Nuk ekziston kurrfarë pengese për bashkëpunimin e bankave evropiane me Iranin

Publikuar në Gus. 16, 2017, 8:51 a.m.

Shefja e diplomacisë evropiane deklaroi se është përgatitur një program i ri për bashkëpunimin e bankave evropiane me Iranin dhe nuk ekziston kurrfarë pengese në bashkëpunimin e tyre me Iranin.

Federika Mogherini, shefja e diplomacisë Evropiane, në një intervistë me agjencinë shtetërore iraniane të lajmeve, në lidhje me praninë e bankave të huaja dhe bashkëpunimin e tyre me Iranin nëpërmjet SWIFT-it, shtoi se disa banka janë të interesuar për bashkëpunim me Iranin dhe së shpejti bankat e rëndësishme evropiane do të rifillojnë bashkëpunimin e tyre me Iranin. Mogherini gjithashtu saktësoi se prania e sektorit bankar dhe ekonomik të Evropës në Iran është në interes të Republikës Islamike të Iranit dhe të Bashkimit Evropian dhe nuk ka kurrfarë arsye që Evropa të bëjë sabotime në këtë drejtim. Shefja e diplomacisë evropiane në vazhdim tha se janë paraqitur programet inkurajuese për përkrahjen e investitorëve evropianë të cilët synojnë të bashkëpunojnë me Iranin dhe deri më disa kompani dhe banka kanë nënshkruar kontrata me Iranin. Znj. Mogherini gjithashtu deklaroi se marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1 është rezultat i mirë për