Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Dyzetëepestë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Tet. 24, 2017, 2:24 a.m.

Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

I ftuari: Si fillim dua t’iu bëjmë të ditur, se veprën e tij me titull: “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet e Mekkës), Ibn Arabiu ka cituar si më poshtë: “Allahu i Madhëruar do t’i mësojë gjithçka atij (Mehdiut (p.m.t.)). Këtë mendim e mbështes duke sjellur ilustrimin e hadithit profetik që kumton: “Ai do të ndjekë gjurmën time dhe nuk do të gabojë”. Unë kam shpjeguar se të tërë muslimanët do t’i binden atij dhe se ai është i pafajshëm. Më pas kam sqaruar se pafajësia e tij përkthehet, se ai nuk do të gabojë në dhënien e gjykimeve të tij, sepse nuk mund të thuhet se gjenden gabime në gjykimet e dhëna, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)”.

Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të dyzetëepestë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe në çështjen: “Argumentimi dhe Zinxhiri i Përcjelljes së Hadithit Thekalejn”. Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar. Ju përshëndes me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.

Prezantuesi: Zotëri i nderuar, përpara se të fillojmë programin tonë, vallë a do të kishit ndonjë çështje, për sa i përket programit të shkuar në veçanti, në të cilin ju cekët praninë e disa mendimeve të ndryshme, që gjenden mes Shkollës së Ehli Sunnetit dhe Shkollës së Ehli Bejtit, në lidhje me çështjen e shfaqjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Vallë a ndodhen ndasi të tjera mendimesh që kanë të bëjnë me këtë çështje?!

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër.

Në programin tonë të shkuar, ne prekëm dy pika thelbësore, mbi të cilat është zhvilluar larmia e ndasisë së këtyre mendimeve. Rikujtojmë se çështja e Imam Mehdiut (p.m.t.), cilësohet si një nga domosdoshmëritë e mbarëvajtjes së rendit fetar dhe të besimit. E thënë ndryshe përcaktojmë, se nuk gjendet diskutimi i çështjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), për sa i përket këndvështrimit të pranimit. Ne shprehemi në këtë mënyrë, sepse besimi në Imam Mehdiun (p.m.t.), është njëra nga të vërtetat e argumentuara të mendimit islam. Madje mund të themi me plot gojën se ky besim, është njëra nga të vërtetat e ligjeve hyjnore të feve qiellore dhe hyjnore.

Fillojmë pa humbur kohë, duke përsëritur se pika e parë, të cilën e kemi analizuar në programin tonë paraardhës, ka të bëjë më cilësinë e dhënies së gjykimeve të Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.), i cili do të shfaqet pasi rruzulli tokësor, do të jetë i mbushur me dhunë dhe padrejtësi, duke e mbushur këtë të fundit me sundim dhe drejtësi. Pyetja që kemi drejtuar ishte: “Vallë a do të gabohet Mehdiu (p.m.t.) disa herë dhe a do gjejë të vërtetën herë të tjera, përkatësisht si një dhënës i rëndomtë miratimesh, ose gjykimet e dhëna nga ky i fundit do të jenë identike, me ato të dhëna nga vetë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), i cili nuk flet i frymëzuar nga vetvetja dhe epshi i tij, por fjalët e të cilit janë pjesë e shpalljes absolute dhe i cili nuk ka gabuar kurrë?!”

Më pas kemi bërë të ditur me dhjetra herë, se me fjalën “nuk flet” e cila kalon në ajetin 3 dhe 4 të Sures Nexhm në të cilat thuhet:“Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”, nuk nënkuptohet vetëm argumentimi i pafajësisë së fjalëve. Sërish ajeti i lartpërmendur kuranor, nuk bën fjalë vetëm për zbatimin drejtuar, përmasës së fjalëve të pafajshme. Në të njëjtën mënyrë ajeti lë të kuptohet, në një mënyrë të tërthortë, se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), nuk mund të kryente ndonjë veprim, duke u mbështetur në frymëzimin e vetvetes dhe epshit të tij. Për këtë arsye Allahu i Lavdëruar, në ajetin 31 të Sures Ali Imran urdhëron: “Thuaji (o Muhammed!): “Nëse ju e doni Allahun ndiqmëni, kështu që Allahu do t’iu dojë dhe do t’iu falë mëkatet tuaja, sepse Allahu fal dhe është mëshirues”.

Citojmë se me ajetin e sipërcituar kuranor nënkuptojmë, se ai i cili e ndjek Muhammedin (p.q.m.t.) edhe Allahu i Lartësuar do ta dojë atë. Nëse unë si dijetar dhe ju si besimtarë, do të marrim për disa çaste si të mirëqenë aludimin, se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), ka gabuar në një veprim, ose në dhënien e një gjykimi të tijit atëherë ne mund të shpalosim hapur, se ne nuk jemi të detyruar që ta ndjekim atë, aq më keq në rastin kur ai ka gabuar. Si rrjedhojë në këtë pikë kritike ngrejmë pyetjen: “Vallë si është e mundur që Allahu (k.m.t.) i Cili në njërën anë, ka ndaluar veprat e liga dhe të shëmtuara, ndërsa në anën tjetër Ai të ketë urdhëruar, për bindjen ndaj kryerjes së gabimit?!” Pra të gjendur përballë këtij realiteti, vëmë theksin se duhet të nxjerrim në shesh, dukurinë e ndjekjes së vërtetës, ose siç mund të përkthehet ndryshe, ndjekjes së sunnetit të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Këtu gjejmë rastin për t’iu bërë të ditur, se ne nuk jemi duke e shqyrtuar çështjen e mësipërme, duke ecur sipas optikës së Shkollës së Ehli Bejtit. Lërnani t’iu kumtojmë se ashtu siç kemi bërë të qartë, duke shtuar këtu edhe njëzëshmërinë e arritur mbi këtë pikë, nënvizojmë se emri i këtij imami është Muhammed Mehdiu (p.m.t.). Në këtë pikë të nxehtë, ne e shohim të arsyeshme të shtrojmë pyetjen: “Vallë a do të jenë gjykimet e dhëna, nga Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), i cili është imami i dymbëdhjetë dhe udhëheqësi i fundit dhe i cili është përgëzuar nga ana e Muhammedit (p.q.m.t.), të njëjta me gjykimet dhëna nga një dhënës miratimesh, ose me fjalë të tjera a do jetë Imam Mehdiu (p.m.t.), ai i cili herë do të gjejë të vërtetën dhe herë të tjera do të gabojë, ose gjykimet e dhëna nga ana e tij, do të jenë të barabarta me gjykimet e dhëna nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)?!”

