Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Dyzetëegjashtë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Nën. 12, 2017, 6:02 a.m.

Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

I ftuari: Si fillim dua t’iu bëjmë të ditur, se në njërën anë Ibn Tejmijje, citon se besimi se Imam Mehdiu (p.m.t.) është i gjallë është i kotë, ndërsa në anën tjetër në veprën e tij me titull: “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve) citon në këtë mënyrë: “Shprehem kështu, sepse mendimi i drejtë mbi Dexhxhalin, është ai i formës se ai ka qenë duke jetuar, në epokën e të dërguarit, ka vijuar të jetojë deri në ditët e sotme, por ende nuk është shfaqur dhe se në këto çaste dhe është duke jetuar në një ishull”.

Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të dyzetëegjashtë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe në çështjen: “Argumentimi dhe Zinxhiri i Përcjelljes së Hadithit Thekalejn”. Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar. Ju përshëndes me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.

Prezantuesi: Zotëri i nderuar, përpara se të fillojmë programin e kësaj mbrëmjeje, do t’iu luteshim që të bënit një përmbledhje të shkurtër të programit të shkuar?!

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër.

Gjatë programit tonë paraardhës, ne përfituam të dhëna, mbi një çështje të rëndësishme dhe thelbësore, përkatësisht mbi çështjen e Imam Mehdiut (p.m.t.). Kumtojmë se dijetarët muslimanë, madje tërësia e ligjeve të feve qiellore dhe hyjnore, janë të njëzëri mbi këtë çështje, e cila është se Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), do të shfaqet në kohën e fundit. Natyrisht se ka një ndasi mendimi mbi pranimin e disa pikave, njërën nga të cilat u munduam, që ta hetonim në programin e shkuar. Kjo çështje e kundërshtuar, kishte të bënte me pikën, nëse Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), ishte ose nuk ishte i gjallë në këtë jetë dhe nëse do të vinte në këtë botë në kohën e fundit.

Ne si besimtarët dhe dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit, kemi bërë të qartë se ndajmë besimin, se Imam Mehdiu (p.m.t.), është duke jetuar në jetën e kësaj bote, më pas kemi kemi sjellur në rend të ditës pyetjen, nëse imami i njëmbëdhjetë i Ehli Bejtit, pikërisht Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), ka patur ose nuk ka patur ndonjë djalë dhe më tej kemi zënë fill duke argumentuar çështjen, se në rast se ky djalë ka ardhur në këtë botë, atëherë a ka rënë, ose nuk ka rënë edhe ky i fundit dëshmor, si udhëheqësit e tjerë të Ehli Bejtit. Nëse ky fëmijë ka ardhur në këtë botë ne duhet të hulumtojmë nëse ky i fundit, është ose nuk është i gjallë dhe e kundërta shpalosim se nuk ka asnjë lloj kuptimi, që të shqyrtojmë më tej nëse ai është, ose nuk është i gjallë, në rast se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), nuk ka patur asnjë fëmijë. Shtojmë se ai i cili beson se Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.) është duke jetuar, atëherë ai duhet të nisë kërkimin e tij mbi këto dy çështje, ose e thënë ndryshe ai duhet ta përqendrojë hetimin e tij mbi këto dy etapa.

Etapa e parë ka të bëjë me dukurinë, nëse Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), ka patur ose nuk ka patur një djalë.

Etapa e dytë është në lidhje me dukurinë, nëse ai ka patur një djalë, a është ose nuk është ky i fundit i gjallë.

Për sa i përket etapës së parë, mund të themi me bindje të plotë, se pothuajse mbarë ekspertët dhe dijetarët e fushës së trungut farefisnor, pohojnë me një gojë se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.) ka patur një djalë. Sërish duam t’iu bëjmë të ditur se fjalët e thëna, nga njerëz të cilët nuk janë ekspertë ose juristë, nuk kanë asnjë vlerë dhe nuk mund të pranohen, duke u mbështetur në faktin e thjeshtë, se këta të fundit nuk janë ekspertë të fushës së trungut farefisnor.

Si rrjedhojë ne duhet t’i adresohemiekspertëve të kësaj fushe, me qëllim që të mësojmë nëse djali i imamit të njëmbëdhjetë, pra i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.), përkatësisht Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), ose Imam Muhammed Mehdiu (p.m.t.), ka ardhur ose nuk ka ardhur në këtë botë. Për më tepër, ne duhet t’i drejtohemi përkufizimeve të historianëve vërtetues, në mënyrë që të zbulojmë nëse Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), ka patur ose nuk ka patur një djalë.

Në programin tonë paraardhës, ne pasqyruam shprehjet e disa ekspertëve të trungut farefisnor dhe të disa historianëve të ditur, me synim që ndjekësit tanë të nderuar, ta kenë më të qartë se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), ka patur një djalë është një e vërtetë si drita e Diellit.

Tani pa humbur kohë, le t’i hedhim një vështrim veprës së parë me titull: “Tarihu’l-Ebi’l-Fida” (Historia e Ebu Fidait), e Ebu Fida Imamuddinit (viti i vdekjes 732 sipas mërgimit islam). Ky i fundit ka shpalosur: “Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), ka ardhur në këtë botë në vitin 230 të mërgimit islam dhe ka ndërruar jetë në vitin 260. Ai është varrosur pranë të atit të tij Ali Dhekiut. Sqaroj se Imam Hasan Ushtari, është i ati i Muhammed Mehdiut të Pritur (p.m.t.)”. (1)

Ashtu siç shihet dukshëm, ngjarja është aq e qartë, sa nuk nevojitet as diskutimi dhe as hetimi.

Burimi i dytë është vepra me titull: “Lisanu’l-Mizani” (Peshorja e Gjuhës), e Hafidh Ibn Haxher Askalaniut. Autori ka shënuar kështu: “Xhafer Ibn Ali Ibn Muhammed Ushtari Ibn Ali Hadi Ibn Muhammed Xheuad Ibn Ali Rida Ibn Musa Kadhim Ibn Xhafer Sadiku. Ibn Ali Ibn Ebi Talibi, është vëllai i Hasanit të njohur, pseudonimi i të cilit është Ushtari. Ai është imami i dymbëdhjetë i doktrinës shiite imamite të Ehli Bejtit dhe i ati i Muhammed Mehdiut i cili ka hyrë në bodrum”. (2)

Ja pra me sa duket edhe ky dijetar pohon se Imam Mehdiu (p.m.t.) ka ardhur në këtë botë.

