Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Dyzetëedytë.
Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë.
Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.
I ftuari: Si fillim duam t’iu bëjmë të ditur, se arsyeja e zgjatjes sonë së hetimit, të dy përmbledhjeve më të njohura të hadithëve, është se mangësia në këtë hadith, është vetëm njëra nga dhjetra shembujt e hadithëve të mangët, që kalojnë në këtë vepër. Citoj se kjo nuk shpalos gjë tjetër, por vetëm se tregon paditurinë e disa njerëzve, të cilët aludojnë se të tërë hadithët, që ceken si tek vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut, ashtu dhe ajo me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Përballë këtyre njerëzve gjenden dhe disa shkrimtarë të tjerë, të cilët pa e peshuar aspak dhe pa e vlerësuar Hadithin Thekalejn, por thjesht duke u nisur nga fakti, se nuk iu mbushet mendja, e kundërshtojnë këtë të fundit. Them se ne nuk pranojmë as mendimete palëssë parë dhe as së palës së dytë.
Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të dyzetëedytë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe në çështjen: “Argumentimi dhe Zinxhiri i Përcjelljes së Hadithit Thekalejn”. Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar.
Prezantuesi: Përpara se të fillojmë programin tonë, vallë ado të kishit ndonjë çështje, që do të donit që të sqaronit?!
I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër.
Arsyeja se përse ne, jemi duke e hetuar, në mënyrë kaq të hollësishme veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e Imam Buhariut dhe atë me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, është se kryesisht muslimanët, i cilësojnë këto dy vepra veçanërisht atë me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut si të shenjtë. Ne besojmë se ndjekësit tanë të nderuar, kanë dëgjuar shumë fjalë, mbi thashethemin se si vepra e Imam Buhariut, është vepra me e virtytshme, në rruzullin tokësor, e cila vjen menjëherë pas Librit të Allahut.
Lërmëni t’iu them se qëllimi im, nuk është krijimi i një përshtypjeje të gabuar, në mendjet e tyre se këto thënie janë shpikjet e mia. Tani po u lexoj disa fragmente nga vepra me titull: “Xhamiu’s-Sahihi’s-Sahihi’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut”.
Dijetar Taxhuddin Subkiu shprehet në këtë mënyrë: “Arsyeja e emërtimit të kësaj vepre me titullin: “Xhamiu’s-Sahihi’s-Sahihi’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut është se kjo vepër ēshtë më madhështorja dhe më e virtytshmja, në mesin e veprave islame... Gjithashtu kjo vepër është më e bukura, në këndvështrimin e klasifikimit, më e shëndetshmja në këndvështrimin e shkrimit, bartësja më e madhe e të vërtetave dhe më e vogla e gabimeve, përfshirësja më e madhe e dobive, më madhështorja në këndvështrimin e mirësive...”(1)
Për më tepër ai ka radhitur, me dhjetra lavdërime të tjera përveç këtyre të lartpërmendurave. Ka gjasa që lumi i derdhur, i lavdërimeve të thëna, për veprën e sipërcituar, meriton të përshkruhet, vetëm për një vepër, për Librin e Allahut. Vëmë re se pseudodijetarët uehhabistë, nuk i kanë kursyer lavdërimet e tyre, për veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e Imam Buhariut. Unë nuk kam dëshirë që ta zgjas më shumë këtë çështje. Megjithatë nuk mund të lë pa përmendur këtë pikë:
Nëse ne themi se vepra e mësipërme, është vepra më e virtytshme, më e vërtetë dhe më e përpiktë pas Librit të Allahut, atëherë ajo duhet të jetë në përputhje me Librin e Allahut. E thënë ndryshe argumentët e padiskutueshëm fetarë dhe hadithët që ajo bart dhe rrëfen, nuk duhet të bien ndesh me Librin e Allahut. Si rrjedhojë argumentët e padiskutueshëm fetarë, duhet të jenë përputhje të plotë me Kur’anin Famëlartë.
Fatkeqësisht kërkoj ndjesë, nga ndjekësit tanë të nderuar, si pasojë e mungesës së kohës, për të sqaruar hapur dhe qartë, në mënyrë të imtësishme, se në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e Imam Buhariut, gjenden me dhjetra madje me qindra hadithë, të cilët bien ndesh me Kur’anin Fisnik. Sërish iu bëj të ditur, se ndonëse këta hadithë, janë në kundërshtim me Kur’anin Famëlartë, Imam Buhariu jo vetëm që i ka shënuar por edhe i ka përcjellë në veprën e tij.
Por më e çuditshëm është fakti, se disa njerëz nuk po them të tërë, marrin guximin të thonë se vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e Imam Buhariut, është e përkryer dhe nuk përmban asnjë gabim. Por e vërteta nuk është aspak kështu dhe shumë dijetarë të mëdhenj, kanë sqaruar se tek vepra e Imam Buhariut, gjenden shumë hadithë të gabuar. Në këtë çast do t’iu përcjell një ose dy hadithë, nga vepra e Imam Buhariut, me synimin e gjykimit, nëse a është ose nuk është vepra e tij, vepra më e vërtetë në rruzullin tokësor, e cila vjen pas Librit të Allahut.
Hadithi i parë është kështu: Aishe Bint Ebi Bekri përcjell: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.), dëgjoi një njeri i cili lexoi Kur’an në xhaminë e tij dhe shprehu: “Allahu e mëshiroftë këtë njeri! Ai më kujtoi mua këto ajetë nga kjo sure, të cilët unë i kisha harruar”. (2)
Tani dua që t’iu tërheq vëmendjen, ndjekësve tanë të nderuar, me thënien e Adil Murshidit, të shënuar në fund të hadithit. Ky i fundit citon: “Në formën e vërtetë të hadithit kalon në këtë mënyrë: “eskattuhunne”, e cila ka kuptimin “nesijtuhunne”, ose siç përkthehet në gjuhën shqipe “ajetët që kam harruar””. (3)
Duke u mbështetur në argumentin fetar, e përcjellur nga Aisheja, arrijmë në përfundimin, se dukuria e parë është, se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) paska harruar dhe se dukuria e dytë është, se ajo që paska harruar ai, janë disa ajetë kuranorë.
Ndonëse mund të thuhet, se ai mund të ketë harruar disa gjëra, që i takojnë kësaj bote, gjë të cilën ne nuk e pranojmë, dukurinë e harrimit të tij të ajetëve kuranorë, sepse kjo dukuri e gabuar, bie plotësisht ndesh me vetë Kur’anin Famëlartë. Në ajetin 87 të Sures Ala thuhet: “Ne do ta lexojmë ty Kur’anin dhe ti nuk do ta harrosh atë”. Pavarësisht kësaj Imam Buhariu ka pohuar se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), na paska harruar disa ajetë të një sureje.
Hadithi i dytë kumtohet sërish nga Aishe Bint Ebi Bekri. Kjo e fundit kumton: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.), dëgjoi një njeri i cili lexoi Kur’an në xhaminë e tij dhe shprehu: “Allahu e mëshiroftë këtë njeri! Ai më kujtoi mua këto ajetë nga kjo sure, të cilët unë i kisha harruar”. (4))
Duke u nisur nga hadithi në fjalë, bëhet e qartë se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) paska harruar disa ajetë.
