Turqia hap akademinë më të madhe ushtarake në Somali

  • Akademia u inaugurua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë,  kryeministri somalez në kryeqytet, në Mogadishu
Publikuar në Tet. 4, 2017, 10:50 p.m.

Turqia të shtunën hapi akademinë më të madhe të stërvitjes ushtarake jashtë shtetit në kryeqytetin e Somalisë, në Mogadishu.

Akademia u përurua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Hulusi Akar dhe Kryeministri i Samalisë, Hassan Ali Khaire në një ceremoni të mbajtur në objektin e trajnimit.

Zyrtarë të lartë somalezë, diplomatë turq dhe të huaj morën pjesë në ceremoni në mes të sigurisë së lartë.

"Qeveria ime dhe populli ynë somalez nuk do të harrojnë këtë ndihmë të madhe nga vëllezërit tanë turq. Kjo akademi do të na ndihmojë të trajnojmë më shumë trupa", tha Hassan Ali Khaire në ceremoninë e inaugurimit.

Nga ana e tij, Hulusi Akar tha se qeveria turke do të "vazhdojë të mbështesë vëllezërit tanë somalezë derisa vendi i tyre të bëhet ushtarak më i fortë".

E vendosur në jug të Mogadishut, objekti i trajnimit ishte në ndërtim e sipër për dy vitet e fundit.

Objekti është i përhapur mbi 4 kilometra katrorë dhe ka kapacitet për të trajnuar më shumë se 1,500 trupa në të njëjtën kohë, sipas qeverisë somaleze.



Burimi : Anodolu News Agency