Burimi i tretë është vepra me titull: “Shezeratu’dh-Dhehebi” (Pema e Artë), e Ibn Imad Hanbeliut. Ky i fundit ka shkruar: “Ai është Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtari”. (3)Citojmë se të tërë këta shkrimtarë, kanë rrëfyer se tërësia e këtyre imamëve, janë imamë të diturive fetare, pa marrë parasysh faktin, nëse ata janë ose nuk janë të pafajshëm. Fatkeqësisht hapësira jonë kohore nuk është e përshtatshme, që t’iu përcjellim ashtu siç duhet shpjegimet e Ibn Tejmijjes, mbi Imam Hasan Ushtarin (p.m.t.), Imam Hadiun (p.m.t.) dhe Imam Xheuadin (p.m.t.). Megjithatë nuk mund të lëmë pa cituar faktin, se imamët të cilët janë kumtuar nga ana e tij, nuk janë njerëz të thjeshtë dhe të zakonshëm të cilët zotërojnë dituri. Përcaktojmë se vlerësimet e Ibn Tejmijjes mbi këta imamë, nuk kanë të bëjnë as me programin dhe as me çështjen tonë. Ne do ta hetojmë më vonë edhe këtë çështjeme dëshirën e Allahut (k.m.t.).

Shpjegojmë se personalitetet e veprave, për të cilat kemi bërë fjalë, janë dijetarë të mëdhenj historianë të Ehli Sunnetit.

Madje autori i veprës së lartpërmendur ka shtuar si më poshtë: “Ai është Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtari Ibn Ali Hadi Ibn Muhammed Xheuad Ibn Ali Rida Ibn Musa Kadhim Ibn Xhafer Sadiku. Shiitët rafiditë i kanë vënë atij pseudonime si “pasardhësi” dhe “argumenti”... Pra po flasim për figurën e Imam Muhammed Hasan Ushtarit”. (4)

Sërish themi se ndonëse autori, ka bërë të ditur se shiitët rafiditë, i kanë vënë atij pseudonime si “pasardhës” dhe “argument”, ai fillimisht ka përdorur fjalën “imam”, përpara këtyre fjalëve për të hedhur dritë mbi figurën e lartë të Muhammed Hasan Ushtarit (p.m.t.).

Nënvizojmë se ndonëse ne e kemi lexuar këtë thënie, në programin e shkuar, megjithatë në ditët e sotme ne duam që ta lexojmë edhe njëherë këtë, me qëllim që të kthjelltësojmë disa shënime. Fragment që kemi dëshirë që të citojmë është marrë nga vepra me titull: “Usul Fi’dh-Dhurrijjeti’l-Bidati’l-Betuli” (Metodologjia e Udhës së Risisë së Bukur), e Sherif Enes Kutubiut i cili është si më poshtë: “Ai është Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtari Ibn Ali Hadi Ibn Muhammed Xheuad Ibn Ali Rida Ibn Musa Kadhim Ibn Xhafer Sadiku. Krahas kësaj disa historianë, janë përpjekur të vërtetojnë, se ky i fundit nuk ka patur ndonjë djalë, por ky është një mendim, i cili nuk ia vlen barra qiranë që të merret paaysh. Nënvizoj se është një e vërtetë e pamohueshme, se Hasan Ushtari Ibn Ali Hadiu, ka patur një djalë me emrin Muhammed. Citojmë se është e vërtetë, se në sytë e dijetarëve të epokës së hershme dhe të mëvonshme këta të fundit, nuk kanë marrë ndonjë lajm nga ai dhe se është një e vërtetë e padiskutueshme se nuk dihet as varri dhe as vendi i tij. Megjithatë shiitët imamitë pandehin se ai ka hyrë në bodrum”.(5)

Pra ashtu siç e shikoni edhe ju, shkrimtari këmbëngul hapur, se mendimi se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), nuk ka patur një djalë, është një mendim që as nuk duhet të merret parasysh.

Prezantuesi: Atëherë mund të themi se dijetarët musimanë janë të njëzëri mbi këtë çështje.

I ftuari: Përsërisism se shkrimtari, citon se prania e një djali të Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.), me emrin Muhammed Mehdiu (p.m.t.), është një e vërtetë e patjetërsueshme në mesin e dijetarëve të trungut farefisnor dhe vërtetuesve. Në këto çaste le të hedhim një vështrim më nga afër mendimit të Ibn Tejmijjes, i cili njihet për përvetësimin e botëkuptimit fetar emeuist.

Në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit) Ibn Tejmijje ka pohuar: “Rafiditi (dijetar Hili) kumton se djali i tij është zotëriu ynë Muhammed Mehdiu”...

Për më tepër thuhet, se përveç dijetar Muhammed Ibn Xherir Taberiut dhe Abdulbaki Ibn Kaniut, dijetarët e trungut farefisnor kanë përcaktuar, se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), nuk ka patur asnjë djalë dhe asnjë farefis. Ndërsa shiitë e doktrinës së dymbëdhjetë imamëve pandehin se ai ka patur një djalë”. (6)

Duke u mbështetur në aludimin e Ibn Tejmijjes, arrjmë në përfundimin se ai i cili pranon, se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), ka patur një djalë na qenka një shiit imamit.

Në këtë pikë kyçe ne kërkojmë që ju, t’i kushtoni vëmendje thënieve të Ibn Tejmijjes, sepse po bëjmë fjalë për një njeri, i cili pasi i ka matur dhe peshuar mirë, ka prëdorur fjali të prera edhe për më tepër aludohet, se është emërtuar me ofiqin: “Shejhu’l-Islami” (Dijetari i Islamit). Thënia e tij e parapëlqyer është si vijon: “Dijetarët e trungut farefisnor thonë kështu edhe ashtu”. Megjithatë Sherif Enes Kutubiu cilëson, se aludimit të ngritur nga ana Ibn Tejmijjes, nuk duhet t’i kushtohet rëndësi. E thënë ndryshe Ibn Tejmijje zotëron një aludim, të cilit nuk duhet t’i kushtohet rëndësi.

Lërnani t’iu shpjegojmë, se në rastet se ai sheh ndonjë çështje të vërtetë, e cila ka të bëjë me Shkollën e Ehli Bejtit, ose me të vërtetat e Islamit, ky njeri nuk ngurron që ta hedhë menjëherë pas krahëve, duke shtuar se “sipas këtij ose atij dijetari, kjo është një çështje e shpikur”. Por ai nuk mjaftohet vetëm, me anashkalimin e kësaj çështjeje, sepse ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim dhe pozicionim edhe në një mori pikash të tjera.

Madje ai ka servirur të njëjtin qëndrim edhe ndaj dijetarëve të Ehli Sunnetit. Me fjalë të tjera nëse ai, nuk ka qenë i të njëjtit pajtim, me mendimin e dijetarëve të Ehli Sunnetit, mbi një çështje të caktuar, ai menjëherë ka përdorur fjalitë e njohura: “sipas këtij ose atij dijetari, kjo është një çështje e shpikur”, duke u përpjekur që të paraqisë mendimin e tij, si të ishte ai mendimi i Ehli Sunnetit. Shkurtimisht vëmë theksin se ai, ka qenë vazhdimisht duke u orvatur, në ngritjen e mendimit të tij mbi një çështje, në shkallën e mendimit të vetëm dhe të vërtetë, dukuri kjo e cila nuk duhet nënvlerësuar aspak. Ja pra kjo është pika e parë.

