Lufta e tretë botërore, paraljmërime të reja
I vetëshpallur si “Lajmëtari i Perëndisë”, Horacio Villegas, paralajmëron se lufta bërthamore do të shpërthejë dhe se është afër. Villegas parashikoi presidencën e Donald Trump-it, tani ka parashikuar datën ku fillon lufta e tretë botërore.
“Lajmëtari i Perëndisë” mendon se lufta bërthamore do të shpërthejë këtë vit, në 100-vjetorin e vizitës së Zonjës së Fatimes. Vizita e saj e gjashtë dhe e fundit u tha të jetë më 13 tetor 1917 dhe 100 vjetori i kësaj date po afron.Horacio nga Teksasi i SHBA-së, parashikoi fitimin e zgjedhjeve nga Trump që në vitin 2015. Ai gjithashtu etiketoi Presidentin e SHBA-së si “Mbreti i Illuminatit” i cili do të “sjellë botën në luftën e tretë botërore”.
Horacio tha për tabloidin “Daily Star”se: “Mesazhi kryesor për njerëzit, është që duhet të dinë për t’u përgatitur pasi kjo luftë do të ndodh dhe përfundon me shkatërrime, tronditje dhe vdekje”. Paralajmërimi vjen pasi Trump njoftoi se ka nisur bombarduesit supersonik B-1B nga baza ajrore e Guam dhe paralajmëroi se Amerika do t’i përgjigjej kërcënimeve me “zjarr dhe tërbim”, ndërsa Koreja e Veriut paralajmëroi planet për të sulmuar postën detare të SHBA.