Intervistëme Sekretarin e Shtetit në Ministrinëe Energjitikës së Rumanisë, Zotin Iulian-Robert Tudorache
H. Cigdem Yorgancioglu:Në Rumani, qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Energjitikës është angazhuar në hartimin e një Strategjie Kombëtare të Energjitikës afatgjatë,i cilipretendohet që të publikohet deri në fund të vitit 2016. Cila është situata aktuale e kësaj strategjie?
Iulian-Robert Tudorache: Para së gjithash, më lejoni t’u them se ishte një nder i madh për mua të isha i pranishëm këtu në Stamboll, në këtë edicion të ri të Këshillit Botëror të Naftës, një nga ngjarjet më përfaqësuese dhe të rëndësishme të industrisë së naftës dhe gazit si dhe një forum shumë i rëndësishëm i debatit parë nga këndvështrimi global. Në emër të delegacionit rumun, do të dëshiroja fillimisht të falënderoj miqtë tanë për mikpritjen e tyre të ngrohtë dhe për organizimin shumë të arrirë të punimeve të këtij Kongresi. Rumania është një nga vendet themeluese të Këshillit Botëror të Naftës dhe kontributi i Komitetit Kombëtar rumun për Këshillin Botëror të Naftës vlerësohet shumë në nivelin e anëtarëve të Këshillit.
Së dyti, për t’u kthyer tek përgjigja e pyetjessuaj, Rumania është në proces të plotë për të miratuar një Strategji të re të Energjisë n një periudhë kohore nga viti 2016 deri në2030 me perspektivat për të arritur qëllimet në vitin 2050, proces i cili ndjek gjurmët dhe drejtimet e zhvillimit të sektorit kombëtar të energjisë për dekadat e ardhshme, duke u siguruar autoriteteve publike dhe investitorëve standartet e nevojshme në marrjen e vendimeve strategjike. Strategjia e Energjisë së Rumanisë për vitet 2016-2030, me perspektivën për vitin 2050 është rezultat i një qasjeje gjithëpërfshirëse konsultative dhe analitike të Ministrisë së Energjisë të përvetësuar gjatë vitit 2016. Strategjia e Energjisë e Rumanisë është aktualisht në proces përt’u miratuar nga Ministria e Mjedisit dhe për periudhën e ardhshme qeverisëse, ne planifikojmëqë të hartojmë këtë dokument dhetë miratojmë ligji për të krijuar stabilitet dhe parashikueshmëri në fushën e energjisë.
Është e rëndësishme të përmendet se Strategjia e re e Energjisë së Rumanisë ka si shqetësimin e saj më kryesor konsumatorin final të energjisë. Kjo strategji i përgjigjet nevojës në mënyrëqë në të ardhmen të përfitojë nga produktet dhe shërbimet me cilësi të lartë, nga një prodhim më pak i ndotur i energjisë, duke siguruar parametra optimale për vazhdimësinë e furnizimit me energji. Rumania propozon një përzierje të burimeve të ndryshme tëenergjisë që garantojnë sigurinë e energjisë, një siguri të ndërtuarë si një ekuilibër ndërmjet pavarësisë së energjisë tëmundësuarë nga përdorimi efikas i burimeve kombëtare dhe ndërlidhshmërisë së tyre me vendet fqinje dhe tregjet e energjisë në rajon si një alternativë, duke përfshirë veçanërisht rastet nësituatat e krizës . Prandaj, Rumania synon të përfaqësojë, nga pikëpamja energjetike, një faktor stabiliteti dhe sigurie, para së gjithash për qytetarët e saj, por gjithashtu edhe për gjithë rajonin e Evropës Qendrore dhe asaj Lindore.
H. Cigdem Yorgancioglu: Rumania është prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit në Evropën Qendrore dhe Lindore, megjithatë nuk ështëimportuesi vetëm në këto dy rajone. Sipas PB-së sëRevistës Statistikore të Energjisë Botërore (2016), rezervat e Rumanisë të evidentuara në fund të vitit 2015 ishin 100 milion ton naftë. Cila është e tashmja dhe e ardhmja e “Vizionittë naftës”së këtij vendi në aspektin e investimeve dhe rregulloreve ligjore?