Pika e dytë është, se ai i ka adresuar pothuajse, të tërë dijetarët e trungut farefisnor dhe historianët në drejtim të një mendimi të vetëm. Shtojmë se duke u marrë shkas nga ndërgjegjia e besnikërisë së diturisë, të paktën ai mund dhe duhet të ishte shprehur kështu: “Gjenden dy mendime të ndryshme mbi këtë çështje”.

Pika e tretë e cila është edhe më e rëndësishmja, është se mashtrimi që ai i ka bërë lexuesit. Për ta sqaruar këtë e ilustrojmë me thënien e sipërcituar: “Përveç dijetar Muhammed Ibn Xherir Taberiut dhe Abdulbaki Ibn Kaniut, dijetarët e trungut farefisnor kanë përcaktuar, se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), nuk ka patur asnjë djalë dhe asnjë farefis”. Në fakt ndonëse ai është në dijeni, se ka hyrë në fushën e dijetarëve të trungut farefisnor dhe historianëve, ai duke gënjyer pa pikën e turpit, ka aluduar se këta të fundit, paskan pohuar se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.) nuk ka patur ndonjë djalë. Pavarësisht gënjeshtrës së tij, ne kemi përmendur të paktën emrat e pesëmbëdhjetë dijetarëve të trungut farefisnor dhe dijetarëve, të cilët kanë pranuar se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.) ka patur një djalë. Madje më pas kemi sqaruar, se sërish sipas këtyre dijetarëve, kjo çështje është një e vërtetë e patjetërsueshme.

Tani duam t’i drejtohemi vërtetuesve, duke iu thënë se ne betohemi në Allahun (l.m.t.), se ky njeri në 90 % të çështjeve që ka shqyrtuar, kambajtur të njëjtin qëndrim, kur e kanë kundërshtuar jo vetëm shiitët, por të tërë kundërshtarët e tij të tjerë. Ndonëse qëndrimi i tij ndaj shiitëve është më i theksuar, rishtas ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe ndaj sufistëve, esharitëve dhe zejditëve. Arsyeja është se ai është orvatur, që t’ua përcjellë lexuesit mendimin e tij, të cilin ai beson se është më i drejti, si të ishte mendimi i Ehli Sunnetit.

Pikësynimi ynë është që vërtetuesit, të cilët i adresohen veprave të Ibn Tejmijjes të kenë kujdes mbi këtë çështje. Pra ata duhet të tregohen të vëmendshëm, kur t’i dretjohen veprave të tij kryesore me titull si: “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit).

Në këtë pikë thelbësore kemi dëshirë, që t’i ftojmë ndjekësit tanë të nderuar që të vijojmë leximin. Gjithashtu Ibn Tejmijje pa ngurruar përshkruan: “Por më e çuditshmja është se si të mençurit, nuk e paskan kuptuar se ky mendim i imamitëve është një dështim?! Këtë e them sepse Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), nuk ka patur asnjë djalë në këtë botë dhe asnjë farefis”. (7)

Prezantuesi: Pra me këtënënkuptojmë se ata të cilët thonë se ai ka një djalë sikur qenkan me të meta?!

I ftuari: Kjo është e saktë. Madje jo vetëm me të meta, por të njëjtën kohë nuk mund të jenë as dijetarë dhe as historianë! Për më tepër Ibn Tejmijje me thënien e tij: “Përveç dijetar Muhammed Ibn Xherir Taberiut dhe Abdulbaki Ibn Kaniut, dijetarët e trungut farefisnor dhe historianët kanë përcaktuar, se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), nuk ka patur asnjë djalë dhe asnjë farefis”, është munduar që të vijojë më tej me lojën e tij të mashtrimit.

Duke e përmbledhur programin tonë deri këtu, ndajmë mendimin se ndjekësit tanë të nderuar, e kanë mëse të qartë se pika e parë e cila flet, se Imam Muhammed Ushtari (p.m.t.), ka një djalë me emrin Muhammed Mehdiu (p.m.t.) është e qartë si drita e Diellit.

Pika e dytë, ka të bëjë me nevojën, e sjelljes së provës për vdekjen e tij, njëlloj siç ishte e nevojshme, sjellja e provës për lindjen e tij. Pohojmë se ai i cili ngren aludimin, se djali i Imam Muhammd Ushtarit (p.m.t.) ka vdekur duhet të sjellë një provë. Arsyeja e shprehjes sonë në këtë mënyrë, është sepse ashtu siç këta pseudodijetarë, kërkuan nga ana jonë që të sillnim një provë për lindjen e tij edhe ne kërkojmë nga njerëzit, të cilët këmbëngulin se ai ka vdekur, që të sjellin një provë. Si për shembull kur ne themi se dikushi, ka ardhur jetën e kësaj bote, të cilin e njohin edhe këta të fundit, atëherë citojmë se nuk ka më nevojë për dëshmi.

Në të njëjtën mënyrë edhe ne kemi nevojë, për sjelljen e një dëshmie, që do të vërtetonte vdekjen e tij, sepse nëse është argumentuar, ardhja në këtë botë në mënyrë të prerë e një njeriu, por nuk është argumentuar vdekja e tij, kjo do nënkupton se ai është ende i gjallë. Kundërshtimi që mund të shpalosin këta pseudodijetarë është kështu: “Një njeri mund të jetojë 50, 100 dhe 200 vite, e megjithatë mundësia që ai të jetojë 500 vite kjo është e largët”. Edhe në këtë rast ne jemi të detyruar që të shpalosim provat, të cilat shfaqin nëse një njeri, mund ose nuk mund të jetojë për një kohë kaq të gjatë.

Ju lutem tregohuni të kujdesshëm ndaj kësaj pike themelore, e cila ka të bëjë më qenien në këtë jetë, të Imam Muhammed Mehdiut (p.m.t.). Përsërisim se ai i cili shtron aludimin se Imam Muhammed Mehdiu (p.m.t.) ka vdekur dhe ka mërguar nga kjo botë, atëherë ai duhet të sjellë provën për vdekjen e tij. Por përderisa nuk është sjellur asnjë provë, e cila vërteton vdekjen e tij, atëherë duhet të pranohet, se ai është ende duke jetuar. Tanimë na mbetet vetëm një pyetje: “Vallë si është e mundur që njeriu të jetojë për një kohë kaq të gjatë?!”

