Pse hoqi dorë SHBA-ja nga këmbëngulja për “Largimin e Asadit”?

Publikuar në Prill 3, 2017, 1:01 a.m.

Përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në OKB, Nikki Halley ka bërë me dije se për amerikanët largimi i Presidentit të Sirisë, Bashar Asadit nga detyra nuk përbën më një prioritet. Edhe nga vetë Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson është dhënë pothuajse e njëjta deklaratë. Russia Today (RT) ka studiuar faktet se pse Shtëpia e Bardhë bëri një kthesë të këtillë përsa i përket politikave në lidhje me Sirinë.

Që nga momenti që ka filluar proçesi i Gjenevës në lidhje me arritjen e zgjidhjes së krizës së Sirisë dhe deri më tani, të gjithë vendet perëndimore dhe të gjithë aleatët e dyte në Lindjen e Mesme ndanin të njëjtin mendim se Bashar Asadi duhet të largohej detyrimisht nga posti i tij. Madje, disa shtete ende vazhdojnë t’i përmbahen këtij qëndrimi. Së fundmi, Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Marc Ayrault është shprehur se largimi i Asadit nga detyra është një kusht paraprak për të ndihmuar popullin e Sirisë.

Një ndër personalitetet që janë shprehur në lidhje me këtë çështje në emër të qeverisë së Rusisë ka qënë edhe zëdhënësia e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mariya Zaharova, e cila është shprehur si më poshtë “Fakti që një vend anëtar i OKB-së vendos si kusht largimin nga detyra të një presidenti të ligjshëm të vendit të tij (Sirisë) për ta ndihmuar popullin sirian është një situatë kontradiktore. Një shantazh i këtij lloji na tregon se vetë Parisi i ka humbur të gjithë vlerat e tij humanitare. ”

‘SHTËPIA E BARDHË KA VENDOSUR QË TË KALOJË NË ZBATIMIN E POLITIKAVE REALISTE NË LINDJEN E MËSME’

Eksperti i Institutit të Kërkimeve Humanitare dhe Politike Ndërkombëtare të Rusisë, Vladimir Bruter, i cili ka folur në lidhje me vlerësimet e tij ka theksuar se ky ndryshim i përkundër i qëndrimit të SHBA-së lidhet drejtpërsëdrejti me faktin se Shtëpia e Bardhë ka vendosur që të zbatojë në Lindjen e Mesme politikat e saj realiste.

Bruter, i cili ka theksuar se qëndrimi që ka mbajtur që nga fillimi SHBA-ja në lidhje me krizën në Siri nuk ka qënë aspak produktive dhe si rezultat ka shkaktuar shumë vdekje dhe shkatërrim në vend është shprehur se administrata e re e SHBA-së është detyruar që të bëjë një zgjedhje në lidhje me krizën e Sirisë dhe mesa duket ka vendosur që në këtë çështje të ndjekë politika realiste.

Bruter, i cili i ka dhënë rëndësi faktit se çdo ditë e më shumë po shtohet numri i palëve që duan të marrin pjesë si palë në zhvillimin e takimeve të zgjeruara të zhgjidhjes së krizës së Sirisë është shprehur se “SHBA-ja e ka pranuar se ky zhvillim është në zhvillim pozitiv dhe kjo tegon se platforma e zgjidhjes është e hapur për të gjithë. Shpresojmë se këto bisedime do të jenë të suksesshme, sepse ka ardhur koha që t’i jepet fund luftës në Siri.”

Bruter ka theksuar faktin se është e nevojshme që pas mundjes përfundimtare të ISIS-it dhe deri në zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen në Siri, Asadi i cili kontrollon pjesën më të madhe të territorit të qëndrojë në detyrë.

‘SHBA-JA ËSHTË E DETYRUAR QË TË BASHKËPUNOJË ME AKTORËT KRYESORË TË ZGJIDHJES SË KONFLIKTIT, DUKE PËRFSHIRË EDHE RUSINË’

Ndërkaq, eksperti në marrëdhëniet Rusi-SHBA, Viktor Oleviç ka theksuar faktin se ndihma që Rusia i ka dhënë qeverisë së Damaskut ka qënë një ndër faktorët më të rëndësishëm që e ka ndryshur situatën dhe se nuk është më e arsyeshme dhe me vend që Washingtoni të kërkojë dorëheqjen e Asadit .

Oleviç është shprehur si më poshtë: “Përpjekjet e vendeve perëndimore për të rrëzuar Asadin nga posti i tij kanë dshtuar dhe tashmë SHBA-ja është e detyruarë që të bashkëpunojë me të gjithë autorët kryesorë në zgjidhjen e këtij konflikti, duke përfshirë këtu edhe vetë Moskën. Kjo është një shenjë që tregon se e gjithë situata në rajon do të ndryshojë dhe se që tani e tutje, SHBA-ja nuk do të mundet më e vetme që ketë në dorë fatin e ndryshimit të shteteve dhe qeverive të tyre siç dëshiron vetë.”

Oleviç, i cili ka rikujtuar se u desh të kalonin gjatë vite dhe të vdisnin ndërkohë qindra mijëra persona gjatë konfikteve dhe sulmeve që Washingtoni të bënte këto deklarata është shprehur se gjithsesi, këto deklarata të Washingtonit na japin një shpresë se që tani e tutje në lidhje me këtë situatë qëndrimet e tij do të jenë më produktive.

Oleviç është shprehur kështu: “Marrëveshja e palëve se si do të formësohet Sirisa pas përfundimit të konflikteve është çelësi i faktit që po i jepet fund luftës në këtë vend.”



Burimi : Sputnik