Polonia kërkon nga NATO-ja vendosjen e 10.000 ushtarëve

  • None
Publikuar në Prill 3, 2014, mesnatë

Polonia ka kërkuar nga NATO-ja vendosjen e 10.000 ushtarëve në territorin  e tyre si ”demonstrim i hapur që Pakti është i gatshëm të mbrojë anëtarët e saj pas marrjes së Krimesë nga rusët” transmeton gazeta britaneze The Telegraph. Polonia nuk është e vetme, shtetet baltike të NATO-së (Estonia, Letonia dhe Lituania) njashtu kërkojnë prezencën shtesë ushtarake të NATO-së në territorin e tyre. Ky reaksion në të vërtetë ka qenë i pritur pas shumë deklaratave kundërthënëse të zyrtarëve të lartë të NATO-së, të cilët filluan Rusinë të shohin si kërcënim ekzistencial për tërë Evropën Lindore. NATO-ja ka ndërprerë  bashkëpunimin civil dhe ushtarak me Rusinë. Ky veprim ngriti tensionet, në të njëjtën kohë kërcënon edhe stabilitetin global, pasi që NATO-ja dhe Rusia gjer tani në mënyrë kompakte kanë bashkëpunuar në çështjen e antiterrorizmit, parandalimin e tregtisë së narkotikëve etj. Më tutje, Rusia ka qenë rruga e rëndësishme logjistike për NATO-në në operacionet e tyre në Afganistan, si dhe Rusia dhe NATO-ja i kanë ushtruar bashkërisht forcat e sigurisë afgane. Sa i përket kërkesave të Polonisë dhe shteteve baltike, janë takuar në Bruksel ministrat e NATO-së dhe kanë diskutuar për përgatitjen e hapave të mëtutjeshme.

 

         Kryetari rus Vladimir Putini në bisedën telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel ka informuar se Rusia ka filluar me tërheqjen graduale të forcave të saja ushtarake nga kufijtë me Ukrainën, por zyrtarët perëndimore kanë demantuar, ministri britanez i punëve të jashtme Wiliam Hag ka deklaruar:” Kemi pas disa deklarata nga ana e Rusisë për tërheqjen e trupave të saja nga kufiri lindor i Ukrainës, por nuk kemi dëshmi për këto”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Anders Fogh Rasmusen, gjithashtu ka thënë se”nuk mund të konfirmojë tërheqjen ruse”. Ministri polak i punëve të jashtme Radek Sikorski ka thirr NATO-në që të dërgojë” dy brigada të rënda”në Poloni. Në çdo brigadë do të duhej të ishin nga 5000 ushtar të NATO-së. Polonia kufizohet me enklavën ruse në Evropë Kaliningradin. “Polonia është anëtare e NATO-së plot 15 vite. Gjer tani nga institucionet ushtarake kemi vetëm qendrën e konferencës dhe qendrën për stërvitje. Do të kishim përshëndetur prezencën më të madhe”, ka thënë Sikorski.

 

Kryeministri polak Donald Tusk ka shprehur frustrimet për shkak të faktit se NATO-ja po prolongon dërgimin e trupave në Poloni.” Gjërat po zhvillohen hap pas hapi, por NATO-ja do të duhej sa më shpejt të shtojë prezencën ushtarake” ka deklaruar Donald Tusk. Britania ka propozuar dërgimin e disa aeroplanëve ushtarak RAF Typhoon në kuadër të ushtrimeve të NATO-së mbi Poloninë, por Varshava thekson se kjo nuk është e mjaftueshme dhe insistojnë në prezencën ushtarake të përhershme të NATO-së. SHBA-ja ka paralajmëruar se do të dërgoj 600 ushtar shtesë në bazën rumune në Detin e Zi. Por, shtetet sikurse Gjermania nuk janë të kënaqur me këtë rezultat, Berlini konsideron se kjo do të shtojë tensionet në mes Perëndimit dhe Rusisë. Gjermania nuk është e vetmja në këtë mendim, ministri holandez i punëve të jashtme, Frans Timmermans ka deklaruar:

“ Jo, jo nuk duhet të kemi trupat e NATO-së në kufi me Rusinë”.

          
Burimi: The Telegraph, Der Spiegel