Malaziasi me nënshtetsi Angleze lë donacion bamirësie për Kishën Ortodokse dhe fëmijët e Kosovës

Publikuar në Shta. 25, 2017, 11:58 p.m.

Malaziasi Aleksiq  që kishte migruar në Cardiff të Uellsit dhe ndër vite kishte grumbulluar pasuri të madhe, ka lënë testament që mbi tre milionë euro.

Aleksiq kishte vdekur në vitin 2014, në moshën 91 vjeçare, por ai kishte lënë një testament të shkruar me dorë ku tregonte dëshirën e tij pas vdekjes.

Aleksiq kishte lindur në Mal të Zi në vitin 1923 dhe kishte filluar të punonte në miniera qysh prejse kishte arritur në Britani, menjëherë pas luftës së dytë botërore.

Ai ishte një nga shtatë fëmijët e familjes, por vet nuk kishte pasur fëmijë.

Kur Aleksiq u bë 70 vjeçar posedonte shtëpi në Cardiff, Londër dhe Mal të Zi, gjithashtu edhe ishte aksionar në disa kompani.

Shoqja e tij e ngushtë, Stanka Breben, kishte luftuar gjatë gjithë kohës që vullneti i tij të plotësohej dhe parat të shkonin aty ku ai kishte dashur.

Pas dëgjimit të dëshmive, gjykatësi Matthews vendosi që shumica e pasurisë së Aleksiq duhet t’i shkojë Kishës Ortodokse Serbe në Londër. Ai gjithashtu vendosi që paratë duhet të shpenzohen për “njerëzit në nevojë, veçanërisht për fëmijët në Kosovë”.