Chomsky: Donald Trumpi për president amerikan do të jetë gjë më e keqe për botën sesa për SHBA-të.

Publikuar në Maj 14, 2017, 11:46 p.m.

Partia Republikane amerikane është “organizata më e rrezikshme në historinë e njerëzimit”, ka thënë për BBC gjuhëtari dhe filozofi amerikan me famë botërore  Noam Chomsky.

“Kjo tingëllon e frikshme dhe deklarata është e frikshme. Por, ajo që them është e vërtetë. Deklarata është e pashembullt, por është e vërteta”, ka thënë ai. Në këtë intervistë ai pyetet nëse republikanët amerikanë janë më të rrezikshëm se Koreja e Veriut apo se ISIS-i, por Chomsky u përgjigj me kundërpërgjigje: A është ISIS-i i përcaktuar për të bërë gjithçka për të shkatërruar planet për ekzistencën e organizuar njerëzore? “

Akademiku Chomsky më herët ka thënë se republikanët janë të dedikuar për të shkatërruar racën njerëzore në Tokë. Ai beson se zgjedhja Donald Trumpit për president amerikan do të jetë gjë më e keqe për botën sesa për SHBA-të. “Aspekti më i rëndësishëm i zgjedhjes Donald Trumpit – e jo veç te ai po te tërë Partia Republikane – është ndryshimi në qëndrime me pjesën tjetër të botës ndaj ndryshimeve klimatike”, ka thënë ai dhe pastaj shpjegoni se kjo është çështja kryesore për të cilën duhet folur, meqë “shpërfaq një kërcënim ekzistencial”.

Duke folur për popullaritetin e madh të Trumpit mes votuesve amerikanë, Chomsky ka thënë se demokratët e braktisën klasën punëtore para 40 vitesh, ndërsa republikanët po shtiren se po punojnë për ta meqë në fakt janë armiqtë e tyre klasorë. “Republikanët i afrohen kësaj klase me qasje joekonomike, të tilla si feja apo supremacia e të bardhëve. Epërsia e bardhë është e rrënjosur thellë në Shtetet e Bashkuara. Nuk ka asnjë dyshim se fitorja e Donald Trumpit, në zgjedhjet e fundit presidenciale, është nxitur nga motivet raciste”, shprehet Chomsky.