Çfarë është grupi terrorist somalez?
Mike Eckel, Korrespondent
Scott Baldauf, Korrespondent
Al Shabab ka kohë që nxit dhunën dhe islamin radikal në Somali, duke ndihmuar për të mbajtur reputacionin e saj si fëmija poster për shtetet e dështuara .
Përfshirja e grupit El Kaida e lidhur me militantët e somalezë në sulmin e shtatorit 2013, në qendër të Kenias, në Westgate, si dhe në sulme të tjera, tani duket se ka vënë grupin në listën e ekspertëve për terrorizëm. Marina Amerikane ka bërë përpjekje të pasuksesshme për kapjen e njërit komandantëve të tij.
Shanset janë, ju do të dëgjoni shumë më tepër në lidhje me këtë në të ardhmen.
Luftëtarët e Armatosur të Al Shabab-it janë jashtë Mogadish-it, duke u përgatitur për të udhëtuar në qytet me kamionë, pasi janë betuar se nuk do të ketë valë të re sulmesh kundër trupave etiopiane.
( 8 Dhjetor 2008.) ( Farah Abdi Warsameh / AP / dokumenti )
1 . Nga ka ardhur Al Shabab ?
Milicitë islamike e kanë prejardhjen para vetëm disa viteve. Dolën nga hiri i Qeverisë Islamike të mëparshme, nga Gjykatat e Bashkuara, të cilat u shkatërruan nga pushtimi i Etiopisë, me përkrahjen e SHBA-ve, në mesin e vitit 2006.
Kur trupat etiopiane u larguan, Al Shabab, që ka kuptimin të “rinjtë”, mori kontrollin, pothuajse, në një të tretën e vendit, me diku rreth një mijë deri në 14.000 luftëtarëve të paktën.
Paratë për të ushqyer trupat dhe për të blerë armë dhe municione duket se vijnë kryesisht nga kontrolli i portit Kismayo, i cili është nën kontrollin e Al Shabab-it. Ky port sjell në deri në 50 milionë dollarë në vit, nga importi i sheqerit, kontrabandë për në Kenia, qymyr druri për në Lindjen e Mesme. Por, më shumë para mund të vijnë nga donacione individuale nga komuniteti somalez në Londër, Najrobi dhe
nga Mineapolisi në SHBA.