Ne përgjigjemi se sipas besimit të Shkollës së Ehli Bejtit, gjykimi i dhënë nga Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.) është identik, me atë të dhënë nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Përcaktojmë se ashtu siç nuk ka vend dhe është i kotë, nisja e kërkimit për gjetjen e gabimit, në gjykimet e dhëna nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), pohojmë se nuk as në gjykimet e dhëna nga Imam Mehdiu (p.m.t.), nuk ka vend për këtë dhe është plotësisht i kotë ky kërkim. Në veprën e tij me titull: “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet e Mekkës), Ibn Arabiu (viti i vdekjes 638 sipas mërgimit islam) ka cituar si më poshtë: “Allahu i Madhëruar do t’i mësojë gjithçka atij (Mehdiut). Këtë mendim e mbështesim duke sjellur ilustrimin e hadithit profetik që kumton: “Ai do të ndjekë gjurmën time dhe nuk do të gabojë”. Unë kam shpjeguar se të tërë do t’i binden atij dhe se ai është i pafajshëm. Më pas kam sqaruar se pafajësia e tij përkthehet, se ai nuk do të gabojë në dhënien e gjykimeve të tij, sepse nuk mund të thuhet se gjenden gabime në gjykimet e dhëna, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)”. Në shtesë nënvizoj se gjykimi i dhënë nga ky imam, është i njëjti gjykim i dhënë nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Lejomëni t’iu rikujtoj se në ajetin 3 dhe 4 të Sures Nexhm në të cilat thuhet:“Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”. (1)

Vijoj se edhe unë pajtohem, me këtë kuptim të shpalosur qartë, duke u mbështetur në përkufizimet e Ibn Arabiut. Një njeri mund të çohet dhe të citojë: “Zotëri i nderuar, lërmëni t’iu bëj të ditur se është e pamundur, të themi se posti i Shejh Ibn Arabiut të jetë i pranuar, në këndvështrimin e mbarë dijetarëve muslimanë. Ndërsa unë reagoj duke u përgjigjur, se ndonëse ky pohim është i vërtetë, përsëri është pothuajse e pamundur, që të gjejmë një dijetar, mbi të cilin e tërë bashkësia muslimane ta ketë pranuar njëzëri.

Këtu kemi dëshirë të ndalemi dhe ta ilustrojmë me shembullin, se si uehhabistët dhe të tjerët përdorin ofiqin “Shejhu’l-Islami” (Dijetari i Islamit) për Shejh Ibn Tejmijjen. Por në këtë pikë drejtojmë pyetjen: “Vallë a është me të vërtetë Ibn Tejmijje, i pranuar në mesin e të tërë dijetarëve muslimanë?!” Jo kurrën e kurrës! Për më tepër dijetarët esharitë dhe mutezilitë nuk e pranojnë këtë. Gjithashtu edhe dijetarët shiitë imamitë. Në shtesë përçojmë se as sufistët, mistikët, urtakët dhe apologjetët nuk e pranojnë ofiqin e Ibn Tejmijjes. Këtij mendimi i bashkangjiten edhe zejditë dhe ibaditë. Duke ecur sipas këtyre pasqyrimeve, vëmë theksin se tërësia e dijetarëve muslimanë, nuk e ka pranuar asnjë dijetar njëzëri. Madje mund të thuhet se Ibn Arabiu është një dijetar, i cili ka lënë më tepër mbresa dhe ndikim se sa Ibn Tejmijje, në optikën e ndikimit dhe pranimit në gjirin e muslimanëve.

Duam të kujtojmë për ndjekësit tanë të nderuar, se ne si fillim do ta cekim dhe më tej do ta kalojmë këtë pikë. Ajo që duam të nxjerrim në pah, është fakti se Shejh Muhjiddin Ibn Arabiu, qëndron në një post shumë të lartë, për sa i përket pranimit të tij, në mesin e mbarë muslimanëve në përgjithësi dhe atij të muslimanëve afrikanë në veçanti. Këta të fundit u besojnë kulturës së Shejh Ibn Arabiut, për sa i përket dijes dhe njohurive në fushën e çlirimeve dhe pushtimeve. Ne kemi dëshirë që t’i bëjmë thirrje, ndjekësve tanë të nderuar, që ta njohin personalitetin e Imam Mehdiut (p.m.t.), nëpërmjet kulturës dhe veprave të Ibn Arabiut. Natyrisht duhet të tregohemi të kujdesshëm, që të bëjmë dallimin mes Ibn Arabiut dhe Ibn El’Arabiut. Figura e parë është mistiku i njohur Muhjiddin Ibn Arabiu, ndërsa i dyti është Gjykatës Ebu Bekr Ibn El’Arabiu.

Qëllimi ynë nuk është dhënia e drejtimit të çështjes, i cili do të çonte ujë në mullirin e Shkollës së Ehli Bejtit, por synimi ynë është që miliona ndjekësit e Shejh Ibn Arabiut në botën muslimane, t’i adresohen dhe t’i njohin burimet, veprat e të dashurit të tyre. Tani le të vështrojmë se çfarë shkruan në veprën e tij: “Kjo bashkësi ka dymbëdhjetë pole dhe në boshtin e kësaj bashkësie qëndrojnë dymbëdhjetë vetë. Si rrjedhojë si në këtë bote dhe në tjetrën, në botën e sendeve dhe të trupave gjenden dymbëdhjetë yjësi. Allahu i Madhëruar ka caktuar dymbëdhjetë kujdestarë... Për sa i përket dymbëdhjetë poleve, citojmë se ata jetojnë mbi zemrat e të dërguarve”. (2)

Prezantuesi: Pra Ibn Arabiu ka përdorur një terminologji sufiste.

I ftuari: Jo nuk mund të shprehemi ashtu, sepse shpjegojmë se thëniet e këtij dijetari, përputhen plotësisht me hadithet, e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) të cilat janë si vijojnë: “Udhëheqësit pas meje janë dymbëdhjetë”, “Prijësit pas meje janë dymbëdhjetë” dhe “Drejtuesit pas meje janë dymbëdhjetë”. Për më tepër kumtojmë se ashtu siç kanë përcaktuar dhe dijetarët së bashku me nxënësit e dijes, sqarojmë se nuk gjendet asnjë shqetësim, në lidhje me përdorimin e terminologjisë së tij, kështu që secili dijetar, mund të përdorë terminologjinë që dëshiron. Shtojmë se ashtu siç numri i muajve të llogaritur, sipas numërimit të Allahut të Lartësuar është dymbëdhjetë, ashtu edhe numri i imamëve është i njëjtë me numrin e këtyre muajve.

