iu bëjmë të ditur se Ibn Kajjim Xheuziu ka cituar “Allahu i Madhëruar e ka shpërblyer Imam Hasanin (p.m.t.) dhe i ka dhënë udhëheqjen në udhën e farefisit të tij. Ndërsa ai e ka ndëshkuar Imam Husejnin (p.m.t.) si pasojë e kërkimit të tij të kësaj bote!” Ja pra shikoni se si është shprehur Ibn Kajjim Xheuziu për nipin dhe trashëgimtarin e dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe njërin nga anëtarët e dëlirë dhe të pastër të Ehli Bejtit! Qëllimi ynë i bërjes së qartë, të qëndrimit të Ibn Kajjimit, i cili ka ecur duke ndjekur botëkuptimin fetar emeuist, është për ata të cilët më pyesin, se përse e kemi përkufizuar këtë të fundit, si një rrymë që ushqen armiqësi ndaj Imam Aliut (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit!

Tani duam të bëjmë të qartë, për ndjekësit tanë të nderuar, se në programin e kësaj mbrëmjeje, do të mundohem që të t’i kthejmë përgjigje pyetjes: “Vallë a rrjedh Imam Mehdiu (p.qm.t.), nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), ose nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.)?!” Kjo është një çështje të cilën Zotëri Sejjid Kemal Hajdari, e ka cekur shkurtimisht në programin e shkuar, në të cilin shpjegoi se kjo e fundit ishte një pikë kundërshtuese dhe kishte ndasi mendimi për të. Këtu duam të kërkojmë ndjesë, nga ndjekësit tanë nderuar, sepse disa herë një çështje, mund të zgjatet në disa programe.

Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të dyzetëetetë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe në çështjen: “Argumentimi dhe Zinxhiri i Përcjelljes së Hadithit Thekalejn”. Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar. Ju përshëndes me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju.

Prezantuesi: Zotëri i nderuar, përpara se të fillojmë programin e kësaj mbrëmjeje, do t’iu luteshim që të na jepnit përgjigje, se nga cili farefis rrjedh Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.)?

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër. Përshëndetja qoftë mbi Muhammedin dhe familjen e Muhammedit dhe qofshin të shpëtuar sa më shpejt”.

Atëherë e nisim programin mbrëmjes së sotme, duke sqaruar se jo vetëm në sistemin e besimit të fesë islame, por edhe në sistemin e tërësisë së ligjeve hyjnore të feve qiellore, gjithashtu sipas historisë së njerëzimit, arrijmë në përfundimin se ata besojnë, se me shfaqen e një përmirësuesi, i cili do të mbushë rruzullin tokësor me drejtësi dhe sundim të drejtë, pasi ky i fundit do të jetë i mbushur me dhunë dhe padrejtësi. Gjithashtu ne në programet tona paraardhëse kemi shpalosur se në këtë pikë nuk ka asnjë ndasi mendimi. Krahas kësaj kemi shtuar se disa njerëz, të cilëve nuk ia vlen që t’u zihen emrat me gojë, janë munduar që të mohojnë se çështjen, se Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), do të shfaqet në kohën e fundit. Megjithatë sërish ne në progamet tona të kaluara kemi vëmë theksin se ky lloj mohimi nuk ka asnjë lloj vlefshmërie.

Përpara se të fillojmë programin e kësaj mbrëmjeje, ne do të cekim shkurtimisht dy çështje jetike, të cilat i kemi shqyrtuar në programin paraardhës. Duam të themi se shumë njerëz besimtarë, si nga Shkolla e Ehli Sunnetit, ashtu edhe nga Shkolla e Ehli Bejtit, duke u nisur nga hadithet e vërteta, kanë dëshirë që të mësojnë, përgjigjen e pyetjes se nga cili farefis rrjedh Imam Mehdiu (p.m.t.)? Dijetarët muslimanë janë të mendimit se “Imam Mehdiu rrjedh nga farefisi i Fatime Lules (p.m.t.) dhe i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)”. Përsërisim se në mesin e muslimanëve nuk ka asnjë lloj dyshimi për këtë. Askush nuk ka fuqi që të mohojë se farefisi i tij mbështetet në faktin se ai ka Aliun (p.m.t.) si baba dhe Fatimenë (p.m.t.) si nënë. Duke qenë se këto janë të vërteta të patjetërsueshme të fesë islame nuk e shohim të arsyeshme që të zgjatemi më tej. Krahas kësaj këtu ne do të cekim disa burime të cilat shënojnë këtë të vërtetë të patjetërsueshme dhe të qartë.

Burimi i parë është vepra me titull: “Sahihu’l-Xhamiu’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël e Haditheve të Vërteta), e dijetarit shqiptar Shejh Albanit, i cili e ka sqaruar këtë të vërtetë, duke përcjellur hadithin si më poshtë: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “Mehdiu rrjedh nga farefisi im dhe nga farefisi i Fatimesë (p.m.t.)”. (1)

Arsyeja se përse kalon emri i Fatimesë (p.m.t.), është për të parandaluar një kundërshtim të mundshëm të llojit: “Mbase Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga një farefis tjetër dhe jo nga ai Fatimesë (p.m.t.)”. Ose ka gjasa për ta bërë atë një emër të përveçëm, pas përgjithësimit me qëllim që të bëhet i ditur farefisi dhe identiteti i tij. Domethënë dihet tanimë se Fatime Lulja (p.m.t.), nuk ka patur ndonjë bashkëshort tjetër përveç Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.). Si rrjedhojë nënvizojmë se farefisi i Imam Mehdiut (p.m.t.) mbështetet tek fara e Aliut dhe Fatimesë.

E thënë ndryshe farefisi i tij mbështetet, ose rrjedh drejtpërdrejtë nga dy njerëz që janë të përfshirë në Hadithin e Veshjes. Madje këta dy njerëz të cilët janë të pastruar tërësisht, pikërisht ashtu siç urdhëron Allahu (k.m.t.), në ajetin 33 të Sures Ahzab në të cilin citohet: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht”.Për më tepër shtojmë se muslimanët janë të njëzëri se termi “Ehli Bejti”, mund të përdoret për Imam Aliun (p.m.t.) dhe për Fatimenë (p.m.t.). Rishtas pranojmë se nuk merret parasysh këndvështrimi i atij të cilit kundërshton këtë komentim dhe mendim.

Atëherë theksojmë se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Aliut (p.m.t.) dhe Fatimesë (p.m.t.), dy njerëz këta të cilët janë të dëlirë dhe të pastruar tërësisht. Këtë pikë le ta shënojmë në një anë. Në programet tona vijuese, me dëshirën e Allahut (l.m.t.), do të bëjmë fjalë dhe për çështjen e pafajësisë së Imam Mehdiut (p.m.t.). Kumtojmë se kjo është një çështje së cilës ne nuk duhet t’i qasemi në mënyrë dyshuese. Shprehemi kështu sepse farefisi i tij i bekuar, mbështetet në “shexheretu’t-tajjibe”, ose në pemën e mirësisë, ashtu siç thuhet në ajetet 24, 25 të Sures Ibrahim të cilat janë si vijojnë: “Vallë a nuk sheh se si Allahu jep shembullin, fjalën e bukur si pema e mirësisë, rrënja e së cilës është e qëndruar në tokë, ndërsa degët zgjaten në qiell. Ajo që me lejen e Zotit të saj jep frute në çdo kohë”. Këtu do t’iu kisha lutur që të shikojmë ajetin me kujdes. Vallë a janë frutat e pemës së mirësisë të vazhdueshme, ose ajo jep fruta vetëm ndonjëherë? Natyrisht që frutat e kësaj peme janë gjithmonë të pranishme. Ja pra njëra nga frutat e kësaj peme është edhe Imam Mehdiu (p.m.t.).

Ndërsa burimi i dytë është vepra me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’d-Daife uel’l-Meudua” (Zinxhiri i Haditheve të Dobëta dhe të Shpikura), sërish e dijetarit shqiptar Shejh Albanit. Ashtu siç e kemi shpjeguar me dhjetra herë më parë edhenë programet tona të shkuara, këtë pikë në mënyrë të hollësishme në veprën me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta), e dijetar Shejh Albanit, ndodh që mund të ketë zënë vend edhe një hadith i dobët. Ndonjëherë ngjet edhe e kundërta, pra që ndonëse një hadith është i vërtetë, ai mund të jetë i përcjellur në veprën me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’d-Daife uel’l-Meudua” (Zinxhiri i Haditheve të Dobëta dhe të Shpikura), rishtas e dijetarit shqiptar Shejh Albanit. Ja pra hadithi i lartpërmendur është njëri nga shembujt e kësaj dukurie.

