Përurohet Qendra e Specializuar Kur'anore në Naxhaf, Irak

Publikuar në Maj 20, 2017, 1:27 a.m.

Një qendër e specializuar për Kur'anin dhe shkencat e Hadithit u përurua  me një ceremoni në qytetin e shenjtë  Naxhaf  të  Irakut.

Një numër i ekspertëve të Kur'anit dhe përfaqësues të shquar fetar të Irakut morën pjesë në këtë ngjarje.

Themeluar nga Qendra Dar-ul-Kur'an dhe  Astani  (Kujdestaria) e Xhamisë së Shenjt të Imam Husseinit (a.s.), qendra synon të zhvillojë aspekte akademike dhe seminare të veprimtarive Kur'anore në qytet dhe në rajon.

Ceremonia e hapjes u  përurua  nga Huxha-ul-Islam, Ali Shuveili, drejtor i qendrës së specializuar, i cili prezantoi programet e qendrës dhe kurset që do të ofrojë.

Gjithashtu, foli  Huxha al -Islam Hassan Al-Mansuri, drejtor i Dar-ul-Kur'anit, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve midis qendrës dhe instituteve akademike.

Me inaugurimin e qendrës, 27 studentë të seminareve nga vende të ndryshme filluan të marrin serinë e parë të ofruar nga qendra, e cila do të zgjasë dy vjet.

Aktivitetet Kur’anore janë zhvilluar dukshëm në Irak që nga përmbysja e ish-diktatorit Saddam Hussein në vitin 2003.



Burimi : TNA