Iulian-Robert Tudorache: Specialistët e industrisë së naftës nga e gjithë bota po përballen me rënien e rezervave ekzistuese të hidro-karbureve në treg, parë në këtë këndvështrim iniciativat e bashkëpunimit ndërkombëtar janë thelbësore për të mundësuar sigurinë e energjisë. Rumania feston pothuajse 160 vjet industrinë e naftës, duke e bërëatëvendin me një nga industrinë më të rëndësishme të naftës në Evropë dhe me një trajnim të lartëtë specializuar dhe të vlerësuarë në të gjithë botën. Mbi 50 vjet të ekzistencës, Universiteti rumun i naftës dhe gazit ka trajnuar më shumë se 15.000 inxhinierë, jo vetëm rumunë, por gjithashtu edhe shumë specialistë të huaj. Këta të trajnuarë janë pikërisht ata që kanë projektuar dhe modernizuar industrinë rumune të naftës dhe gazit gjatë 60 viteve të fundit. Gjithashtu, Rumania është shumë e njohur dhe e vlerësuar edhe për veprimtarinë e specialistëve rumunë të naftës jashtë vendit: në Algjeri, Irak, Jordani, Indi, Ekuador, Greqi, Siri dhe Libi, si dhe në vende të tjera në gjithë botën. Qeveria e Rumanisë i kushton rëndësi të madhe inkurajimit të investimeve në fushën e naftës me qëllim që të gjehen rezerva të reja hidrokarbure që të mund të rritet kështu edhe shkallae zëvendësimit; diversifikimine burimeve të furnizimit; zhvillimin e kapaciteteve të magazinimit dhe përmbushjes së projekteve të interkonjeksionit me vendet fqinje.
Sfida kryesore përsa i përket prodhimittë naftës bruto dhe të gazit natyrorqëndron në pamjaftueshmërinë e investimeve përsa i përket aspektit te rritjessë nivelit të rimëkëmbjes nga depozitat dhe përsa i përket zhvillimittë depozitave të reja. Çmimi i ulët i naftës në tregun ndërkombëtar ka ulur në mënyrë drastike investimet gjatë dy viteve të fundit në eksplorimin dhe zhvillimin e depozitave të reja. Efekti i këtij fenomeni është ndjerë edhe në Rumani. Për shkak të vazhdueshmërisë së çmimeve të ulëta të naftës në tregjet ndërkombëtare, investimet në sektorin e eksplorimit dhe prodhimit duhet të stimulohen nga një mekanizëm fleksibël që gjithashtu merr parasysh siriskun e një ndryshmi të mundshëm të çmimeve ashtu edhe potencialin e secilësprej llojeve të ndryshme të depozitave. Në një mënyrë të këtillë munt të bëhet e mundur qëtë maksimizohen përfitimet afatgjata socio-ekonomike që lidhen me industrinë e naftës. Qoftë për një periudhë afatshkurtër, qoftë për një periudhë afatmesme, Rumania synon të vendosë si prioritet investimet në rritjen e nivelit të rimëkëmbjes së fushave ekzistuese dhe në planin afatgjatë të zhvillimit të projekteve të eksplorimit të deteve të thella, fushave të ndërlikuara gjeologjike në tokë dhe sipërfaqeve në det të hapur në Detin e Zi. Kuadri legjislativ dhe rregullator, sidomos ai fiskal, duhet gjithashtu të marrë parasysh efektet pozitive indirekte që këto investimeve të bëra do të kenë në zhvillimin e industrive mbështetëse dhe në krijimin e vendeve të reja të punës. Ciklet e investimeve në eksplorimin dhe prodhimin e naftës bruto dhe gazit natyror janë afatgjata dhe po kështu edhe kuadri i tyre rregullator për na ana legjislative duhet të ofrojë një perspektivë afatgjatë. Për këtë arsye, në mënyrë që të ruhet konkurrencanë industrisë e brendshme kombëtare të naftës është me rëndësi strategjike të zhvillohet një kuadër rregullator i parashikueshëm, i qëndrueshëm dhe i përshtatur ndërkombëtarisht si dhe i lidhur ngushtë me potencialin e zhvillimit të llojeve të ndryshme të fushave të mundshme.
H. Cigdem Yorgancioglu: Ministria e Energjisë është caktuar si Autoritet Kompetent Kombëtar përgjegjës për lehtësimin dhe koordinimin e procesit të dhënies së lejeve në lidhje me projektet me interes të përbashkët, të cilat janë në përputhje me dispozitat e Rregullores TEN-E (“procedura të menjëhershme”). A ju lutem na parashtroni një panoramënë lidhje me aktivitetet dhe infrastrukturën e Ministrisë së Energjisë në lidhje me përmbushjen e këtyre kompetencave?