Ndërsa për sa i përket thënies: “ata jetojnë mbi zemrat e të dërguarve”, që kalon në fragmentin në fjalë, bëjmë të qartë se ky është një term mistik dhe i urtësisë hyjnore. Me fjalë të tjera në secilin nga këto pole gjendet një cilësi nga cilësitë e të dërguarve. Më pas Ibn Arabiu ka nisur sqarimin e shkallës, postit dhe virtytit të polit të dymbëdhjetë të këtyre poleve, duke u shprehur në këtë mënyrë: “Ai është poli më i plotë në këndvështrimin e gjykimit. Allahu i Madhëruar i ka njëjësuar mesataren e formave të jashtme dhe të brendshme për të. Ai në pamje të jashtme do të jetë ai që do të sundojë duke përdorur shpatën e tij dhe do të jetë udhëheqësi i Alahut të Lavdëruar. Ashtu siç Ali Ibn Ebi Talibi, ishte zëvendësi i Muhammed Mustafasë (p.q.m.t.), i cili u ngarkua me detyrën e leximit të Sures Berae idhujtarëve, theksoj se edhe ky pol do të jetë udhëheqësi i Allahut të Lartësuar. Për më tepër këto pole do të vendosen në bashkësinë muslimane dhe ata zotërojnë të tëra kushtet e duhura për polarizimin, si dhe nuk do të ketë asgjë që e kundërshton këtë polarizim... Unë nuk mund ta bëj të ditur identitetin e tij (Mehdiut), sepse më është ndaluar që ta bëj këtë. Por di që ky njeri është zëvendësi i Allahut Fuqiplotë”. (3)

Pra me këtë kuptojmë se poli i dymbëdhjetë, është Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), i cili tani për tani është duke qëndruar në fshehtësi dhe do të dalë më vonë. Një tjetër pikë interesante që na tërheq vëmendjen është përdorimi i termit “halifetullah” (udhëheqësi i Allahut), nga ana e Ibn Arabiut në fragmentin e sipërcituar. Me fjalë të tjera ky përkufizim përkthehet se ai nuk do të zgjidhet me anë të zhvillimit të një këshilli, mbledhjes së analistëve dhe gjykuesve, në mesin e bashkësisë muslimane. Jemi të besimit se ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen, se ne e kemi prekur këtë të vërtetë, në programin paraardhës me titull: “Pastërtitë e Kredos”.

Ibn Arabiu ka përcaktuar se ai zotëron të tëra kushtet e duhura për polarizimin. Shpjegoj se atij i është dhënë përmbushja e detyra e shpalosjes së butësisë së tërë të dërguarve, vendosjes së drejtësisë dhe mbushjes së rruzullit tokësor me drejtësi dhe sundim. Nënvizojmë se të dëguarit e kanë kryer këtë detyrë në një vend dhe në një kohë të caktuar. Pastaj Ibn Arabiu na ka shpjeguar se ai e ka të ndaluar, që të bëjë të ditur identitetin e Imam Mehdiut (p.m.t.). Ajo që duam të bëjmë të qartë, është se edhe në argumentet tona fetare, ceket dukuria se në disa kushte të caktuara, është i ndaluar citimi i emrit të tij. Në programin tonë paraardhës ne kemi lexuar disa hadithe të vërteta, të cilat bëjnë fjalë se Imam Mehdiu (p.m.t.) është udhëheqësi i Allahut (f.m.t.) dhe nuk është udhëheqësi i të dërguarit të Allahut (p.qm.t.). Natyrisht kjo nuk do të thotë se Imam Mehdiu (p.m.t.), nuk është udhëheqësi i të dërguarit të Alahut (p.q.m.t.). Thënia “udhëheqësi i Allahut”, është përdorur thjesht për të vënë theksin në madhështinë e postit të tij.

Themi se në kulturën dhe në veprat e Ibn Arabiut, Imam Mehdiu (p.m.t.) zë një rëndësi të madhe. Nëse Allahu i Madhëruar na dhuron sukses me mirësinë e Tij, ne mund të zhvillojmë një program më vete me titullin: “Njohja e postit të Imam Mehdiut (p.m.t.), i cili është në shkallën e ministrave, i cili është përgëzuar nga ana e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), i cili rrjedh nga Ehli Bejti dhe do të shfaqet në kohën e fundit”, pikërisht ashtu siç kalon në veprën e tij me titull: “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet e Mekkës). (4) Në programin e mbrëmjes së sotme, ne do të orvatemi që të hetojmë, se cili është Imam Mehdiu (p.m.t.), kryeministrat dhe cilat janë cilësitë që zotërojnë ata.

Në këtë pikë, ne kam dëshirë që të rikujtojmë, për ndjekësit tanë të nderuar, se kur të shfaqet Imam Mehdiu (p.m.t.), ai do të gjykojë me gjykimin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe ashtu siç ky i fundit nuk ka gabuar, në dhënien e gjykimit të tij, në në të njëjtën mënyrë as Imam Mehdiu (p.m.t.), nuk do të gabojë në dhënien e gjykimit të tij.

Ndërsa çështja e dytë, të cilën do ta shqyrtojmë në programin e kësaj mbrëmjeje është jeta e Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.). Citojmë se kemi përjetuar dhe se janë kristalizuar ndasi të ashpra mendimi, mbi çështjen nëse ai është i gjallë në këtë botë ose nuk është. Ashtu siç  jeni në dijeni edhe ju mbi klauzolën, se Shkolla e Ehli Bejtit beson fuqishëm në faktin se Imam Mehdiu (p.m.t.), është i gjallë dhe duke jetuar dhe duke u furnizuar deri në kohën kur Allahu i Madhëruar do të japë lejen, që ai të shfaqet në mesin tonë. Megjithatë përballë kësaj qasjeje, gjenden edhe njerëz që besojnë se ai nuk është duke jetuar, pra nuk ka adhur ende në këtë botë, ose e thënë ndryshe nuk është i pranishëm në këtë botë, por do të shfaqet më vonë duke ardhur në këtë botë. Tani lejonani që të shprehim, se ne jemi të mendimit, se këtu ndodhen dy çështje të cilat duhet të shtjellohen, brenda kornizës së kësaj çështjeje. Arsyeja e studimit ndaras së tyre, është sepse në përgjithësi këto dy çështje ngatërrohen me njëra tjetrën dhe anashkalohen.

Pika e parë që do të hetojmë është çështja, nëse Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), i cili është pranuar si imami i njëmbëdhjetë i Shkollës së Ehli Bejtit, ka patur ose nuk ka patur një bir me emrin Muhammed Mehdiu (p.m.t.)?!

Pika e dytë që do të shqyrtojmë është çështja, nëse ai ka patur një bir dhe vallë a jeton ai në këto çaste në këtë botë ose ka ndërruar jetë?!

Në përgjithësi këto dy pika nuk mund të ndahen veçmas nga njëra-tjetra. Për këtë arsye ne duhet t’i shtjellojmë këto dy çështje të ndara. Atëherë sipas mendimit tonë, ne duhet t’i trajtojmë shumë mirë këto çështje. Vallë a ka patur Imam Hasan Ushtari (p.m.t.) ndonjë bir?! Nëse ai ka patur një bir, vallë a është ky i fundit i gjallë në këto çaste teksa flasim?!

Prezantuesi: Si rrjedhojë përcaktojmë se një pyetje si kjo del vetvetiu nga natyra. Vallë a kemi ndonjë dokument historik në duart tona i cili vërteton se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.) ka patur ndonjë bir? Vallë a gjenden në kulturën muslimane, të dhëna të cilat e miratojnë dhe e argumentojnë këtë çështje?!

