Konferencë Shkencore mbi mrekullit e Kur’anit

Publikuar në Prill 21, 2017, 11:16 a.m.

Egjipti organizoi  para një jave Konferencën e 23-të mbi Mrekullit e Kur'anit të Shenjtë dhe të Pejgamberit të Shenjtë Muhammedit (a.s.).

Sipas agjencisë së lajmeve Al-Wafd  Konferenca Shkencore  u mbajt në Universitetin Al-Wadi al-Xhanub në krahinën Kena të Egjiptit, në bashkëpunim me Shoqatën Botërore të Mrekullive Shkencore në Kur'an dhe Sunnet.

Dijetarët dhe mendimtarët nga pjesë të ndryshme të Egjiptit  paraqiteten kumtesat në konferencë  mbi aspekte të ndryshme të mrekullive të Kur’anit.

Një session për mësimin përmendësh të Kur'anit dhe haditheve u mbajt  në margjinat e ngjarjes.  

Objektivi kryesor i konferencës, e cila mbahet çdo vit, është për të inkurajuar dijetarët për të kryer më shumë hulumtime  shkencore rreth mrekullive të Librit Hyjnore, Kur’anit dhe Sunnetit në fusha të ndryshme të shkencës, duke përfshirë fushën e mjekësisë, inxhinierisë, biologjisë , astronomisë, gjeologjisë si dhe në fushën sociale, humane  dhe fetare.  



Burimi : IQNA News