Iulian-Robert Tudorache: Rumania edhe i mbështet edhe është e përfshirë në mënyrë aktive në përpjekjet e Komisionit Evropian, si përsa i përketProjekteveSpecifike me Interes të Përbashkët gjithashtu edhe ato të iniciativës së CESEC-it (gazsjellësit që lidh Evropën Qendrore me atë Juglindore) duke supozuar se zbatimi i projekteve strategjike do të kontribuojnë në përmbushjen e objektivave në fushën energjitike të BE-së për të rritur sigurinë e furnizimit me gaz në nivel kombëtar dhe rajonal: për zhvillimin në territorin e Rumanisë të Sistemit Kombëtar të Transmetimit të Gazit në Korridorin e Transportit Bullgari-Rumani-Hungari-Austri (BRUA);për zhvillimin e infrastrukturën së nevojshme brenda territorittë Rumanisë’ për tërheqjen e sasive të gazit në rezervat e gjetura nëDetin i Zi (Deti i Zi - Podishor), për zhvillimine Korridorit Qëndror, i cili varet nga rritja e prodhimit jashtë detit të Detit të Zi, për zhvillimine Sistemit të Transmetimit të Gazit Natyror rumun në zonën veri-lindore për të siguruar kapacitetin e nevojshëm të transportit në Republikën e Moldavisë, për projektin AGRI dhe projekte të tjera të ngjashme.
CESEC synon të koordinojë ndërlidhjet dhe projektet trans-evropiane të gazsjellësve, të cilat kontribuojnë në krijimi e shumëllojshmërivetë burimeve të furnizimit rajonal. Nëngrupet teknike tëCESEC-it, të cilat përfshijnë specialistë rumunë nga Ministria e Energjisë, kompanitë rumune nga sektori i naftës dhe gazit dhe institucionet tjera të ndërlidhura në këtë fushë kanë si detyrë të tyren harmonizimin e aspekteve teknike, administrative, ligjore dhe financiare që qëndrojnë në thelbin e zhvillimine shpejtë të projekteve të infrastrukturës me interes të përbashkët. Parimet që mbështesin aktivitetet e përbashkëta të iniciativës së Komisionit Evropian për lidhjen e rrjeteve të gazit në Evropën Qëndrore dhe Juglindore nuk përqendrohen vetëm në ndërtimin e tubacioneve të reja të gazit, por gjithashtu edhe në shfrytëzimin optimal të infrastrukturës ekzistuese.
Dëshira e Rumanisë për të promovuar dhe përshpejtuar projektet në sektorin e gazit natyror, duke përfshirë këtu edheprojektet me interes të përbashkët është pasqyruar në ligjin e miratuar së fundmi Ligji nr. 185/2016, në tëcilinjanë parashikuar masat e nevojshme për zbatimin e projekteve të interesit kombëtar në sektorin e gazit natyror. PCI-të e miratuara nga qeveria rumune konsiderohen të nevojshme për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare dhe kanë gjithashtu njërëndësi praktike. Çështjet kryesore të rregulluara dhe parashikuara në këtë ligj kanë të bëjnë me të drejtat e dhëna për iniciuesit e projekteve në sektorin e gazit natyror: përqasja, përdorimi dhe ushtrimi i të drejtave të pronës mbi tokën e nevojshme për kryerjen e projekteve të ndërtimit, modernizimin, operimin, riparimin dhe mirëmbajtjen së infrastrukturës së gazit natyror. Ligji gjithashtu krijon përjashtime të rëndësishme, duke krijuar rregullore të veçanta me qëllim që të parashikohen edhe fatet e llojeve të caktuara të tokave të mbrojtura në një fushë të caktuar (të këtilla si bujqësia, pylltaria, habitatet natyrore etj.), të cilat kanë për qëllim të përshpejtojnë zbatimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të PCI-së.
H.Cigdem Yorgancioglu: Cilat janë politikat që Ministria e Energjitikës Rumune ndjek për të siguruar pavarësinë energjike te Rumanisë?
Iulian-Robert Tudorache: Pikë së pari duhet të qartësojmë një keqkuptim që haset shpesh në këtë fushë, koncepti i pavarësisë së energjisë është i ndryshmënga koncepti i sigurisë së energjisë. Pavarësia e energjisë, e cila i referohet vetë-mjaftueshmërisë dhe izolimit kombëtar të energjisë është një aspiratë politike dhe ekonomikisht jo-efektive si dhe aspak produktive. Në një kohë si kjo të tregjeve të energjive të globalizuara dhe ndërlidhjeve që tashmë ekzistojnë mes rrjeteve të energjisë elektrike dhe gazit natyror, siguria energjetike është veçanërisht e rëndësishme, duke qënë se edhe ka avancuar nëpërmjet tregtisë ndërkombëtare, mekanizmave konkurruese të tregut të lirë si dhe diplomacisë energjetike.