I ftuari: Në këtë pikë thelbësore, ne duam t’i vëmë në dijeni ndjekësit tanë të nderuar, se në disa stacione televizive, në faqet e internetit dhe në disa burime të tjera, me punimet e tyre smirëzeza përpiqen që të argumentojnë, se besimi se imami i fundit i Ehli Bejtit, përkatësisht Imam Mehdiu (p.m.t.), është bir i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.) është i gabuar.

Në këtë pikë na duhet të sqarojmë, se synimi i këtyre punimeve dashakeqëse, është mbjellja dhe hedhja e farërave të dyshimit se Imam Mehdiu (p.m.t.), nuk mund të jetë biri i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.), sepse ky i fundit nuk paska patur ndonjë bir. E thënë ndryshe, këta njerëz ngrejnë aludimin se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), nuk paska patur ndonjë bir, që të mund të flasim nëse ky i fundit është ose është i gjallë në këtë botë. Pra ata janë duke e mohuar nga themelet pikën e parë, e cila është një ndërmjetësim për arritjen në pikën e dytë. Ne kemi përcaktuar se do të hetonim çështjen, nëse imami i njëmbëdhjetë ka patur, ose nuk ka patur ndonjë bir.

Prezantuesi: Si rrjedhojë themi se çështja duhet të shqyrtohet që nga fillimi.

I ftuari:Ne besojmë se imami i dymbëdhjetë, është Imam Muhammed Ibn Hasan Ushtari (p.m.t.). Një njeri mund të çohet dhe të shtrojë pyetjen: “Zotëri ynë i nderuar. Vallë a zotëroni ndonjë provë se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.) ka patur ndonjë bir?!” Shtojmë se këtë pyetje nuk kanë të drejtë, që ta drejtojnë vetëm vëllezërit tanë muslimanë të Ehli Sunnetit por edhe shiitët. Disa uehhabistë ose disa faqe interneti, duke u mbështetur pikërisht në këtë bosht aludimi, mundohen që të ngjallin dyshime, mbi besimet e Shkollës së Ehli Bejtit.

Kështu që këta njerëz, të cilët nuk zotërojnë dije të mjaftueshme, ndikohen lehtësisht nga dyshimet që janë orvatur të ngrihen. Ne nuk po bëjmë fjalë, brenda kornizës së hartuar, se nëse ai do të kishte një bir, vallë si ka ardhur në këtë botë, ose a e ka parë njeri atë. Çështja jonë ka të bëjë me faktin, nëse Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), ka patur ose nuk ka patur ndonjë bir.

Duke e ilustruar këtë një shembull, le të marrim si të mirëqenë, mungesën e një dokumenti historik, i cili ka të bëjë me mënyrën e ardhjes në këtë botë, të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Citojmë se edhe nëse nuk do të ekzistonte, një dokument i tillë historik dhe nëse do të ngrihej pyetja nëse ishte ose nuk ishte, i gjallë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), sërish dokumentet e sakta historike shpalosin, praninë e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), të quajtur Muhammed Mustafa.

Për më tepër ndonëse ne nuk i njohim, cilësitë e të dërguarve të Allahut të quajtur Musa (p.m.t.) dhe Isa (p.m.t.), rishtas këto dokumente historike, na vënë në dijeni për praninë e këtyre njerëzve. Arsyetimi i shpjegimit tim, në këtë mënyrë është si më poshtë: Disa njerëz janë munduar më të tëra mjetet, duke u nisur nga mungesa e haditheve të vërteta dhe të pranuara në lidhje me cilësitë e lindjes, duke u pëpjekur që të arrijnë në përfundimin, se një lindje e tillë nuk ka ndodhur dhe se një fëmijë i tillë nuk ka lindur.

Megjithatë kumtojmë se nuk gjendet ndonjë detyrim mes këtyre dy ngjarjeve. Nxënësit e dijes, dijetarët dhe ata të cilët mendojnë thellë, e kanë kuptuar tanimë shumë mirë, se kujt i drejtohen shpjegimet e mia. Ajo që dua të bëj të ditur, është se ne nuk jemi të detyruar, që të dimë mënyrën e lindjes së tij dhe se cilët janë ata njerëz ose qenie me të cilat takohet ai. Ne jemi duke hulumtuar, nëse gjendet ose nuk gjendet, ndonjë argument historik ose farefisnor në duart tona, në lidhje me praninë e këtij personaliteti, sepse secila nga këto dukuri, ka fushën e saj të veçantë të specializuar.

Me fjalë të tjera pohoj, se nuk ka kuptim nëse unë shkoj dhe pyes komentuesit e Kur’anit Famëlartë, për t’i dhënë përgjigjie pyetjes sime, nëse Imam Hasan Ushtari (p.m.t.) ka patur ose nuk ka patur ndonjë bir. Shprehem kështu sepse komentuesit nuk janë të detyruar, që të dinë trungun e farefisit të njerëzve, sepse në fund të fundit kjo nuk është puna e tyre. Në anën tjetër dua t’iu vë në dijeni se historia, historianët, njohësit e farefisit dhe vërtetuesit e çështjes së farefisit, duhet të përcaktojnë mendimet e tyre, në lidhje me këtë çështje të veçantë.

Lëmëni t’iu them se në programin e kësaj mbrëmjeje, ne do të cekim disa burime të përbashkëta të historianëve eskpertë, dijetarëve të trungut të farefisit, madje edhe të vërtetuesve, të cilët do të bëjnë të mundur të arrijmë në përfundimin, se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.) ka patur një bir. Tani për tani do t’i lëmë mënjanë çështjet e tilla, se nëse ky fëmijë i cili ka ardhur në këtë botë, është ose nuk është Imam Mehdiu (p.m.t.), a është i gjallë në këtë botë ose ka vdekur, a ka hyrë në bodrum dhe nuk ka dalë më nga atje.

Në këtë pikë të rëndësishme kumtojmë, se këto çështje të lartpërmendura, nuk përbëjnë çështjen kyesore të cilën jemi duke e analizuar në këto çaste. Rikujtojmë se çështja jonë është, nëse Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), ka patur ose nuk ka patur ndonjë bir, të quajtur Imam Mehdiu (p.m.t.), i cili do të plotësojë rrethin e Shkollës së Ehli Bejtit. Kemi dëshirë që t’iu bëjmë të ditur, se ndërsa do të jemi duke shqyrtuar çështjen e sipërcituar, ne nuk do t’i adresohemi burimeve dhe veprave shiite, sepse këto të fundit nxjerrin në pah, dije mbi të cilat është arritur njëzëshmëria mbi këtë pikë të besimit. Ne do të kryejmë kërkime mbi çështjen e mësipërme, duke sjellur vetëm burimet e dijetarëve të Shkollës së Ehli Sunnetit, të cilët kanë rrëfyer se janë të pranuara në sytë e dijetarëve muslimanë.

