Myftiu i Libanit dënon gjenocidin e muslimanëve në Mianmar
Myftiu i Libanit, Shejh Abdul Latif Darian dënoi masakrën e pakicës muslimane në Mianmar si një krim brutal dhe racist.
Ai e bëri këtë koment në një deklaratë të lëshuar të mërkurën.
Shejh Abdul Latif Darian u bëri thirrje shteteve arabe dhe muslimane që të bëjnë presion në shtetet me ndikim për të ndihmuar në ndalimin e këtyre mizorive.
Duke vënë në dukje se agresioni ndaj muslimanëve është agresion ndaj të gjithë muslimanëve, Myftiu i Libanit tha se bashkësia ndërkombëtare duhet t'i sjellë para drejtësisë fajtorët e këtyre krimeve.
Në raundin e ri të sulmeve kundër muslimanëve , ushtria e Myanmarit ka vrarë qindra muslimanë që janë pakicë në këtë shtet.
Një numër i madh muslimanësh janë larguar nga Myanmari për në Bangladesh.
Burimi : IRNA