Prezantuesi: Dituritë të cilat na i përcollët, në lidhje me Imam Mehdiun (p.m.t.), me të vërtetë përmbajnë pika të çuditshme. Domethënë ata pranojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.) ka ardhur në këtë botë, e megjithatë nuk e përcaktojnë datën e vdekjes së tij

I ftuari: Fatkeqësisht kjo është e vërtetë, sepse asnjë nga ata pseudodijetarë, nuk e ka përcakuar datën e vdekejes së tij. Kështu që edhe ne i sfidojmë, duke i thënë që të sjellin një provë për vdekjen e tij, ashtu siç kanë përcaktuar se ai ka lindur në vitin 255 të mërgimit islam.

Prezantuesi: Normalisht në biografinë një njeriu është shënuar si viti i lindjes ashtu edhe viti i vdekjes së tij.

I ftuari: Tani le të përsërisim thënien e Ibn Tejmijjes, i cili është shprehur kështu: “Citojmë se është e vërtetë, se në sytë e dijetarëve të epokës së hershme dhe të mëvonshme këta të fundit, nuk kanë marrë ndonjë lajm nga ai dhe se është një e vërtetë e padiskutueshme se nuk dihet as varri dhe as vendi i tij. Megjithatë shiitët imamitë pandehin se ai ka hyrë në bodrum”. (8) Pohojmë se ashtu siç ka përcaktuar autori, asnjëri nuk ka marrë ndonjë lajm nga ai dhe është një e vërtetë e padiskutueshme se nuk dihet as varri dhe as vendi i tij.

Prezantuesi: Tani duam që t’i rikthehemi çështjes se ai është i gjallë. Por përpara se të kalojmë në këtë, pra mbi çështjen se Imam Mehdiu (p.m.t.), ka jetuar për një kohë mjaft të gjatë dhe nëse a është i gjallë ai në këto çaste, duam të kthjellohemi mbi çështjen e mundësisë së jetëgjatësisë së tij. Vallë a ndodhen dijetarë, në mesin e Shkollës së Ehli Sunnetit, të cilët kanë pranuar mundësinë e jetëgjatësisë së tij?!

I ftuari: Pikë së pari, duhet të sqarojmë e programi ynë, nuk ka të bëjë me argumentimin e jetëgjatësisë së Imam Mehdiut (p.m.t.). Ne kërkojmë nga njekësit tanë të nderuar që të hulumtojnë mbi besimin e vërtetë dhe të vërtetën e njerëzve, të cilët kanë jetuar së bashku me ne për 2000 ose 3000 vite në sistemin e besimit islam. Për hir të vërtetës na duhet të rrefejmë, se ne do të mundohemi që të zbulojmë, nëse është ose nuk është kjo e vërtetë një pjesë e besimit islam.  Ne do të shtjellojmë çështjen, nëse është ose nuk është një pjesë përbërëse e besimit të muslimanëve, besimi në praninë e njerëzve, jetëgjatësia e së cilëve ka arritur në 2000 ose 3000 vite. Si rrjedhojë tani për tani po e lëmë mënjanë çështjen jetëgjatësisë së Imam Mehdiut (p.m.t.). Lërnani që të vëmë theksin se disa pseudodijetarë, të cilët kanë shpalosur hapur se e kanë parë si një dukuri të arsyeshme se disa njerëz, kanë jetuar për një kohë mjaft të gjatë, por kur vjen puna tek jetëgjatësia e Imam Mehdiut (p.m.t.), ata e cilësojnë këtë si të pamundur.

Qëllimi ynë nuk është që t’iu çojmë larg, por thjesht kemi dëshirë që t’iu çojmë tek pohimet e Ibn Tejmijjes. Ky i fundit në njërën anë, kur ka shqyrtuar çështjen e Imam Mehdiut (p.m.t.), e ka cilësuar me plot gojën besimin në këtë të fundit si vegime, besëtytni, përralla dhe çmendurira, të cilat nuk mund t’i pranojë një njeri i mençur, ndërsa në anën tjetër le të shikojmë se si i ka vleësuar ai, çështjen e atyre njerëzve, të cilët kanë jetuar për një kohë të gjatë.

Ndërkohënë veprën e tij me titull: “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve)Ibn Tejmijje citon në këtë mënyrë: “Shprehem kështu, sepse mendimi i drejtë mbi Dexhxhalin, është ai i formës se ai ka qenë duke jetuar, në epokën e të dërguarit, ka vijuar të jetojë deri në ditët e sotme, por ende nuk është shfaqur dhe se në këto çaste dhe është duke jetuar në një ishull”.(9)

Çështja jonë është shfaqja e Dexhxhalit në kohën e fundit, sepse ai do të shfaqet së bashku me Imam Mehdiun (p.m.t.). Duke ecur sipak këtij përkufizimi, kumtojmë se Dexhxhali ishte i pranishëm, afërsisht 250 vite përpara Imam Mehdiut (p.m.t.).

Ne po ua lexojmë thënien për herë të dytë madje edhe Xhessase ka të njëjtin mendim. (10) Për më tepër, lërnani t’iu rrëfejmë se Dexhxhali, ka një spiun të tijin i cili kryen detyrën e spiunimit. E thënë ndryshe ai ka në zotërim një qenie që spiunon për të. Në këtë pikë të rëndësishme lind pyetja: “Vallë si është e mundur që këto pohime, nuk cilësohen si besëtytni dhe përrallë, të cilën mendja e pranon, por për sa i përket çështjes së jetëgjatësisë së Imam Mehdiut (p.m.t.), hidhen në sulm duke e cilësuar këtë të fundit si një besëtytni dhe përrallë, të cilën mendja nuk e pranon!”

Citojmë se tani do të drejtojmë pyetjen: “Nëse do të pranojmë se ai ka lindur në fillim të mërgimit islam, atëherë sa vjeç i bie që të jetë, duke patur parasysh, që ai ka jetuar dhe jeton deri në ditët tona?! Por nëse ai ka jetuar edhe përpara mërgimit islam atëherë i bie që të bëjmë llogarinë ndryshe”.

Prezantuesi: Domethënë i bie që të jetë ose 1420 ose 1430 vjeç.

I ftuari: Epo njeriu i krishterë (Temim Dari) e ka parë Dexhxhalin shumë kohë përpara se të bëhet musliman. Me fjalë të tjera ky i krishterë është shndërruar në musliman shumë kohë më vonë pasi ka parë Dexhxhalin. Ne nuk e dimë se sa vjeç ishte. Kjo çështje mbështetet vetëm në një hadith. Ibn Temijje nuk flet për një njeri por flet për dy njerëz Xhessasen dhe Dexhxhalin. Ky është një hadith shumë i gjatë. Megjithatë ne jemi të detyruar që ta lexojmë këtë hadith me qëllim që çështja të dalë në dritë.