Prezantuesi: Ne duam që ndjekësit tanë të nderuar le ta kenë parasysh se ky besim është i pranishëm në Shkollën e Ehli Bejtit. Këta të fundit e kanë përvetësuar këtë besim duke u mbështetur në një argument.

I ftuari: Pa humbur kohë fillojmë me burimin e parë me titull: “Tuhfetu’t-Talibi” (Tufa e Kërkesës), e dijetarit të trungut farefisnor dijetar Sejjid Muhammed Ibn Husejn Semerkandit (viti i vdekjes 996 sipas mërgimit islam).

Autori i veprës së mësipërme shkruan kështu: “Për sa i përket Muhammedit birit të Imam Muhammed Mehdi Imam Hasan Askeriut, nënvizoj se ai është Muhammed Mehdi Ibn Hasan Askeri Ibn Ali Hadi Ibn Muhammed Xheuadi, Ibn Ali Rida Ibn Musa Kazim Ibn Xhafer Sadik Ibn Muhammed Bakir Ibn Zejni’l-Abdidini Ibn Husejn Ibn Ali Ibn Ebu Talibi. Ai është imami i dymbëdhjetë. Ai ka ardhur në këtë botë në ditën e bekuar të Xhuma, në mesin e muajit Shaban, në vitin 255 të mërgimit islam. Pseudonimi i tij është Ebu Kasimi, ndërsa epitetet e tij jnë Huxhxhet (Argumenti), Halefu’s-Salihi (Pasardhësi i Mirë) dhe Muntadhari (I Prituri). Ai është një bir i ri, i cili ka një hundë të hollë, një fytyrë të pashme dhe të ndriçuar dhe një ballë të hapur. Ai ishte pesë vjeç kur i vdiq i ati. Shiitët pranojnë se ai ka hyrë në bodrum”. (5)

Duke u nisur nga pohimi në fjalë, theksojmë se ai është imami i dymbëdhjetë, i përgëzuar nga vetë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Dijetarët muslimanë kanë mendime të ndryshme, në lidhje me hyrjen e tij në bodrum. Dijetar Semerkandi na lajmëron se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.) ka një bir.

Burimi i dytë është vepra me titull: “Umdetu’t-Talibi” (Mbështetjae Kërkesës), e Xhemaluddin Ahmed Ibn Anbesë (viti i vdekjes 828 sipas mërgimit islam). Shkrimtari pasi na ka bërë të njohur Imam Hasan Ushtarin (p.m.t.) citon kështu: “Ndërsa për sa i përket çështjes së Ali Hadiut, pohoj se ai e ka marrë epitetin Ushtari, sepse ai ka banuar në qytetin irakian të Samarrës, ose më saktësisht ai ka banuar pranë Ushtarit (zonës së garnizonit ushtarak). Ai ka lënë pas vetes dy fëmijë, të cilët do të vijonin më tej trungun farefisnor. Njëra nga ata ishte Ebu Muhammed Hasan Ushtari (p.m.t.). Dua të përmend se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.) ishte një asket dhe një dijetar i madh... Ai ishte i ati i Muhammed Mehdiut. Sipas doktrinës së dymbëdhjetë imamëve të besimit shiit, Imam Muhammed Mehdiu, është imami i dymbëdhjetë dhe i Prituri i Përjetshëm”. (6)

Duke u mbështetur në fragmentin e sipërcituar, citoj se autori i veprës me titull: “Umdetu’t-Talibi” (Mbështetja e Kërkesës), ka shënuar se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.) ka një bir me këto cilësi. Lejonani t’iu sqarojmë se dy fjalitë e fundit, kanë të bëjnë me ndasitë e mendimeve, mes Shkollës së Ehli Sunnetit dhe asaj të Ehli Bejtit. Pika që na intereson është dukuria e lindjes së tij në mënyrë të prerë.

Në veçanti unë jam orvatur në mbledhjen së bashku të veprave më të rëndësishme, që kanë të bëjnë me trungun farefisnor, sepse veprat e rëndomta gjenden me tepricë. Burimi i tretë është vepra me titull: “Muhtasaru’t-Tuhfeti’l-Ezhari” (Përmbledhja e Tufës së Luleve), e Damin Ibn Shedkam Husejnit. Në këtë vepër ndodhen pemët gjenealogjike të këtyre imamëve. Shkrimtari i kësaj vepre ka përmendur, se farefisi i Muhammed Xheuad Ibn Ali Rida Ibn Musa Kazimit. I biri i Muhammed Xheuad Ebu Hasanit, ishte Ebu Muhammed Hasan Ushtari, ndërsa i biri i këtij të fundit është Ebu Kasim Muhammedi. (7)

Pohojmë se këto të dhëna janë të vërteta të patjetërsueshme. Për këtë gjenden hadithe të llojit: “Emri i tij do të jetë si emri im” dhe “Emri i të atit të tij do të jetë si emri i të atit tim”. Duke u mbështetur në hadithet e sipërcituara, mund të thuhet se emri i të atit të Imam Mehdiut, nuk duhet të jetë në formën Muhammed Ibn Hasan, por Muhammed Ibn Abdilah. Me dëshirën e Allahut të Lartësuar, këtë çështje do ta shqyrtojmë më vonë, duke vënë në pah nëse hadithet e mësipërme janë ose nuk janë të vërteta.

Burimi i katërt eshtë vepra me titull: “Uafi Bi’l-Uefejati” (Flijimi i Flijimeve), e Salahuddin Safdiut. Ky i fundit ka pohuar si vijon: “Imam Hasan Ushtari, është i ati i Imam të Pritur”. (8) Kjo është një e vërtetë e patjetërsueshme, e cila nuk ka nevojë për një studim të mëtejshëm. Një njeri mund të çohet dhe të thotë: “Jo ai është i prituri i rafiditëve”. Them se këto lloj kundërshtimesh kanë të bëjnë me çështjen e dytë. Çështja që po hetojmë tani, është nëse Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), ka patur ose nuk ka patur ndonjë bir.

Buimi i pestë i rëndësishëm është vepra me titull: “Tarihu’l-Islami” (Historia Islame), e historianit islam Imam Shemsuddin Dhehebiut. Shkrimtari ka shprehur kështu: “Hasan Ibn Ali Ibn Muhammedi, është njëri nga imamët e pafajshëm i pranuar nga shiitët. Ai është emërtuar si Hasan Ushtari, si pasojë e banimit të tij në Samerra. Ai është i ati të Priturit të rafiditëve”. (9)

Përsërisim se çështja jonë tani për tani, nuk ka të bëjë me të Priturin. Ashtu siç shihet qartë edhe ky autor si të tjerët para tij, ka cituar se Imam Hasan Ushtari, ka patur një bir dhe nuk ka thënë se nuk ka patur. Në vijim shkrimtari ka shtuar: “Për sa i përket të birit të tij Muhammed Ibn Hasanit, rafiditë e emërtojnë atë me epitete si Kaim (I Përjetshmi) dhe Halef (Pasardhësi)”.