Ja pra këtu është shpalosur me të tërë lakuriqësinë e saj, burimi i veprës së Imam Buhariut, për të cilën aludojnë, se është vepra më e vërtetë, pas Librit të Allahut! Kjo vepër shfaq se Muhammedi (p.q.m.t.) paska harruar Kur’anin Fisnik! Për hir të vërtetës rrëfej se ma ka ënda, që të zhvilloja disa programe, që kanë të bëjnë me përmbajtjen e hadithëve, të shënuar si në veprën me titull:“Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e Imam Buhariut, ashtu dhe në atë me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, të cilët tërësisht ndesh me Kur’anin Famëlartë. Por le t’i biem shkurt, duke nënvizuar se hadithi, i cili kundërshton Kur’anin duhet të hidhet poshtë. Arsyeja është se ky hadith është një mashtrim dhe një trillim, i cili nuk është i mbështetur, në thëniet e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).
Tani ejani të shohim se çfarë hadithësh dhe argumentësh fetarë përmban vepra e Imam Buhariut.
Hadithi i tretë është si më poshtë: Nuajm Ibn Hammadi na rrëfeu nga Ushejmi, ky nga Husejni, ky nga Amr Ibn Mejmuni se ka thënë: “Unë kam parë shumë majmunë, të cilët gurëzonin një majmun, i cili kishte kryer kurvëri, në epokën e padijes. Kështu që edhe unë së bashku me ta, e gurëzova atë majmun”. (5)
Gjuthashtu edhe ky hadith, ceket në veprën e Imam Buhariut, së cilës sipas mendimit të pseudodijetarëve uehhabistë, nuk mund t’i afrohet e kota dhe është cilësuar si vepra më e virtytshme, në rruzullin tokësor, e cila vjen menjëherë pas Librit të Allahut! Po kjo është mëse e dukshme. Këta pseudodijetarë uehhabistë, nuk ngurrojnë që të shprehin, se gjithçka që kalon në veprën e me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e Imam Buhariut, është e vërtetë. Askush të mos krijojë përshtypjen e gabuar, se këto fjalë i kam shpikur unë.
Tani le t’i hedhim një vështrim shënimit, të dijetar Abdurrahman Ibn Nasirit, i cili është si vijon: “Kjo dukuri bie ndesh, me gjykimin se tërësia e hadithëve të pranishëm, në veprën e Imam Buhariut është e vërtetë. Për më tepër dijetarët janë të njëzëri, se nuk ka asnjë dyshim, se hadithët që zënë vend në këtë vepër, janë të shënuar nga Imam Buhariu”. (6)
Lërmëni t’iu vë në dijeni, se sipas fragmentit nuk ka asnjë dyshim, se hadithët e shënuar në veprën e Imam Buhariut, janë shënuar pikërisht, nga ana e këtij të fundit. Unë dua t’u shtoj një fjali këtyre thënieve. Ajo që dua të them është, se sipas gjykimit të Imam Buhariut, tërësia e këtyre çështjeve dhe argumentëve fetarë është e vërtetë.
Gjithashtu dua të kumtoj se këta dijetarë, e cilësojnë Imam Buhariun si “imami i imamëve”. Sërish sipas Imam Buhariut Hadithi i Gadir Humit, Hadithi Thekalejn dhe hadithi: “O Ali. Ty të do vetëm besimtari dhe të përbuz vetëm dyfytyrëshi”, nuk janë hadithë të vërtetë. Por në anën tjetër, rishtas sipas Imam Buhariut, hadithi që flet për majmunët, të cilët kanë gurëzuar majmunin, i cili ka bërë kurvëri është i vërtetë.
Në këtë pikë të nxehtë, them me bindje të plotë, se ata të cilët besojnë, se tërësia e hadithëve që kalojnë në veprën me titull: titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e Imam Buhariut, janë të vërtetë, janë të hutuar dhe të shtangur. Pohoj se nuk mund ta fsheh kureshtjen dhe dua të drejtoj pyetjen: “Vallë si e interpretojnë ata këtë hadith?!”
Lejomëni t’iu citoj se ai, i cili i drejtohet sqarimit të këtij hadithi, në veprën me titull: “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), e Ibn Haxher Askalanit do të hasë në këto thënie: “Mbase këta majmunë, rridhnin nga brezi i atyre të cilëve, ishin ndëshkuar me dënimin e prekjes ose kontaktit dhe ky zbatimi i këtij gjykimi, kishte vijuar në mesin e tyre”.
Disa të tjerë kanë miratuar: “Ibn Abdilbirr Amri, nuk e ka pranuar rrëfimin e Amr Ibn Mejmunit. Ai ka vepruar kështu, sepse sipas këtij arsyetimi, arrihet në përfundimin, se ndëshkimi zbatohet i njëjtë, si ndaj njerëzve të cilët nuk kryejnë kurvëri dhe nuk janë përgjegjës për këtë, ashtu dhe ndaj kafshëve, të cilët kryejnë kurvëri, ndaj të cilëve zbatohet ndëshkimi. Them se kjo është diçka e mohuar, në mesin e dijetarëve”.
Arsyetimi në fjalë duket me vend, sepse bëhet fjalë për një epokë, në të cilën nuk kishte zbritur ende Kur’ani Fisnik dhe jo më të flitet, për zbatimin e ndëshkimit të gurëzimit. Sipas hadithit të lartpërmendur, ky ndëshkim është zbatuar, nga ana e majmunëve, në epokën e padijes. Duke u mbështetur në hadithin e sipërcituar, ky gjykim i sjellur nga Kur’ani, ishte gjykimi i majmunëve.
Ndërsa Ibn Abdulbirr Amri, duke ndjekur udhën e arsyetimit, se kafshët nuk janë përgjegjëse për këtë veprim, mohon vërtetësinë e hadithit të mësipërm. Vallë si mund të jenë kafshët përgjegjëse për këtë veprim?! Për më tepër si mund ta dallojnë këto kafshë, se cila nga këto të fundit kryen kurvëri dhe cila nuk kryen?! Vallë a kryejnë kafshët një martesë të vërtetë dhe një martesë të rreme?! Ose a zbatohet në mesin e majmunëve jurisprudenca e besimit?! Me të vërtetë iu bëj të ditur, se kjo është një panoramë qesharake! Ja pra ky është vendi i veprës më të vërtetë në sytë e Ehli Sunnetit.
Lërmëni t’iu bëj të qartë, për ndjekësit tanë të nderuar, se unë nuk po them, se të tërë hadithët e shënuar në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e Imam Buhariut, nuk i përmbushin kritetet, pot vetëm po qortoj shenjtërinë e paargumentuar që i vishet kësaj vepre. Shprehem kështu sepse në veprën në fjalë, zënë vend hadithë, të cilët nuk vlejnë, as për t’u zënë me në gojë! Si rrjedhojë pohoj se kjo vepër, është një vepër që përmban gabime, njëlloj si veprat e tjera.
Për këtë arsye disa dijetarë kanë cituar në këtë mënyrë: “Këtë hadith e ka përmendur vetëm Ebu Mesudi. Ka gjasa që ky hadith është njëri nga hadithët që i janë shtuar më pas veprës së Imam Buhariut”. (7)
Gjithashtu duke patur parasysh, se hadithi i lartpërmendur, nuk gjendet në kopjet e tjera të veprës së Imam Buhariut, disa vërtetues me qëllimin e ruajtjes së nderit të Imam Buhariut, kanë pretenduar se hadithi i sipërcituar,iu është shtuar më vonë veprës me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e ImamBuhariut.