Në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit), Imam Muslimi ka përcjellur si vijon: “Amir Ibn Shurahbili përcjell se ai ka pyetur Fatime Bint Kajsin, motrën e Dahhak Ibn Kajsit, e cila ishte edhe njëra nga mërgueset e para. Unë i thashë Fatimesë: “Unë dua që të më tregosh një hadith, që e ke dëgjuar drejtpërdrejtë, nga i dërguari i Allahut (p.m.q.t.) dhe jo nga dikush tjetër. Ndërsa Fatime Bint Kajsi m’u përgjigj: “Nëse do ti unë do ta bëj këtë”. Unë ia ktheva: “Po bëje”.

Më pas Fatime Bint Kajsi filloi: “I biri i Mugires, i cili ishte njëri nga të rinjtë e mirë të kurejshëve u martua me mua... Unë dëgjova zërin ftues të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) teksa thoshte: “Ejani në namazin që ju mbledh”. Atëherë dola menjëherë në xhami dhe qëndrova në namaz, në rreshtat e fundit të grave, së bashku me të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.). Pas përfundimit të namazit i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pasi u ul në minber duke qeshur tha: “Secili të qëndrojë në vendin ku fali namazin!” Më pas ai pyeti: “Vallë a e dini përse ju kam mbledhur?!” Xhemaati tha: “Allahu dhe i dërguari i Tij  dinë më mirë”.

Më tej i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) urdhëroi: “Betohem në Allahun se unë nuk iu kam mbledhur si pasojë e një gëzimi ose frikë, por dua t’iu them se Temim Dari, i cili ishte i krishterë erdhi duke më dhënë zotimin dhe u bë musliman. Ai më rrëfeu një ngjarje që është e përshtatshme, me ato që iu kam rrëfyer në lidhje me Mesihun Dexhxhal. Unë kisha dalë në det së bashku me tridhjetë vetë nga farefiset Lahim dhe Xhuzam. Valët e detit luajtën me ne gjatë një muaji. Mëpas anija iu avit një ishulli afër kohës së perëndimit të Diellit. Ne duke hipur në varkat e anijes dolëm në ishull. Sakaq përpa nesh doli një kafshë me shumë flokë dhe qime. Si pasojë e qimeve të tij të shumta ne nuk mundëm të kuptonim se cili ishte fillimi dhe fundi i tij.

Ne e pyetëm: “Mjerë ti! Kush je ti?!” Ndërsa ai na e ktheu: “Unë jam Xhessase”. Më pas vijuam të pyesnim: “Çfarë është Xhessase?!” Ajo krijesë na tha: “O njerëz! Shkoni në manastirin ku ndodhet ai njeri! Ai është duke pritur me gëzim lajmin tuaj”. Temim Dari pohon: “Kur na tha ai njeri ne u frikësuam se mos ishte shejtani. Ne vajtëm me shpejtësi tek ai dhe kur hymë në manastir, pamë një njeri më të madh se sa Xhessase, duart e kryqëzuara të të cilit ishin lidhur fort, ai kishte vargonj hekuri në gjunjët dhe thembrat e tij.

Më tej ne  e pyetëm: “Mjerë ti! Kush je ti?!” Ai na u përgjigj: “Ju e keni marrë lajmin tim. Thuamëni kush jeni ju?!” Ne thamë: “Ne jemi disa arabë të cilët kanë dalë në një udhëtim në det”. Ai na tha: “Informomëni për lajmëtarin e të paditurve”. Pastaj na pyeti: “Çfarë ka bërë ai?!” Ne ia kthyem: “Ai ka dalë nga Mekkeja dhe është vendosur në Jethrib”. Më tej na pyeti sërish: “A kanë luftuar arabët kundër tij?!” Ne cituam: “Po”. Ai na pyeti rishtas: “Çfarë u ndodhi atyre?!” Ne e lajmëruam se ai qëndronte më lart se kundërshtarët e tij dhe se këta të fundit iu bindën”.

Ai vijoi të na pyeste: “Ashtu ka ndodhur?!” Ne iu përgjigjëm: “Po!” Më tej shtoi: “Them se është më mirë për ta nëse i binden atij. Unë do t’iu lajmëroj për vetveten: “Unë jam Mesih Dexhxhali dhe është e afërt koha kur mua do të më jepet leje për të dalë” . (11)

Në fund të shënimit të këtij hadithi ceket: “Arsyeja e emërtimit të kësaj kafshe si Xhessase, ka të bëjë me dukurinë se detyra e tij, është spiunimi i lajmeve, me synimin e hetimit të tyre. Sipas përcjelljes së Abdullah Ibn Amr Asit, Xhessase është emërtimi i “Dabbetu’l-Ardi” (Gjallesës së Tokës), që kalon në Kur’anin Famëlartë”. (12)

Nënvizojmë se me sa nënkuptohet Ibn Tejmijje i ka besuar vërtetësisë së hadithit të sipërcituar. Themi se ne nuk kemi të dhëna, se sa vjeç ishte ky ish i krishterë, i cili kishte pranuar Islamin. Por nëse ngjarja ka ndodhur, përpara mërgimit islam, atëherë ne duhet të shtojmë këtu edhe vitet e jetëgjatësisë së Xhessases. Gjithashtu pohojmë se në hadithin e mësipërm është përmendur emri i Mesih Dexhxhalit. Megjithatë këtu na duhet të qartësojmë se gjendet dy mesihë, përkatësisht Mesih Hakk “Mesihu i Vërtetë” dhe Mesih Dexhxhal “Mesihu Mashtrues”.

Duke u mbështetur në përmbajtjen e hadithit në fjalë, arijmë në përfundimin se Temim Dari dhe shokët e tij, janë endur në mesin e valëve për një muaj rresht dhe më në fund valët e kanë shtyrë anijen e tyre drejt një ishulli. Më pas Temim Dari ka kallëzuar, se si ai së bashku me shokët e tij, kanë ndeshur me një njeri të madh dhe shtatlartë, megjithatë ai nuk e ka përcaktuar gjatësinë e tij, fjala vjen 20-30 metra, ose më tepër ne nuk e dimë!

Madje ne nuk kemi mundur që të kuptojmë, se si e paskan lidhur dhe zgjidhur një njeri me përmasa kaq të mëdha. Sërish Temim Dari na ka rrëfyer, se çfarë i ka ngjarë këtij njeriu gjigant. Duke u nisur nga hadithi i lartpërmendur, dalim në përfundimin se njeriu i cituar në hadith, zotëronte njohuri si mbi dijen e të dërguarve ashtu edhe atë të fshehtësisë.