Në fragmentin e mësipërm, vëmë re se shkrimtari ka përmendur hapur, se Imam Hasan Ushtari ka patur një bir. Më pas ai ka përshkruar: “Biri i tij ka ardhur në këtë botë në vitin 56 ose 58 sipas mërgimit islam. (10) (më saktësisht duhet të jetë shkruar në vitin 256 ose 258). Ai ka jetuar 60 vite pas të atit të tij dhe më pas ka vdekur. Them se nuk dihet as shkaku se si ka vdekur dhe se nuk gjendet ndonjë provë për vdekjen e tij”. (11) Pohojmë se ne nuk e dimë, se si ky shkrimtar ka arritur në përfundimin se ai paska vdekur. Në fakt përshkrimi i tij, mund të merret si një provë, se ai është ende në këtë jetë dhe se nuk ka vdekur. Unë dua t’u tërheq vëmendjen nxenësve të dijes dhe vërtetuesve mbi këtë çështje. Ajo që dua të shpalos, është se ndodhet një provë e qartë, se Imam Mehdiu (p.m.t.) ka lindur dhe se është duke jetuar në këtë botë.

Burimi i gjashtë i rëndësishëm është vepra me titull: “Shexheretu’dh-Dhekijje” (Pema e Mençur), e Sejjid Jusuf Abdullahut. Në fund të veprës në fjalë janë të shënuar pemët gjenealogjike. Sqaroj se në këtë pjesë të veprës nuk janë përdorur numrat e faqeve.

Tabloja numër 24: Farefisi i Imam Xhafer Sadik Ibn Muhammed Bakirit. Muhammed Mehdiu (p.m.t.), i biri i Hasan Ushtarit, i biri i Ali Hadiut, i biri i Muhammed Xheuadit, i biri i Ali Ridait, i biri i Musa Kazimit i biri i Xhafer Sadikut. (12)

Citojmë se autori i veprës së lartpërmendur, nuk ka përmendur emër tjetër, para emrit të Imam Muhammed Mehdiut (p.m.t.). Shpjegojmë se kjo është një e vërtetë e qartë, në mesin e historianëve, vërtetuesve dhe dijetarëve të trungut farefisnor, se Muhammed Mehdiu (p.m.t.), i biri i Imam Hasan Ushtarit, nuk e ka vijuar farefisin e tij. Për këtë arsye të tërë dijetarët e trungut farefisnor, e kanë pranuar hapur se gjithçka tjetër, që u vishet pemës gjenealogjike të Muhammed Ibn Hasan Ushtarit, është vetëm një aludim, që nuk pasqyron të vërtetën, sepse Muhammed Ibn Hasani nuk ka fëmijë.

Prezantuesi: Unë kam një pyetje. Vallë të tërë autorët të cilët kanë përcaktuar se Imam Hasan Ushtari ka një bir të quajtur Muhammed Mehdiu kanë thënë se ky i fundit ka vdekur kur kanë përpiluar biografinë e tij?!

I ftuari: Askush nuk thotë se Imam Mehdiu (p.m.t.) ka vdekur. Me dëshirën e Allahut (f.m.t.) këtë çështje do ta shohim më vonë.

Prezantuesi: Por si është bërë Imam Mehdiu (p.m.t.) imam?!

I ftuari: Kjo është një çështje tjtetër dhe unë nuk dua të futem në të. Por rikujtoj se dijetarët e trungut farefisnor, kanë përcaktuar se Imam Hasan Ushtari, ka një bir të quajtur Muhammed Mehdiu. Tani dua që të përqendroheni mbi dukurinë se si është e mundur që këtë fëmijë e kanë emërtuar si Mehdi?! Kjo do të thotë se ky emërtim nuk përket vetëm shiitëve.

Prezantuesi: Këta autorë thonë se ai ka vdekur pas gjashtëdhjetë viteve.

I ftuari: Më konkretisht ata thonë, se nuk e dinë shkakun se si ka vdekur ai. Në dashtë Allahu (k.m.t.) edhe këtë çështje, do ta sqarojmë në programet tona vijuese. Qartësoj se këta autorë kanë mendime, drejtime dhe interesime të larmishme.

Një burim tjetër i cili e ka cekur këtë të vërtetë është edhe vepra me titull: “Ahbaru’d-Dueli ue Asaru’l-Ueli Fi’t-Tarihi” (Lajmet e Shteteve dhe ..), e Ahmed Ibn Jusuf Sinanuddin Karamanit. Ky i fundit në kreun me titull: “Përmendja e Ebu Kasim Muhammed Huxhxhet (Argument) Halefu’s-Salihi (Pasardhësi i Mirë) ka shkruar: “Ai ishte pesë vjeç kur i vdiq i ati. Allahu i Madhëruar i ka dhuruar atij urtësi që në fëmijëri, ashtu siç i kishte dhuruar më parë edhe Jahjasë (p.m.t.). Ai është një bir i pashëm, me veshje të rregullt, i cili ka një fytyrë të ndriçuar,një hundë të hollë dhe një ballë të hapur. Shiitët pranojnë se ai ka hyrë në bodrum”. (13)

Po ua lë ndjekësve tanë të nderuar vlerësimin për fragmentin e sipërcituar. Në këtë pikë më duhet të rikujtoj, se deri në fjalinë e fundit të fragmentit, si dijetarët sunnitë ashtu edhe ata shiitë janë të njëzëri dhe se askush nuk mund të thotë se pjesa e mësipërme, deri në fjalinë e fundit të saj është thjesht një aludim shiit. Shkurtimisht vepra në fjalë rrëfen për ardhjen në këtë botë të Imam Mehdiut (p.m.t.).

Një tjetër burim i rëndësishëm, i cili e ka nxjerrur në dritë këtë të vërtetë, është edhe vepra me titull: “Themtu’n-Nuxhumi’l-Auali Fi’l-Enbai’l-Enuali ue Teuali” e Abdulmelik Shafiiut (viti i vdekjes 1111 sipas mërgimit islam). Ky i fundit është mekkas, historian dhe ka shkruar një mori veprash. (14)

Autori shprehet në këtë mënyrë: “Epitetet e Imam Hasanit janë Halis (I Dëliri) dhe Serraxh (Udhëzuesi). Ndërsa më i njohuri është Askeri (Ushtari). Ai ka rënë dëshmor duke u helmuar nga dikush në ditën e Xhuma, në epokën e parë të udhëheqjes së Mutemedit. Ai ka lënë pas vetes si trashëgimtar një bir të quajtur Muhammed. Ky personalitet është Muhammed Mehdi Ibn Hasan Ushtari. Epitetet e tij janë Huxhxhet (Argumenti), Halefu’s-Salihi (Pasardhësi i Mirë), Kaim (I Përjetshmi), Muntadhar (I Prituri), Sahibu’z-Zamani (Zotëriu i Kohës). Epiteti i tij më i shquar është Mehdi (Udhëzuesi). (15)

Duke u mbështetur në shpjegimet e kryera, arritëm në përfundimin, se emri i këtij fëmije të lindur është Muhammed Mehdiu. Për më tepër ne përmendëm burime të afërta të shkruara nga autorë, të cilët kanë jetuar në harqe të ndryshme kohore dhe të tërë këta autorë janë të njëzëri mbi praninë e një fëmije të tillë.

