Briyan Yee, i fundit i “moikanëve” në konsensusin politik shqiptar
Pas dështimesh të njëpasnjëshme të përfaqëuesve të Këshillit Europian, për arritjen e një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, vjen, si një hero emblematik, një tjetër përfaqësues. Pas përpjekjes së djeshme të Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee, opozita dhe qeveria nisën, tashmë, diskutimet për një rrugëdalje nga kriza që ka kapur të dyja palët, duke ndjekur bazën e formulës së kompromisit të ofruar disa javë më parë nga kryetari i Komisionit të Jashtëm të parlamentit europian David McAllister. Opozita e cila e kishte kundërshtuar fillimisht një propozim të tillë, duket se ka rënë dakort në parim, ndërkohë që pika më e nxhetë duket se është afati brenda së cilit do të shtyhen zgjedhjet e 18 qersorit.
Zyrtari i Departamentit të Shtetit Hoyt B Yee, u shpreh se SHBA-të e mbështesin të ashtuquajturën “Paketa McAllister”. Zoti Yee e cilësoi “një propozim të ndershëm” dhe deklaroi se shpresonte që “partitë do ta pranojnë si mjet për të arritur një marrëveshje për të bërë të mundur që të marrin pjesë në zgjedhje”, në diskutim janë dhe propozimet e bëra nga zoti Rama gjatë dy takimeve me kreu e opozitës Lulzim Basha. Zyrtari amerikan saktësoi gjithashtu se koha në dispozicion është mjaft e shkurtër dhe departamenti i shtetit amerikan është në një klauzolë të ngrirë për vendimin e palëve në fjalë në lidhje me zgjidhjen e krizës për të shkuar në zgjedhje pa kushte të tjera referuese.
Opozita e kundërshtoi fillimisht “Paketën McAllister”, duke vlerësuar se ajo nuk i përgjigjej plotësimit të kërkesave të saj, e aq më pak propozimi i mëpasshëm i kryeministrit Edi Rama. Në thelb janë disa ndryshime në qeveri, me disa ministra teknikë që të kenë pëlqimin e opozitës, sipas formulës McAllister, e cila nuk parashikon dorëheqjen e kryeministrit, kërkuar me ngulm nga opozita si kusht kryesor për arritjen e një marrëveshjeje, si dhe dhënia së djathtës, të drejtimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe vet monitorimi i zgjedhjeve Ndërkohë që propozohej dhe shtyrja e datës së zgjedhjeve e ricilësuar edhe nga Brian Yee, i cili si një moikan mundohet të2 shuaj zjarret e dy liderëve rebel dhe kokëfortë.
Nga ana tjetër, Kryeministri i “reformave” të mëdha, Edi Rama, ka shpjeguar se as ai nuk e ka pranuar “Paketën McAllister”, por se ka qenë i gatshëm të diskutonte mbi të, me kusht që opozita të votonte strukturat e Vettingut, si një kusht i domosdoshëm dhe i padiskutueshëm o qeverisë, e cila as vet nuk e ka idenë sesi do ta realizojë këtë reform pa një strukturë monitoruese të pastër nga droga dhe krimi në pushtet, as shumë i denoncuar nga opozita për muaj me radhë. Në zyrën e zotit Rama, sot ishte ambasadori amerikan, i cili po ndërmjetëson, në mënyrë mojkanase, mes palëve, pas bisedimeve që zoti Hoyt Yee pati dje me aktorët e tjerë politik, kryesisht me liderin e opozitës, Lulzim Basha.
Pas ndërhyrjes së “kalorsit” të fundit, tashmë duket se të dy kampet kanë bërë tërheqje nga pozicionet e mëparshme duke harruar disi kushtet e forta për të cilën u përplasën si demat këto muajt e fundit. Tani, pika kyçe mbetet pikërisht afati kohor i shtyrjes së zgjedhjeve. Opozita ka këmbëngulur për numërimin elektronik dhe identifikimin biometrik, duke u tërhequr nga votimi elektronik dhe ky propozim i saj kërkon një shtyrje të zgjedhjeve të paktën deri në shtator, duke mënjanuar superkauzën e qeverisë teknike. Ndërkohë që nga pala tjetër duket se afati i fundit i shtyrjes së datës së zgjedhjeve pranohet 23 korriku. Ka mbetur për të parë nëse kryeministri do t’i mbetet kushtit që opozita të bëhet pjesë e komisioneve parlamentare për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve pas daljes së saj nga Parlamenti.
Pas luftës së gjatë donkishotiane, ndërhyrja e djeshme e zotit Hoyt Yee duket se ka qenë vendimtare dhe e padiskutueshme si një moikan i fundit i luftës për pushtet. Deklarimet e tij kanë qenë të prera lidhur me krizën, tipike të një gjuhe kineze maoceduniane! Ai deklaroi se komuniteti ndërkombëtar do t’i njohë zgjedhjet e 18 qershorit, edhe nëse nuk do të ketë një marrëveshje dhe opozita nuk do të marrë pjesë, me kushtin që ato të pranohen nga vëzhguesit ndërkombëtar, pavarësisht cdo akti që do të marrë opozita për bllokimin e tyre. Një akt që do të konsiderohet i dënueshëm nga ndërkombëtarët. I fundit i “moikanëve” kritikoi bojkotin zgjedhjeve, duke vënë madje në dyshim, arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi pavarësisht situatës narkotrafikante eskobariane në të gjithë vendin. Një shpatë e mprehtë nga një “moikan” i pamëshirshëm, i cili veproi me maturinë e një samurai të vendosur egërsisht për arritjen e një marrëveshjeje në kauzën e pajtimit të dy “dashnorëve” të zeëmruar të kombit tonë!