Mogherini: Marrëveshja bërthamore me Iranin ishte një sukses i madh i diplomacisë

Publikuar në Gus. 16, 2017, 8:48 a.m.

Shefja e diplomacisë evropiane ka thënë se Bashkimi Evropian për të garantuar popullin iranian mbi rezultatet e marrëveshjes bërthamore është duke përmirësuar bashkëpunimin rajonal.

Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane tha se në vitin 2015 Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar marrëveshjen e Bashkimit Evropian lidhur me programin bërthamor të Iranit. Marrëveshja bërthamore me Iranin ishte rezultat i suksesshëm i diplomacisë së durimit disapalësh. Mogherini tha se marrëveshja bërthamore ka nisur zbatimin 6 muaj pas nënshkrimit të saj dhe shtoi se grupi 5+1 është duke monitoruar zbatimin e plotë të disa pjesëve të marrëveshjes dhe mbështetet tek bashkëpunimi i mirë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.