Në veprën e sipërcituar, Shejh Albani ka bërë fjalë për një hadith të vërtetë, brenda një hadithi që zotëron një zinxhir të dobët përcjelljeje. Këtu ndërhyjmë duke cituar se kreu i çështjes nuk është hadithet e vërteta, që të mund të thuhet përse ky i fundit, ceket brenda një hadithi të dobët. Por kreu i çëshjes është hetimi i haditheve të dobëta. Por pavarësisht kësaj dijetari na ka lajmëruar për një hadith të vërtetë të shënuar nën kreun me këtë titull. Më pas autori ka shkruar kështu: Kreu i hadithit: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “Mehdiu rrjedh nga farefisi i xhaxhait tim Abbasit”. (2)

Prezantuesi: Por ky është një hadith i dobët.

I ftuari: Jo ky nuk është një hadith i dobët, por është një hadith i shpikur.

Prezantuesi: Unë e thashë këtë duke u nisur nga arsyeja e përpilimit të kësaj vepre.

I ftuari: Jo autori ka pohuar në mënyrë të drejtpërdrejtë se hadithi i mësipërm është i shpikur. Pra shpjegojmë se edhe kjo çështje mbaroi. Megjithatë nën këtë krye ai ka shënuar këtë hadith të vërtetë: “Sipas meje ky është një hadith i shpikur dhe është njëra nga çështjet që argumentojnë se ky është një hadith i shpikur dhe një gënjeshtër. E themi këtë sepse ky hadith bie ndesh me hadithin: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “Mehdiu është nga familja ime dhe është nga farefisi i Fatimesë”.

Kumtojmë se hadithin në fjalë e kanë shënuar Ebu Daudi, Ibn Maxhe dhe Hakimi. Ndërsa Ebu Amr Daniu, e ka shënuar hadithin në fjalë në kreun me titull “Fiten” (Sprovat), në veprën e tij me titull: “Sunenul’l-Uaride” (Sunetet e Trashëgimtarit). Gjithashtu edhe Ukajli e ka shënuar këtë hadith. Madje ky i fundit ka pohuar se zinxhiri i këtij hadithi është i mirë. (3) Ukajli ka shtuar se të tërë përcjellësit, që gjenden tek zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi janë besnikë. Krahas kësaj nënvizojmë se ndodhen shumë dëshmitarë, të cilët kanë kundërshtuar në mënyrë të prerë hadithin e lartpërmendur: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë:“Mehdiu rrjedh nga farefisi i xhaxhait tim Abbasit”. (4)

Por Shejh Albani ka këmbëngulur se zinxhiri i përcjelljes së hadithit të sipërcituar është i vërtetë. Për më tepër ai ka dhënë edhe emrat e disa dijetarëve, të cilët ndajnë mendimin se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Aliut (p.m.t.) dhe i Fatimesë (p.m.t.).

Prezantuesi: Më pas hadithi na ka shënuar se Aliu (p.m.t.) dhe Fatimeja (p.m.t.) janë të përfshirë brenda anëtarëve Farefisit të Pastër ndërsa Abbas Ibn Muttalibiështë lënë jashtë përfshirjessë tyre.

I ftuari: Ne e kemi shënuar këtë pikë kur kemi shtjelluar çështjen e Ehli Bejtit.

Burimi i tretë është vepra me titull: “Mehdijju’l-Muntadhari Fi Dau’i’l-Ehadithi ue’l-Asari’s-Sahiha” (Mediu i Pritur në Thirrjen e Haditheve dhe Çështjet e Vërteta), e Doktor Abdulalim Abduladhim Bisteuiut. Kjo vepër është një punim intelektual. Ndonëse ajo bart shumë mendime, me të cilat ne nuk përputhemi, kjo e fundit sërish mbetet një vepër intelektuale. Në një hadith të përcjellur nga Ummu Selemeja kjo e fundit ka cituar: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “Mehdiu është nga familja ime dhe është nga farefisi i Fatimesë”.

Lërnani t’iu bëjmë të ditur se hadithin e mësipërm e kanë shënuar Ebu Daudi, Ibn Maxhe dhe Hakimi. Për më tepër ky i fundit e ka shënuar hadithin në fjalë dhe me një zinxhir tjetër përcjelljeje. Ndërsa Imam Buhariu e ka shënuar këtë hadith në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe). Ky i fundit pasi ka hulumtuar një për një të tërë përcjellësit e zinxhirit të hadithit të lartpërmendur është shprehur: “Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i mirë”. (5)

Atëherë theksojmë se zinxhiri i përcjelljes së hadithit të sipërcituar është i vlefshëm dhe i arsyeshëm. Shtojmë se nuk ka asnjë debat në lidhje me këtë hadith. Sërish pohojmë se fakti se Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Aliut (p.m.t.) dhe i Fatimesë (p.m.t.), është një e vërtetë e patjetërsueshme dhe se nuk ka asnjë ndasi mendimesh në gjirin e muslimanëve për sa i përket kësaj çështjeje. Me fjalë të tjera ata të cilët, nuk duan që t’u japin leje Aliut (p.m.t.), që të zbatojë rolin dhe funksionin pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe sërish ata të cilët nuk ndjejnë dyshim, për shfaqjen e një njeriu, i cili rrjedh nga fara e tij, i cili do të mbushë rruzullin tokësor me drejtësi dhe sundim të drejtë, në një kohë kur ky i fundit do të jetë duke u djegur nga dhuna dhe padrejtësia, nuk ndjejnë dyshim se i njëjti njeri do të zbatojë, në mënyrë të prerë butësinë e mbarë të dërguarve. Vallë a mund të ketë një rol më të madh se sa ky? Vallë a është e mundur që të ketë një frut më të madh se fruti i kësaj peme?

Prezantuesi: Pra edhe Mesihu Isa (p.m.t.) do të falë namaz pas tij.

I ftuari: Kjo është një goditje në shenjë. Pasi t’i kemi dhënë përgjigjen e duhur pyetjes, se kush është Imam Mehdiu (p.m.t.), nëse do Allahu (f.m.t.) do të marim në dorë edhe këtë çështje.

Prezantuesi: Ky pra është posti i këtij njeriu të madh i cili rrjedh nga farefisi i Imam Aliut (p.m.t.) dhe i Fatimesë (p.m.t.).

I ftuari: Epo në fakt ai është më i virtytshëm sa sa etërit e tij. Nëse pranojmë se ai zotëron më shumë virtyte se sa Imam Aliu (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.) atëherë përfytyroni se si është posti i tij. Këtë e themi duke u nisur nga dukuria, se njëri nga pesë të dërguarit më të mëdhenj, Mesihu Isa (p.m.t.) do të falë namaz pas Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.).

Prezantuesi: Në këtë mënyrë po bëhet më i qartë edhe posti i Imam Aliut (p.m.t.).

I ftuari: Pohojmë se edhe këtë çështje do ta shqyrtojmë më vonë. Disa nga miqtë më kanë dërguar plot mesazhe në postën time elektronike duke u ankuar kështu “Në stacionet televizive zotëriu ynë nuk po i zbaton disa sqarime për të cilat ka dhënë fjalën”. Në këtë çast kemi dëshirë që t’i drejtohemi këtyre miqve të mi të nderuar duke i thënë: “Unë nuk jap fjalë të cilat nuk do të kem mundësi që t’i mbaj me lejen e Allahut (k.m.t.)”. Por ne kemi përparësitë tona në këto lloj programesh. Ashtu siç jeni në dijeni edhe ju koha e programit është e kufizuar dhe si rrjedhojë ne duhet të shpjegojmë çështjen brenda 25 minutave.

Prezantuesi:Pra ju përqendroheni vetëm në gjërat e vërteta.

I ftuari: Një tjetër goditje në shenjë. Miqtë e mi më thonë shpesh herë: “Ju keni bërë të qartë se do të shtjellonit çështjen e diturisë së Imam Mehdiut (p.m.t.) dy ose tre javë më parë. Ndonëse afati i përcaktuar kohor ka kaluar ju ende nuk na keni sqaruar asgjë; sërish ju ndonëse keni dhënë fjalën se do ta trajtonit këtë dhe atë çështje, deri më tani nuk kemi vënë re asnjë gjurmë të këtyre çështjeve”.... Për hir të Allahut të Lavdëruar, ne kërkojmë që edhe ata të japin ndihmesën e tyre, që të çojmë në vend të tëra fjalët që kemi dhënë. Për më tepër shtojmë se Imam Mehdiu (p.m.t.) është njëri nga të bijtë e Fatimesë (p.m.t.) dhe rrjedh nga farefisi i Aliut (p.m.t.).