Ka gjasa që njëra, nga burimet më të rëndësishme, që e vë në pah këtë të vërtetë është vepra me titull: “Usul Fi’dh-Dhurrijjeti’l-Bidati’l-Betuli” (Metodologjia Në Udhën e Risive Të Gjata), e shkrimtarit bashkëkohor Sherif Enes Kutub Hasanit. Shkrimtari citon kështu: “Ai është Muhammed Ibn Hasan Ushtari... pseudonimi i tij është Ebu Kasimi. Ai ishte pesë vjeç kur i vdiq i ati. Imam Mehdiu erdhi në këtë botë në datën 15 të muajit Shaban, në vitin 255 sipas mërgimit islam, në qytetin e Samarras. I ati i tij vdiq në ditën e Xhuma. Disa historianë janë munduar të thonë se Imam Ushtari nuk ka patur ndonjë bir, mendim ky i cili nuk ia vlen të merret parasysh”. (16)

Po kjo është e vërtetë, sepse disa njerëz dalin në stacionet televizive, duke u përpjekur të thonë se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.) nuk ka patur ndonjë bir.

Prezantuesi: Rikujtoj se qenia e një biri të  Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.) është një e vërtetë e pamohueshme.

I ftuari:Me fjalë të tjera, ashtu siç nuk u besohet, fjalëve të një njeriu, i cili mohon praninë e Diellit, gjithashtu nuk mund t’u besohet, as fjalëve të një njeriu, i cili kundërshton këtë çështje. Më pas shkrimtari vijon: “Them se është një e vërtetë e pamohueshme, se Imam Hasan Ushtari ka patur një bir të quajtur Muhammed. Sërish është një vërtetë e pamohueshme, se si dijetarët e brezave të mëparshëm dhe as ata të mëvonshëm janë të luhatur, për sa i përket çështjes së vendit të varrit të tij. Megjithatë shiitët imamitë pranojnë se ai ka hyrë në bodrum”. (17)

Tani jemi duke i sfiduar këta njerëz. Ne themi me bindje të plotë, se ardhja në këtë botë pra lindja e Imam Mehdiut (p.m.t.), jo vetëm që është vërtetuar, por është nga të vërtetat e pamohueshme. Në këtë pikë duam t’iu bëjmë thirrje, pseudodijetarëve uehabistë që të sjellin një provë se ai ka vdekur, por edhe të tjerëve, duke thënë se ai i cili pretendon se Imam Mehdiu (p.m.t.) nuk është i gjallë, duhet të vërtetojnë vdekjen e tij. Ai i cili nuk mund të vërtetojë se ky i fundit ka vdekur, atëherë themi se nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm se të pranojë faktin se ai ka jetuar deri në ditët tona, por kjo është një çështje tjetër.

Besojmë se tanimë ndjekësit tanë të nderuar, e kanë mëse të qartë se historianët dhe specialistët e trungut farefisnsor janë të njëzëri, mbi çështjen se ky personalitet ka ardhur në këtë botë dhe se vetëm një njeri me zemër të sëmurë dhe i paditur mund ta mohojë këtë të vërtetë.

Prezantuesi: Ne nuk zotërojmë ndonjë provë mbi vdekjen e tij.

I ftuari: Nëse këta njerëz që ngrejnë këtë aludim dhe këmbëngulin se Muhammed Ibn Hasani, ka mërguar nga kjo botë, pra ka ndërruar jetë, atëherë le të sjellin një provë. Sqarojmë se ne zotërojmë prova se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), Ali Ibn Ebi Talibi, prijësi i parë, i dytë dhe i tretë i bashkësisë muslimane, janë shpërngulur nga kjo botë. Ai i cili aludon se Imam Mehdiu (p.m.t.) ka shtegtuar nga kjo botë, atëherë le të sjellë një provë, pikërisht ashtu siç citon ajeti kuranor: “Thuaj: “Nëse thoni të vërtetën atëherë sillni argmentin tuaj”.

Prezantuesi: Ndërsa tani kemi në linjë telefonike vëllain tonë Muhammedin nga Iraku. Urdhëroni.

Muhammedi: Selamun alejkum. Pyetja ime është se disa njerëz, veçanërisht uehhabistët janë të mendimit se Imam Mehdiu (p.m.t.), është thjesht një njeri dhe e shohin si të pamundur dukurinë që ai paska jetuar kaq gjatë.

I ftuari: Alejkum selam! Them se mendjet e ndjekësve tanë të nderuar, qenkan të mbushura me pyetje dhe dyshime, në lidhje me jetëgjatësinë e imamit. Megjithatë përcaktoj se çështja që po analizojmë tani për tani, nuk ka të bëjë më jetëgjatësinë e tij. Pyetja që duhet të më ishit drejtuar duhet të ishte kështu: “O ju shiitët e Ehli Bejtit (p.m.t.). Ju ngrini aludimin se imami i dymbëdhjetë na qenka i biri i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.). Vallë a keni ndonjë provë që vërteton praninë e të birit të Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.)?! Ne iu kemi dhënë përgjigje pyetjes së shtruar duke e ilustruar atë, me burime të ndryshme të Ehli Sunnetit dhe kemi vërtetuar se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.) ka patur një bir. Ndërsa jetëgjatësia e njeriut është një çështje tjetër.

Prezantuesi: Unë po e them shkurtimisht. Kur’ani Fisnik na lajmëron se Nuhu (p.m.t.), ka jetuar në gjirin e popullit të tij plot 950 vite dhe se Isai (p.m.t.) është ngritur në qiell.

I ftuari: Unë dua që ta tërheq çështjen drejt një përmase tjetër. Nuhu (p.m.t.) ka jetuar 1000 ose 2000 vite në mesin e popullit të tij. Megjithatë nëse pyesim: “Por ku është prova që Imam Mehdiu (p.m.t.) paska jetuar kaq gjatë?!” Në këtë pikë pohojmë se “koncepti i mundësisë është më i përgjithshëm se koncepti i vërtetësisë”. Këto çështje nuk ka gjasa, që të zgjidhen me ilustrimin e shembujve, sepse kanë nevojë për pasurimin me argumente të tjera.

Prezantuesi: Me një fjalë këto çështje nuk janë të të pazgjidhshme.

I ftuari: Kjo është e vërtetë. Këto çështje nuk janë të pazgjidhshme. Krahas kësaj pasqyrimi i shembullit se Nuhu (p.m.t.) ka jetuar njëmijë vite nuk shërben si provë për jetëgjatësinë e imamit.