Prandaj, Bashkimi Energjetik e ka vendosur sigurinë e energjisë në një pozitë kryesore në mesin e objektivave të tij përparësorë. Gjithashtu,siguria e energjisë është një nga objektivat themelore edhe të strategjisë energjetike të Rumanisë, së bashku me objektiva të tjera si konkurrenca ekonomike në sektorine energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit si dhe minimizimin e ndryshimeve klimatike. Brenda Bashkimit Evropian, Rumania është shteti anëtar me importin më të ulët të energjisë për kokë banori. Parë nga ky këndvështrim, Rumania synon të përdorë më efektivisht statusin e saj eksportues evropian të sigurisë energjetike në nivel evropian. Për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës së saj energjetike, si për gazin natyror ashtu edhe për energjinë elektrike nevojitet përfshirje shumë më e madhe në fondet evropiane.Efikasiteti i energjisë është gjithashtu një nga faktorët më të rëndësishëm në rritjen e sigurisë së energjisë. Efikasiteti i sistemit energjetik përfshin sigurimin e një niveli të lartë të investimeve në sektorin e energjisë dhe përmirësimin e qeverisjes së këtij sistemi. Parë nga këndvështrimi i jashtëm, siguria e energjisë nënkupton zvogëlimin e rrezikut të varësisë nga një furnizues i vetëm i jashtëm, apo edhe një rrugë të vetme tranzit, duke rritur numrin e burimevetë energjisë dhe rrugëvetë transportit të saj. Rreziku kryesor i sigurisë së jashtme të energjisë në aspektin e furnizimit me gaz natyror është varësia nga një furnizues i vetëm i gazit natyror. Ndërlidhja e NTS-së me rrjetet e transmetimit të gazit natyror në vendet fqinje është një faktor thelbësor në uljen e kërcënimeve të sigurisë ndaj furnizimit.
Ekzistojnë shumë elementë të tjerë që nevojitet të përmenden në këtë kapitull në lidhje me sigurinë energjetike, megjithatëajo në të cilën unë dëshiroj të fokusohem me këtë rast ështëkontributi thelbësisht i rëndësishëmi formave të bashkëpunimit rajonal në përforcimin e sigurisë energjetike të rajonit dhe BE-së dhe ndikimin pozitiv që projektet e përbashkëta infrastrukturore kanë dhënësiç mund të parashtrojmë si një shembull të mirë“Korridorin Vertikal” i cili do të ndërlidhë Sistemet Kombëtare të Transmetimit të Gazit të Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe Austrisë. Rumania mbështet dhe është e përfshirë në mënyrë aktive edhe në përpjekjet e Komisionit Evropian, duke pretenduar se zbatimi i projekteve strategjike që do të kontribuojnë në arritjen e objektivave energjetikë të BE-së për të rritur sigurinë e furnizimit në nivel kombëtar dhe rajonal, të këtilla si projekti BRUA.
Rumania është një vend kufitar evropian, i vendosur në mes të Bashkimit Evropian me pellgun e Detit të Zi. Pikërisht për këtë arsye nuk duhet ta harrojmë rëndësinë e rajonit të Detit të Zi, një fushë të prodhimit dhe shpërndarjes së rëndësisë strategjike për sigurinë energjetike të BE-së, me burime të konsiderueshme natyrore dhe me një pozicion strategjik në kryqëzimin e Evropës, Azisë Qendrore dhe Lindjes së Mesme, i cili përbën një potencial të rëndësishëm për krijimin e burimeve të reja për furnizimin me energji. Zbulimi i rezervave të rëndësishme të hidrokarbureve në Detin e Zi mund t'i japë këtij rajoni një rol qendror në forcimin e sigurisë energjetike të Rumanisë dhe të gjithë rajonit. Rumania ka pozicionin gjeografik, traditën dhe përvojën e saj në fushën e naftës dhe gazit natyror, infrastrukturën ekzistuese, disponueshmërinë dhe interesat e saj potenciale për t'u bërë një aktor i rëndësishëm në tregun rajonal të energjisë, një vend i rishpërndarjes së burimeve tëKaspikut në Evropë, mbi Detin e Zi dhe jo vetëm kaq,si një shtet anëtar i BE-së, Rumania ka marrë linjat prioritare të veprimit për të arritur objektivat e Unionit të Energjisë dhe Strategjisë së BE-së për Sigurinë e Energjisë.
