Indoneziani arrin në Mekë për Haxh pas ecjes 9.000 km.

  •  28-vjeçari Muhammed Khamim Setiawan ka arritur në Mekë në kohë për Haxh, pasi ka ecur 9.000 km. nga Indonezia
Publikuar në Shta. 1, 2017, 5:18 p.m.

I veshur me një bluzë me  shkrimin "Unë jam duke shkuar në Mekë në këmbë  me besim të plotë në Allah", ai u nis nga qyteti i tij i lindjes në Java-n Qendrore më 28 gusht 2016 dhe udhëtimi i mori atij një vit për të përfunduar.

Ai eci nëpër këto shtete:

Indonezia, Malajzia, Tailanda, Myanmar (Burma), India, Pakistani, Omani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më në fund në Arabinë Saudite.

Muhammed Khamim Setiawan  agjëronte shpesh gjatë ditës dhe preferonte të udhëtonte gjatë natës. Ai gjatë udhëtimit flinte në xhami dhe shtëpitë e vendasve, ndonjëherë në pyje.

Shumë njerëz i dhanë atij ushqim gjatë rrugës.

"Gjatë rrugës kam takuar gjithmonë njerëz të mirë që më kanë dhanë  ushqime. Unë isha mirëpritur një herë në një tempull budist në Tajlandë. Fshatarët në Myanmar më dhanë ushqime. Kam mësuar dhe kam takuar dijetarë muslimanë nga vende të ndryshme në një xhami të Xhemati Tablig në Indi ", tha Khamimi.

Muhammed Khamimi tha se ky udhëtim ishte mënyra e tij për të treguar 'nënshtrimin e tij të plotë ndaj Allahut'.

"Mënyra ime për të treguar bindjen time të plotë ndaj Allahut është të mësosh Islamin nga dijetarë të ndryshëm muslimanë dhe të takosh njerëz me bindje të ndryshme për të studiuar kulturën e tyre dhe për të respektuar tolerancën".

Në vitin 2012, një burrë nga Bosnja, boshnjaku  47-të vjeçar Senad Haxhiç udhëtoi për në Qabe  në këmbë, 5.700 km. dhe arriti pas 314 ditëve.

Çfarë përpjekje të mahnitshme!  Allahu iu pranonftë  Haxhin e tyre.



Burimi : IlmFeed