Por Hafidh Ibn Haxher Askalani, na lajmëron se aludimi i fundit është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Ai e sqaron këtë, duke na vënë në dijeni të faktit, se nëse e pranojmë këtë aludim, atëherë ngjallet dyshimi se cili hadith, i përket me të vërtetë veprës së Imam Buhariut dhe cili nuk i përket kësaj vepre dhe si rrjedhojë bie vlera si kriter, përdorimi i veprës së Imam Buhariut.
Ibn Haxher Askalani thotë: “Shpjegimet e Ebu Mesudit, nuk janë gjë tjetër përveç, se një përfytyrim pa themele, i cili ka për qëllim asgjësimin tërësisht sigurinë e veprës me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e ImamBuhari. Nëse e marrim si të mirëqënë këtë mundësi për njërin nga hadithët, atëherë vetvetiu kjo e fundit, do të bëhet e zbatueshme edhe për hadithët e tjerë. Në këtë rast kemi të bëjmë me mungesën e sigurisë së hadithëve në veprën me titull:“Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e ImamBuhariut. Megjithatë njëzëshmëria e dijetarëve është kundër këtij dyshimi”.
E thënë ndryshe Hafidh Ibn Haxher Askalani nënkupton, se nëse kjo derë do të hapet, atëherë nuk do të mbyllet më. Ose siç e ka përkufizuar Ebu Mesudi, kjo quhet “dyshim i kriterit” në gjuhën e dijetarëve të metodologjisë së klasifikimit të hadithëve.
Ne në programet tona paraardhëse, kemi bërë të qartë se Imam Buhariu, i kishte tradhtuar besnikërinë intelektuale dhe fetare. Pra ai kishte hequr në mënyrë të hapur disa emra. Pikërisht në këtë pikë ngrihet pyetja: “Vallë a mund të mbështetemi ne, në të tërë hadithët që kalojnë tek vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e ImamBuhariut?!” Atëherë ne duhet të hapim një derë të re dhe intelektuale për sa i përket veprës së mësipërme. Ne duhet t’u adresohemi edhe hadithëve të tjerë, për gjithçka që thotë dikushi, në mënyrë që të dimë të vërtetën, nëse Imam Buhariu ka marrë rrugën, e fshehjes ose jo të fjalëve të tij.
Sërish ne në programet e shkuara, kemi vënë re hapur se si Imam Buhariu, ka fshehur qartësisht emrat e Ebu Hurejres, Semures dhe Uthman Ibn Affanit.
Kështu që le t’i rikthehemi pikës së cituar nga Hafidh Ibn Haxher Askalani, e cila bën fjalë për shqyrtimin një për një nga ana jonë, të hadithëve që janë të pranishëm, tek vepra e Imam Buhariut. Gjykojmë kështu sepse ka gjasa, që Imam Buhariu t’i ketë ndryshuar emrat e muhaddithëve, ose t’i ketë ndryshuar radhën e emrave,duke radhitur disa emra më lart dhe disa të tjerë më poshtë.
Si rrjedhojë kam besimin, se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen për hadithin i cili flet për martesën e mutes. Ne kemi parë se si ai ka hequr një pjesë të hadithit. Ne e argumentuam këtë për ju, duke pasqyruar hadithë nga veprat, zinxhirët e përcjelljes dhe nga vepra e Imam Muslimit.
Prezantuesi: Dijetarët dhe nxënësit e dijes, duhet të rishqyrtojnë çështjet nga e para, ashtu siç i ka hije, në mënyrë që t’i shërbejnë Islamit dhe muslimanëve.
I ftuari: Ne këtë çështje, ua lëmë studiuesve dhe nxënësve të dijes, kështu që le t’i shtjellojnë ata këto lloj të vërtetash.
Prezantuesi: Vallë a gjenden argumentë të tjerë, të cilët nxjerrin në pah faktin, se Imam Buhariu ka tradhtuar përgjegjësinë intelektuale, në çështjen e argumentëve të padiskutueshëm fetarë?!
I ftuari: Ne do të orvatemi, që të paraqisim tre argumentë, brenda mundësisë kohore, që na ofrohet nga programi ynë. Ndonëse gjenden një mori argumentësh të tjerë, të cilët argumentojnë këtë të vërtetë. Megjithatë unë jam munduar, që të zgjedh nga një shembull, për secilën çështje, me qëllimin e shpalosjes së të vërtetës.
Në këtë pikë të rëndësishme të programit tonë, unë do të pasqyroj, shembullin e parë të tradhtisë së Imam Buhariut, që ka të bëjë me përcjelljen e hadithëve në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit). Unë nuk dua që t’i vendos ndonjë titull dhe nuk duaqë ta përkufizoj këtë shembull. Jam i bindur, se kur ta lexoj hadithin, do të dalë në dritë se cilin njeri kam për qëllim. Por këtë herë, do t’iu lexoj përmbajtjen e hadithit, që është e pranishme në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e ImamMuslimit, përpara se t’iu lexoj përmbajtjen që zë vend, në veprën me titull:“Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e ImamBuhariut. Unë do t’ua lexoj hadithin, së bashku me zinxhirin e tij të përcjelljes, në mënyrë që ta zbatojmë, me zinxhirin e përcjelljes së hadithit të shënuar tek Imam Buhariut.
Hadithi është si më poshtë: Ne na rrëfeu Halidi, nga Ebu Uthmani. Ky i fundit tregoi: “Në kohën kur po aludohej, mbi farefisin e Zijad Ibn Ebihit, unë rastisa me Ebu Bekrin dhe e pyeta: “Çfarë jeni duke bërë?!” Ndërsa ai m’u përgjigj: “Unë kam dëgjuar Sad Ibn Ebi Uekkasin duke thënë: “Veshët e mi kanë dëgjuar, se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “Iu është ndaluar hyrja në Xhennet, atij njeriu i cili cilëson si të atin e tij, një njeri tjetër, të cilin e di se nuk është i ati i tij në Islam”. Pas kësaj dhe Ebu Bekri shprehu: “Po edhe unë e kam dëgjuar këtë nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)”.
Në përfundim të hadithit vërtetuesi shton: “Kuptimi i këtij hadithi është si vijon: “Zijadi herë thirrej si Zijad Ibn Ebihi dhe herë të tjera si Zijad Ibn Ummihi. Madje ai përmendej edhe si Zijad Ibn Ubejde Thekafiu. Më tej Muauije Ibn Ebi Sufjani kishte aluduar, se ai ishte vëllai i tij dhe ishtei biri i jashtëligjshëm i Ebu Sufjanit. Krahas kësaj ai njihej botërisht edhe si Zijad Ibn Ebi Sufjani dhe ishte vëllai nga nëna i Ebu Bekrit”. (8)
Duke u mbështetur në arsyetimin e lartpërmendur, përsëris se Muauije Ibn Ebi Sufjani, kishte aluduar se Zijad Ibn Ebihi, ishte i biri i jashtëligjshëm i Ebu Sufjanit dhe si rrjedhojë e kishte përfshirë atë, duke e bërë pjesëtar të farefisit të tij. Hadithi i sipërcituar, është shënuar nga ana e Imam Muslimit, i cili e ka përcjellur nga Sad Ibn Ebi Uekkasi, të cilin ky i fundit e ka dëgjuar me veshët e tij nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.).