Rumania synon të shtojë edhe më shumë mundësitë për burimet e saj të furnizimit me gaz natyror, në mënyrë që të përpiqet të bëhet një vektor i rëndësishëm gjeopolitik si rezultat i rrugëve energjetike që kalojnë përmes rajonit të zgjeruar të Detit të Zi, duke synuar krijimin e një sistemi ndërlidhës që do të çonte në mbështetje reciproke të shpërndarjes së burimeve ndërmjet shteteve të tjera anëtare të BE-së.
H. Cigdem Yorgancioglu: A mendoni se Rumania do të përballet me ndonjë problematikë në tregun LNG për shkak të krizës së Katarit?
Iulian-Robert Tudorache: Rumania thekson rëndësinë e kontributit të GNL-së në sigurinë energjetike të Bashkimit Evropian përmes rritjes së shumëllojshmërive të burimeve të gazit dhe mbështet mundësitë për zhvillimin e projekteve të terminaleve të LNG-së në Evropë, plan i cili përbën edhe një objektiv të Strategjisë së Komisionit Evropian në fushën e GNL-së. Potenciali energjetik i Detit të Zi i jep atij një rol të rëndësishëm gjeostrategjik në lidhje me Bashkimin Evropian, njësoj si edhe rezervateshumëvlerësuara të naftës rëDetit të Zi si dhe rezervave të naftës dhe gazit të Kaspikut që mund të kalojnë nëpër pellgun e Detit të Zi për t’u bërë produkte pjesë e tregut të Evropës.
Rumania është partnere në një projekt të LNG-së, AGRI, e cila është një nismë e Rumanisë në rajonin e Detit të Zi. Projekti mbulon si komponentën e sigurisë energjetike, shumimin e llojeve të ndryshmetë rrugëve dhe burimeve energjetike dhe bashkëpunimin rajonal. Studimi i fizibilitetit të projektit AGRI është finalizuar me konkluzione të favorshme për kapacitetet e transportit të gazit natyror që variojnë nga 5 deri në 8 miliardë metra katrorë. Ndërsa tashmë jemi në pritje të vendimit të aksionarëve të këtij projekti lidhur me pjesëmarrjen në fazën e dytë të zhvillimit të projektit AGRI. Aksionerët e projektit po ndërmarrin hapa për të përfshirë projektin AGRI në listën e tretë të projekteve me interes të përbashkët dhe gjithashtu kanë propozuar të bëjnë përditësime të studimit të fizibilitetit, që për herë të fundit është përfunduar në dhjetor të vitit 2014, duke marrë parasysh kontekstin aktual rajonal të energjisë. Burimi kryesor i gazit natyror është identifikuar si një numër i depozitave në det të Azerbajxhanit, por ka edhe interes nga vendet e tjera në rajonin kaspik dhe në rajonin e Lindjessë Mesme që mbajnë rezerva të konsiderueshme të gazit dhe të cilave projekti u ofron mundësi për të analizuar opsionet strategjike mbi potencialin e tyre si gaz potencial për t’u kthyer në furnizuese për Evropën.
Katari është padyshim një nga eksportuesit më të mëdhenj të gazit natyror dhe eksportuesi më i madh i GNL-së në botë. Ne kemi zhvilluar më parëdiskutime të shumta me palën e Katarit për ndërtimin e një terminali LNG në bregun e Detit të Zi, diskutime të cilat fatkeqësisht nuk kemi mundur t’i vëmë në praktikë. Importimi i GNL-së nga Katari është mjaft i vështirë për sa i përket aspektit të identifikimit të një rruge të qëndrueshme transporti për në Rumani.
Ndërsa përsa i përket situatës së tensionuar mes Katarit dhe vendeve fqinje të tij, pasi të gjitha këto vende janë shumë të varura nga eksportet e naftës dhe gazit, lidhjet e tregtisë dhe investimeve midis tyre janë mjaft të ulëta, kështu që efektet negative të mosmarrëveshjes mund të jenë të kufizuara. Gjithsesi, shpresojmë që tensionet mes Katarit dhe fqinjëve të saj të zgjidhen sa më parë, pa pasoja për popujt në rajon dhe të mos transformohen në një betejë për dominimin rajonal. Rumania ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë zgjidhjen paqësore të të gjitha konflikteve ndërkombëtare.
H. Cigdem Yorgancioglu: Do të dëshiroja t’ju falenderoja sinqerisht për kohen tuaj të vyer që më kushtuat dhe për qëndrimin tuaj tejet bashkëpunues gjatë gjithë kësaj interviste.
Burimi : Uluslararası Politika Akademisi (UPA)