Libia duhet të ndahet në 3 shtete të reja
Nuk duhej shumë menduar për atë si ish administrata amerikane dhe aktualja mendojnë të zgjedhin problemet të cilët i kanë krijuar në botë. Ky skenar më parë është propozuar për Irakun, bile para paraqitjes së ISIS-it, të cilët sipas mendimit të zyrtarëve amerikan “më së miri duhet ndarë në tri pjesë”, e tani kjo njëjtë po propozohet edhe për Libinë.
Sebastian Gorka, këshilltari për sigurinë e presidentit amerikan Donald Trumpit ka propozuar që Libia duhet ndarë në tri shtete, përcjell gazeta britanike The Guardian. Propozimi daton që nga viti i kaluar, kur Sebastian Gorka për shkak të presionit të lidhjes së tij me grupet djathtiste në Hungari, këtë e ka propozuar para zgjidhjes së Trumpit për president amerikan. Një diplomat evropian të cilin e ka kontaktuar The Guardian ka thënë:” se kjo do të ishte zgjidhja më e keqe për këtë vend të Afrikës Veriore”. Ideja e këshilltarit të presidentit amerikan Trump nuk është fare origjinale. Gorka theksoi se Libinë duhet ndarë në 3 hapësira: Tripolitaninë në veriperëndim, Cirenaikën në lindje dhe Fezanin në jugperëndim, që ishin kufijtë nga koha e Periudhës Osmane të cilin e ka ndarë qysh në shek. XVI-të.
Megjithatë, në rast se kjo ide si propozim ka qenë i propozuar në bisedë joformale, tani nuk është rastësi. Në të vërtetë, Sebastian Gorka po garon për vendin e të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për Libinë në administratën e re amerikane, e cila gjer tani ka pas pak kohë të mendoj për fatin e Libisë. Me kusht, është thënë se është”lajm i mirë” se Trumpi tek duhet të vendos a do të ja ofrojë këtë post.
Mattia Toaldo, ekspert për Libi nga Këshilli Evropian për marrëdhënie të jashtme e ka komentuar këtë propozim me fjalët:” Ky është testi lakmues të asaj që është e njohur për Libinë. Në rast se dikush di që ky vend dikur ka qenë i ndarë në tri pjesë, kjo vërteton se ai është tërësish i pa udhëzuar për situatën në Libi”.
Por, Sebastian Gorka nuk është analist i parë apo zyrtar amerikan i cili po propozon ndarjen e Libisë, por jo të vetëm këtij shteti. Në vitin 2013 The New York Times ka publikuar shkrimin me titull” Paramendoni hartën e re të Lindjes së Afërt” në të cilin propozohet ndarja e Irakut, Jemenit, Libisë, Sirisë dhe Arabisë Saudite, prej të cilëve do të krijoheshin reja 14 shtete të reja.
Burimi : Logiçno