Ndërsa tani ejani dhe të shohim, se si kalon ky hadith në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e ImamBuhariut. Ky i fundit kumton se hadithi është përcjellur në këtë mënyrë: Ne na rrëfeu Halidi, nga Ebu Uthmani, ky nga Sadi se ka thënë: “Unë kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) duke thënë: “Iu është ndaluar hyrja në Xhennet, atij njeriu i cili ia vesh farefisin e tij, një njeriu tjetër të cilit e di shumë mirë, se nuk është nga farefisi i babait të i tij”. (9)
Ashtu siç shihet dukshëm, në këtë hadith është fshirë, ngjarja e farefisit të Zijad Ibn Ebihit dhe në këtë mënyrë, janë kryer orvatje në fshehjen e emrit të Muauije Ibn Ebi Sufjanit. Me fjalë të tjera, pohoj se janë kryer orvatje, me synimin e fshehjes së kësaj vepre të shëmtuar, e cila bie plotësisht ndesh, me sunnetin e pastër të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Në këtë rast them: “Ah sikur Imam Buhariu, të ishte munduar në fshehjen, e një vepre të thjeshtë. Por ky i fundit është përpjekur në fshehjen, e një vepre për të cilën vetëMuhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Iu është ndaluar hyrja në Xhennet...”
Lejomëni t’iu citoj, për ndjekësit tanë të nderuar, se unë nuk kam dëshirë, që ta zgjas më tej çështjen. Ne kemi sqaruar me dhjetra herë faktin, se Imam Buhariu zotëron një botëkuptim fetar emeuist, është rritur në këtë mjedis fetar, është brumosur dhe rrënjosur me këtë botëkuptim dhe se ka mbrojtur të bijtë e Umejjes. Sërish dua t’iu rikujtoj ndjekësve tanë të nderuar, se ne e kemi cekur këtë tregim, në pjesën e shpjegimit të hadithit në veprën me titull: “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë),e Hafidh Ibn Haxher Askalanit. Shprehemi kështu sepse ngjarja është aq e njohur, sa është e pamundur që të fshihet.
Dijetar Ibn Haxher Askalani, pas përcjelljes së hadithit të mësipërm, e përshkruan ngjarjen ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë dhe nuk ngurron që të theksojë, se kjo ngjarje është e lidhur ngushtë me Zijad Ibn Ebihin. Muauije Ibn Ebi Sufjani, e kishte tërhequr Zijad Ibn Ebihin në anën e tij, me qëllimin e fuqizimit të udhëheqjes së tij. Atëherë citoj se ky shembull i parë, i drejtohet fshehjes së krimeve dhe veprave të shëmtuara të bijve të Umejjes. Kumtoj se në këtë pikë hapet edhe një derë për ne.
Rishtas shtoj se ky shembull, është edhe përgjigjia e atyre njerëzve të cilët shtrojnë pyetjen: “Vallë përse ne nuk hasim, në gjurmët e krimeve të bijve të Umejjes, për të cilat ju flisni, në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e ImamBuhariut?!” Imam Buhariu zotëron një botëkuptim fetar dhe një besim emeuist. Vallë si është e mundur, që ai të shkruajë të vërtetën, në veprën e tij, duke dëmtuar kështu bijtë e Umejjes?!
Jam i mendimit, se dhe ndjekësit tanë të nderuar, janë në dijeni të njohjes së kësaj cilësie dhe të kësaj metode armiqësore dhe të rrezikshme, të ndjekësve të saj të cilët shprehen: “Po është e vërtetë se ne pranojmë gjithçka, që kalon në veprën e Imam Buhariut”. Nënvizoj se ndjekësit tanë të nderuar, e dinë mjaft mirë se Imam Buhariu, nuk shkruan asgjë, e cila mban erë armiqësi ndaj bijve të Umejjes. Duke ecur sipas këtij arsyetimi, sqaroj se një njeri i cili lexon veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e ImamBuhariut, duhet të jetë i kujdesshëm ndaj së vërtetës, se në këtë vepër është fshirë dhe është asgjësuar, gjithçka që ka të bëjë me krimet dhe masakrat e kryera, të bijve të Umejjes ndaj bijve të Hashimit.
Por përkundrazi ne mund të shohim qartë, orvatjet dhe synimet e Muauije Ibn Ebi Sufjanit, tek vepra e Imam Buhariut dhe e kundërta nuk mund të shohim asnjë të dhënë, mbi hadithët dhe tregimet, që flasin për virtytet fisnike të Ehli Bejtit, sepse Imam Buhariu, nuk i ka shkruar këta hadithë në veprën e tij. Gjithashtu ne në këtë vepër, nuk hasim në asnjë gjurmë të hadithëve, si fjala vjen Hadithi Thekalejn, Hadithi i Gadir Humit dhe hadithëve të tjerë të ngjashëm me ta.
Tani në këtë pikë kyçe të programit tonë, do të sjell shembullin e dytë, të cilin dua që ndjekësit tanë të nderuar ta analizojnë shumë mirë. Hadithi për të cilin po flas ceket shumë herë, në veprën me titull:“Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e Imam Buhariut.
Hadithi është si vijon: Mua më lajmëroi Ubejdullah Ibn Abdilah Ibn Utbeja, se Aishe Bint Ebi Bekri ka thënë kështu: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) kërkoi leje, nga bashkëshortet e tij, për përkujdesjen e tij, kur sëmundja e tij u rëndua dhe sa vinte dhe rëndohej më tepër. Ato e lejuan këtë. Më pas i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) doli jashtë, duke zvarritur këmbët e tij, si dhe duke u mbajtur, në njërën anë të tek Abbasi, dhe në anën tjetër tek një njeri tjetër”.
Ubejdullahu Ibn Abdilah Ibn Utbeja shton duke thënë: “Unë kur ia përmenda këtë hadith Abdullah Ibn Abbasit, ky i fundit më pyeti: “A e di ti se cili është njeriu tjetër?!” Kur unë ia ktheva: “Jo”, atëherë ai më tha: “Njeriu tjetër ishte Aliu (p.m.t.)”. (10))
Në këtë pikë them, se si mund t’u besohet Imam Buhariut?! Duke u mbështetur në dritën e të dhënave të pasqyruara, në programet tona paraardhëse, tek njeriu dashje pa dashje, ngjallen hijet e dyshimet për këta lloj hadithësh. Kjo dukuri ndodh sepse Imam Buhariu, nuk ia afron zjarrin, drejtpërdrejtë disa njerëzve, ndërsa ai ua largon atë disa njerëzve të tjerë. Ashtu siç kuptohet edhe nga hadithi i sipërcituar, Aisheja nuk do që të tregojë emrin e atij, të cilit ndihmoi në ecjen e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), përkatësisht Ali Ibn Ebi Talibit. Ky hadith kalon në vende të ndryshme të veprës me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e Imam Buhariut. (11)
Ndërsa tani le të hedhim një vështrim edhe tek vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, për të parë se çfarë thotë ky i fundit mbi këtë hadith. Ne duke prerë një pjesë të hadithit, që zë vend tek vepra e Imam Buhariut, do të shohim nëse Imam Muslimi e ka ndryshuar, ose nuk e ka ndryshuar përmbajtjen e hadithit të mësipërm.