Shprehemi kështu sepse ky njeri, ka cekur për luftën e arabëve, kundër të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Për më tepër në hadithin  e sipërcituar, është bërë e ditur se ai qenka në pritje të shfaqjes së tij. Si rrjedhojë Ibn Tejmijje duke u mbështetur në këtë hadith, ka thënë se ai është në pritjes të shfaqjes së tij. Si përfundim pohojmë se hadith i mësipërm, nuk është shënuar në një vepër dosido, por është shënuar në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit), e Imam Muslimit e cila sipas disave, është cilësuar si njëra nga dy përmbledhjet e haditheve të vërteta.

Prezantuesi: Pra afërsisht i bie që të jetë 1000 vjeç?!

I ftuari: Le të themi 1400 vjeç. Por le të vijojmë më tej me hadithin në fjalë: “Unë jam Mesih Dexhxhali dhe është e afërt koha kur mua do të më jepet leje për të dalë. Më pas do të dal dhe do të shëtis nëpër sipërfaqen e tokës. Brenda dyzetë netëve, nuk do të lë qytet pa hyrë, përveç Mekkës dhe Taibes (Medinës)! Këto dy qytete janë të ndaluara për mua”. (13)

Këtu po pasqyrojmë edhe burimet në të cilat kalon hadithi, në mënyrë që ndjekësit tanë të nderuar ta shikojnë me sytë e tyre. Duam të mjaftohemi me përmendjen e njërës së tyre e cila është vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Themi kështu sepse kjo e fundit, së bashku me veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Buhariut), e Imam Buhariut janë cilësuar si njëra nga dy përmbledhjet e haditheve të vërteta. Për më tepër në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, janë të shënuara se në cilat burime është prekur hadithi.

Dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, i ka renditur në këtë mënyrë, burimet në të cilat ceket hadithi i lartpërmendur: “Ky është një hadidh i vërtetë, të cilin dijetarë si Imam Taberanu, Ibn Ebi Shejbe, Ebu Daudi, Axhuri, Imam Muslimi, Ibn Mende, Ebu Amr Dani, Tajalisi si dhe dhjetra dijetarë të tjerë etj., e kanë shënuar në veprat e tyre”. (14)

Disa miq mund të thonë: “Në duart tona kemi vetëm këtë shembull”. Jo miq të nderuar! Këta miq besojnë se Hidri (p.m.t.) dhe Isai (p.m.t.) janë ende duke jetuar dhe se ky i fundit nuk është varur. Nëse ju do të mund të na pyesni: “Zotëri ynë në cilën vepër kalon ky pohim?!”, atëherë ne do t’iu përgjigjemi se ky pohim kalon në dhjetra burime.

Ibn Tejmijje shprehet kështu: Pyetje: “Vallë a është Hidri (p.m.t.) një i dërguar dhe a është i gjallë?!” Përgjigjia: “Hidri (p.m.t.) është i gjallë”.

Pyetje: “Cila është gjendja e dy njerëzve të cilët debatojnë mbi të vërtetën e Isait (p.m.t.)?!”

Përgjigjia: “Ashtu siç zë vend në hadithin e vërtetë ai është në gjirin tuaj dhe është duke jetuar”. (15)

Por jo vetëm kaq ka edhe më shumë. Në veprën e tij me titull: “Hidajetu’l-Hejara Fi’l-Exhuibeti’l-Jehudi ue’n-Nesara” (Udhëzimi i të Mirëve në Përgjigjet Ndaj Çifutëve dhe të Krishterëve), mësuesi i tij Ibn Kajjim Xheuiziu ka shkruar: “Allahu i Madhëruar e ka ngritur atë pranë Tij, duke e fuqizuar dhe duke e ndihmuar. Armiqtë e tij as nuk do të mund ta dëmtojnë atë me armët e tyre dhe as do ta lëndojnë atë me duart e tyre, sepse Ai (f.m.t.) e ka ngritur Isain (p.m.t.) pranë Tij dhe do ta dërgojë atë në ardhmen në sipërfaqen tokësore, për të marrë hak ndaj Mesih Dexhxhalit dhe vartësve të tij”. (16)

Ndërsa në veprën e tij me titull: “Sherhu’n-Neueui” (Shpjegimi i Neueuiut), Imam Neueuiu kumton në këtë mënyrë në “Kreun e Virtyteve të Hidrit (p.m.t.)”. Ai citon: “Sipas mendimit të shumicës së dijetarëve Hidri (p.m.t.) është duke jetuar dhe është në mesin tonë. Sufistët, urtakët dhe mistikët janë të njëzëri mbi këtë çështje. Sërish duke u mbështetur në hadithet e tyre, ata janë të mendimit, se ata janë mbledhur së bashku me të, i kanë drejtuar pyetje atij, kanë marrë përgjigjie nga pyetjet e tyre nga ai, si dhe kanë qenë të pranishëm në vendet e shenjta me të. Më pas ata sjellin një sërë lajmesh të panumërta, duke shtuar se fama e tij nuk mund të fshihet”.

Shejh Ebu Amiri citon kështu: “Sipas mendimit të shumicës së dijetarëve dhe në këndvështrimin e besimtarëve të drejtë ai është duke jetuar në këto çaste dhe është i gjallë. Edhe bashkësia muslimane ndan të njëjtin mendim me atë të dijetarëve, ndërsa mendimi se ai nuk është i gjallë është një mendim i gabuar”. (17)

Pra Isai (p.m.t.) është në qiell dhe në një kohë kur atë nuk e shikon askush ai mund të mblidhet së bashku dhe mund të takohet me Hidrin (p.m.t.).

Ndërsa në veprën e tij me titull: “Fetaua’l-Lexhneti’d-Daime” (Miratimet e Perlave të Përjetshme), Shejh Ebu Amiri thotë: “Pyetje: “Vallë a është njëra nga parimet e besimit qenia e tij në këtë jetë?!” Përgjigje: “Duke u nisur nga tërësia e provave, të përftuara nga Kur’ani Fisnik dhe Sunneti i të Dërguarit, arrijmë në përfundimin se Isai (p.m.t.), as nuk është vrarë dhe as nuk është varur”. (18)

Prezantuesi: Ata bëjnë fjalë për njerëz, që kanë jetuar për shumë vite. Vallë a është ky një besim?!

I ftuari: Në këtë pikë njëri nga ndjekësit mund të ngrejë pyetjen: “Vallë cili është besimi i detyruar që një musliman duhet të barttë mbi çështjen e Mesihut (p.m.t.)?!” Ne përgjigjemi: “Besimi i vërtetë për sa i përket çështjes së Isait (p.m.t.), është ai i të parëve tanë të mirë, i cili është se atë as nuk e kanë vrarë, as nuk është varur dhe as nuk ka vdekur”. (19)

Ashtu siç e dini edhe ju shpesh herë, ne na shtrojnë drejtpërdrejtë këto lloj pyetje: “Nëse Imam Mehdiu (p.m.t.), është duke jetuar dhe është në gjirin tonë, atëherë cila është urtësia dhe dobia e kësaj?! Cilat janë dobitë që përftojmë me praninë e tij?! Ai as mund të japë një gjykim, as mund t’u përgjigjet pyetjeve dhe as që mund të zgjidhë problemet.