Prezantuesi: Krahas kësaj themi se ka mosmarrëveshje mbi çështjen, nëse Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), ose nga ai i Imam Hasanit (p.m.t.). Muslimanët e Shkollës së Ehli Bejtit dhe një pjesë e atyre të Shkollës së Ehli Sunnetit janë të mendimit, se ai rrjedh nga farefisi i Husejnit (p.m.t.). Ndërsa Ibn Tejmijje dhe disa të tjerë shpalosin mendimin, se ai rrjedh nga farefisi i Hasanit (p.m.t.). Vallë a është e mundur që të mësojmë se cilat janë arsyet e kësaj ndasie mendimi?

I ftuari: Si fillim lejonani që t’iu sqarojmë se kur disa muslimanë, kanë mësuar se Imam Mehdiu (p.m.t.), i bërë i njohur nga shiitët dhe Shkolla e Ehli Bejtit, është i biri i imamit të njëmbëdhjetë, pra i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.) dhe se ai rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.) janë shprehur kështu: “Imam Mehdiu (p.m.t.), në të cilin beson Shkolla e Ehli Sunnetit, është i ndryshëm nga Imam Mehdiu (p.m.t.), në të cilin beson Shkolla e Ehli Bejtit, sepse Imam Mehdiu (p.m.t.), në të cilin besojnë shiitët, rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.), ndërsa Imam Mehdiu (p.m.t.), në të cilin besojnë sunnitët, rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.). Ndonëse të dy këta imamë janë zotërinjtë e të rinjve të Xhennetit. Pavarësisht kësaj ata për të mos pranuar faktin, se ndajnë të njëjtin mendim me shiitët, ata mbrojnë mendimin ndryshe.

Në këtë pikë kemi dëshirë që t’iu rrëfejmë se në njërin nga hadithet tona është cituar kështu: “O i biri i të dërguarit të Allahut! Me cilin hadith të veprojmë kur të shohim se ka ndonjë kundërshtim në hadithet tuaja? Imami (p.m.t.) i ktheu përgjigjen: “Merr atë hadith që kundërshton mendimin e Ehi Sunnetit, sepse hadithet që bartin mendimin e drejtë, janë ata që kundërshtojnë hadithet e tyre”.

Disa nga dijetarët e Shkollës së Ehli Sunnetit dhe në veçanti Ibn Tejmijje dhe uehhabistët, duke marrë shtysë pikërisht nga hadithi i mësipërm hidhen përpjetë duke thënë: “Ja pra e shikoni se si shiitët janë duke i kundërshtuar muslimanët!”

Megjithatë ata janë duke harruar vetveten sepse edhe ata kanë mbajtur të njëjtin qëndrim. Njëra nga parimet e tyre është: “Merrni të kundërtën e atyre që thonë shiitët!” Madje ky kundërshtim ka ardhur deri në atë pikë, sa nëse shiitët mendojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.), këta dijetarë e kanë kundërshtuar këtë. Ja pra ne duke zbatuar hadithin në fjalë, theksojmë se mendimi i drejtë, është pikërisht ai i cili kundërshton mendimin e tyre. Kumtojmë se kjo është arsyeja, se përse këta lloj dijetarësh, aludojnë se Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.).

Prezantuesi: Ju në programet e shkuara keni shënuar, se në disa nga hadithet qëzënë vend në burimet e Ehl Sunnetit, përmendet se Imam Mehdiu (p.m.t.), është i biri i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.).

I ftuari: Në këto çaste ne jemi duke e hetuar çështjen në kontekstin e haditheve. Ndërsa çështja që cekët ju ka të bëjë me mendimin e dijetarëve.

Prezantuesi: Në këtë pikë ka një shenjë.

I ftuari: Epo ne jemi duke lëvizur sipas rrjedhës së hetimit tonë. Allahu i Lartësuar e di se ne jemi në dijeni të se çfarë keni në mendje dhe se ku doni të arrini. Megjithatë ne nuk kemi dëshirë që të ndryshojmë rrjedhën e këtij hetimi.

Prezantuesi: Ajo që duam të shprehim, është se qëllimi i këtyre lloj dijetarëve, kur këmbëngulin duke thënë se ai, rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), është sepse Imam Hasani (p.m.t.) ka bërë paqe me Muauije Ibn Ebi Sufjanin.

I ftuari: Epo gjenden shumë hadithe në lidhje me këtë çështje. Ashtu siç cekëm dhe më lart, e përsëris se do ta marrim në dorë këtë çështje më vonë. Këtu duam të ilustrojmë se Ibn Kajjim Xheuziu ka cituar: “Allahu i Madhëruar e ka shpërblyer Imam Hasanin (p.m.t.) dhe i ka dhënë udhëheqjen në udhën e farefisit të tij. Ndërsa ai e ka ndëshkuar Imam Husejnin (p.m.t.) si pasojë e kërkimit të kësaj bote!” Ne mund t’i lexojmë mendimet e tij. Pra Ibn Kajjim Xheuziu e ka shprehur qartë mendimin e tij në veprën e tij me titull: “Menaru’l-Munifi” (Ndiçimi i të Dobishmit). Më pas ai ka shtuar duke thënë: “Këtu ka një të fshehtë të madhe sepse ai (Husejni) me kryengritjen e tij ka kërkuar këtë botë!”

Ja pra shikoni se si është shprehur Ibn Kajjim Xheuziu për nipin dhe trashëgimtarin e dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe njërin nga anëtarët e dëlirë dhe të pastër të Ehli Bejtit. Qëllimi ynë i bërjes së qartë të qëndrimit të Ibn Kajjimit, i cili ka ecur duke ndjekur botëkuptimin fetar emeuist, është për ata të cilët më pyesin, se përse ne e kemi përkufizuar këtë të fundit, si një rrymë që ushqen armiqësi ndaj Imam Aliut (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit! Për hir të Allahut (l.m.t.) na thoni se cili nga ju shprehet në këtë mënyrë? Më vjen shumë keq që nuk e sollëm me vete veprën e Ibn Kajjim Xheuziut. Nëse do Allahu (f.m.t.) do ta sjellim këtë burim në programin vijues.

Këta lloj pseudodijetarësh citojnë, se për sa kohë që shiitët këmbëngulin se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.), mendimi më i vërtetë është kundërshtimi i tyre. Kështu që ata vijojnë të thonë se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.). Ky është vetëm njëri nga dhjetra shembujt e qëndrimeve të kundërta që mbajnë ata. Një tjetër shembull është dhe fjala e tyre kur ata thonë: “Vendosja e unazës në gishtin e dorës së djathtë, është njëra nga shenjat e rafiditëve, kështu që ju vendosni unazën tuaj në gishtin e dorës së majtë”.

Ndjekës të nderuar ne kemi në duart tona një vepër e cila shpjegon këtë dukuri dhe përse ata mbajnë qëndrim të kundërta. Kjo është vepra me titull: “Aunu’l-Mabudi” (Ndihma e të Adhuruarit), e dijetar Adhimabadit. Autori citon kështu: “Hadithi i lartpërmendur argumenton në mënyrë të qartë se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.). Gjithashtu ky hadith nxjerr në dritë, mendimin e shiitëve të cilët aludojnë njëzëri se Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.)”. (6)

Ja pra ashtu siç shihet qartë, kumtojmë se nëse në këndvështrimin e shiitëve, Imam Mehdiu (p.m.t.) rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.), atëherë ata thekojnë se në këndvështrimin e tyre ai rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.)! Si rrjedhojë Imam Mehdiu (p.m.t.) në të cilën besojnë shiitët është i ndryshëm nga Imam Mehdiu (p.m.t.) që besojnë sunnitët! Këtë e shprehim duke ndjekur, në mënyrë të hapur dhe të qartë, stacionet e tyre televizive në të cilat ata citojnë: “Ndonëse ne pranojmë mendimin e tyre (shiitëve), që sqaron se Imam Mehdiu (p.m.t.), do të shfaqet në kohën e fundit, megjithatë ky nuk është njeriu për të cilin flasin sunnitët. Ibn Tejmijje është përqendruar në këtë çështje dhe ka arritur në përfundimin se Imam Mehdiu (p.m.t.), nuk rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.), por nga ai i Imam Hasanit (p.m.t.)”.