Ky hadithi është si më poshtë: Mua më lajmëroi Ubejdullah Ibn Abdilah Ibn Utbe Ibn Mesudi, se bashkëshortja e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), Aishe Bint Ebi Bekri ka thënë kështu: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) kërkoi leje, nga bashkëshortet e tij, për përkujdesjen e tij në shtëpinë time, kur sëmundja e tij u rëndua dhe dhimbja e saj sa vinte dhe rëndohej më tepër. Ato ia lejuan këtë atij. Më pas i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) doli jashtë, duke zvarritur këmbët e tij, si dhe duke u mbajtur, në njërën anë të tek Abbasi, dhe në anën tjetër tek një njeri tjetër”.
Ubejdullah Ibn Abdilah Ibn Utbe Ibn Mesudi shton duke thënë: “Unë kur ia përmenda këtë hadith të thënë nga Aisheja, Abdullah Ibn Abbasit, ky i fundit më pyeti: “A e di ti se cili është njeriu tjetër, emrin e të cilit nuk ta ka treguar Aisheja?!” Kur unë ia ktheva: “Jo”, atëherë ai më tha: “Ai ishte Aliu (p.m.t.)”. (12)
Pohoj se me sa duket, nuk ka ndonjë shtesë. Shohim se Imam Buhariu dhe Imam Muslimi, janë të njëzëri mbi këtë hadith. Ndërsa tani le t’i hedhim një sy se si kalon ky hadith në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljessë Imam Ahmed Ibn Hanbelit), (vëll. 40, fq. 67), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit.
Ky hadithi është si vijon: Mua më lajmëroi Ubejdullah Ibn Abdilah Ibn Utbe Ibn Mesudi, se Aishe Bint Ebi Bekri ka thënë kështu: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.), u sëmur në shtëpinë e Mejmunes. Më pas ai kërkoi leje, nga bashkëshortet e tij, për përkujdesjen e tij në shtëpinë time. Ato ia lejuan këtë atij. Më tej i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) doli jashtë, duke zvarritur këmbët e tij, si dhe duke u mbajtur, në njërën anë të tek Abbas Ibn Abdilmuttalibi dhe në anën tjetër tek një njeri tjetër”.
Ubejdullah Ibn Abdilah Ibn Utbe Mesudi shton duke thënë: “Unë kur ia përmenda këtë hadith të thënë nga Aisheja, Abdullah Ibn Abbasit, ky i fundit më pyeti: “A e di ti se cili është njeriu tjetër, emrin e të cilit nuk ta ka treguar Aisheja?!” Kur unë ia ktheva: “Jo”, atëherë ai më tha: “Ai ishte Aliu (p.m.t.)”. (13)
Në këtë pikë të rëndësishme, zbardh se një ndjekës me të drejtë, mund të drejtojë pyetjen: “Vallë cila është arsyeja që Aishe Bint Ebi Bekri, e ka përmendur emrin e Abbas Ibn Abdulmuttalibit, por nuk ka dashur që të përmendë, emrin e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)?!” Shtoj se deri në këtë pjesë, hadithi i shënuar në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, është në përputhje të plotë, me atë të shënuar në veprën e Imam Buhariut dhe atë në veprën e Imam Muslimit.
Megjithatë ka dhe një shtesë. Unë kërkoj që ndjekësit tanë të nderuar, të tregohen të kujdesshëm, ndaj shtesës së vlerësimit, të vërtetuesit të ndjerë shqiptar Shuajb Arnautit. Ky vlerësim është si më poshtë: “Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë, sipas kushteve të përcaktuara nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi. Megjithatë Aisheja nuk ishte e kënaqur nga Aliu”. (14)
Unë nuk dua t’i futem kësaj çështjeje, por duke u nisur nga shprehja e qartë, e përdorur në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, arrijmë në përfundimin se Aisheja nuk e donte Imam Aliun (p.m.t.). Vërtetuesi i njohur shqiptar Shuajb Arnautit citon: “Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë, sipas kushteve të përcaktuara nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi”. Në këtë pikë thelbësore, dua t’i drejtohem Imam Buhariut dhe Imam Muslimit, sepse veprat e tyre cilësohen, si veprat më të vërteta, që vijnë pas Librit të Allahut. Vallë përse këta dy muhaddithë, i kanë fshehur dhe nuk i sqarojmë të vërtetat?!
Lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se i njëjti hadith, ceket edhe në një vend tjetër të veprës me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Sërish në fund të hadithit, dijetari i shquar shqiptar Shuajb Arnauti ka vënë shënimin: “Megjithatë Aisheja nuk ishte e kënaqur nga Aliu. Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë, sipas kushteve të përcaktuara nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi”. (15)
Duke marrë shtysë, nga tërësia e shpjegimeve të deritanishme, kuptohet se Imam Buhariu dhe Imam Muslimi, janë sjellur në kundërshtim, me ndërgjegjien e përgjegjësisë fetare, për sa i përket këtij hadithi.
Ndërsa në këtë pikë të nxehtë, iu ftoj ndjekësit tanë të nderuar, që t’i hedhim një sy veprës me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, me qëllimin nëse ky i fundit, ka zbatuar ndërgjegjien e përgjegjësisë fetare dhe nëse e ka përcjellur hadithin të plotë ashtu siç është ose jo?! Kur njeriu zhytet në thellësitë e historisë, ai është në gjendje të vërë re, ndryshimet e kryera me të vërtetat e kulturës sonë. Pavarësisht tërë këtyre ndryshimeve, pseudodijetarët uehhabistë kërkojnë që muslimanët, t’u besojnë symbyllur gjithçkaje, që është e shkruar në veprat e tyre.
U bëj thirrje ndjekësve tanë të nderuar që të tregohen të vëmendshëm ndaj hadithit i cili është si vijon: Ne na rrëfeu Abdurrezaku, ky nga Muammeri se ka thënë: Na tregoi Dhuhriu, mua më lajmëroi se:“I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) kërkoi leje, nga bashkëshortet e tij, për përkujdesjen e tij në shtëpinë time, kur sëmundja e tij u rëndua dhe dhimbja e saj sa vinte dhe rëndohej më tepër. Ato ia lejuan këtë atij. Më pas i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) doli jashtë, duke zvarritur këmbët e tij, si dhe duke u mbajtur, në njërën anë të tek Abbasi, dhe në anën tjetër tek një njeri tjetër”.
Ubejdullah Ibn Abdilah Ibn Utbe Ibn Mesudi shton duke thënë: “Unë kur ia përmenda këtë hadith të thënë nga Aisheja, Abdullah Ibn Abbasit, ky i fundit më pyeti: “A e di ti se cili është njeriu tjetër, emrin e të cilit nuk ta ka treguar Aisheja?!” Kur unë ia ktheva: “Jo”, atëherë ai më tha: “Ai ishte Aliu (p.m.t.)”. (16)
Këtu më duhet të ndërhyj, duke sqaruar se me muhaddithin Abdurrezak, i cili zë vend në zinxhirin e përcjelljes, nënkuptojmë autorin e veprës me titull: “Musannef” (Klasifikimi) dhe mësuesin e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, ose më saktësisht Abdurrezak Sananiu. (viti i vdekjes 211 sipas mërgimit islam).
Tani le ta lexojmë hadithin në fjalë dhe nga vepra me titull: “Musannef” (Klasifikimi), e Abdurrezak Sananiut. Dhuhriu rrëfen: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.), u sëmur për herë të parë në shtëpinë e Mejmunes. Më pas ai kërkoi leje, nga bashkëshortet e tij, për përkujdesjen e tij në shtëpinë time. Ato ia lejuan këtë atij. Më tej i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) doli jashtë, duke zvarritur këmbët e tij, si dhe duke u mbajtur, në njërën anë të tek Abbas Ibn Abdilmuttalibi dhe në anën tjetër tek një njeri tjetër”.
