Vritet ushtari amerikan në Somali në operacionin Al shabab

Publikuar në Maj 6, 2017, 1:56 a.m.

Ushtria amerikane tha se një shërbyes i saj është vrarë në Somali, gjatë një operacioni kundër grupit ekstremist Al Shabab.

Në deklaratë thuhet se ushtari është vrarë të premten, pranë Barit, rreth 65 kilometra në perëndim të kryeqytetit Mogadishu.

“Forcat amerikane kanë qenë në mision këshillues dhe ndihmues me Ushtrinë Kombëtare të Somalisë”, tha tutje ushtria amerikane.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka miratuar zgjerimin e operacioneve ushtarake kundër Al Shababit, përfshirë më shumë sulme ajrore. Al Shababi po lufton Qeverinë somaleze me vite dhe ka kryer sulme edhe në Kenian fqinje.

Grupi, i cili është i lidhur me Al Kaidën, është dëbuar nga shumica e qyteteve kryesore, por mbetet kërcënim i fuqishëm.