Ibn Temijje ka thënë: “Emri i Mehdiut për të cilin na ka lajmëruar i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), është Muhammed Ibn Abdilah. Ashtu siç ka përcjellur Aliu, ai (Mehdiu) nuk rrjedh nga farefisi i Husejn Ibn Aliut, por nga ai i Hasan Ibn Aliut”. (7) Pra sipas thënies së Ibn Tejmijjes, Imam Mehdiu (p.m.t.) nuk është Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtari (p.m.t.). Nëse do Allahu (k.m.t.) edhe këtë çështje do ta shqyrtojmë në programet vijuese. Tani do të përpiqemi që të hedhim dritë, mbi çështjen nëse emri i Imam Mehdiut (p.m.t.), është Muhammed Ibn Abdilah, ose Muhammed Ibn Hasan Ushtari (p.m.t.).

Në një vend tjetër të veprës së tij ai ka shënuar: “Ebu Daudi ka përcjellur kështu: “Imam Aliu (p.m.t.) duke të parë të birin e tij Hasanin i ka rrëfyer kështu: “Ky im bir është një zotëri të cilit ia ka vënë emrin i dërguari i Allahut. Do të vijë një njeri i cili rrjedh nga fara e tij, i cili e ka emrin si i lajmëtarit, i cili i shëmbëllen atij jo si krijim por si moral, i cili do të mbushë botën me drejtësi”. (8) Si rrjedhojë rikujtojmë se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga fara e Imam Hasanit (p.m.t.).

Këtij mendimi i janë bashkangjitur edhe disa dijetarë bashkëkohorë. Njëra nga këta është dijetari i ndjerë uehhabist Abdullah Ibn Bazi. Ky i fundit në veprën e tij me titull: “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve) ka kumtuar: “Hadithi i sipërcituar argumenton se premtimi i urdhrit të daljes së këtij njeriu është i qëndrueshëm dhe se shfaqja e tij është e vërtetë. Emri i këtij njeriu është Muhammed Ibn Abdilah Aleui Hasani. Hasani rrjedh nga fara e Aliut. Ky imam është përmbledhja e mëshirës së Allahut për bashkësinë muslimane. Ai do të dalë në kohën e fundit, do të udhëheqë me sundim të drejtë dhe dhe do të asgjësojë dhunën dhe padrejtësinë. Allahu nëpërmjet tij do t’i shpërndajë bashkësisë muslimane drejtësinë, udhëzimin dhe suksesin”. (9)

Ja pra me sa duket qartë fjalitë e mësipërme, janë formuluar në atë mënyrë, sa të tregojnë në mënyrë të prerë, sikur Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.). Atëherë ne arrijmë në këtë pikë, se këta lloj pseudodijetarësh, ndonëse pranojnë faktin se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) dhe i Fatimes së Dëlirë (p.m.t.), sërish ata këmbëngulin se ai nuk rrjedh, nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.), por nga ai i Imam Hasanit (p.m.t.)!

Prezantuesi: Ja tek po i qasemi thelbit të çështjes. Ibn Tejmijje dhe Ibn Bazi aludojnë në mënyrë të prerë se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.). Vallë cilat janë provat që ata kanë paraqitur, për të vërtetuar se ai nuk rrjedh, nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.), por rrjedh nga ai i Imam Hasanit (p.m.t.)?

I ftuari: Përsëri goditët në shenjë. Kjo është një çështje thelbësore. Ne do të orvatemi që të sjellim provën e Ehli Sunnetit në lidhje me këtë çështje. Në këto çaste do të kërkojmë nga ndjekësit tanë të nderuar, që të tregohen të vëmendshëm ndaj shpjegimeve tona dhe të na dëgjojnë me kujdes, kur ne do të jemi duke paraqitur provat, në të cilat janë mbështetur këta lloj pseudodijetarësh dhe kanë këmbëngulur në mënyrë të prerë se ky është mendimi i drejtë. Me këtë hetim ata do të kuptojnë, nëse këta lloj pseudodijetarësh, e kanë ose nuk e kanë zbatuar ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare. Shprehemi kështu sepse ata të cilët kanë lexuar veprën me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit), e Ibn Tejmijjes, veprat e Ibn Bazit dhe veprat e ngjashme me këto, aludojnë se aludimi që Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), është një e vërtetë e patjetërsueshme e Shkollës së Ehli Sunnetit.

Tani le të shikojmë se provat e sjellura nga Ibn Tejmijje, të cilin e kanë emërtuar si “Shejh Islami” dhe Ibn Bazi, të cilin e kanë emërtuar si “Imam”. Ndjekësit e tyre kanë thënë, se ata të cilët për sa kohë që kanë qenë të gjallë, nuk u janë nështruar këtyre dy njerëzve, kanë vdekur njëlloj si ata që kanë vdekur në epokën e paditurisë. Ja pra ata i kanë ngritur deri në këtë shkallë Ibn Tejmijjen dhe Ibn Bazin! Majde ata kanë shtuar duke thënë, se ata të cilët nuk i kanë besuar këtyre njerëzve do të hyjnë në zjarin e Xhehennemit dhe kanë vdekur njëlloj si ata që kanë vdekur në epokën e paditurisë! Tani iu ftojmë që të shohim shkallën e diturisë së këtyre dy njerëzve që i kanë pranuar si dijetarë. Në këtë mënyrë do të bëhet e ditur se çfarë lloj metode kanë zbatuar. Ndjekës të dashur duhet ta keni të qartë se ata janë mbështetur në një hadith që zë vend tek vepra me titull: “Sunenu Ebi Daudi” (Sunetet e Ebi Daudit), e Ebu Daudit.

Ky hadith është si vijon: “Ebu Ishaku ka përcjellur kështu: “Imam Aliu (p.m.t.) ka thënë: “Ky im bir është një zotëri të cilit ia ka vënë emrin i dërguari i Allahut. Do të vijë një njeri i cili rrjedh nga fara e tij, i cili e ka emrin si i lajmëtarit, i cili i shëmbëllen atij jo si krijim por si moral, i cili do të mbushë botën me drejtësi”. (10)

Ja pra ky është hadithi të cilin Ibn Bazi e ka përcjellur nga Ibn Tejmijje. Më pas ai e ka cilësuar këtë hadith si të vërtetë duke ndërtuar kështu besimin e tij. Ju lutem mbajeni mend mirë tekstin e hadithit. Nëse hadithi në fjalë është i vërtetë edhe sipas jush atëherë duke u mbështetur në ajetin kuranor: “Me të vërtetë ti je në një shkallë të lartë të moralit”, si rrjedhojë del se njeriu më i afërt nga ana e moralit, me të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.), është Imam Mehdiu (p.m.t.).

Pyetje: Vallë a është ky një hadith i cili mund të përdoret si argument? Ne do të orvatemi që t’i japim përgjigje kësaj pyetje në përputhje me kohën e mbetur që zotërojmë. Por përpara se ta bëjmë këtë ne do të mësojmë se sa e saktë është prova të cilin këta pseudodijetarë kanë pretenduar. Pra ne do të mësojmë në imtësi provat e Ibn Tejmijjes, Ibn Bazit dhe ndjekësve të tyre dhe jo ato të Ehli Sunnetit.

Në këto çaste ne kemi dëshirë që t’u drejtohemi ndjekësve tanë të nderuar, si fillim lërnani t’iu bëjmë të ditur se ka një fjalë të urtë që thotë “Në fillim le të bëhet i qëndrueshëm froni pastaj le të diskutojmë”. E thënë ndryshe në kopjen e vërtetë të veprës me titull: “Sunenu Ebi Daudi” (Sunetet e Ebu Daudit), e Ebu Daudit duhet të nxerrim në pah, se thënia që zë vend aty është “Imam Aliu (p.m.t.) duke parë të birin e tij Hasanin dhe jo Husejnin”. Sërish nuk duam që askush të ngrihet dhe të thotë se në këtë hadith kalon fjala “zotëri”. Ne e dimë shumë mirë faktin, se duke u nisur nga tërësia e teksteve të haditheve të vërteta, i dërguari i Allahut (p.m.t.), e ka përdorur fjalën “zotëri” edhe për Imam Husejnin (p.m.t.). Shprehemi kështu sepse në një hadith profetik përcillet: “Këta të dy janë zotërinjtë e tërinjve të Xhennetit”, që përkthehet se si Hasani dhe Husejni janë zotërinj.