Ubejdullahu Ibn Abdilah Ibn Utbe Mesudi shton duke thënë: “Unë kur ia përmenda këtë hadith të thënë nga Aisheja, Abdullah Ibn Abbasit, ky i fundit më pyeti: “A e di ti se cili është njeriu tjetër, emrin e të cilit nuk ta ka treguar Aisheja?!” Kur unë ia ktheva: “Jo”, atëherë ai më tha: “Ai ishte Ali Ibn Ebi Talibi. Aisheja nuk ishte e kënaqur që Aliu, të ishte një njeri i cili ishte i caktuar që të kryente mirësi”. (17)
Ja pra ashtu siç shihet dukshëm, hadithi është i njëjtë nga fillimi deri në fund me hadithin që ceket tek vepra me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Krahas kësaj thënia: “Aisheja nuk ishte e kënaqur që Aliu, të ishte një njeri i cili ishte i caktuar që të kryente mirësi”, nuk gjendet tek vepra në fjalë.
Duhet të kemi prasysh, se qenia pranë e Imam Aliut (p.m.t.), në krah të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), në atë ditë të vështirë dhe të ashpër, është një mirësi që i përket vetëm atij. Rishtas kjo mirësi nuk i përket as udhëheqësit të parë, as atij të dytë, askujt tjetër si dhe nuk mund të krahasohet me asnjë mirësi tjetër. Atëherë si është e mundur, që kjo mirësi i përket Imam Aliut (p.m.t.) të anashkalohet?! Kjo është arsyeja kryesore që si Imam Buhariu ashtu edhe Imam Muslimi, e kanë hequr fjalinë: “Aisheja nuk ishte e kënaqur që Aliu, të ishte një njeri i cili ishte i caktuar që të kryente mirësi”.
Theksoj se veprimi i tyre, është një turp dhe një mangësi e pafalshme. Betohem për hir të Allahut, se nëse kjo fjali do të ishte përdorur, për Uthman Ibn Affanin, ose për ndonjë njeri tjetër, këta pseudodijetarë uehhabistë, do të thonin menjëherë se kjo gjendje, cilësohet si një mangësi e thënë ndaj një bashkëkohësi të Muhammedit (p.q.m.t.). Por kur kjo thënie është përdorur për Imam Aliun (p.m.t.), ata duke mbetur të shtangur dhe pa rrugëzgjidhje, se si do të përgjigjeshin dhe si do të reagonin ndaj kësaj, ata kanë zgjedhur rrugëzgjidhjen daljen më “të bukur” duke e fshirë plotësisht këtë thënie.
Ne kemi vënë në pah me dhjetra herë, se Imam Buhariu dhe vartësit e tij, kanë ndjekur botëkuptimin fetar emeuist. Ky ishte shembulli i dytë.
Tani pa humbur kohë, le të kalojmë në shembullin e tretë. Pohoj se me të vërtetë, ky është një hadith jashtëzakonisht i çuditshëm. Nëse njëri nga ndjekësit tanë të nderuar, ia del mbanë që të kuptojë këtë, le të vijë tek ne dhe të na e shpjegojë.
Dhirr Ibn Hubejshi përcjell dhe rrëfen: “Unë e pyeta Ubejj Ibn Kabin duke i thënë: “O Ebu Mundhiri, vëllai yt Abdullah Ibn Mesudi shprehet kështu dhe kështu. Ai u përgjigj: “Kur unë e pyeta të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.), për këtë (të shprehurit kështu dhe kështu) ai m’u përgjigj: “Edhe mua më thanë ashtu dhe unë ua thashë kështu. Kështu që dhe ne themi, ashtu siç ka thënë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)”. (18)
Për hir të Allahut, kush është ai bir nëne, që mund ta zgjidhë këtë problem dhe këtë tekst?! Shprehem kështu sepse është tërësisht e turbullt, se çfarë ka thënë Abdullah Ibn Mesudi! Gjithashtu edhe Ubejj Ibn Kabi paska pyetur të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.), për këtë (të shprehurit kështu dhe kështu)?! Për hir të Allahut, vallë çfarë lloj thëniesh janë këto?!
Unë dua t’u bëj thirrje. Nëse në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e Imam Buhariut, zënë vend shprehjet “dikushi dhe dikushi”, “kështu dhe kështu”, dijeni mirë se këto fjali, nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe se aty kemi të bëjmë me një ndryshim, me prerjen përgjysmë të shprehjes dhe hedhjes së gjysmës së saj, si dhe mospërmendjen e një pjese të tekstit.
Madje dijeni mirë, se ai i cili e ka vepruar këtë, është vetë Imam Buhariu, i cili njihet si “imami i imamëve”, në sytë e Ehli Bejtit. Vallë a nuk është kjo një tallje, për veprën e Imam Buhariut, e cila cilësohet si vepra më e vërtetë, në rruzullin tokësor, pas Librit të Allahut?! Këtu e shoh të arsyeshme që të përsëris shprehjen: “Ai e përçmoi popullin e tij dhe ata iu bindën atij”.Kjo përkthehet ndryshe, se këta njerëz i përçmuan muslimanët dhe se muslimanët u kënaqën me përçmimin e tyre.
Një njeri me të drejtë mund të pyesë: “Zotëri i nderuar, në fund të fundit kjo është një kleçkë. Vallë si do të zgjidhet kjo kleçkë?!”
Unë përgjigjem se kjo kleçkë, e gjen zgjidhjen e saj në zinxhirin e përcjelljes së mësuesit të Imam Buhariut, përkatësisht Imam Humejdiut (viti i vdekjes 219 sipas mërgimit islam). Hadithi është si më poshtë: Abede Ibn Ebi Lubabe dhe Asim Ibn Behdhele përcjellin dhe rrëfejnë se kanë dëgjuar Dhirr Ibn Hubejshin duke thënë: “Unë e pyeta Ubejj Ibn Kabin për çështjen e muauudhetejnit (dy këshillave ose Sures Felek dhe Nas) duke i thënë: “O Ebu Mundhiri, vëllai yt Abdullah Ibn Mesudi, po i fshinte këto dy sure nga mushafi (një kopje e Kur'anit). Ai u përgjigj: “Kur unë e pyeta të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) për këtë ai m’u përgjigj: “Mua më thanë: “Thuaj” dhe unë ua thashë. Kështu që dhe ne themi, ashtu siç ka thënë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)”. (19)
Theksoj se hadithi i lartpërmendur është shumë i hapur, në këndvështrimin e argumentimit dhe kuptimit, i cili asgjëson turbullirat, që gjenden tek vepra e Imam Buhariut. Me fjalë të tjera, me këtë kuptojmë se shprehja “kështu dhe kështu”, ka për qëllim çështjen e muauudhetejnit (dy këshillave ose Sures Felek dhe Nas).
Ndërsa me shprehjen Abdullah Ibn Mesudi ka thënë “kështu dhe kështu”, kuptojmë se ka për qëllim fshirjen e Abdullah Ibn Mesudit, të këtyre dy sureve nga mushafi (një kopje e Kur’anit). Sërish duke u mbështetur në këtë hadith, kuptojmë se me shprehjen e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.): “Mua më thanë: “Thuaj”, nënkuptojmë shpalljen hyjnore të çështjes së muauudhetejnit (dy këshillave ose Sures Felek dhe Nas), si pjesë përbërëse e Kur’anit Famëlartë. Pra me fjalën: “Thuaj”, ai ka për qëllim ajetin e parë të Sures Nas: “Kul eudhu bi Rabbi’n-nasi” (Thuaj strehohem tek Zoti i njerëzve).
