Shqiptarit që i shkoi në mendje ndërrimi i fesë së Papës

Publikuar në Shta. 26, 2017, 11 p.m.

Një 22-vjeçar shqiptar është përzënë nga Italia, pasi u cilësua si i rrezikshëm duke qenë që kishte shfaqur simpati për Shtetin Islamik.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti, ka firmosur për të 77-tën herë këtë vit një urdhër përzënieje nga vendi i tij.

Sipas medieve italiane i riu shqiptarë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i njohur për policinë pasi më 26 shtator të vitit të kaluar ai kishte refuzuar ti tregonte dokumentet e identifikimit karabinierëve, duke bërtitur se ishte i ISIS-it.

22-vjeçari ishte vendosur pranë kishës Madonna dei Bagni dhe besimtarëve që hynin aty u kërkonte të konvertoheshin në feme Islame.

Të frikësuar nga situata, ata telefonuan karabinierët, të cilët djaloshi shqiptar i bëri të njëjtën ftesë për t’u konvertuar në mysliman. Më pas ai i kishte rrëfyer karabinierëve se duhej të ishte në arrest shtëpie, por kishte dalë sepse donte të shkonte në Romë, ku do t’i kërkonte edhe Papës të konvertohej.

Për këtë arsye, pas nxjerrjes nga burgu më 23 shtator 2017, i riu shqiptarë u riatdhesua, duke u dërguar në Shqipëri me një avion nga Bolonja në Tiranë, me dekretin e firmosur nga ministri i brendshëm italian për motive të sigurisë së shtetit.