Pyetje: “Si kalon fjalia“Imam Aliu (p.m.t.) duke parë të birin e tij Hasanin dhe jo Husejnin”, në veprën me titull: “Sunenu Ebi Daudi” (Sunetet e Ebu Daudit), e Ebu Daudit. Me keqardhje duhet t’u pohojmë se ne nuk zotërojmë kopjet e vjetra të veprës së lartpërmendur. Megjithatë ne do t’iu përcjellim një hadith i cili do të hedhë dritë mbi këtë çështje. Në këto çaste kemi dëshirë që t’i kërkojmë ndjekësve tanë të nderuar dhe vërtetuesve që të tregohen shumë të vëmendshëm. Ata të cilët janë duke kërkuar të vërtetën, të paktën le ta vlerësojnë këtë hadith brenda kornizës së ngritjes së pyetjeve ndaj nesh. Ne do t’iu përcjellim një hadith nga njëri nga dijetarët e mëdhenj të shekullit të shtatë sipas mërgimit islam.

Prezantuesi: Pra nga një bashkëkohor i Ibn Tejmijjes.

I ftuari: Ai ka jetuar pak para tij. Ne ia dolëm mbanë që të shtinim në dorë vetëm këtë kopje. Ne po bëjmë fjalë për autorin e veprës me titull: “Ikdu’d-Durreri” (Besimi i Dobishëm), dijetar Makdisiun. Ne mundëm që të siguronim kopjen e tij të vjetër. Në pjesën e parathënies vërtetuesi ka bërë të ditur se fusha e haditheve, që gjendet në këtë veprën e mësipërme, e cila bën fjalë për shfaqjen e Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.), është një fushë e rëndësishme dhe njëra nga burimet më themelore.

Fjala vjen ai citon kështu: “Nuk ka dyshim se vepra e Makdisiut bart cilësinë e qenies vepra me më shumë vëllime në lidhje me këtë çështje. Sërish ajo është vepra e cila bart më shumë lëndë dhe është vepra më e përpiktë në këndvështrimin e klasifikimit të krerëve. Veprat që janë përpiluar pas saj janë thjesht përmbledhjet e kësaj vepre. Ju mund t’i shikoni gjurmët e veprës së mësipërme në veprën me titull: “Arfu’l-Uerdi fi Ahbari’l-Mehdi” (Urtësia e Trëndafilit në Lajmet e Mehdiut) dhe “Keshfu fi Muxhauezeti Hadhihi’l-Ummeti’l-Elfi” (Zbulimi i Mrekullive të Dhembshurisë së Kësaj Bashkësie), e Xhelaluddin Sujutiut; në veprën me titull: “Kaulu’l-Muhtasari fi Alamati’l-Mehdijji’l-Muntadhari” (Fjala e Përmbledhur në Shenjat e Mehdiut të Pritur), e Shihabuddin Ahmed Ibn Muhammed Ibn Haxher Hejtemiut; në veprën me titull: “Burhan” (Argumenti) dhe “Tahlisu’l-Bejani” (Pastërtia e Sqarimit) e Muttaki Hindiut. (11)

Ja pra ashtu siç shihet qartë dijetarët e brezave të mëvonshëm janë mbështetur pikërisht tek dijetar Shafii Sulemi Makdisiu. Për më tepër vërtetuesi na ka pasqyruar një listë të emrave, të atyre të cilëve mund të cilësohen, si parathënia e kësaj vepre dhe që janë ndikuar nga vepra në fjalë. Shkrimtari ka vijuar duke rrëfyer se edhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari”(Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Buhariut), e Imam Buhariut; në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit), e Imam Muslimit; në veprën me titull: “Mustedrek” (Perceptimi), e Hakim Nishaburiut; në veprën me titull: “Musnedu Imami Ahmedi Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbeliut), e Imam Ahmed Ibn Hanbeliut; në veprën me titull: “Sunenu Ebi Daudi” (Sunetet e Ebu Daudit), e Ebu Daudit; në veprën me titull: “Sunenu Ibn Maxhe” (Sunetet e Ibn Maxhes), e Ibn Maxhes; në veprën me titull: “Sunenu Nesai” (Sunetet e Imam Nesaiut), e Imam Nesaiut; në veprën me titull: “Sunetu Tirmidhi” (Sunetet e Tirmidhiut), e Imam Tirmidhiut dhe në veprat e tjera, mund të shikohen hadithët, që kanë të bëjnë me këtë çështje.

Tani ju ftojmë që të mësojmë se çfarë ka thënë vërtetuesi për sa i përket hadithit në fjalë. Si fillim vërtetuesi ka përcjellur hadithin dhe më pas ka vënë një shënim. Hadithi është si më poshtë: “Nëpërmjet Ameshit mësojmë se Ebu Uaili ka përcjellur duke thënë: “Aliu (p.m.t.) duke të parë të birin e tij Hasanin (p.m.t.) tha: “Ky im bir është një zotëri të cilit ia ka vënë emrin i dërguari i Allahut”. (12)

Si rrjedhojë rikujtojmë se ashtu siç shihet, autori ka përdorur thënien (p.m.t.), që nënkupton “paqja qoftë mbi të”, pas emrit të Imam Aliut dhe pas emri të Imam Hasanit. Kjo dukuri do të thotë se këtë thënie, nuk e përdorin vetëm shiitët, por e përdorin edhe suniitët. Por ata të cilët ecin duke ndjekur botëkuptimin fetar emeuist Ibn Tejmijje, Ibn Kajjim Xheuziu, Ibn Bazi dhe uehhabistët nuk e përdorin kurrë këtë thënie. Askush të mos mrrë mundimin që të citojë se shkrimtari i kësaj vepre është shiit sepse ai është shafiit. Ky është njëri nga shembujt e qartë, që dëshmon se edhe pas vdekjes së të dërguarit të Allahut, thënia (p.q.m.t.) që do të thotë “paqja qoftë mbi të” ka vijuar të përdoret, jo vetëm nga shiitët por edhe nga ana se sunnitëve. Këtu ndalemi pak dhe sqarojmë se autori nuk ishte shiit sepse nëse do të ishte shiit, atëherë do të kishte përdorur thënien “paqja qoftë mbi veten e tij”.

Tani le t’i rikthehemi çështjes se vërtetuesi ka vënë këtë shënim në fragmentin e lartpërmendur: “Në kopjen e vërtetë gabimisht ceket emri i Husejnit në vend të emrit të Hasanit”. (13) Pra në veprën e vërtetë kalon në formën Aliu (p.m.t.) duke parë të birin e tij Husejnin (p.m.t.) tha”.

Në këtë pikë ne duam t’i drejtojmë një pyetje vërtetuesit të kësaj vepre: “Vallë si e ka kuptuar ai që emri i Husejnit qenka shkruar gabimisht në vend të atij të Hasanit?”

Pezantuesi: Ai ka vënë shenjën e pikëpyetjes.

I ftuari: Ai jo vetëm që ka vënë shenjën e pikëpyetjes, por ai ka shtuar se në kopjen e vërtetë të veprës është i shënuar emri i Husejnit. Pra ai ka rrëfyer qartë se në veprën me titull: “Ikdu’d-Durreri” (Besimi i Dobishëm), kalon emri i Husejnit dhe jo ai i Hasanit. Tani ju lutem dëgjoni me kujdes sepse shkrimtari dhe jo vërtetuesi ka vijuar duke thënë: “Pra pasi ai ka përcjellur këtë hadith ka thënë Ebu Daudi e ka shënuar këtë hadith në veprën e tij me titull: “Sunenu Ebi Daudi” (Sunetet e Ebu Daudit). (14) Pra në hadithin e përcjellur në kopjen e veprës e cila ndodhej në duart e Sulemit është shënuar emri i Husejnit.

Prezantuesi: Kjo nënkupton se është ndryshuar.

I ftuari: Epo vërtetuesi duke parë veprën me titull: “Sunenu Ebi Daudi” (Sunetet e Ebu Daudit), e Ebu Daudit, e cila është e pranishme në arkivat dhe bibliotekat e epokës sonë, kur ka vënë re se është shkruar emri i Hasanit, ka pandehur se shkrimtari është gabuar. Ne fakt në kopjen e vërtetë të kësaj vepre nuk ka ndodhur asnjë ndryshim. Kështu që ata të mos e shohin këtë si një mundësi të largët. Nëse do të kujtoheni në programin e shkuar, ne kemi bërë krahasimin mes dy botimeve të ndryshme të veprës me titull: “Ithafu’l-Hejereti’l-Mehere” (Kushtimi i Zgjedhjes të Aftë) dhe më tej kemi vënë re se rreth 200 hadithe ose ishin hequr ose u ishte ndryshuar teksti.

