Çeçeçenët zhvillojnë një tubim të madh në mbështetje të muslimanëve Rohingya në Myanmar
Një numër i madh njerëzish u mblodhën në kryeqytetin e rajonit të Kaukazin Verior të Rusisë për të shprehur mbështetjen për pakicën muslimane Rohingya në Mianmar.
Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov solli të hënën dhjetëra mijëra njerëz në rrugët e kryeqytetit, Grozni për të protestuar kundër "gjenocidit të muslimanëve" në Mianmar.
Dhuna gjatë ditëve të fundit në shtetin Rakhinë të Myanmar-it ka vrarë rreth 400 musliman Rohingya dhe bëri që mijëra refugjatë etnikë të Rohingya të iknin në Bangladeshin fqinj.
Videoja e televizionit shtetëror tregoi se dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të Grozny për të mbështetur muslimanët Rohingya, njoftoi Agjencia e Lajmeve AP. Çeçenia është kryesisht muslimane.
Zyrtarët muslimanë dhe hoxhallarët kënduan ajete nga Kur'ani, në gjuhën arabe dhe çeçene, duke u bërë thirrje të gjithë muslimanëve të bashkohen.
Autoritetet lokale të policisë raportuan se 1,1 milion njerëz morën pjesë në tubim. Popullsia e Çeçenisë është 1.4 milion, sipas statistikave zyrtare.
Demonstruesit këndonin tekbire "Allahu Ekber” dhe mbanin postera me fotot e muslimanëve të vrarë të komunitetit Rohingya, të marra nga interneti.
Qindra vetë mbajtën tubime të ngjashme më 3 shtator 2017 përpara ambasadës së Myanmarit në Moskë dhe në Makhachkala - kryeqyteti i Dagestanit, që është ngjitur me Çeçeninë.
Rreth 90,000 refugjatë më së shumti musliman Rohingya kanë mbërritur në Bangladeshin fqinj pasi dhuna shpërtheu në Myanmar më 25 gusht, 2017, sipas Kombeve të Bashkuara.
Burimi : IQNA