Ne tani për tani nuk mund t’u japim përgjigje këtyre pyetjeve, por i përmbledhim duke thënë: “Le ta lëmë përkohësisht mënjanë çështjen e Imam Mehdiut (p.m.t.) dhe le të drejtojmë pyetjet: “Vallë cila është dobia e qenies së gjallë dhe i lidhur i Dexhxhalit?! Cila është dobia e qenies në qiell i Isait (p.m.t.)?! Cila është dobia e pranisë së Hidrit (p.m.t.)?! Ne kërkojmë që të na kthejnë përgjigje. Ndonëse ne e dimë shumë mirë se përgjigjia që do të na japin, është e njëjta me përgjigjen që do t’u japim, në lidhje më çështjen e Imam Mehdiut (p.m.t.). Ata do të përgjigjen se kjo është një çështje, e cila i përket fushës së adhurimit dhe ne përgjigjemi se çështja e jetëgjatësisë së Imam Mehdiut (p.m.t.) është gjithashtu një çështje në lidhje me fushën e adhurimit. 

Prezantuesi: Ne lutemi vazhdimisht ditën dhe natën që ai të shfaqet sa më shpejt.

I ftuari: Ata herë pas here pyesin: “Përse është ai në këtë jetë?!” Ne ju përgjigjemi me një fjali të vetme: “Nuk e dimë!” Ose më saktë edhe nëse do ta dinim përgjigjen e kësaj pyetjeje dhe nëse do të kishim prova në duart tona, ne në këto çaste nuk jemi duke diskutuar për këtë çështje. Shtojmë se përgjigja që ata do na japin, mbi çështjet e qenies së gjallë të Dexhxhalit, Mesih Isait (p.m.t.) dhe Hidrit (p.m.t.), është e njëjtë me përgjigjien që ne do të japim për ta. Sërish nëse ata do të na citojnë se Hidri (p.m.t.), është mbledhur së bashku me dijetarët dhe se i ka kthyer përgjigje pyetjeve te tyre, atëherë edhe ne do t’ua kthejmë të njëjtën përgjigjie.

Rishtas nëse ata do të thonë se këto janë çështje, që i përkasin fushës së adhurimit dhe ne përgjigjemi se dhe çështja e jetëgjatësisë së Imam Mehdiut (p.m.t.), i përket po kësaj fushe. Gjithashtu nëse ata na pyesin: “Ku qëndron urtësia në jetëgjatësinë e Imam Mehdiut (p.m.t.)?!” ne do t’u përgjigjemi: “Këtë urtësi e di Allahu (f.m.t.)”. Nëse urtësia e Allahut të Lavdëruar, e ka parë si të nevojshme këtë ne përgjigjemi: “Dëgjuam dhe u nënshtruam”. Si rrjedhojë përsërisim se edhe Ibn Tejmijje, ka mbajtur të njëjtin qëndrim, në lidhje me çështjen e qenies në jetën e kësaj bote të Dexhxhalit dhe Xhessases.

Kështu që ne nuk duam të kumtojmë, se kjo është prova e pranisë së “argumentit”. Për këtë arsye dijetarët tanë kanë dhënë përgjigjen: “Ky mendim nuk është i mbështetur në asnjë vend dhe se është një mundësi e largët”, për t’i prerë udhën fjalëve të këtij lloji.

Për një njeri është e zakonshme, që t’i krijohet përshtypja për një personalitet historik, kur lexon se ai ka marrë pjesë në luftë dhe ka vrarë dyzetë vetë që të thotë me vete: “Kjo është një mundësi e largët”. Megjithatë nëse kjo ngjarje, do të zhvillohej përpara syve të tij dhe ai personalitet, që zotëron një fuqi të veçantë do të vriste dyzetë vetë atëherë ai do të shprehej: “Kjo nuk është një mundësi e largët sepse unë e pashë këtë me sytë e mi”.

Në këtë pikë të nxehtë, ne duam që të pasqyrojmë një shembull konkret dhe të ilustrojmë një ngjarje, për ndjekësit tanë të nderuar. Ibn Tejmijje duke u mbështetur në një lajm të vetëm, pranon se Dexhxhali është duke jetuar. Megjithatë kur vjen puna, për të besuar në çështjen e Imam Mehdiut (p.m.t.), për të cilën gjendet një numër shumë i madh hadithesh, ai nuk ngurron që të hidhet në sulm duke thënë: “Kjo nuk është diçka që mund ta pranojnë njerëzit e mençur, sepse kjo është një besëtytni”. Me këtë fjali ai ka për qëllim që të nënkuptojë: “Vallë a e keni ngrënë mendjen më djathë?!”

Ne nuk arrijmë të kuptojmë, se si ka mundësi që disa njerëz, që dalin në ekranet e stacioneve televizive, u bëjnë thirrje shiitëve, duke i këshilluar në këtë mënyrë: “Ejani le t’i drejtohemi gjykimit të mendjes, a keni ngrënë mendjen me djathë?!” Ne nuk mund të mos reagojmë duke vënë theksin tek pyetja si më poshtë: “Vallë a jemi ne ata të cilët qenkemi mbështetur në mendjen, apo janë këta njerëz që duke u nisur, thjesht nga një lajm i vetëm, u besojnë kësaj krijese, vetëm sepse ky lajm zë vend, tek njëra nga dy veprat, që e cilësojnë si përmbledhjet e haditheve të vërteta, pas Librit të Allahut?!” Ja pra këto njerëz u besojnë këtyre rrëfenjave. Por kur ne pohojmë se besojmë, në faktin se imami i dymbëdhjetë i Ehli Bejtit është duke jetuar, praninë e të cilit e kemi vërtetuar me prova të prera, atëherë këta na sulmojnë duke na akuzuar, se u nënshtrohemi besëtytnive dhe përrallave.

Prezantuesi: Ndërsa tani kemi në linjë telefonike vëllain tonë Muhammedin nga Iraku. Urdhëroni.

Muhammedi: Selamun alejkum. Unë kam dy pyetje për Zotëri Kemal Hajdarin. Pyetja e parë ka të bëjë me jetëgjatësinë e Imam Mehdiut (p.m.t.). Vallë a është aq i Plotfuqishëm Allahu (k.m.t.) sa t’i japë një njeriu me mijra vite jetë?! Nëse Ai ka fuqi për këtë në këtë rast lind pyetja: “Vallë a nuk duhet t’ua jipte Allahu këtë jetëgjatësi të dërguarit të Tij dhe jo Imam Mehdiut (p.m.t.)?!”