Madje në muajin e Ramazanit, ne kemi treguar me dhjetra hadithe, të cilëve u ishin ndryshuar teksti, si në burimin e Imam Buhariut, ashtu edhe në burimet e tjera. Ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen për shembujt që kemi pasqyruar, duke thënë se përcjellësve fillimisht u janë fshirë emrat dhe më pas në vend të tyre u janë shkruar “dikushi”. Pranojmë se është e çuditshme se hadithi ka zënë vend në kreun me titull: “Kitabu’l-Mehdi” (Libri i Mehdiut), në veprën me titull: “Sunenu Ebi Daudi” (Sunetet e Ebu Daudit), e Ebu Daudit. Për më tepër ky hadith, është i njëjti me atë hadith, që kemi lexuar pak më sipër, vetëm se në këtë hadith emri i Hasanit, është ndryshuar me atë të Husejnit.

Pikë së pari nënvizojmë se emri i Husejnit, është ndryshuar me emrin e Hasanit. Këtë hadith e ka shënuar Imam Ebu Isa Tirmidhiu në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Xhami”(Përmbledhja e Madhe e Haditheve të Vërteta). Ky hadith kalon edhe në veprën me titull: “Sunenu’n-Nesai” (Sunetet e Nesaiut), e Imam Ebu Abdurrahman Nesaiut. (15) Me këtë nënkuptojmë se dijetar Makdisiu kërkon të thotë se edhe në burimet në të cilat kalon hadithi është i pranishëm emri i Husejnit. Vërtetuesi me këtë thënie ka vënë një shënim të tillë: “Unë nuk e kam parë këtë hadith as në veprën e Tirmidhiut dhe as në veprën e Nesaiut”. (16)

Prezantuesi: Pra hadithi i sipërcituar, mbi të cilin janë mbështetur të tërë këta dijetarë, në fakt del që të jetë një hadith i ndryshuar dhe i shtrembëruar.

I ftuari: Ose e thënë ndryshe hadithi i cili kalon te vepra me titull: “Sunenu Ebi Daudi” (Sunetet e Ebu Daudit), e Ebu Daudit është ndryshuar dhe emri i Hasanit është ndryshuar si Husejn. Ndërsa është hequr plotësisht tek vepra e Imam Tirmidhiut dhe ajo e Imam Nesaiut. Shtojmë se gjenden me dhjetra shembuj të tillë. Mjeshtër i nderuar ju lutem mbajeni shënim këtë dukuri, kështu që në programin tonë pasardhës, do të mundohemi që të shohim se si janë ndryshuar hadithet, pasi të kemi sjellur botimet e vjetra, së bashku me botimet e reja të disa veprave.

Pohojmë se nuk është se ka kaluar shumë kohë mes botimit të kopjeve të vjetra dhe atyre të reja të këtyre veprave, pra mbase kanë kaluar 20 ose 30 vite. Ndërsa për sa i përket kopjeve të veprave që janë botuar para 200, 300, ose 500 viteve, u lëmë ju që të mendoni se në çfarë përmasash do të ketë arritur ndryshimi i këtyre haditheve. Ka gjasa që duke marrë shtysë, pikërisht nga qëllimi i ndryshimit të këtyre veprave, vëmë re se në veçanti në kohërat e fundit, ndjekësit e botëkuptimit fetar emeuist dhe uehhabistët, janë duke këmbëngulur fuqishëm, që të tëra veprat të botohen nga e para në qytetin e Rijadit, Mekkës dhe Medinës. Në këtë mënyrë ata do të kenë mundësi, që të luajnë dhe t’i ndryshojnë këto vepra sipas dëshirës.

Por uehhabistët nuk mjaftohen me kaq, sepse ata kërkojnë që të zhvlerësojnë edhe qendrat e tjera sunnite nëpër botë si në Egjipt, në shtetet arabe te Afrikës së Veriut, Tunizi, Pakistan, Liban, Siri, Irak, Turqi, Indi dhe gjetkë. Ata nuk i kushtojnë rëndësi veprave të cilat botohen nëpër këto shtete, por u kushtojnë rëndësi vetëm veprave që botojnë ata vetë. Për këtë arsye ata kërkojnë që t’i botojnë përsëri të tëra veprat. Më pas ata lënë shënime në fund të kopjes së vërtetë të veprës, duke u përpjekur që t’i mashtrojnë muslimanët, ashtu siç ka ndodhur në këtë shembull, kur vërtetuesi i kësaj vepre ka cituar se dijetar Makdisi Shafii Sulemi ka shkruar gabimisht emrin e Husejnit në vend të emrit të Hasanit. Tani duam t’i përsërisim pyetjen këtij vërtetuesi: “Vallë ku e di ky vërtetues se autori është gabuar?”

Si rrjedhojë theksojmë se thënia: “Aliu duke parë të birin e tij Hasanin tha”, e cila kalon në hadithin në veprën me titull: “Sunenu Ebi Daudi” (Sunetet e Ebu Daudit), e Ebu Daudit nuk është e formës së prerë. Për më tepër shtojmë se edhe nëse do të pranojmë se në veprën e lartpërmendur kalon thënia: “Imam Aliu (p.m.t.) duke parë të birin e tij Hasanin (p.m.t.) tha”, në këtë rast kemi të drejtë që të shtrojmë këtë pyetje: “Vallë a është e mundur që të ndërtohet besimi mbi një hadith i cili zotëron një zinxhir të dobët përcjelljeje?”

Ne mendojmë se si ne ashtu edhe ata, pranojmë se lajmet e vetme, bartin cilësinë e të qenit argument. Në këtë pikë duam të bëjmë të qartë, se si autori i veprës me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiije” (Metodologjia e Sunnetittë Lajmëtarit), pra Ibn Tejmijje, Ibn Kajjim Xheuziu, Ibn Bazi, disa shkrimtarë dhe atë cilët dalin në ekranët e stacioneve televizive, duke zhvilluar biseda mbi çështjet fetare dhe aludojnë se Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), sjellin si provë vetëm këtë hadith. Por vallë a është ky mashtrim i madh diçka që mund të hahet dhe të gëlltitet?

Përgjigja: Ashtu siç e keni vënë re edhe ju në duart tona kemi veprën me titull: “Sunenu Ebi Daudi” (Sunetet e Ebu Daudit), e Ebu Daudit. Ndërsa tani le të shikojmë veprën me titull: “Daifu’s-Suneni Ebi Daudi” (Hadithet e Dobëta Tek Sunetet e Ebu Daudit), e dijetarit shqiptar Shejh Albanit. Kjo e fundit përmban hadithet e dobëta që kanë zënë vend tek vepra me titull: “Sunenu Ebi Daudi” (Sunetet e Ebu Daudit), e Ebu Daudit. Vallë a ceket ky hadith tek jo vepër dhe si rrjedhojë a është i dobët nëse ai kalon? Ose nuk është i vërtetë nëse nuk kalon? Ne do të orvatemi që të zbulojmë pikërisht këtë.

Shkrimtari kumton si vijon: “Ebu Ishaku ka përcjellur duke thënë se: “Aliu duke parë të birin e tij Hasanin tha: “Ky im bir është një zotëri të cilit ia ka vënë emrin i dërguari i Allahut. Do të vijë një njeri i cili rrjedh nga fara e tij, i cili e ka emrin si i lajmëtarit, i cili i shëmbëllen atij jo si krijim por si moral, i cili do të mbushë botën me drejtësi”.

Pas përcjelljes së hadithit të mësipërm ai ka shtuar: “Ky është një hadith i dobët”. (17)

Tani le të shohim edhe vlerësimin e dijetarit të ndjerë bashkëkohor shqiptar Shuajb Arnautit. Ky i fundit pas përcjelljes së hadithit është shprehur kështu: “Zinxhiri i përcjelljes së hadithit në fjalë është i dobët, sepse nuk është i qëndrueshëm fakti se Ebu Ishaku, e ka përcjellur këtë hadith nga Imam Aliu”. (18)

Arsyeja kryesore e këtij përkufizimi është se Ebu Ishaku, ishte në moshën shtatë vjeç kur ka rënë dëshmor prijësi i besimtarëve Imam Aliu (p.m.t.). Për këtë arsye muhaddithët kanë cituar: “Edhe sikur ai ta ketë parë Aliun nuk është i qëndrueshëm fakti që ai të ketë përcjellur hadithë nga ai”.

Për më tepër ne mund ta vëmë re këtë çështje edhe tek vepra e titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), e Ibn Tejmijjes. Vërtetuesi i kësaj vepre e ka shënuar këtë çështje në mënyrë të hapur dhe të qartë. Vërtetuesi pasi ka përcjellur këtë hadith nga vepra e Ibn Tejmijjes ka lënë shënimin: “Ky është një hadith i shkëputur sepe duhet të jetë i pranishëm një përcjellës mes Thubejit (Ebu Ishakut) dhe Aliut. Sërish theksojmë se ndonëse Ebu Ishak Rebiu, mund ta ketë parë Aliun, nuk është i qëndrueshëm fakti, që ai të ketë përcjellur hadithë nga ai”.

