Çfarë rezultatesh do të sjellë vendimi i Trumpit në lidhje me Jeruzalemin?

nga Sadullah Zarei | Publikuar në Dhj. 11, 2017, 12:51 a.m.

Në të vërtetë kjo situatë i ka lehtësuar në këto kushte Iranit mundësitë për të krijuar një aks rajonal të mbrojtes së Palestinës.

Nëperiudha të ndryshme të administratave të ndryshme amerikane kemi dëgjuar plane të ndryshme nga zyrtarët e lartë amerikanë në lidhje me pranimin e Jeruzalemit si kryeqytet të regjimit sionist.

Herë pas here kjo gjëështë përkthyer edhe si trasferimi i ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Jeruzalem.

Një situatë e këtillëështë folur edhe gjatë administratës së Obamës; megjithatë asnjëherë nuk kishte arritur që të vihej në jetë deri në këtë moment kur Trumpi mori vendimin.

Pyetja që ngrihet tani është: Pse është kjo çështje vazhdimisht në aktualitet?

1- Për shkak të presionit që i ushtron lobi i regjimit sionist ndaj administratës amerikane që të anullojë planin për krijimin e dy shteteve në Palestinë.

Kjo tematikë është sjellë në vëmendjen e aktualitetit në periudha të ndryshme veçanërisht ndërkombëtar dhe rajonal për t’u përdorur si presion kundër palestinezëve ndërkohë që ka pasur veprimtari rezistuese pavarësisht qëndrimit të mbajtur nga qeveria amerikane.

Në përpjekjet e qeverisë amerikane për të shkëputur vëmendjen nga aktualiteti është folur edhe më parë për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, apo edhe për zhvendosjen e ambasadës së SHBA-së nga Tel Avivi. Megjithatë këto ligjjërata nuk ishin zbatuar asnjëherë më parë deri në ardhjen e Trumpit.

Siç dihet tashmë, vitin e kaluar një numër i lartë i vendeve të Evropës kanë pranuar me vendim të parlamenteve përkatëse që të krijohet një shtet palestinez me kufinjtë e vitit 1967. 

2- Qeveria e Netanyahu ndodhet nën një presion të madh për të përfunduar vendbanimet e hebrenjve në Jeruzalemin Lindor.

Liderët e regjimit sionist ndjejnë nevojën që të kontrollojnë të gjithë Jeruzalemin, që është një simbol i rëndësishëm i Palestinës për të shkatërruar tërësisht idealin palestinez.  

Përsa i përket kësaj situatë, edhe qeveria amerikane është gjendur herë pas here në periudha të ndryshme nën presionin e qeverisë sioniste për të pranuar me deklarata të hapura e Jeruzalemi është kryeqytet i Izraelit.

Amerika e kishte përballuar për një kohë të gjatë këtë situatë, dhe së fundi është munduar që faturën e saj ta bëjë të paguajnë vende arabe si Arabia Saudite, Jordania dhe Egjipti, pra për ta shtyrë sa më shumë këtë moment janë munduar t’ia delgojnë problemin këtyre vendeve.

Edhe këto shtete silleshin sikur presioni që ata ushtronin kishte ndikueshmëri dhe dukej se ishin ato që po e pengonin Izraelin që të merrte tërësisht kontrollin mbi Jeruzalemin. Për më tepër, këto vende i kërkonin Qeverisjes të Palestinës dhe Mahmud Abbasit që të plotësonin kërkesat e tyreduke bërë që palestinezët të paguanin gjithë faturën. 

3- Qeveritë e vendeve arabe që mbështet tek Amerik në momentin që gjendeshin përballë armiqësive dhe konflikteve serioze ddhe kur humbnin ndikueshmëri në rajon fajësonin Amerikën për situatën që krijohej për shkak të ndërprerjes së mbështetjes dhe deklaronin se “do të kërkonin kismetin e tyre diku tjetër”.

Në këtë mënyrë, Amerika u rikujtonte arabëve çështjen e tyre më të komplikuar çështjen e Palestinës duke i paralizuar veprimet e tyre.

Ndërkohë që këto vende ndjekin rrugëtimin drejt Ëashington edhe Amerika ua ka bërë të qartë se në mënyrë që të kenë më shumë mbështetje prej saj duhet të krijojnë marrëdhënie më serioze me Izraelin, duke ngulur edhe një gozhdë më shumë në drrasën mbi të cilën janë krijuar marrëdhëniet mes arabëve dhe Amerikës.

Është e rëndësishme që të ndjekim ndryshueshmërinë e sjelljeve të Trumpit për të kuptuar se çfarë do të ndodhë në vijim. A do të mbetet ky vendim, për të cilin kanë flur të gjithë presidentët amerikanë por që nuk kanë vepruar kurrë me atë dhe që bie ndesh me rezolutat 338 dhe 224 të OKB-së, pa u kluar nga Kongresi?

A do ta kalojë Trumpi vendimin që ka marrë për planifikimin e futjes së Gardës së Revolucionit Iranian në listën e organizatave terroriste?

Në të vërtetë kjo situatë i ka lehtësuar në këto kushte Iranit mundësitë për të krijuar një aks rajonal të mbrojtes së Palestinës.



Burimi : Medya Şafak