Në këtë pikë themelore, kam dëshirë që ndjekësit tanë të nderuar, të jenë në dijeni edhe të këtij hadithi, i cili ka të bëjë me çështjen tonë.
Dhirr Ibn Hubejshi përcjell dhe thotë: “Kur unë e pyeta Abdullah Ibn Mesudin, për çështjen e muauudhetejnit (dy këshillave ose Sures Felek dhe Nas) ai u përgjigj: “Kur unë e pyeta të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) për këto dy sure ai m’u përgjigj: “Edhe mua më thanë ashtu dhe unë ua thashë kështu. Tregohuni të kujdesshëm që edhe ju t’i thoni këto”. Më pas unë i thashë Ubejj Ibn Kabit: “Vëllai yt po i fshinte këto sure nga mushafi (një kopje e Kur’anit)”. (20).Ashtu siç shihet dukshëm hadithi është i qartë.
Unë dua t’i përfundoj fjalët e mia, me rrëfimin e kryer nga vetë Imam Buhariu. Vallë a gjenden në këtë vepër, hadithë të cilët me të vërtetë janë, fjalët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) ashtu siç pretendohet, ose kemi të bëjmë me ndryshimin e hadithëve?! Pikë së pari, duke u mbështetur në dritën e pasqyrimit të të dhënave dhe të shpjegimeve, arrijmë në përfundimin se të tërë hadithët, që janë të pranishëm në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e Imam Buhariut, nuk janë fjalët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), ka patur disa ndryshime të hadithëve, si dhe fshirje të disa thënieve.
Pikë së dyti, vallë a kanë ardhur këta hadithë, deri në ditët tona fjalë për fjalë, ashtu siç i ka përcjellur i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), ose janë përcjellur duke pësuar ndryshime, si p.sh. duke i ngatërruar pjesët e fillimit me të fundit dhe duke i prerë dhe duke i fshirë një pjesë të tyre?!
Tani besoj se ka ardhur çasti i duhur, i bërjes së ditur të gjendjes etike dhe morale të Imam Buhariut, ejani që të lexojmë një fragment nga vepra me titull: “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), e Imam Shemsuddin Dhehebiut. Ky fragment është si vijon: “Prefekti i qarkut të Buharasë, Ahjed Ibn Ebi Xhaferi citon se një ditë, Muhammed Ibn Ismail Buhariu pohoi: “Kushedi se sa hadithë që i kam dëgjuar në Basra, i kam shkruar në Sham (Siri). Kushedi se sa hadithë që i kam dëgjuar në Sham (Siri), i kam shkruar në Egjipt. Kur iu drejtua pyetja: “O Ebu Abdullah a i keni shkruar në mënyrë të përkryer?!”, ai heshti dhe nuk ktheu përgjigje”. (21)
Duke ecur sipas pohimit të sipërcituar, rikujtoj se Imam Buhariu i paska shkruar hadithët, në një kohë mjaft të gjatë pasi i ka dëgjuar dhe nuk i ka shkruar në mënyrë të përkryer. Për më tepër nëse ai, do t’i kishte shkruar në mënyrë të përkryer, ai do ta kishte bërë këtë të qartë dhe do të shtonte se i kishte shkruar të saktë. Ata të cilët këmbëngulin medoemos, që ta bëjnë se Imam Buhariun, kriterin e fushës së hadithit aludojnë duke thënë: “Ai zotëronte një kujtesë të mrekullueshme, e cila nuk harronte asgjë”. Ata shprehen kështu, sepse janë në dijeni të faktit, se nëse nuk do ta thonë këtë, atëherë njerëzve do t’u krijohet përshtypja, se Imam Buhariu ka harruar disa hadithë dhe se disa të tjerë, i ka përcjellur me ndryshime. Nënvizoj se ka shumë argumentë për këtë çështje.
Dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, në shënimin e këtij hadithi zbardh: “Këto thënie përkthehen se Imam Buhariu, ka lejuar përcjelljen e hadithëve si kuptim”. (22)
E thënë ndryshe hadithët dhe lajmet, të cilat Imam Buhariu, i ka përcjellur në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), nuk janë fjalët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Ja pra përpara nesh paraqitet fakti, se si njëri nga dijetarët uehhabistë, kumton hapur se Imam Buhariu, ka besuar në lejimin e përcjelljes së hadithëve si kuptim dhe jo fjalë për fjalë. Atëherë pseudodijetarët uehhabistë, duhet të reshtin së pretenduari, se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), ka thënë kështu e kështu për Ebu Bekrin, Aishe Bint Ebi Bekrin, Umer Ibn Hattabin, Uthman Ibn Affanin dhe ndonjë bashkëkohës tjetër, sepse ka gjasa që kuptimi i dhënë nga Imam Buhariu, mund të mos përputhet, me qëllimin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Kuptimi i Imam Buhariut është miratimi i tij dhe nuk është drejtpërdrejtë urdhri i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). U bëj thirrje muslimanëve, që të tregohen të kujdesshëm ndaj kësaj të vërtete!
Besoj se tanimë ndjekësit tanë të nderuar, e kanë mëse të qartë, se çështja për të cilën dua t’u tërheq vëmendjen, është se tërësia e hadithëve, që përmendet tek vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjae Hadithëve të Vërtetë e Imam Buharit), e Imam Buhariut, nuk janë drejtpërdrejtë fjalët dhe argumentët e padiskutueshëm fetarë, të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).
Kur’ani Famëlartë është argumenti i padiskutueshëm fetar, i cili është përcjellur nga gjuha e bekuar e vulës së mbarë lajmëtarëve (p.q.m.t.). Por fjalët që kalojnë në këtë vepër janë miratimi i Imam Buhariut, i cili ose mund të ketë gjetur të vërtetën, ose mund të jetë gabuar. Por nëse këta pseudodijetarë uehhabistë, aludojnë se Imam Buhariu është i pafajshëm, atëherë kjo është diçka tjetër. Këtë gjykim ua lëmë një dijetari dhe një njeriu të mençur, të cilët ngurrojnë që ta thonë këtë fjalë.
Prezantuesi: Tani mund ta kuptojmë më mirë arsyen, se përse ju shmangni kryerjen e argumentimit, mes dijetarëve të shkencës së gramatikës dhe hadithëve të lajmëtarit të Allahut (p.q.m.t.). Shprehem kështu sepse ata citojnë se shumica e hadithëve është përcjellur si kuptim. Ndërsa tani kemi në linjë vëllain tonë Samirin nga Iraku. Urdhëroni.
Samiri: Es-selamu alejkum. Unë kam dy pyetje. Pyetja e parë është, se a mund të themi se Hadithi Thekalejn, është një hadith i qëndrueshëm?! E them këtë sepse ky hadith bën njësh me tokën, të tëra teoritë, parimet dhe pranimet, të cilat vijnë jashtë udhës së Ehli Bejtit dhe Kur’anit.
Pyetja e dytë është, se nëse ne pohojmë me bindje të plotë se Hadithi Thekalejn, është i vërtetë dhe nuk ka asnjë anë, që mbetet për t’u qortuar, atëherë përse të tjerët e kundërshtojnë fuqishëm këtë udhë të prerë?! Vallë cila është arsyeja që ne i lëmë mënjanë porositë, të cilat do të na shpëtojnë nga shkatërrimi dhe ndëshkimi?!
I ftuari: Alejkum selam! Po kjo është mëse e vërtetë. Hadithi Thekalejn është njëri nga hadithët e qëndrueshëm të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Përmbajtja e tij nuk është aspak dyshuese ose e turbullt.
Për sa i përket pyetjes së dytë, zbardh se ky është qëndrimi i botëkuptimit fetar emeuist, i cili është i përqendruar, në kundërshtimin e cilësive fisnike të Ehli Bejtit.Nëse Ehli Bejti do të ishte mburoja dhe përqendrimi i bashkësisë muslimane, as Muauije Ibn Ebi Sufjani, as Jezid Ibn Muauije, as Abdulmelik Ibn Meruani dhe as drejtuesit e tjerë, të cilët kanë bërë shkatërrime në tokë dhe në mesin e njerëzve, nuk do të kishin marrë frerët e udhëheqjes së bashkësisë muslimane. Këta njerëz të ulët kanë themeluar botëkuptimin e gabuar: “Nëse kreu i shtetit vjedh pasurinë tënde edhe nëse të bie në qafë, ti nuk mund të kundërshtosh, sepse ai është “ulu’l-emri”ose autoriteti madhor shtetëror.
Pohoj me bindje të plotë, se këta janë shkaktarët kryesorë, të gjendjes së dhimbshme shpirtërore, të bashkësisë muslimane të ditëve të sotme. Ne falenderojmë Allahun e Lartmadhëruar, që ka bërë të mundur, që bashkësia muslimane e ka kuptuar, se ky botëkuptim i mallkuar nuk është cilësi e të qenit kriter. Ne kundërshtojmë fuqishëm, ata të cilët mbrojnë, botëkuptimin e sendërtuar, në formën e gabuar: “Nuk është e lejuar kryengritja ndaj udhëheqësve mëkatarë”. Fjalët e mia nuk i drejtohen vetëm muslimanëve të Ehli Sunnetit, por janë të vlefshme dhe për ata të Ehli Bejtit. Ai i cili është i padrejtë, dhunues dhe mëkatar, ose është duke tradhtuar bashkësinë muslimane, duhet të tërhiqet plotësisht nga padrejtësia ose mëkati i tij, si një përgjegjësi fetare hyjnore, e bashkësisë muslimane.
Unë kam dëshirë, që t’i përfundoj shjegimet e mia, me fjalët e dijetarit të ndjerë shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit. Ai pas përcjelljes së një hadithi, nga vepra e Imam Buhariut dhe pas shënimit të këtij hadithi, si një hadith i mangët shprehet në këtë mënyrë: “Mangësia në këtë hadith, është vetëm njëra nga dhjetra shembujt e hadithëve të mangët, që kalojnë në këtë vepër. Citoj se kjo nuk shpalos gjë tjetër, por vetëm se tregon paditurinë e disa njerëzve, të cilët aludojnë se të tërë hadithët, që ceken si tek vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut, ashtu dhe ajo me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Përballë këtyre njerëzve gjenden dhe disa shkrimtarë të tjerë, të cilët pa e peshuar aspak dhe pa e vlerësuar Hadithin Thekalejn, por thjesht duke u nisur nga fakti, se nuk iu mbushet mendja, e kundërshtojnë këtë të fundit. Them se ne nuk praojmë as mendimet, e palës së parë dhe as së palës së dytë.
Prezantuesi: Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ju falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Së bashku do të takohemi në programin e radhës. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu.
Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:
1- Ebu Abdullah Muhammed Ibn Ismail Ibn Ibrahim Ibn Mugire Xhufi Buhariu, “Xhamiu’s-Sahihi’s-Sahihi’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), vëll. 1, fq. 23, Përgatiti Për Shtyp Muhammed Dhuhejr Ibn Nasir Nasiri, Shtëpia Botuese: “Metodologjia”.
2- Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), vëll. 2, fq. 451, Hadithi Nr: 2655, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.
3- Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), vëll. 2, fq. 451, Hadithi Nr: 2655, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.
4- Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), Libri i Virtytëvë të Kur’anit, Kreu i Harrimit të Kur’anit, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.
5- Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), vëll. 3, fq. 215, Hadithi Nr: 3849, Kreu i Rrëfimeve të Ndihmësve, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.
6- Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Fethu’l-Bari Bi’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Çlirimi i Qartë në Shpjegimin e Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), vëll. 8, fq. 562, Shënimi Nga Dijetar Abdurrahman Ibn Nasiri Berraki, Shtëpia Botuese: “Mirësia”.
7- Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Fethu’l-Bari Bi’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Çlirimi i Qartë në Shpjegimin e Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), vëll. 8, fq. 562, Shënimi Nga Dijetar Abdurrahman Ibn Nasiri Berraki, Shtëpia Botuese: “Mirësia”.
8- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), vëll. 1, fq. 93, Hadithi Nr: 63, Libri i Besimit, Kreu i Sqarimit i Besimit të Atij i Cili Mohon të Atin Duke E Njohur Shumë Mirë Se Cili Është i Ati, Vërtetimi Nga Muslimi Ibn Mahmud Ibn Uthman Selefi Etheriu, Shtëpia Botuese: “Mirësia”.
9- Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), vëll. 4, Hadithi Nr: 6676, Libri i Trshëgimisë, Kreu XXIX, Kreu i Atij të Cilit Cilëson Për të At Një Njeri Tjetër Përveç të Atit të Tij, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.
10- Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), vëll. 1, fq. 94, Libri i Abdestit, Kreu i Larjes së Plotë të Trupit, i Marrjes së Abdestit me Tas, Gotë, Dërrasë dhe Gurë.
11- Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), vëll. 1, fq. 271, Hadithi Nr: 665; vëll. 1, fq. 280, Hadithi Nr: 687; vëll. 2, fq. 422, 423, Hadithi Nr: 2588; vëll. 3, fq. 446, Hadithi Nr: 4442; vëll. 4, fq. 277, Hadithi Nr: 5741, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.
12- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), vëll. 1, fq. 379, Hadithi Nr: 414, Kreu XXI, Caktimi i Një Zëvendësi të Imamit Në Rae se y ifunddi ka Një Shqetësim.
13- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 40, fq. 67, 68, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Institucioni”.
14- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 40, fq. 67, 68, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Institucioni”.
15- Imam Ahmed Ibn Hanbeli,“Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 43, fq. 86, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Institucioni”.
16- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 43, fq. 86, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Institucioni”.
17- Abdurrezzak Sananiu, “Musannef” (Klasifikimi), vëll. 5, fq. 529.
18- Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), vëll. 3, fq. 779, Libri i Komentimit, Kreu CXIV.
19- Imam Ebu Bekr Humejdiu, “Musnedu’l-Imami’l-Humejdi” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Humejdiut), vëll. 1, fq. 367, Vërtetimi Nga Husejn Selim Esed Daraniu, Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Mejmunit”.
20- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 35, fq. 111, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Institucioni”.
21- Hafidh Shemsuddin Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 12, fq. 411.
22- Hafidh Shemsuddin Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 12, fq. 411.
23- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Përcjelljes së Hadithëvë të Vërtetë), vëll. 6, fq. 93.
Vijon...
Burimi : Medya Şafak