Atëherë në këtë rast kumtojmë se edhe nëse do të pranojmë se thënia që kalon në këtë thadith është Imam Hasani (p.m.t.) dhe jo Imam Husejni (p.m.t.), sërish zinxhiri i përcjelljes së tij mbetet i dobët. Shtojmë se çështja e tretë është dhe përgjigjia jonë e tretë. Së bashku me tre përgjigjet e dhëna, ne po ua lëmë në duart e ndjekësve tanë të nderuar, vlerësimin e shkallës së diturisë së këtyre njerëzve që kanë mashtruar muslimanët.

Këta lloj pseudodijetarësh janë munduar që të sigurojnë shfrytëzimin e njerëzve për t’i besuar këtyre dijetarëve. Me fjalë të tjera ata pretendojnë se mendja nuk e pranon që Ibn Tejmjje të na ketë gënjyer. Gjithashtu ata pa pikë turpi, dalin në ekranet e stacioneve televizive dhe duke na renditur emrat e gjashtë imamëve të tyre, ata pretendojnë se nuk është e mundur që të këta të fundit të na kenë gënjyer. Duke u nisur nga përgjigjet e mësipërme, arrijmë në përfundimin se këta pseudodijetarë janë gënjeshtarë, të paditur dhe mashtrues. Ata pandehin se dituria gjendet vetëm në veprat që kanë lexuar të Ibn Tejmijjes.

Ndjekësit e mi të nderuar, duhet ta keni të qartë se shkrimtari i veprës me titull: “Ikdu’d-Dureri” (Besimi i Dobishëm), Shafii Makdisi Sulemi, e ka shënuar në këtë të fundit, si hadithet që përcaktojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), ashtu edhe ato që përcaktojnë se ai, rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.). Në këtë pikë duam t’i pyesim këta njerëz: “Vallë përse paraqisin vetëm hadithet ku është i pranishëm emri i Imam Hasanit (p.m.t.) ndërsa hadithet ku ceket emri i Imam Husjenit (p.m.t.) i lënë mënjanë? Vallë a nuk duhet të bëjnë krahasimin mes këtyre haditheve duke u mbështetur në nevojën e zbatimit të diturisë dhe kritereve të muhaddithëve?

Tani le të shohim një hadith ku kalon emri i Imam Husejnit (p.m.t.). Hudhejfe ka përcjellur duke thënë: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) mbajti një fjalim dhe duke na lajmëruar për ngjarjet që do të ndodhin në të ardhmen urdhëroi: “Madje edhe nëse të ketë mbetur një ditë nga jeta e kësaj bote, Allahu i Lavdëruar do ta zgjasë atë ditë derisa udhëheqja të arrijë tek ky udhëheqës i cili e ka emrinsi emri im”.

Selman Farisiu tha: “O i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nga cili nga fëmijtë tuaj do të jetë?” I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) duke prekur me dorë Husejnin (p.m.t.) urdhëroi: “Nga ky djalë”. (19)

Nëse do Allahu (l.m.t.) kur të zëmë fill shqyrtimin e hadithit: “Udhëheqësit pas meje janë dymbëdhjetë” dhe “Prijësit pas meje janë dymbëdhjetë”, do të shtjellojmë edhe mundësinë e mospyetjes së cilësisë dhe identitetit të këtyre udhëheqësve nga ana e bashkëkohësve dhe rasti i thënies së një hadithi të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) në mjedise të ndryshme dhe pamundësinë e mosdhënies rëndësi dhe lënies mënjanë të bashkëkohësve të këtij hadithi. Por nëse këta njerëz përgojojnë bashkëkohësit, duke thënë se këta të fundit i nuk i kushtuar rëndësi, urdhrave dhe haditheve të të dërguarit të Allahut, atëherë kjo është një çështje tjetër!

Rishtas nga hadithi në fjalë, mësuam se Selman Farisiu, duke u ngritur menjëherë në këmbë ka pyetur të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.): “O i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nga cili nga fëmijtë tuaj do të jetë?” I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) duke prekur me dorë Husejnin (p.m.t.) urdhëroi: “Nga ky djalë”. Vijojmë duke thënë se hadithin e mësipërm e ka shënuar edhe Ebu Nuajmi në veprën e tij me titull: “Sifatu’l-Mehdi” (Cilësia e Mehdiut), pa marrë parasysh nëse hadithi është i vërtetë ose i dobët. Ne ende nuk e kemi kuptuar arsyen, se përse këta lloj njerëzish kapen fort pas një lajmi të vetëm, ku është cekur emri i Imam Hasanit (p.m.t.), duke trumpetuar me të madhe se kjo është “uruetu’l-uthka” (lidhja më e fortë), ndërsa në hadithet në të cilat kalon emri i Imam Husejnit (p.m.t.) ata i lënë mënjanë? Cila është prova e qëndrimi të tyre?

Prezantuesi (duke qeshur): Këtë e bëjnë për bashkimin e muslimanëve!

I ftuari: Ose ata mbajnë këtë qëndrim vetëm për të kundërshtuar shiitët?

Prezantuesi: Ndërsa tani kemi në linjë telefonike vëllain tonë Abdurrahimin nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Urdhëroni.

Abdurrahimi: Selamun alejkum.Unë jam sunnit por dua të bëhem shiit, sepse stili juaj më ka lënë shumë mbresa. Unë kam një pyetje për ju. Cili është vlerësimi juaj për zinxhirin e përcjelljes së këtij hadithi?

I ftuari: Alejkum selam! Ndjekës të nderuar duam t’iu shpjegojmë se vlerësimi në lidhje me zinxhirin e përcjelljes së këtij hadithi, duhet të kryhet në përputhje, me diturinë e muhaddithëve tuaj, pra zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi, duhet të kryhet sipas veprave tuaj. Shprehemi kështu sepse muhaddithët tanë kanë një dituri të ndryshme nga ajo e muhaddithëve tuaj. Kështu që vlerësimi i haditheve tuaja në këndvështrimin tonë jo vetëm që nuk është një vlerësim i arsyeshëm por nuk është as intelektual.

Këtë po e ilustrojmë me një shembull. Vëlla ti e sheh se bota perëndimore beson në të drejtat e njeriut dhe nuk beson në fenë dhe ideologjitë e tjera. Fjala vjen nëse të jipet rasti, që të duash të flasësh me një perëndimor, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, a do t’i drejtohesh atij në këtë mënyrë: “Allahu i Madhëruar thotë kështu dhe i dërguari i Tij (p.q.m.t.) ka thënë ashtu”, ose do t’i drejtohesh tij duke i folur brenda kornizës së të drejtave dhe rregullave të njeriut? Natyrisht se do të zgjedhësh këtë të dytën, pra do t’i flasësh atij brenda kornizës së të drejtave të njeriut apo nuk është kështu? Nëse do t’i thuash atij se Allahu i Lavdëruar thotë kështu dhe i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë ashtu, ky është mendimi i këtij dijetari në lidhje me këtë çështje, atëherë perëndimori do të të kthejë përgjigjen: “Këto që citove kanë të bëjnë me ty dhe jo me mua”.

Megjithatë ne duam që t’iu vëmë në dijeni, se ne jemi të mendimit se të dyja llojet e haditheve, pra si ato që lajmërojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), ashtu edhe hadithet që lajmërojnë se ai, rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.) janë të vërteta. Ti mund të pyesësh: “A është kjo është e arsyeshme?” Po. Nëse do Allahu (f.m.t.) në proramin vijues ne do të orvatemi që të shpjegojmë se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh si nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), ashtu edhe nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.). Pra si Imam Mehdiu (p.m.t.), ashtu edhe stërgjyshërit e tij si Imam Hasani (p.m.t.), ashtu edhe Imam Husejni (p.m.t.) janë “aleiutë”, që do të thotë se rrjedhin nga farefisi i Imam Aliut (p.m.t.). për më tepër Imam Mehdiu (p.m.t.) është një frut i “shexherutu’t-tajjibe” (pemës së mirësisë). Nëse do të kundërshtoni duke thënë: “Ndonëse nëna e tij nuk është aleuite si mund të shpreheni kështu?” Nëse do Allahu edhe këtë çështje do ta hetojmë më vonë.

Prezantuesi: Ndërsa tani kemi në linjë telefonike vëllain tonë Ebu Hasanin nga Bahrejni. Urdhëroni.