Prezantuesi: Ndërsa tani kemi në linjë telefonike vëllain tonë Kemalin nga Algjeria. Urdhëroni.

Kemali: Unë kam një shqetësim. Unë ndonëse jam një musliman sunnit, jam edhe një ndjekës i rregullt i programit tuaj. Unë dua t’iu drejtoj një pyetje intelektuale: “Vallë përse drejtimi ka vijuar nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.) dhe jo nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.)?!”

I ftuari: Kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjem kështu. Vallë përse profetësia iu dha familjes së Ibrahimit (p.m.t.)?! Vallë përse nuk iu dha farefisit të dikujt tjetër?! Përgjigjia e këtyre çështjeve është në kontekstin e ajetit: “Allahu e di se kujt ia përcakton shpalljen”. Përsëris se këto lloj çështjesh unë dhe ti nuk mund t’i dimë. Për më tepër shtoj se pyetja juaj: “Vallë përse drejtimi ka vijuar nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.) dhe jo nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.)?!”, duhet t’i drejtohet Allahut të Madhëruar. Shprehem kështu sepse kjo është një zgjedhje hyjnore dhe nuk është me drejtë zgjedhjeje, që mund të krijohej mundësia e ngritjes së pyetjes: “Vallë përse e zgjodhët këtë?! Ne mund të zgjidhnin këtë”.

Vallë përse Allahu i Lavdëruar zgjodhi bijtë e Hashimit nga farefisi Kurejsh?! I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “Allahu i Lartësuar zgjodhi bijtë e Hashimit nga farefisi Kurejsh dhe mua më zgjodhi nga bijtë e Hashimit”. Unë mund të të shtroj me qindra pyetje.

Prezantuesi:Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ju falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar, të cilët ndoqët programin tonë. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu. Falenderimi i takon Allahut (f.m.t.), Zotit të botërave.

 

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Muhjiddin Ibn Arabiu, “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet e Mekkës), vëll. 6, fq. 62, Vërtetimi Dhe Redaktimi Nga Ahmed Shemsuddini, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”.

2- Muhjiddin Ibn Arabiu, “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet e Mekkës), vëll. 7, fq. 115, 116, Vërtetimi Dhe Redaktimi Nga Ahmed Shemsuddini, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”.

3- Muhjiddin Ibn Arabiu, “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet e Mekkës), vëll. 7, fq. 115, 116, Vërtetimi Dhe Redaktimi Nga Ahmed Shemsuddini, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”.

4- Muhjiddin Ibn Arabiu, “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet e Mekkës), vëll. 6, fq. 62, Kreu Nr: 366, Vërtetimi Dhe Redaktimi Nga Ahmed Shemsuddini, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”.

5- Dijetar Sejjid Muhammed Ibn Husejn Ibn Abdilah Hasani Semerkandi Medeniu, “Tuhfetu’t-Talibi Bi’l-Marifeti Men Jentesibu Ila Abddilah Ue Ebu Talibi” (Tufa e Kërkesës Në Urtësinë e Fitimit të Abdullahut Dhe Ebu Talibit), fq. 54, Vërtetimi Nga Enes Kutubi Husejni.

6- Xhemaluddin Ahmed Ibn Anbeja, “Umdetu’t-Talibi Fi’n-Nesebi Ali Ibn Ebi Talibi” (Mbështetja e Kërkesës Në Farefisin e Ali Ibn Ebi Talibit), fq. 347, (viti i botimit 1429 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Dytë, Shtëpia Botuese: “Dituria” dhe Institucioni “Pendimi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

7- Damin Ibn Shedkam Husejni Medeniu, “Muhtasaru’t-Tuhfeti’l-Ezhari Ue Dhulali’l-Enhari Fi’n-Nesebi Ebnai’l-Eimmeti’l-Ethari” (Përmbledhja e Tufës Së Luleve Dhe Udhëve Të Dritave Në Farefisin e Bijve Dhe Udhëheqësve Më Të Pastër), fq. 575, (viti i botimit 1429 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Shtëpia Botuese: “Dituria” dhe Institucioni “Pendimi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

8- Salahuddin Safdiu, “Uafi Bi’l-Uefejati” (), vëll. 12, fq. 70, Përkthimi Nr: 3352, Vërtetimi Dhe Redaktimi Nga Dijetari Shqiptar Ahmed Arnauti, Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë”, Bejrut, Liban.

9- Hafidh Shemsuddin Ebu Abdullah Dhehebiu, “Tarihu’l-Islami Ue Uefijjati’l-Meshahiri ue’l-Alami” (Historia Islame Dhe Vdekjet e Të Shquarve Dhe Dijetarëve), vëll. 6, s. 69, Gjendja e Përkthyer Nr: 162, (viti i botimit 1424 sipas mërgimit islam / viti 2003 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Shtëpia Botuese: “Islami i Panjohur”.

10- Ka shumë gjasa që të jetë shkënuar gabim, sepse për hir të vërtetës duhet të jetë shkruhet viti 256 ose 258 sipas mërgimit islam dhe jo siç ceket në këtë vepër viti 56 ose 58 sipas mërgimit islam. (Shënim i Përkthyesit).

11- Ka shumë gjasa që të jetë shkënuar gabim, sepse për hir të vërtetës duhet të jetë shkruhet viti 256 ose 258 sipas mërgimit islam dhe jo siç ceket në këtë vepër viti 56 ose 58 sipas mërgimit islam. (Shënim i Përkthyesit).

12- Liuau’r-Rukni Sejjid Jusuf Ibn Abdilah Xhemelu’l-Lejli, “Shexheretu’dh-Dhekijje Fi’l-Ensabi Ue Sijeri Ali Bejti’n-Nubuue” (Pema e Mençur e Farefiseve Dhe Jetëshkrimi i Familjes së Profetësisë),Botimi i Dytë, Shtëpia Botuese: “Dituria” dhe Institucioni “Pendimi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

13- Ahmed Ibn Jusuf Sinanuddini Karamani, “

14- Hajruddin Dhirikli, “Alam” (Dijetarët), vëll. 4, fq. 157.

15- Abdulmelik Ibn Husejn Ibn Abdulmelik Shafii Isami Mekkiu, “Themtu’n-Nuxhumi’l-Auali Fi’l-Enbai’l-Euaili Ue’t-Teuali” (Simbolika e Yjeve Të Parë Në Lajmet e Para Dhe Të Gjata), vëll. 4.

16- Sherif Enes Kutubi Hasani, “Usul Fi’dh-Dhurrijjeti’l-Bidajeti’l-Betuli” (Metodologjia Në Udhën e Risive Të Gjata), fq. 98.

17- Sherif Enes Kutubi Hasani, “Usul Fi’dh-Dhurrijjeti’l-Bidajeti’l-Betuli” (Metodologjia Në Udhën e Risive Të Gjata), fq. 98.

 

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak