Tani vriten myslimanë dhe nga ushtria budiste

Publikuar në Shta. 4, 2017, 12:30 a.m.

Të dhënat satelitore tregojnë djegie të tokave dhe vendbanimeve në të paktën 10 zona në shtetin Rakhine të Myanmarit.

Kjo korrespondon me krimet e vazhdueshme të ushtrisë budiste ndaj popullsisë myslimane – Rohingya.

Banorët dhe aktivistët kanë akuzuar se ushtarët kanë vrarë pa dallim burrat, gratë dhe fëmijët e paarmatosur të komunitetit Rohingya, duke kryer edhe zjarrvënie.

Autoritetet në Myanmar e pranojnë se 100 vetë janë vrarë që nga e premtja, por raportet e pavarura të Human Rights Watch tregojnë se ky numër është shumë më i madh. Lidhur me këto raporte kanë shfaqur shqetësim edhe organet më të larta të OKB-së.