Ebu Hasani: Selamun alejkum. Zotëri dua të mbështetem në mëshirën tuaj. Unë dua të bëj të ditur se zotëroj veprën e njohur me titull: “Mukaddime” (Parathënia) e Ibn Haldunit, të botimit të vitit 2010 në Bejrut, të shtëpisë botuese: “Shekulli”. Në faqen 390 të kësaj vepre thuhet: “Aliu duke parë të birin e tij Husejnin”. Më pas vërtetuesi i kësaj vepre Mjeshtër Deruishi ka vënë shënimin: “Fjala Husejn është ngatërruar me fjalën Hasan”. Por unë mendoj se forma e vërtetë është ashtu siç e kemi lexuar në hadithe.

Prezantuesi: Vëllai ynë ka për qëllim të saktësojë se ky është mendimi i Ibn Haldunit.

Ebu Hasani: Ibn Halduni thotë se emri i vërtetë është ai i Husejnit.

I ftuari: Alejkum selam! Allahu ua shpërleftë më të mira.

Prezantuesi: Ndërsa tani kemi në linjë telefonike vëllain tonë Ridain nga Mbretëria e Arabisë Saudite Iraku. Urdhëroni.

Ridai: Selamun alejkum. Unë dua të pyes: “Vallë a përdorej emri i Imam Mehdiut (p.m.t.) që në epokat e para të fesë islame?”

I ftuari: Alejkum selam! Po por ndjekësit tanë të nderuar, duhet të jenë në dijeni se fatkeqësisht, shkrimi i haditheve u ndalua për një epokë gati 100 vjeçare. Ashtu siç e dini edhe ju në mesin e përparësive të atyre, që uzurpuan kreun e bashkësisë muslimane, pas ngjarjeve që u zhvilluan pas të dërguarit të Allahut (p.m.t.), ishte dhe ndalimi i shkrimit të haditheve. Si rrjedhojë në krye të bashkësisë muslimane erdhi tirani Muauije Ibn Ebi Sufjani nga bijtë e Umejjes, i cili ishte dhe dyfytyrëshi i parë i fesë islame dhe i cili gjoja mori titullin “prijësi i besimtarëve”. Vallë a do të ishte i mundur shënimi i hadiheve, të cilat bënin fjalë për Imam Aliun (p.m.t.) dhe Ehli Bejtin, në një epokë kur kishte filluar ndalimi i shkrimit të haditheve?

Prezantuesi: Kërkojmë ndjesë nga vëllai ynë Abdurrahimi, sepse koha e programit tonë ka mbaruar. Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ju falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar, të cilët ndoqët programin tonë. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju. Allahu iu ruajttë të tërëve. Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Dijetari Shqiptar Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu’l-Xhami’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël e Haditheve të Vërteta), vëll. 2, fq. 1040, Hadithi Nr: 6734, Përgatitja Për Botim Dhuhejr Shauishi, Shtëpia Botuese: “Islami”.

2- Dijetari Shqiptar Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’d-Daife ue’l-Meudua” (Zinxhiri i Haditheve të Dobëta dhe të Shpikura), vëll. 1, fq. 180.

3- Kuptimi sipas fjalorit i kësaj fjale është i bukur, i hijshëm, i mirë dhe i këndshëm. Ndërsa kuptimi terminologjik i saj, është një kuptim i përafërt, me atë të hadithit të vërtetë. (Shënim i Përkthyesit).

4- Kuptimi sipas fjalorit i kësaj fjale është i bukur, i hijshëm, i mirë dhe i këndshëm. Ndërsa kuptimi terminologjik i saj, është një kuptim i përafërt, me atë të hadithit të vërtetë. (Shënim i Përkthyesit).

5- Doktor Abdulalim Abduladhim Bisteuiu, “Mehdijju’l-Muntadhari fi Dau’i’l-Ehadithi ue’l-Asari’s-Sahiha ue’l-Akuali’l-Ulema ue Arai’l-Firaki’l-Muhtelife” (Mehdiu i Pritur në Thirrjen e Haditheve dhe Çështjet e Vërteta dhe Fjalët e Vërteta dhe Shtjellimin e Degëve të Ndryshme), vëll. 1, fq. 193, 194, 195, Shtëpia Botuese: “Mekka” dhe “Ibn Hazmi”.

6- Ebu Tajjib Shemsulhakk Muhammed Ibn Emir Ali Adhimabadi, “Aunu’l-Mabudi Sherhu Suneni Ebi Daudi” (Ndihma e të Adhuruarit Shpjegimi i Suneteve të Ebu Daudit), vëll. 6, fq. 298, Dijetari dhe Muhaddithi Shqiptar Muhammed Nasiruddin Albani, Shtëpia Botuese: “Dituria”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

7- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 2, fq. 581, Vërtetimi Nga Muhammed Reshad Salimi.

8- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 529, Vërtetimi Nga Muhammed Reshad Salimi.

9- Abdulaziz Ibn Bazi, “Mexhmuatu’l-Fetaua ue Makalatun Muteneuuiteun” (Përmbledhja e Miratimeve dhe Artikuj të Ndryshëm), vëll. 4, fq. 99.

10- Ebu Daudi, “Sunenu Ebi Daudi” (Sunetet e Ebu Daudit), Hadithi Nr: 4290.

11- Makdisi Shafii Sulemiu, “Ikdu’d-Dureri fi Ahbari’l-Muntadhari” (Besimi i  Dobishëm në Lajmet e Pritura), Pjesa e Parathënies, Vërtetimi Nga Doktor Abdulfettah Muhammed Hului, (viti i botimit 1399 sipas mërgimit islam / viti 1979 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Bota e Mendimit”, Botimi i Parë, Kajro, Egjipt.

12- Makdisi Shafii Sulemiu, “Ikdu’d-Dureri fi Ahbari’l-Muntadhari” (Besimi i  Dobishëm në Lajmet e Pritura), fq. 23, Vërtetimi Nga Doktor Abdulfettah Muhammed Hului, (viti i botimit 1399 sipas mërgimit islam / viti sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Bota e Mendimit”, Botimi i Parë, Kajro, Egjipt.

13- Makdisi Shafii Sulemiu, “Ikdu’d-Dureri fi Ahbari’l-Muntadhari” (Besimi i  Dobishëm në Lajmet e Pritura), fq. 23, Vërtetimi Nga Doktor Abdulfettah Muhammed Hului, (viti i botimit 1399 sipas mërgimit islam / viti 1979 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Bota e Mendimit”, Botimi i Parë, Kajro, Egjipt.

14- Makdisi Shafii Sulemiu, “Ikdu’d-Dureri fi Ahbari’l-Muntadhari” (Besimi i Dobishëm në Lajmet e Pritura), fq. 25, Vërtetimi Nga Doktor Abdulfettah Muhammed Hului, (viti i botimit 1399 sipas mërgimit islam / viti 1979 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Bota e Mendimit”, Botimi i Parë, Kajro, Egjipt.

15- Makdisi Shafii Sulemiu, “Ikdu’d-Dureri fi Ahbari’l-Muntadhari” (Besimi i Dobishëm në Lajmet e Pritura), fq. 25, Vërtetimi Nga Doktor Abdulfettah Muhammed Hului, (viti i botimit 1399 sipas mërgimit islam / viti 1979 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Bota e Mendimit”, Botimi i Parë, Kajro, Egjipt.

16- Makdisi Shafii Sulemiu, “Ikdu’d-Dureri fi Ahbari’l-Muntadhari” (Besimi i Dobishëm në Lajmet e Pritura), fq. 25, Vërtetimi Nga Doktor Abdulfettah Muhammed Hului, (viti i botimit 1399 sipas mërgimit islam / viti 1979 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Bota e Mendimit”, Botimi i Parë, Kajro, Egjipt.

17- Dijetari Shqiptar Muhammed Nasiruddin Albani, “Daifu Suneni Ebi Daudi” (Hadithet e Dobëta Në Sunetet e bu Daudit), fq. 350.

18- Ebu Daudi, “Sunenu Ebi Daudi” (Sunetet e Ebu Daudit), vëll. 6, fq. 347, Vërtetimi dhe Korrigjimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti.

19- Makdisi Shafii Sulemiu, “Ikdu’d-Dureri fi Ahbari’l-Muntadhari” (Besimii Dobishëm në Lajmet e Pritura), fq. 24, Vërtetimi Nga Doktor Abdulfettah Muhammed Hului, (viti i botimit 1399 sipas mërgimit islam / viti 1979 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Bota e Mendimit”, Botimi i Parë, Kajro, Egjipt.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...