Ron Pol: Në Jemen gjendje katastrofike e krijuar nga Arabia Saudite me armët amerikane
Një senator amerikan, regjimin e Arabisë Saudite e ka quajtur mbështetës të ISIS dhe të Al Kaidës dhe për këtë ka kundërshtuar shitjen e pajisjeve ushtarake dhe armatimeve amerikane këtij regjimi.
Ron Pol, ka folur mbi sulmin e regjimit Al Saud kundër Jemenit dhe tha se kontrata e armatimeve e nënshkruar prej Amerikës dhe Arabisë Saudite, duhet të analizohet në Kongres. Ky senator nga radhët e republikanëve gjendjen në Jemen dhe vrasjen e civilëve në këtë vend e quajti katastrofike, gjendje e krijuar nga Arabia Saudite me armët amerikane.
Populli amerikan ka të drejtë dhe nevojë që të njihet me gjendjen e popullit në Jemen, ka thënë senatori Pol. Ran Pol vuri në dukje se politikat e Amerikës janë bërë shkak për krijimin e ISIS në Siri dhe shtoi se përsëritja e një skenari të tillë mund të krijojë boshllëk në Jemen dhe mbushjen e tij me Al Kaidën. Arabia Saudite së bashku me disa vende të tjera të mbështetur nga Amerika ka nisur agresionin ushtarak të gjithanshëm kundër Jemenit. Deri tani për shkak të këtij agresioni kanë humbur jetën 12 mijë persona.