I ftuari: Alejkum selam! Vëlla ne nuk e kemi prekur ende këtë çështje. Ne në këto çaste nuk jemi duke trajtuar, çështjen e jetëgjatësisë së Imam Mehdiut (p.m.t.), që të mbetemi përballë ndaj një pyetje si të mirëqenë si kjo, pra se përse një jetëgjatësi si kjo, nuk iu është dhënë të dërguarit të Allahut (p.m.t.). Ne ndonëse nuk e dimë përgjigjen e kësaj pyejeje që të merret si e mirëqenë, prova na detyron që të pranojmë këtë mendim.

Përveç kësaj prove ne zotërojmë edhe një argument tjetër fetar.

I ftuari: Nuhu (p.m.t.) jetoi për 950 vite. Por ne nuk mund të pyesim: “Vallë përse jetoi ai kaq gjatë?!” Të tëra këto janë pyetje që merren si të mirëqena.

Prezantuesi:Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ju falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar, të cilët ndoqët programin tonë. Po ndahemi nga ju tani, duke shpresuar se do të takojmë sërish nesër mbrëma në programin tonë me titull: “Mutaharat Fi’l-Akide” (Pastërtitë e Besimit). Allahu i Lartësuar ju ruajttë. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu. Falenderimi i takon Allahut (f.m.t.), Zotit të botërave.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Ismail Ibn Ali Ibn Mahmud Malik Muajjed Imamuddini, “Tarihu’l-Ebi’l-Fida” (Historia e Ebu Fidait), vëll. 1, fq. 361, Analiza Nga Mahmud Ejjubi, Shtëpia Botuese: “Përmbledhja e Lajmeve të Personaliteteve”.

2- Hafidh Shihabuddin Ahmed Ibn Ali Ibn Muhammed Askalani, “Lisanu’l-Mizani” (Peshorja e Gjuhës), vëll. 2, fq. 460, Redaktimi Nga Dijetar Abdulfettah Ebu Gudde, Shtëpia Botuese: “Personalitetet Islame”.

3- Imam Shihabuddin Ebu Felah Abdulhajj Ibn Imad Hanbeli, “Shezeratu’dh-Dhehebi Fi’l-Ahbari Men Dhebeb” (Pema e Artë Në Lajmet e Praruara), vëll. 3, fq. 282, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Abdukadir Arnauti, Shtëpia Botuese: “Ibn Kethiri”, Damask, Bejrut.

4- Imam Shihabuddin Ebu Felah Abdulhajj Ibn Imad Hanbeli, “Shezeratu’dh-Dhehebi Fi’l-Ahbari Men Dheheb” (Pema e Artë Në Lajmet e Praruara), vëll. 3, fq. 282, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Abdukadir Arnauti, Shtëpia Botuese: “Ibn Kethiri”, Damask, Bejrut.

5- Sherif Enes Kutubi Hasani, “Usul Fi’dh-Dhurrijjeti’l-Bidati’l-Betuli” (Metodologjia e Udhës së Risisë së Bukur), fq. 98.

6- Takijuddin Ahmed Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje Fi’n-Nakdi’l-Kelami’sh-Shia” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit Në Përcjelljen e Apologjetikës së Shiitëve)”, vëll. 2, fq. 576, Vërtetimi Nga Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Virtyti”.

7- Takijuddin Ahmed Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje Fi’n-Nakdi’l-Kelami’sh-Shia” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit Në Përcjelljen e Apologjetikës së Shiitëve)”, vëll. 1, fq. 76, Vërtetimi Nga Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Virtyti”.

8- Takijuddin Ahmed Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje Fi’n-Nakdi’l-Kelami’sh-Shia” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit Në Përcjelljen e Apologjetikës së Shiitëve)”, vëll. 1, fq. 76, Vërtetimi Nga Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Virtyti”.

9- Ahmed Ibn Tejmijje, “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll, 4, fq. 338, Botim i Shërbyesit Të Dy Faltoreve të Shenjta.

10- Ahmed Ibn Tejmijje, “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll, 4, fq. 338, Botim i Shërbyesit Të Dy Faltoreve të Shenjta.

11- Ebu Husejn Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejri Nishaburi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit), vëll. 4, Libri i Sprovave Dhe i Kushteve Të Orës së Fundit, Kreu XXIV, Libri i Rrëfimit Për Xhessasen, Hadithi Nr: 2942, Vërtetimi Nga Muslim Ibn Mahmud Uthman Selefi Etheri, Shtëpia Botuese: “Mirësia”.

12- Ebu Husejn Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejri Nishaburi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit), vëll. 4, Libri i Sprovave Dhe i Kushteve Të Orës së Fundit, Kreu XXIV, Libri i Rrëfimit Për Xhessasen, Hadithi Nr: 2942, Vërtetimi Nga Muslim Ibn Mahmud Uthman Selefi Etheri, Shtëpia Botuese: “Mirësia”.

13- Ebu Husejn Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejri Nishaburi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit), vëll. 4, Libri i Sprovave Dhe i Kushteve Të Orës së Fundit, Kreu XXIV, Libri i Rrëfimit Për Xhessasen, Hadithi Nr: 2942, Vërtetimi Nga Muslim Ibn Mahmud Uthman Selefi Etheri, Shtëpia Botuese: “Mirësia”.

14- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 45, fq. 59, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti.

15- Ahmed Ibn Tejmijje, “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll, 4, fq. 332, Botim i Shërbyesit Të Dy Faltoreve të Shenjta.

16- Ibn Kajjim Xheuziu, “Hidajetu’l-Hejara Fi’l-Exhuibeti’l-Jehudi ue’n-Nesara” (Udhëzimi i të Mirëve në Përgjigjet Ndaj Çifutëve dhe të Krishterëve), fq. 384.

17- Muhjiddin Ibn Neueuiu, “Sherhu’n-Neueui Ala’s-Sahihi’l-Muslimi” (Shpjegimi i Imam Neueuiut i Përmbledhjes së Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit), vëll. 15, fq. 133.

18- Shejh Ebu Amiri, “Fetaua’l-Lexhneti’d-Daime Li’l-Buhuthi Ue’l-Ifta” (Miratimet e Perlave të Përjetshme Në Çështjet Dhe Dhënia e Miratimit), vëll. 3.

19- Shejh Ebu Amiri, “Fetaua’l-Lexhneti’d-Daime Li’l-Buhuthi Ue’l-Ifta” (Miratimet e Perlave të Përjetshme Në Çështjet Dhe Dhënia e Miratimit), vëll. 3, fq. 330, Miratimi Nr: 6236.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të


Vijon...



Burimi : Medya Şafak